Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM
Feb 01, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Donald Lu, zhvilloi një takim të hapur me studentë në Kolegjin Universitar “Bedër”, fokusuar në modelin shqiptar të harmonisë, bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar.
Fillimisht përcollën mesazhet e tyre studentët përfaqësues nga katër institucione të larta akademike: Enxhi Hasmeta, Shkenca Islame “Bedër”, Erjeta Çela, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”; Kristabela Goga, Akademia Teologjike Ortodokse dhe Zef Marku nga Instituti Teologjik Katolik. Në mesazhet e tyre studentët ndanë mbresat dhe përshtypjet nga takimet dhe simpoziumet ndërfetare të zhvilluara më parë, si dhe eksperiencat nga jeta e tyre personale lidhur me bashkëjetesën ndërfetare.
Ambasadori Donald Lu përgëzoi nisma të tilla lidhur me harmoninë ndërfetare, si dhe dha si shembull të bashkëjetesës ndërfetare atë të familjes së tij.
Gjatë fjalës së tij, ambasadori amerikan motivoi të rinjtë për të vazhduar në rrugën e tolerancës dhe të bashkëjetesës ndërfetare.
“E di që të gjithë ju do të jeni pjesë e brezit, që do t’i japë fund dhunës, që justifikohet përmes fesë”, shtoi z. Lu.
Takimi me studentët vazhdoi me pjesën pyetje-përgjigje, ku Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Donald Lu, së bashku me të pranishmit e tjerë, theksuan rolin e rëndësishëm, që kanë të rinjtë në ecjen përpara të shoqërisë shqiptare.
Ambasadori z. Lu gjatë këtij takimi vizitoi edhe ekspozitën “Harmonia ndërfetare në Shqipëri” çelur në ambientet e KU Bedër.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, rektorë, drejtues dhe pedagogë nga katër institucionet akademike, Kolegji Universitar “Bedër”, Universiteti “Zoja e Këshillit të Mirë”, Kolegji Universitar “Logos”, Akademia Teologjike Ortodokse dhe Instituti Teologjik Katolik, si dhe studentë të shumtë nga këto katër institucione të larta akademike.
Oct 09, 2025 0
Oct 06, 2025 0
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...