Perditësimi i fundit June 25th, 2025 9:29 AM
May 21, 2025 Zani i Nalte Histori 0
Abstrakt
Ky shkrim trajton jetën dhe zhvillimet e arabëve para Islamit, duke përfshirë pozicionin gjeografik, jetën fetare, kulturore, arsimore dhe shoqërore të tyre. Gadishulli Arabik, një territor kryesisht shkretinor, me pozicion strategjik tregtar, ishte vendbanimi i një popullsie nomade dhe të paorganizuar politikisht, e ndarë në fise dhe klane patriarkale. Shoqëria arabe karakterizohej nga ndarje të theksuara sociale, ku dominonin fisnikët, ndërsa skllevërit përbënin shtresën më të ulët. Jetesa mbështetej kryesisht në blegtori dhe tregti, ndërsa kultura e tyre përfshinte poezi të lartë artistike, por një nivel të ulët arsimi dhe organizimi politik.
Fetarizmi i arabëve kaloi nga monoteizmi i Ibrahimit (a.s.) në politeizëm, me idhujtari të përhapur gjerësisht në Mekë dhe zona të tjera. Në gadishull kishte gjithashtu hebrenj dhe të krishterë, por besimi dominues mbeti idhujtaria. Traditat shoqërore përfshinin mikpritjen dhe besën, por edhe praktika mizore si varrosja për së gjalli e foshnjave vajza. Ekonomikisht, tregtia e karvaneve ndihmonte në lidhjen e Arabisë me kulturat e zhvilluara si Bizanti, Persi dhe India.
Gjithashtu përfshiheshin edhe principatat e vogla arabe, si Jemeni, Tedmuri dhe Petra, që kishin ndikim të kufizuar. Këto principata shpesh ndodheshin nën ndikimin e perandorive më të mëdha, si Bizanti dhe Persia. Shkrimi konkludon se ndonëse arabët para Islamit jetonin në kushte primitive dhe të paorganizuara, shpallja e Islamit dhe ardhja e Kur’anit shënuan fillimin e transformimit të këtij populli në një qytetërim të madh dhe të përparuar.
1. POZITA GJEOGRAFIKE E GADISHULLIT ARABIK
Kalimi i një shoqërie në fazën e qytetërimit realizohet me një shtytje të një ideje themelore që atë e fut nën analet e historisë. Faza e qytetërimit fillon me daljen në skenë të relevantes (Vahjit, e kam futur në kllapa) ose të mitit. Fillet e qytetërimit qëndrojnë në tre faktorë botërorë: njeriu, toka dhe koha. Kjo është tërësia e kapitalit që një populli popull e investon kur bënë hapat e parë në histori.
Gadishulli Arabik- (جَزِيرَةُ الْعَرَبِ), që gjendet në kontinentin e Azisë, nga kah (ku) nisë qytetërimi islam, ka formën e një siujdhese, ngase (duke qenë se) vetëm në anën veriore lidhet me tokë. Në lindje, këtë siujdhesë nga Irani e ndan Gjiri Arabiko-Persian, ndërsa ne juglindje, në jug dhe në jug-perëndim ky gadishull është i rrethuar me (nga) Oqeanin Indian. Në perëndim nga Afrika e ndan Deti i Kuq, nga veriu kufizohet me Jordaninë, Sirinë dhe një pjesë të Irakut, kurse nga veri-perëndimi me Gadishullin e Sinait dhe ka një kufi të shkurtër me Palestinën, (ndërsa) nga lindja me një pjesë të madhe toke të Irakut. Gjatësia e Gadishullit Arabik është rreth 1.200 km.2 (2 duhet hequr) dhe gjerësia rreth 1.000 km2. Ka një sipërfaqe prej 2.250.000 deri në 2.300.000 mila (kilometra katrorë) dhe llogaritet ndër gadishujt më të mëdhenj në botë. Nga bregdeti lindor, shtrihen vargmalet e njohura me emrin El-HIXHAZ (el-Hixhaz), ndërsa në jug, në Jemen gjendet bjeshka që njihet me emërtimin “Bjeshka e pejgamberit (profetit) Shuajb”, me lartësinë mbi detare 314 m.
Gjeografët arabë, Gadishullin arabik e kanë ndarë në pesë pjesë:
1. Hixhazi,
2.Tihameja,
3. Nexhdi,
4. Arudi,
5. Jemeni.
Hixhazi ishte pjesa më rëndësishme e Arabisë. Ai ka qenë vendkalim gjer (për) në qendrën fetare botërore në Mekë-Qabe (Qabe, Mekë). Andaj (prandaj) Hixhazin arabët e konsideronin si krahinë të shenjtë. Meka, për arabët ka qenë kryeqendër, ku funksiononte edhe pushteti fetar edhe pushteti profan.
Relievi i gadishullit është shkretinor, një shkretëtirë e mbuluar me rërë dhe e papërshtatshme për bujqësi, me përjashtim të disa oazave ku kultivohen disa bimë mesdhetare, siç janë; portokajtë, limonët, ullinjtë, sidomos hurmat, dhe disa nga drithërat.
Klima e Gadishullit është shkretinore, me vera tepër të nxehta dhe me dimra të ftohët, me pak të resha (reshje) atmosferike. Në veri, ku të reshurat atmosferike janë stinorë, janë të zhvilluara deri diku bujqësia blegtoria, si në Medinë, Jemen, Nexhd, Taif etj.
Prania më e hershme e popullsisë arabe përmendet nga shkrimet asiriane dhe babilonase. Në shekullin IX para erës sonë, ata përmendeshin me emrat Aribi, Arubu sipas gjuhës akadiane (gjuhë e vdekur me shkrim kuneiform prej së cilës e kanë origjinën gjuha babilonase dhe gjuha asirase) dhe arab sipas gjuhës hebraike. Origjina e emrit nuk dihet me saktësi. Disa dijetarë kanë menduar se ky emër vjen nga emri arabah që në gjuhën hebraike nënkupton shkretëtirën në jug të Detit të Vdekur.
Para shpalljes së Islamit (viti 600 i erës sonë) arabët ishin një popullsi nomade, rronin (jetonin) me blegtori, me rritjen e deveve, bënin tregti me karvane, të grupuar në fise e klane patriarkale me nivel qytetërimi shumë të ulët. Gadishulli Arabik ku banonte popullsia ishte një vend i shkretë vullkanik ku nuk kishte kushte për zhvillimin e bujqësisë e cila ishte e zhvilluar vetëm në zonat e oazeve.
Pjesa dërmuese e popullatës merrej me blegtori; deve, kuaj, dhen, dhi, dhe prej tyre shfrytëzohej mishi, lëkura, leshi, qumështi etj. Popullsia fshatare përveç prodhimeve bujqësore dhe blegtorale, merrej edhe me disa punë manifakturale.
Kishte prej arabëve të asaj kohe që merreshin me prodhimin e kripës, por edhe me përpunimin e hekurit. Sipas Ibni Mendhurit, El-Halik ibni (b.) Esad Huzejmeja ishte i pari i cili u mur (morë) me farkimin e hekurit në gadishullin arabik. Të njohura u bënë shigjetat jethribase (medinase). Në mesin e tyre ushtroheshin dhe u bënë të njohura edhe disa zeje si: rrobaqepës, lëkurëpunues, verëprodhues, farkëtar, artar, zdrukthëtar, prodhues të tullave, vorbëtar etj. Gratë arabe tjerrnin lesh dhe thurnin veshmbathje për nevoja familjare dhe të luftëtarëve, por edhe pëlhura për ngritjen e tendave-çadrave. Një pjesë e elitës merrej me tregti. Tregjet më të njohura ishin: Suki- (Tregu), Ukkadhi, Dhu El-Mexhazi, Maxhne, dhe shumë të tjera.
Populli i Gadishullit Arabik që në kohët e lashta është marrë me tregti, ngase pozita gjeografike i ka diktuar një gjë të tillë. Karvanët tregtare të tyre bridhnin (udhëtonin) dhe qarkullonin prej pjesëve më jugore e deri në atë veriore, Sham dhe anasjelltas. Ata tregtonin në të gjitha stinët e vitit. Janë të njohura udhëtimet e dimrit dhe të verës, të cila i ka potencuar edhe Kur’ani i madhrueshëm. Tregtarët arabë arrinin në (shkonin deri në) perandorinë bizantine e persiane. Madje deri edhe në Kinë nëpërmjet detit. Udhëtimet tregtare të arabëve të vjetër në viset e ndryshme të botës me kulturë të lashtë, kanë bërë ndikime të dukshme në individët e shoqërisë së atëhershme arabe.
2. JETA FETARE E TRADICIONALE E ARABËVE PARA ISLAMIT
Njeriu, që kur u krijua, i vetëdijshëm për dobësitë dhe të metat e veta si krijesë jo e përkryer, jo e përsosur, e ka ndier të domosdoshme e të detyrueshme që t’i drejtohet për ndihmë Krijuesit për ta adhuruar, duke falënderuar e duke lartësuar për atë që i ka dhuruar.
Se (Që) feja është e nevojshme për njeriun , flet edhe fakti se ajo është e vjetër sa edhe vetë gjinia njerëzore. Që nga paraqitja e njeriut të parë, Ademit a.s. e gjatë tërë historisë nuk ka pasur asnjë popull dhe shoqëri që nuk kanë besuar. Nisur nga këtu, nuk mund të anashkalohet fakti se, njeriut nuk i nevojitet vetëm ushqimi trupor, por gjithsesi ai nevojë (gjithashtu ai ka nevojë) edhe për ushqim shpirtëror, për fe, pasi ai nuk është vetëm qenie fizike por edhe shpirtërore.
Për t’i shprehur Krijuesit të gjithësisë mirënjohjen dhe adhurimin e Tij, njeriu e kishte për detyrë që me shfaqjen e tij, mirëpo një gjë e tillë, adhurimi i drejtë, nuk do të arrihej kurrë po të mos ishte mëshira e Allahut, i Cili (cili) dërgoi pejgamberë (profetë), që t’i mësojnë e i udhëzojnë njerëzit se si duhet ta adhurojnë Allahun; e sa herë që shmangeshin njerëzit nga këto mësime, Zoti do të dërgonte pejgamber tjetër për ta ripërtërirë të mëparshmen dhe për t’i rikthyer njerëzit në besim të drejtë.
Një kohë të gjatë arabët kanë predikuar fenë e gjyshit të tyre- Ibrahimit a .s. Eddinu EL-Hanifë -الدين الحنيف , ku besonin Zotin Një të vetmin dhe predikonin fenë e Tij. Ata, vazhduan të besojnë në një Zot, përderisa Amër bin Lihjai, kryepar i fisit Huza’ah, pas një vizite që i kishte bërë Shamit, me vete kishte sjellë edhe një idhull që quhej Hubel dhe e vendosi atë në Qabe. Amri ishte njeri me autoritet, i besueshëm dhe respektohej në mesin e mekasёve. Siç kishin mekasit besim në (tek) Amrin, po ashtu të gjithë arabët, kishin besim në (tek) mekasit, pasi ata ishin banorë dhe fqinj të shtëpisë së shenjtë, andaj edhe i ndoqën në çështjen fetare. Ky qe shkaku që politeizmi të depërtojë (depërtoi) anekënd Arabisë. Pas kësaj u ngritën idhujt nëpër vendbanime e qytete të Arabisë siç ishin: El-Lati në Taif, Menati në Medinë, dhe Uz-za në një vend rreth 60 milje larg në mes Mekes dhe Taifit i quajtur Vadi Nehle. Uz-zai ishte njëri ndër idhujt më të adhuruar në mesin e idhujtarëve. Pas çlirimit të Mekes, Pejgamberi a.s. dërgoi Halid Ibni Velidn dhe e theu. Nga Kur’ani mësomë se këta ishin më të njohurit :
أَفَرَأَيْتُمْ اللاَّتَ وَالْعُزَّى* وَمَنَاةَ الثَّالِثَةَ الأُخْرَى* (النجم-19-20)
“A i keni parë El-Latin e Uz-za dhe Menatin, të tretin të fundit?”
Idhullin El-Lat arabët e kishin sjellur nga Taifi, kurse Uz-zanë e kishin blerë në Vadi Nahël, ndërsa Menatin e kishin sjellur nga bregu i Detit të Kuq. Që nga atëherë u fut idhujtaria në mesin e arabëve.
Merret vesh se arabët, në prag të pejgamberllëkut të Muhamedit a. s., qenë ata që ishin shmangur nga besimi dhe adhurimi i drejtë. Më tepër i përmbaheshin traditës dhe zakoneve të tyre sesa ishin fetarë. Ju besonin miteve, falltarëve, por edhe horoskopit. Ata i adhuronin portretet (El-Evthanë) por edhe idhujt (El-Asnamë) që i bënin nga hurmat e drunjtë dhe gurët e ndryshëm. Disa fise ndërtonin zotëra nga hurmat e shtypura, e kur personit që ishte nisur në rrugë dhe kishte marrë me vete zotin e tij i mbaronte teprica e ushqimit gjatë udhëtimit dhe e kaplonte uria, mendohej se ç’të bëjë, dhe, pasi lukthi nuk ka mëshirë, udhëtari në këto raste nuk gjente diçka tjetër për të ngrënë përveç zotit të tij të bërë nga hurmat e shtypura, prandaj më në fund e merrte atë dhe e hante.
Kështu p.sh. në Qabe, e cila ishte për monoteizëm (besim në një Zot), brenda dhe përreth saj gjendeshin shumë idhuj-puta (duhet fshirë)! Gati çdo fis kishte idhullin e vet. Bazuar në këtë, mendohet se numri i idhujve rreth Qabes kishte arritur mbi 300. Është evidente se në kohën e çlirimit të Mekës, Muhamedi (a.s.) kishte hasur në 360 idhuj në Qabe dhe rreth saj. Arabët për idhujt e tyre sakrifikonin, bënin flijime nga më të ndryshmet dhe mishin i shpërndani (ia shpërndanin) nevojtarëve dhe shërbyeseve të idhujve. Për qëllime të caktuara ata për idhujt falnin edhe dhurata të ndryshme me vlerë, por edhe gjërat më elementare gjer në ushqim.
Edhe pse arabët, në numër të madh ishin idhujtarë, megjithatë, idhujt i konsideronin si ndërmjetësues te Allahu i madhërishëm dhe nuk i besonin si zota të vërtetë. Përveç kësaj, në mesin e tyre ka pasur edhe hebrenj si në Jemen, Jethrib (Medine), Hajber dhe Tejma, që kishin migruar pas terrorit që ushtroi Buhatanaseri persian. Ai pati ushtruar dhunë gjenocidiale mbi hebrenjtë në Palestinë-Jerusalem, në vitin 589 p. e. r.. Në arabi kishin ardhur edhe të krishterë nga viset rreth e përqark gadishullit arabik. Krishterimin e kishin pranuar fiset Gassasin, Taglib, Tajj, dhe disa fise të tjera që jetonin në Jemen, Irakun e sotëm, Sirinë, Palestinën e në veçanti ato fise që kufizoheshin me Bizantin. Krahas pushtimit të tokave arabe nga bizantinët dhe abisinasit (etiopasit e sotëm), bëhej edhe përhapja e krishterimit.
Siç u tha edhe më herët, një numër i vogël predikonin fenë e gjyshit të tyre, Ibrahimi (a. s.) Eddinu EL-Hanifë – (الدِينُ الحَنِيف) fenë e pastër – besimin në një Zot. Me një fjalë, lirisht mund të themi se arabët e para Islamit, nuk i bashkonte as rregullimi shtetëror-shoqëror e as feja, por ishin popull i paqytetëruar, të shpartalluar, thuajse në çdo pikëpamje, pa një sistemim të mirëfilltë, që në njëfarë mënyre do t’i organizonte për një jetë të themelosur (bazuar ose rrënjosur) në ligje.
Përpos kësaj, kishin edhe disa tradita dhe vese të këqija, jonjerëzore, ndër të tjera duhen përmendur pirja e alkoolit, bixhozi, plaçkitja, prostitucioni, shitja e skllevërve, dhe, mbi të gjitha, dukuria më e tmerrshme ishte varrosja e foshnjave vajza për së gjalli. Këtë krim tragjik e ka theksuar edhe Kur’ani:
وَإِذَا الْمَوْءُودَةُ سُئِلَتْ* بِأَيِّ ذَنْبٍ قُتِلَتْ* (التكوير/ 8-9)
“Dhe kur të pyetet e varrosura (foshnja femër e varrosur për se gjalli). Për çfarë mëkati është mbytur”?!
Sipas logjikës së idhujtarëve ishte turp për burrin që t’i lindë vajzë, prandaj ata më patriarkalët i varrosnin ato për se gjalli. Ishte ky tmerr e terr që mbretëronte në mesin e arabëve idhujtarë e injorantë e të egërsuar. Ishin këto doke e tradita që errësonin e shuanin jetën e të pafajshmeve.
Përpos traditave dhe veseve e shprehive të këqija, ndër arabët ka pasur edhe disa virtyte dhe vlera. Ndër ato mund të veçohen;
Bujaria- Nëse arabit të shkretëtirës i shkonte ndonjë mik apo mysafir i rastit, ai priste më shumë gëzim dhe nderime, duke i ofruar ushqim, pije, fjetje dhe përkujdes të madh ndaj tij. Arabi i paraislamit ishte në gjendje që familja e tij të hijeç keq (heqë keq), të mos i ketë dhe të vuan ndoshta edhe për gjëra elementare, por mysafiri të dali i kënaqur nga konaku i tij.
Besa- Fjala e dhënë dhe siguria- mbrojtja e dorëzonit i cili i ka hyrë në shtëpi arabit, ka qenë punë e shenjtë. Ai ishte i detyruar moralisht ta mbrojë, po qoftë edhe më jetë të vetë apo të familjes, personin që ka kërkuar mbrojtje apo strehim.
Krenaria- Arabët nuk e kanë pasur adet në traditën e tyre që t’i përulën askujt dhe, ky gjest ka ushqyer një trimëri, që mundë ta quajmë të egër, dhe për ruajtjen e dinjitetit ata edhe kanë sakrifikua.
Modestia- Thjeshtësia e tyre në jetë, pa ndonjë luks të tepruar. Ata që kishin vendstrehim jetonin në kasolle të thjeshta, ndërsa ata që bënin jetë nomade banonin në tenda të punuara nga leshi i devesë apo i deles, duke u shpërngulur prej një vendi në tjetrin.
E tërë ajo që u tha më sipër përshkruan dhe pasqyron jetën e arabëve para islame, para pejgamberisë së Muhamedit (a.s.), por (Por është pikërisht) shpallja (që i erdhi) e Muhamedit (a.s.); Kur’ani dhe Islami, ata që (të cilët) këtë popull kaq kontraverz (kontrovers) e shndërruan në një popull me kulturë tepër të madhe dhe shumë të qytetëruar.
3. JETA KULTURORE E ARSIMORE E ARABËVE PARA ISLAMIT
Kur u bë fjalë për jetën politike e shoqërore të arabëve para Islamit, u theksua se ata asnjëherë nuk kishin pasur një jetë të organizuar, një shtet autoritet politik, që shquan një shoqëri të pavarur në një shkallë të caktuar qytetërimi e kulture të mirëfilltë. Prandaj, jeta nomade e tyre, arabëve të paraislamit nuk u dha mundësi të krijonin një kulturë vendore që do të vlente të përmendej. Udhëtimet tregtare të arabëve të vjetër në viset e ndryshme të botës me kulturë të lashtë, kanë bërë ndikime të dukshme në individët e shoqërisë së atëhershme arabe. Prej Kulturave Lindore kanë huazuar në veçanti astrologjinë dhe magjinë, kurse prej të parëve të vet kanë trashëguar një traditë fascinonte poetike.
E tërë ajo që është zbuluar nga periudha e para Islamit sa i përket kulturës dhe qytetërimit të arabëve, janë një numër i konsiderueshëm i poezive të poetëve të shquar me vlerë artistike dhe historike por edhe disa mbishkrime a gdhendje të ndryshme që kanë lënë gjatë udhëtimeve të tyre për tregti prej jugut në veri dhe anasjelltas, (këtu mendoj se duhet pikë) pastaj disa proverba të ndryshëm, fjalë të urta, anekdota, rrëfime të ngjarjeve historike, që të gjitha këto të përcjella gojarisht nga një brez në tjetrin po jo në ndonjë mënyrë të organizuar.
Një mbishkrim i vjetër është gjetur i gdhendur mbi varrin- epitaf i Kajdes, bijës së Abdi Menatit, të cilin e kishte punuar Kab bin Harithi në vitin 368, pas lindjes së Isait (a.s.) e ku thuhet: ذين للقيض بنت عبد منات ku pas deshifrimit del se ( هذا القبر للقيض بنت عبد منات ) “Ky varr është i Kajdes, bijës se Abdi Menatit”.
Nga gdhendjet më të vjetra të gjurmuara deri më sot, llogaritet edhe mbishkrimi mbi varrin-mauzoleun e Imri El-Kajsit, princ Arab, e që mban vitin 228.
Nga dituritë e arabëve paraislamikë (para islamë) mund të theksohet ajo në fushë të astronomisë, ngase ata dinin dhe njihnin një numër yjesh, me të cilat orientoheshin në udhëtimet e tyre natën, për shkak se vapa e madhe i pengonte të udhëtonin me karvanët e tyre tregtare gjatë ditës. Kështu ata gjatë udhëtimeve të tyre nëpër detin e thatë–Saharën, gjatë natës, dinin se cilat nga yjet do t’ua ndriçojnë rrugën e tyre të gjatë, dinin me cilin të orientoheshin.
Arabët paraislamikë mjekonin disa sëmundje, mjekim popullor. Kishte prej tyre që merreshin edhe me arte, e posaçërisht me muzikë, por gjithë kjo që u tha deri më tani, nuk ka ndonjë rëndësi të posaçme, është poezia ajo që i veçon ata.
Arabët si oratorë janë të njohur që nga kohët më të hershme, por edhe si mjeshtër të fjalës artistike. Ata, që atëherë organizonin mitingje poezish, sidomos në kohën e haxhit. Ndër mitingjet më i njohuri është ai që organizohej në tregun Ukadhë. Ai ishte njëri prej panaireve më të mëdha të Arabisë, i cili organizohej në Nexhdin e epërm , afër Arafatit. Poetët në këto mitingje përfaqësonin klanet-fiset e tyre. Ata në këso rastesh i këndonin fisit, heronjve dhe trimave të tyre, vendbanimeve të lëshuara, të dashurës, devesë, shkretëtirës e mjedisit të tyre. Poezia e tyre kishte arritur një shkallë të lartë, si nga ana artistike, ashtu edhe nga forma, përmbajtja e nga ana stilistike. Në këto mitingje, kritikoheshin, vlerësoheshin e shpesh edhe shpërbleheshin poezitë-këngët më të mira. Si dëshmi se poezia vlerësohej e çmohej në periudhën e para Islamit, janë edhe shtatë poezitë e shtatë poetëve, të cilat u shkruan me shkronja të arta dhe u varën në muret e Qabesë për vlerën që kishin. Janë këto shtatë poezitë e njohura – “”اَلْمُعَلَّقَاتُ السَّبْعَة -(Shtatë të varurat).
Këto janë arritjet që mund të përmenden në fushë të kulturës së arabëve paraislamikë, kurse sa i përket arsimit mund të themi lirisht se para Islamit nuk ekzistonte fare. Madje arsimi ose thënë më drejt mësimi i alfabetit si dhe të gjitha artizanatet e tjera ishin të nënçmuara. Nxënia e shkrim-leximit dhe e zejeve ishte thyerje e traditës, prandaj urrehej. Megjithatë, para Islamit në Mekë e Jethrib, kishte njerëz që dinin shkrim e lexim. Alfabeti arab, ky i sotmi, ka të dhëna se është si rrjedhojë e shkrimit “demotik” të egjiptasëve (egjiptianeve) të vjetër e shkrimit fenikas dhe atij aramit. Shkencëtarët arab pohojnë se arabët shkrimin e tyre e kanë marrë nga banorët e Hirës, qytet në Irak (Nexhefi i sotem). Për evoluimin dhe zhvillimin e shkrimit arab, shkencërisht dëshmohet se ai është rrjedhim i shkrimit Nebtij-اَلْخَطُّ النًّبْطِيُّ . Sipas historianëve arabë, alfabetin në Mekë e solli Hareb bin Umejete bin Abdi Esh-Shemsi. Ai gjatë udhëtimeve të tij e kishte mësuar alfabetin prej disa njerëzve dhe, njëri ndër ta ishte Besher bin Abdi El-Melik, i cili kishte ardhur në Mekë dhe gjatë qëndrimit të tij aty, disave nga mekasit (mekasve) ua mësoi shkrim-leximin. Ka të dhëna se Zejd Ibni Thabiti, (sekretar i parë i Pejgamberit (a.s.) dhe shkronjës i trefishtë i Kur’anit), më kërkesë të Muhamedit (a.s.) kishte mësuar shkrim leximin (e këndim) për gjysmë muaji.
Kësodore mund të dëshmohet se një numër mekasish edhe para islamit dinin shkrim-lexim, por edhe në Jethrib, kur arritën myslimanët emigrantë, gjetën një hebre që u mësonte njerëzve shkrim-leximin. Pra, në këto dy qendra, që nga kohët e lashta, para islame, kishte njerëz që dinin shkrim-lexim, por arsimimi nuk kishte marrë përmasa të gjera.
Në bazë të kësaj që u tha, mund të përfundohet se arabët para islamit nuk ishin kryekreje analfabetë edhe pse arsimimi nuk kishte marrë përmasa të gjera. Dëshira për arsimimin do të rritet pas pejgamberllekut (profetësisë së) të Muhamedit (a.s.), kur njerëzit (fillojnë të) interesohen për shkrimin e Kur’anit, por përmasa më të gjera arsimimi do të marrë me kalimin e myslimanëve në Jethrib (Medine), sidomos pas ngadhënjimit të tyre në betejën e Bedrit, ku zunë rob 70 kundërshtarë. Muhamedi (a.s.) për lirimin e çdo robi që dinte shkrim-lexim (shkrim e këndim), kishte vënë si kusht që t’ua mësonte dhjetë fëmijëve të myslimanëve shkrim-leximin. Më vonë, xhamia e Pejgamberit (a.s.) në Medinë, do të bëhet vatër e arsimit për të gjitha dituritë, dhe sidomos për mësimin e Kur’anit.
4. JETA POLITIKE-SHOQËRORE EARABËVE PARA ISLAMIT
Dihet mirëfilli se arabët si dhe hebrenjtë janë popull semitë. Emërtimi si popull “Semit” (Samit), nuk është i rastësishëm, ngase gjenealogjia e tyre rrjedh nga Sami i biri i Nuhit (a.s.). Besohet se atdheu i semitëve është vetë Gadishulli Arabik që dikur kishte qenë tokë shumë pjellore. Që të dy këta popuj (arabët dhe hebrenjtë) janë pasardhës të pejgamberit Ibrahim (a.s.). Nga dy djemtë e Ibrahimit (a.s.), Ismailit dhe Is’hakut, rrjedhin arabët dhe hebrenjtë: arabët nga Ismaili, ndërsa hebrenjtë nga Is’haku. Arabët i kanë ruajtur në masë të madhe tiparet dhe karakteristikat e popujve semitë. Kjo, përveç të tjerash vërehet edhe të gjuha e tyre, ku më tepër se çdo gjuhë tjetër semite, përfshirë edhe hebraishten, arabishtja ka ruajtur veçoritë themelore të gjuhëve semite.
Pasardhësit e Ismailit (a.s.), arabët e mëvonshëm e popullzojnë Gadishullin Arabik dhe, periudha mes Ismailit (a.s.) dhe Muhamedit (a.s.) paraqet epokën e luhatjes shpirtërore dhe fetare të shoqërisë arabe. Atë e kapluan lloj-lloj epidemisë morale dhe tradita të këqija.
– Shtresat shoqërore dhe pozita e tyre juridike
Edhe tek arabët si edhe shumë popuj tjerë të Lindjes së lashtë, popullata përgjithësisht ndahej në të lirë ( hur-run ) dhe jo të lirë (abdun).
Shoqëria arabe-para islame ishte e kategorizuar në tri shtesa:
1. Shtresën e parë e përbënin fisnikët dhe prijësit e familjeve, (skllavopronaret) dhe këta ishin faktorë vendimtarë dhe kreativ në shoqëri.
2. Shtresën e dytë e përbënin qytetarët e thjeshtë, njerëz të rëndomtë të cilët nuk kishin skllevër, të cilët nuk kishin ndonjë ndikim më rëndësi në shoqëri, por ishin të lirë dhe kishin të drejtën në qeverisjen me pasurinë e tyre, dhe në aspektin juridik të gjithë njerëzit e lirë i takonin klasës skllavopronare.
3. Shtresa më e ulët në shoqëri, ishin robërit, (skllevërit) të cilët i përkisnin klasës së nënshtruar dhe të përbuzur, të cilët nuk kishin asnjë ingirencë në jetën e tyre. Ata ishin thjeshtë pronë e zotërinjve të tyre, andaj mund të shiteshin dhe të bliheshin në treg si çdo mall tjetër. Ata sipas vullnetit të zotëriut, mund të mbeteshin tërë jetën rob, mund të shiteshin, mund të kompensohej vlera e tyre e pastaj të liroheshin, po edhe mund të liroheshin pa kompensim, varësisht prej pronarit të tyre. Skllavi ishte objekt i së drejtas e subjekt. Atij i mungonte zotësia (e drejta) juridike, andaj nuk kishte tё drejtё nё pronësi, tё pasurisë sё paluajtshme, nuk kishte as tё drejtё martese pa pëlqimin e padronit tё tij.
Arabët e hershëm ishin popull jo i qytetëruar. Ishin popull i cili nuk posedonte urtësinë indiane, as prodhimin kinez, as filozofinë greke, as ligjin romak, e as civilizimin persian. Ishin popull i ndarë në fise, të cilat luftonin dhe grindeshin mes vete, popull të cilin e kishte përçarë armiqësia verbuese, ku secili ndihmonte fisin e vet, qoftë në të drejtë apo në të shtrembër.
Arabët në të shumtën janë të njohur si popull endacak, që gjatë historisë bënin jetë nomadësh, duke kërkuar ato pak kullosa që gjenden nëpër shkretëtirë për bagëtinë e tyre. Në Arabi jetonin fise beduinë, të cilat kishin origjinë të përbashkët dhe i takonin (duhet hequr) semite të cilët kishin gjuhë, zakon, traditë, dhe kulturë të përbashkët. Beduinët arabë nuk ngulnin (vendoseshin) në një vend të caktuar ndoshta për shkak të kushteve në të cilat jetonin. Meka, si vend i shenjtë, mu për faktin se në të ndodhet Qabja që e ndërtoi Ibrahimi (a.s.) me djalin e tij, Ismailin, është vendi i parë në Gadishullin Arabik, në të cilin nisi të zhvillohej një jetë e organizuar e të qytetëruar, meqë (duke qenë se) vendet rreth e përqark synonin Mekën për ta kryer haxhin. Edhe Jethribi (Medina e sotme) ishte qendër e njohur e udhëkryq i madh tregtar, por faktikisht në Gadishullin Arabik nuk kishte një jetë të organizuar të tillë, që do të bënte të mundshme arritjen e shkallës së një shteti krejt të pavarur, nuk ekzistonte një shtet autoritet politik mbi tërë gadishullin.
Arabët nuk patën ndonjë mbretëri me mbretër të kurorëzuar e të pavarur e as ndonjë federatë të përbashkët politike e as shtet administrativ me ushtri dhe lider i cili do të i udhëhiqte fiset arabe, sepse, një numër i madh nga ata jetonin jetë nomade, por kishin disa principata jo krejt të pavarura dhe kryeparët (kryetarët) e fiseve të cilët i kanë udhëhequr ata.
Në shekullin V-VI-të, arabët e paraislamit, në periudhën e xhahilijjetit (injorancës), jetonin në një shoqëri primitive, me një organizim klano-fisnor. Njësia më e madhe ka qenë fisi (kabilja). Fisi ndahej në klane, (xhinse). Klanet ndaheshin në vëllazëri, ndërsa njësia më e vogël ka qenë me kryefamiljarin në krye. Mashkulli posa martohej kalonte në tendën e tij dhe bëhej zot shtëpie (udhëheqës i familjes).
Sistemi i organizimit fisnor përbehej prej tri shtresave: (Sistemi i organizimit fisnor në shoqërinë arabe paraislamike përbëhej nga tri shtresa kryesore:)
-Fisnorët-vendorët, që përbënin boshtin kryesor të fisit dhe organizimin e tij. (që ishin bërthama e organizimit fisnor dhe përbënin boshtin kryesor të fisit.)
-Aleatët, arabë ardhacakë të cilët ju kishin bashkëngjitë (të ardhur të cilët u bashkoheshin) vendorëve dhe ishin nën mbrojtjen e tyre.
– Robët, dhe ata ishin rob lufte, rob që ishin blerë, ose të tillë që ishin robëruar nga borxhi e, të cilët jetonin përbrenda organizimit fisnor, duke u marrë me punët e krahut në bujqësi, blegtori apo ndonjë punë tjetër. (Robërit, që ishin të kapur gjatë luftërave, të blerë ose të robëruar për shkak të borxheve. Këta jetonin brenda organizimit fisnor, duke u marrë me punët e krahut në bujqësi, blegtori ose ndonjë zanat tjetër.)
Organizimi fisnor i ngjasonte një mini-shteti që i kishte bashkuar lidhja fisnore, gjaku apo interesi i përbashkët. Fisi kishte kryetarin e quajtur Shejh. Çdo kabile – fis kishte kuvendin por edhe këshillin e fisit që përbëhej nga kryetarët e klaneve. I tërë (duhet hequr) ky organizim shoqëror bazohej në afërsi të gjakut. Anëtarët e fisit merrnin detyra dhe përgjegjësi ndaj bashkësisë fisnore. Ata mund të shtronin problemet e tyre të brendshme, por edhe marrëdhëniet e tyre me fiset tjera në fqinjësi, dhe zakonisht këto tubime bëheshin natën. Shumë aktivitete, pra edhe udhëtimet arabët i bënin (zhvillonin) natën për shkak të vapës së madhe ditën. Fisit i printe (fisin e printe) dhe e udhëhiqte kryetari i tij, i cili duhej të ishte njëri me autoritet dhe trimëri të veçuar.
Arabët beduinë respektonin fuqishëm traditën zakonore. Për delikte (shkelje) të ndryshme aplikonin sistemin e reciprocitetit, dënimin e hakmarrjes; gjaku për gjak, syri për sy, veshi për vesh e dhëmbi për dhëmb etj., (ose hakmarrjes: “gjak për gjak, sy për sy, dhëmb për dhëmb”.)
por ky sistem i hakmarrjes, varësisht prej kredibilitetit të fisit, mund të kompensohej edhe me të mira materiale. Kështu një vrasje- një gjak, në raste të jashtëzakonshme, kompensohej deri në 1000 deve por jo më tepër, ndërsa gjaqet e rëndomta kompensoheshin në vlerë të 100 deveve. (Megjithatë, dënimet e hakmarrjes shpesh kompensoheshin me të mira materiale, varësisht nga rëndësia e fisit. Për shembull, një vrasje e rëndësishme kompensohej deri në 1,000 deve, ndërsa raste të zakonshme me 100 deve.)
Në këtë periudhë, aristokracia fisnore merrej intenzivisht (kryesisht) me tregti të brendshme dhe transitore (ndërkombëtare), që nga India deri në Abisini dhe nga Jemeni deri në Siri. Kryesisht tregtonin me erëza të llojllojshme (shumëllojshme), me mëndafsh, e prodhime të tjera. Aristokracia fisnore, e pasuruar nga tregtia, merrej edhe me fajdexhillek, ku shumë njerëz të lirë, të varfër , për shkak se nuk mund ta kthenin borxhin, humbnin lirinë dhe shndërroheshin në skllevër. Në këtë mënyrë rriteshin diferencat sociale. Si rezultat i këtij zhvillimi u themeluan disa qytet-shtete të rëndësishme në formë të principatave.
a. Meka
Njëra ndër vendet më të shenjta dhe më rëndësi të veçantë në nivel botëror-ndërkombëtar, padyshim se është Meka. Aty u lind Muhammedi a.s. dhe pjesën më të madhe të jetës së tij (40 vjet para shpalljes dhe 12 pas shpalljes pejgamber) i kaloi në Mekë. (Meka, një nga vendet më të shenjta dhe më të rëndësishme botërore, është qyteti ku lindi Muhammedi (a.s.) dhe ku kaloi pjesën më të madhe të jetës së tij (40 vjet para shpalljes dhe 12 vjet pas shpalljes së profetësisë).) Meka si vend i shenjët mbahet në mend që nga ndërtimi i Qabes (Faltores së parë në fytyrë (rruzullin) të tokës). Kjo faltore e shenjët u ndërtua e rindërtua pesë herë. Për herë të parë e ndërtoi Shiti, i biri Ademit (a.s.) pastaj pejgamberët (profetët) Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.), pastaj e rindërtuan kurejshët dhe gur-themelin (Haxheri-Esvedin në themel? (guri nuk është në themel por në murin e Qabes)) këtë herë e shtroi Muhamedi (a.s.), pastaj, pas djegies, u rindërtua në kohën e Ibni Zubejrit. Meqë nuk i kishte pëlqyer forma e Qabes, pas rindërtimit të fundit, Abdulmelik bin Mervanit, kalifit Emevij (Umejad) që sundoi në mes viteve (685-705), ai e rindërtoi dhe e ktheu në formën e mëhershme, të parë (në formën fillestare) që kishte pasur Qabja .
Në Mekë ka banuar Ibrahimi dhe Ismailin (a.s.) dhe, për një kohë edhe Is’haku ishte me ta, dhe krejt kjo (e gjitha kjo ndodhi) pasi që ishin depërtuar nga Iraku, ishin vendosur në Mekë. (më mirë të hiqet kjo pjesë) Dikur herët në lashtësi në Mekë ka udhëhequr fisi Xhurhum e pas tyre fisi Huza’atu deri me ardhjen e Kusaj b. Kilabit nga fisi Kurejsh, (njëri nga gjyshat e hershëm të Pejgamberit Muhamed (a.s.), i cili me forcë i largoi të tjerët nga aty dhe shtriu pushtetin e tij në Mekë.
Meka, një vend i thatë, e papërshtatshme për bujqësi, pa lumenj, me pak burime e puse ujërash, me reshje atmosferike të rralla, doemos të jetë bërë (detyrimisht u shndërrua në) një qendër tregtare e dalluar, nga se (duke qenë se) aty frekuentonin shumë tregtarë dhe haxhinjë edhe para islamit. Aty ndalonin karvanët tregtare nga të gjitha anët, aty gjenin strehim dhe siguri për vetë faktin se në haremet e Mekës ishte e ndaluar gjakderdhja, lufta edhe para islamit. Vija tregtare që kalonte nëpër Mekë lidhte Lindjen me perëndimin e jugun me Veriun. Karvanët tregtare, me kapitalin e tyre tregtonin me Jemenin, Shamin, Irakun, Etiopinë, Indinë etj. Tregtinë e mekasëve e ka përshkruar edhe Kur’ani. Sa i përket zhvillimit të ekonomisë në tokat arabe, asaj, në një masë i ndihmonte shenjtëria e Mekës dhe vizitat që i bëheshin Qabes e në veçanti gjatë sezonit të haxhit. Gjatë muajve të haxhit në Mekë dhe në vendet përreth organizoheshin tregje të mëdha tregtare në të cilat tregtoheshin prodhimet e importuara nga jashtë por edhe të gjitha llojet e prodhimeve vendore. Në gadishullin arabik, si në Mekë, panaire të shumta organizoheshin edhe në qendra tjera në sezon të ndryshme. Aty, krahas tregtisë, poetët deklamonin edhe poezitë e tyre, me ndihmën e të cilave afirmonin vlerat materiale dhe shpirtërore të tyre dhe të fiseve nga ku vinin ata. Para vitit 640, ata kishin shumë kohë që banonin në trekëndëshin pjellor Babiloni (Iraku i sotshëm), Siri-Palestinë dhe Egjipt.
Nga sa u tha deri më tash në lidhje me jetën politike e shoqërore dhe ekonomike të arabëve para Islamit, mund të përfundohet se arabët para islamit nuk patën ndonjë jetë politiko-shoqërore të organizuar e të pavarur në shkallë perandorie, sado që rreth e përqark kanë qenë të rrethuar nga kultura dhe perandori të formuara që nga kohët e hershme, siç janë: fenikasit, babilonasit, egjiptianët, asirasit (asirianët), aramitët e më vonë persianët dhe bizantinët, nga të cilët këta dy të fundit, do të shpartallohen e do të zhduken nga trysnia e kulturës dhe e qytetërimit islam.
Ksenofoni, historiani, filozofi i Greqisë së Lashtë dhe ish-nxënës i Sokratit e përshkruan Arabinë si një vend që ndodhet në jug-perëndim të Mesopotamisë ndërmjet lumit Nil dhe detit të Kuq. Në këtë kohë u themeluan shtete të vogla arabe të cilat ishin nën ndikimin helen pas shkatërrimit të perandorisë seleucide si Nabatena, Iturija, Osroena (Edesa), Palmira. Në këtë kohë, dy ishin qytetet kryesore të Arabisë: Meka ku ishte e zhvilluar financa dhe Medina ku ishte e zhvilluar bujqësia. Për shkak të zhvillimit të madh ekonomik dhe qytetërimit që u zhvillua në Arabi, (në Jemenin e sotshëm) romakët filluan ta quanin Arabia felix (ose Arabia e lumtur).
Principata e Jemenit, që u themelua në pjesën jugore të gadishullit Arabik. Jemeni, vend strategjik, me begati natyrore, me ujë dhe toka bujqësore të pëlleshme, me nëntokë të pasur me xehe, ari e argjend dhe gur të çmueshëm, me një pozitë gjeografike shumë të përshtatshme për tregti detare dhe tokësore nëpër Afrikë, Azi të mesme dhe të largët (Indi e Kinë). Këtë principatë e sunduan:
Meinasit, që u themeluan në anën jug-lindore të Jemenit, diku rreth 1,000 vjet para lindjes së Isait (a.s.) me qendër në Mein, qytet i cili ndodhej në jug-lindje të Jemenit. Këta sunduan rreth 200 vjet dhe përfunduan me shpartallimin e shtetit të tyre i cili u copëtua në disa principata të vogla, por më e dalluara ishte ajo e sebeistëve.
Sebeinët, në rrënojat e Meinasëve, u ngritën sebeinët të cilët sunduan aty kah shek. VIII-të para lindje së Isait. Këta u shquan me ndërtimin e pendëve (digave) akumuluese të ujit, hidrosisteme, por edhe me infrastrukturë tjetër, pallate e idhuj nga më të ndryshmit. Ndër digat më të shquara është ajo e Meëribit në gjatësi prej 800 kuti. Diga e Meëribit, rrënojat e së cilës janë edhe sot shih fotografinë, ishte njëri prej projekteve të rëndësishme të sebeinëve.
Kjo digë u shkatërrua për shkak të vërshimit të Arimit, i cili përmendet në Kur’an. Për shkak të kësaj katastrofe, sebeinët humbën forcën e tyre ekonomike dhe për një kohë shumë të shkurtër u asimiluan.
Ndërtimin e pendave (digave) të tyre i ka cekur edhe Kur’ani. Sebeinët patën shtrirë pushtetin e tyre gati në tërë Jemenin. Sistemi sundimit të tyre ishte mbretëri me trashëgimi. Dokumentet historike flasin edhe mbi takimin e pejgamberit Sulejman me mbretëreshën e Sebeit. Janë këto të dokumente materiale të cilat dolën në pah nëpërmjet hulumtimeve të bëra në gërmadhat e lashta të Sebeit, në Jemenin Jugor. Kërkimet e bëra mbi këto gërmadha zbulojnë se një mbretesha (mendohet të ketë qenë Belkisa) jetoi në këtë vend midis viteve 1000 dhe 950 para lindjes së Isait dhe udhëtoi drejt veriut (në Jerusalem).
Hamjerinët – u paraqiten dhe sunduan në pjesën jugore të Jemenit. Kryeqyteti i tyre ishte Zafari. Tentuan zgjerimin e kufijve të pushtetit të tyre edhe jashtë Jemenit. Sulmuan Etiopinë e krishterë dhe Jethribin (Medinën), dhe futen nën sundimin e tyre gati gjithë Gadishullin Arabik. Më vonë Hamjerinët u sulmuan ushtarakisht nga etiopasit (Ebreheja), dhe i detyroi ata, vendorët që të konvertoheshin në krishterim. Për këtë qëllim Ebreheja (komandant ushtarak i krishterë nga Etiopia), ndërtoi një kishë të madhe dhe emërtoi El-Kul’lejs. Ky komandant, për ta ngritur imigjin (imazhin) e kishës së tij dhe për të formuar një kredibilitet për vetën e tij, përgatiti një ushtri të madhe, në të cilën kishte edhe elefantë dhe u nis për ta rrënuar Qaben. Synimet dhe objektiva e tij nuk u realizuan kurrë. Ebreheja së bashku me forcat e tij ushtarake u shkatërrua tërësisht në shkretinë, pak para se të mbërrinte në Mekë. Këtë katastrofë ushtarake qëllimkeqe e ka përshkruar Kur’ani në suren “El-Fil”.
b. Principata e Tedmurit
Tedmuri shtrihej në fushat e Shamit në mes lumit Eufrat në lindje dhe qyteteve Humus e Damask në perëndim. Ishte qendër ku ndalonin dhe ku kalonin karvanët tregtare në drejtim të Irakut, Shamit dhe anasjelltas. Vetë këta, lidhje të mira tregtare kishin me bizantinët, grekët dhe romakët. Ajo që mund të veçohet nga kjo principatë është princesha Zenubja. Një vejushë që mori pushtetin nga biri i saj, trashëgimtari i fronit, për shkak moshës së vogël të tij. Ishte kjo një femër intelektuale e madhe që kishte studiuar filozofinë greke dhe njihte gjuhët e huaja aramishten, greqishten dhe latinishten. Kishte ambicie të mëdha për pushtet, prandaj sulmoi dhe pushtoi Sirinë, Azinë e vogël, synoi Egjiptin, por ia prenë hovin romakët, të cilët ju kundërvënë dhe e pushtuan Tedmurin, ndërsa princeshën-Zejnuben e robëruan, e çuan në Romë si rob lufte, ku atje edhe vdiq. Principata e Tedmurit përbëhej prej disa fiseve arabe që kryesoheshin nga kryetarët në Kuvendin e Përgjithshëm. Tedmuri kishte sistemin e organizimit ushtarak, gjyqësor por edhe policor. Për kah (sa i përket çështjes së) besimit, ata ishin idhujtarë dhe adhuronin idhujt që i ngritnin (vendosnin) në vende të larta.
c. Principata e Petrës (El-Enbati)
Petra ndodhet në një vend shkretinor në jug të Jordanisë. Që nga kohët e lashta në Petra banonin disa fise arabe të quajtura El-Enbat. Ishte një vend, qendër tregtare, me burime të shumta uji, nga kalonin karvanët tregtare që qarkullonin në drejtime të ndryshme. Këtë vend të vogël tentuan ta pushtojnë ashurijinët, betalisët e bile edhe Aleksandri i madh i Maqedonisë, por populli i Petrës qëndroi stoik i palëkundshëm nga trevat e veta.
Pas trazirave që ndodhen në Siri e Egjipt në shek. e II-të para e.r.s (lindjes së Isait), petrasit e shfrytëzuan këtë periudhë trazirash, duke i zgjeruar kufijtë e pushtetit të tyre, nënshtruan Sirinë dhe shumicën e tokave të Palestinës. Në vitin 109 sipas e.r.s romakët e pushtuan Petrën dhe ia bashkëngjitën perandorisë së tyre të madhe. Petrasit kanë përdorur gjuhën arabe, ndërsa për shkrimin e kësaj gjuhe kanë përdorur alfabetin aramitë nga i cili, më vonë, ka dalë edhe shkrimi arab kufias. Petrasit rëndësi të madhe i kanë kushtuar edhe infrastrukturës, ku edhe sot e kësaj dite, pallatet e tyre, disa nga ato, të gdhendura në kodra guri, tani në Jordaninë e sotme, janë mahnitëse dhe vlera kulturore që dëshmojnë për madhështinë e këtij populli. Për kah (sa i përket çështjes së) besimit, petrasit ishin idhujtarë. Krahas të tjerëve ata adhuronin edhe Hebelin, Latin e Uzan, idhuj që tani veç janë të njohur për ne, madje edhe të cekur në Kur’an.
Po në veri të gadishullit arabik, në kufijtë me Sirinë dhe Palestinën, ekzistonte një principatë arabe, e njohur me emrin Gasasinët (Gasanët), të cilët ishin në aleancë me bizantinët e që predikonin, si fe të tyre, krishterimin. Gassasinët ishin të vendosur në pjesën lindore të Sirisë. Me origjinë ishin nga Jemeni, por të shpërngulur nga atje, u vendosen në Siri, në fqinjësi me bizantinët. Bizantinët një kohë i lanë të qetë gassasinët dhe njohën një lloj sovraniteti të tyre. Meqë ishin në aleancë me bizantinët, gassasinët disa herë i kishin ndihmuar të parët bizantinët në luftërat e tyre, kundra menadhirëve dhe sasanitëve, që ishin të vendosur në trojet e Irakut të sotëm. Pushteti i gasasinëve ishte i shtrirë në disa fise arabe në pjesën e Shamit. Qendër e tyre ishte El-Xhanibije. Disa nga princat e kësaj principate i kishin vizituar poet arabë të praislamit si Nabigatu Edhibjaniu dhe Hassan bin Thabit të cilët në kasidet (poezitë) e tyre patën përshkruar jetën në pallatet e princave gasasinë. Në prag të Islamit, gasasinët u pushtuan dhe u nënshtruan nga Sasanitët, ndërsa principata e tyre u shpartallua.
ç. Menadhirët
Në kufijtë me Persinë ndodhej një principatë tjetër arabe, ajo e Menadhirëve, por nën ndikimin e Perandorisë Persiane që predikonin adhurimin e zjarrit-zdradishtimin. Menadhirët për kryeqytet të tyre kishin zgjedhur qytetin El-Hirete, në afërsi të Kufes së sotme. Këta patën shtrirë pushtetin e tyre edhe në disa fise arabe në anën veriore të Gadishullit Arabik. Ndër më të shquarit prej princave të kësaj principate ishte Ebu Kabus En-Nua’man bin El-Mundhir, për të cilin kishin shkruar dhe lavdëruar disa poetë të kohës e ndër ta edhe Nabigatu Edh-Dibjaniu. Menadhirët patën një ushtri të fortë e cila shpeshherë kishte guximin të hynte në luftë edhe me bizantinët. Kishin një infrastrukturë të avancuar në ndërtimin e pallateve, pendëve dhe të hidrosistemit. Merreshin edhe me zejtari; vegtari, qëndisje, argjendari, vorbëtari. Besonin në idhujtari dhe ndër idhujt më i njohuri ishte Edistani, por më vonë u përhap edhe krishterimi. Nga kultura, ajo që dihet për menadhirët është se ata dinin shkrim e këndim dhe se kishin bërë disa përkthime nga gjuha greke.
m. Kindët
Një principatë tjetër e themeluar në shek e III-të të e.r.s (pas lindjes së Isait), në lindje të Hixhazit, ishte ajo e kindëve. Themeluesi kësaj principate ishte Haxheri. Më i njohur ndër princat e kësaj principate është Umreu El-Kajsi, njëri prej poetëve më të shquar të periudhës së injorancës. I lindur dhe i rritur në Fisin Beni Esed, por për shkak të çfrenisë (shfrenimit) së tij, edhe pse ishte më i vogëli prej fëmijëve, babai, Haxheri e kishte përzënë nga shtëpia. Posa kishte marr lajmin për vrasjen e babit të tij ishte kthyer në shtëpi për tu hakmarrë ndaj vrasësve. Për këtë punë e ndihmuan edhe fiset e tjera arabe, por për rikthimin e fronit, nuk e ndihmoi askush, prandaj vendosi që të shkoj në Konstatinopol (Stambollin e sotëm) për të kërkuar ndihmë dhe përkrahje për ta kthyer fronin. Edhe atje nuk gjeti përkrahjen e duhur dhe gjatë kthimit, rrugës vdes në Ankara dhe më këtë merr fund edhe principata e Kindëve. Principata e kindëve kishte një shtrirje gati në gjithë gadishullin arabik dhe pati për objektivë që t’i bashkoj arabët nën sundimin dhe centralizimin e tyre në një principatë. Pas shpartallimit të kësaj principate, kabilet-fiset arabe u decentralizuan dhe vazhduan organizimin e jetës së tyre sipas sistemit fisnor. Nga kindasit rrjedh poeti më i shquar e periudhës paraislame Umreu El-Kajsi.
Jun 25, 2025 0
May 26, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 01, 2024 0
Dec 21, 2023 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...