Perditësimi i fundit August 31st, 2026 7:31 AM
Aug 31, 2026 Zani i Nalte Studime 0
Studim analitik krahasues ndërmjet autenticitetit dhe bashkëkohësis
Dr. Xhemal Alsafarti
Hyrje
Fikhu hanefi përbën një nga shtyllat themelore të jurisprudencës islame, i dalluar për metodën e tij të ekuilibruar dhe fleksibilitetin në nxjerrjen e dispozitave juridike, gjë që ka ndikuar në përhapjen e tij në zona të gjera të botës islame, veçanërisht në Indi, Ballkan, Turqi dhe Irak. Ndër veprat që kanë luajtur rol themelor në këtë medhheb spikat libri “El-Ihtijar li Ta’lili’l-Muhtar” i imam Abdullah b. Mahmud el- Musilit (v. 683 h.), për shkak të paraqitjes së saktë, zgjedhjes së matur dhe balancimit të arsyetuar mes mendimeve juridike.
Ky studim synon të analizojë rëndësinë e librit “El-Ihtijar” në fikhun hanefi nga aspekti metodologjik, duke e krahasuar me disa tekste të tjera si “Bedâi‘u’s-Sanâi‘”, “El-Hidâje” dhe “El-Mebsût”, si dhe duke nxjerrë në pah vlerat shkencore të librit në përhapjen dhe mësimdhënien e medhhebit në kohën bashkëkohore, në mënyrë që të ruhet ekuilibri mes traditës dhe kërkesave të kohës.
Kreu i parë: Konteksti historik dhe shkencor i librit “El-Ihtijar”
Imam Abdullah b. Mahmud el-Musili është një nga juristët më të shquar të medhhebit hanefi, i cili jetoi në shekullin e shtatë hixhri dhe u dallua për saktësinë në përzgjedhjen dhe dhënien prioritet mendimeve juridike në dritën e argumenteve. Shkrimi i “Ihtijar” u realizua në një periudhë lulëzimi të fikhut hanefi, kur shkolla të ndryshme si ajo e Irakut, Transoksanisë dhe Semerkandit kishin prodhuar tekste të specializuara, ndërkohë që ekzistonte nevoja për një vepër gjithëpërfshirëse dhe të saktë që të lehtësonte studimin e fikhut për nxënësit dhe studiuesit.
“El-Ihtijar” konsiderohet si hallkë lidhëse mes veprave klasike si “El-Mebsût” i Serahsiut, “Bedâi‘u’s-sanâi” i Kasaniut dhe “El-Hidâje” i Merginanit. Autori përmbledh në mënyrë të përzgjedhur çështjet kryesore, duke përmendur mendimet e juristëve dhe duke dhënë përparësi atij që e konsideron më të përshtatshëm, gjë që e ka bërë librin referencë të besueshme për mësimdhënie dhe deduktim fetvash.
Kreu i dytë: Metodologjia juridike në librin “El-Ihtijar”
Autori ndjek një metodë të balancuar që ndërthur transmetimin (nakl) dhe ixhtihadin. Ai paraqet çështjen juridike, pastaj sjell mendimet e ndryshme dhe argumentet e tyre, përpara se të zgjedhë mendimin që e konsideron më të përshtatshëm dhe i jep përparësi me arsyetim të qartë. Ky stil pasqyron saktësinë e Musiliut dhe kujdesin e tij për të ofruar fikhun në mënyrë shkencore dhe të strukturuar.
Libri dallohet për disa kritere themelore në përzgjedhjen e mendimit më të fortë:
Libri pasqyron frymën e medhhebit hanefi në ruajtjen e ekuilibrit mes besnikërisë ndaj teksteve fetare dhe ushtrimit të ixhtihadit në nxjerrjen e dispozitave, gjë që e ka bërë model të përparimit juridik dhe të vlefshëm për zbatim në kohë dhe vende të ndryshme.
Kreu i tretë: Krahasimi i “El-Ihtijar” me disa tekste hanefite
Bedâi‘u’s-sanâi‘ është vepër e gjerë dhe e detajuar, e ndërtuar mbi shpjegime të gjata. El-Ihtijar dallohet për përmbledhje dhe qartësi, duke ruajtur thelbin e fikhut pa zgjatje të tepërta. Metoda e el-Musiliut i lejon lexuesit ta kuptojë çështjen shpejt, pa humbur forcën e argumentit.
El-Hidâje mbështetet në stil mësimor dhe përqendrohet në shpjegimin e hollësishëm të argumenteve. El-Ihtijar bashkon arsyetimin mësimor me saktësinë në përzgjedhje, duke e bërë të përshtatshëm si referencë për studim dhe fetva.
El-Mebsût është enciklopedi gjithëpërfshirëse, por ndonjëherë e vështirë për fillestarët. El-Ihtijar ofron ekuilibër mes hollësisë dhe thjeshtësisë, dhe pasqyron larminë e shkollave hanefite në formë të përmbledhur dhe të organizuar.
Kreu i katërt: Vlera shkencore dhe praktike e librit “El-Ihtijar”
El-Ihtijar ka mbetur referencë kryesore në mësimdhënien e fikhut hanefi, veçanërisht në Lindje dhe në Ballkan, ku u mësohet si studentëve fillestarë ashtu edhe atyre të avancuar, dhe përdoret nga juristët në dhënien e fetvave.
Përkthimi i librit në gjuhën shqipe përbën hap të rëndësishëm në transmetimin e trashëgimisë hanefite te popujt e Evropës dhe Ballkanit, duke kontribuar në:
El-Ihtijar mbetet model që bashkon:
Përfundim
Nga analiza del qartë se libri El-Ihtijar përfaqëson pasqyrën e shpirtit të medhhebit hanefi, duke reflektuar saktësinë e ixhtihadit dhe fleksibilitetin e tij në përballimin e larminë së mendimeve. Në krahasim me tekstet e tjera hanefite, ai ndërthur gjithëpërfshirjen me përmbledhjen, arsyetimin me transmetimin dhe traditën me bashkëkohësinë.
Përkthimi i tij në gjuhën shqipe përbën hap shkencor pionier në forcimin e fikhut hanefi në kontekste të reja dhe në aftësimin e studiuesve dhe studentëve për të përfituar nga kjo trashëgimi e madhe, duke e bërë atë të vazhdojë t’i shërbejë fikhut dhe arsimit islam deri në ditët tona.
Aug 24, 2026 0
Aug 24, 2026 0
Aug 20, 2026 0
Apr 07, 2026 0
May 21, 2025 0
Sep 13, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Jan 15, 2026 0
Kjo konferencë u organizua në ambientet e “Tirana International Hotel”, me rastin e botimit të kolanës “El-Ihtijaru li Ta’lili-l-Muhtari”, botim ky i cili vjen si bashkëpunim...Aug 31, 2026 0
Studim analitik krahasues ndërmjet autenticitetit dhe bashkëkohësis Dr. Xhemal Alsafarti Hyrje Fikhu hanefi përbën një nga shtyllat themelore të jurisprudencës islame, i dalluar...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...