Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM
Feb 13, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me klubin studentor “Mesazhi i Jetës”, në kuadër të vazhdimit të ciklit të seminareve “Kur librat flasin”, zhvilluan më datë 8 shkurt 2018, takimin e gjashtë, ku kanë diskutuar rreth veprës “Tre elementët e strukturës së Fesë Islame” me të ftuar autorin e këtij libri z. Xhemal Balla, si dhe Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane, Bedër, Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi.
Gjatë aktivitetit, nën moderimin e studentit Abdullah Bulku, Prof. Rrahim Ombashi bëri një prezantim të veprës dhe me korpusin fetar, kulturor e shkencor që do mund të gjenim në këtë vepër.
Ndërkohë që i ftuari i këtij aktiviteti autori z. Xhemal Balla, bëri një analizë të përgjithshme të veprës, si dhe foli më gjerë rreth tre elementeve të Fesë Islame, siç janë Islami, Imani dhe Ihsani. Ai foli gjithashtu edhe për shkaqet, që e kishin shtyrë deri në realizimin e kësaj vepre dhe nevojën e shoqërisë sonë për një punim të tillë.
Libri është i ndërthurur me një pasuri argumentesh, sa nga burimet bazë të fesë (Kur’ani dhe Suneti), ashtu edhe nga shkenca dhe historia. Metoda me të cilën autori e prezantoi veprën tregon se libri nuk është synuar vetëm në përmbushjen e nevojave të besimtarëve myslimanë, por ai u drejtohet edhe atyre, që duan ta studiojnë, apo të njihen me argumentet e besimit Islam. Ndërkohë që z. Balla ftoi të gjithë studentët e Departamentit të Shkencave Islame të shfrytëzojnë materialet e këtij libri, por edhe të zgjerojnë hulumtimet e tyre drejt kërkimeve shkencore në të ardhmen.
Cikli i seminareve “Kur librat flasin” do të vazhdojë gjatë javëve në vijim me të ftuar të tjerë, të cilët do të analizojnë dhe bashkëbisedojnë me studentët për një sërë veprash të autorëve të ndryshëm.
May 26, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...