Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

May 21, 2025 Zani i Nalte Personalitete 0


Nga Resul ef. Rexhepi
Abstrakt
Ky artikull ofron një përshkrim të jetës dhe kontributit të Hasan ef. Nahit, një prej figurave të shquara islame shqiptare, i cili realizoi përkthimin e parë të plotë të Kur’anit në gjuhën shqipe, të titulluar “Kur’ani i Madhëruar”. Hasan ef. Nahi, i lindur në Gjakovë më 1905, ishte dijetar, myderriz dhe edukator me një karrierë të gjatë dhe të pasur, duke kontribuar ndjeshëm në arsimimin dhe edukimin fetar të shqiptarëve.
Artikulli përshkruan rrugëtimin e tij arsimor, përfshirë studimet e thelluara në Universitetin e famshëm të Al-Azhar-it në Egjipt, dhe përpjekjet e tij për të përçuar mesazhet e Kur’anit tek shqiptarët, edhe në rrethana të vështira politike dhe sociale. Përkthimi i tij i Kur’anit, botuar në vitin 1988, pasqyron njohuritë e thella të Hasan ef. Nahit në tefsir (shpjegimin e Kur’anit), gramatikën arabe dhe jurisprudencën islame. Përkthimi u bë me kujdes të veçantë për të përcjellë kuptimet e ajeteve në mënyrë të qartë dhe të kuptueshme për lexuesit shqiptarë, duke respektuar frymën e shenjtë të Kur’anit.
Në këtë artikull shqyrtohen edhe disa veçori të përkthimit të tij, si zgjedhja e saktë e fjalëve, shmangia e përkthimeve fjalë për fjalë, dhe përkushtimi i tij për të ruajtur besnikërinë ndaj origjinalit arab. Në fund, përkthimi i Hasan ef. Nahit konsiderohet një vepër madhore dhe një kontribut i jashtëzakonshëm për kulturën fetare dhe kombëtare shqiptare. Puna e tij ka ndikuar ndjeshëm në edukimin fetar dhe në pasurimin e literaturës islame në gjuhën shqipe.
Fjalë kyçe: Hasan ef. Nahi, Kur’an, përkthim, gjuha shqipe, tefsir, Al-Azhar, edukim islam, kultura shqiptare.

“Është detyrë e dijetarëve fetarë për ta përkthyer
Kuranin në gjuhën e popullit të vet”.
(Hasan ef. Nahi)

Pak jetëshkrim për Hasan ef. Nahin
Hasan ef. Nahi u lind më 12 mars 1905 në Gjakovë. Mësimet e pa¬ra i mori në qytetin e lindjes, për t’i vazhduar më pas në Medre¬senë e Madhe të këtij qyteti për 12 vjet me radhë, ku mori edhe ixhazetnamen (diplomën). Nga viti 1927, pas vdekjes së babait të tij – my¬de¬rriz Islam efendiut, Hasan efendiu, në një moshë relativisht të re, për tre vjet me radhë do ta zëvendësojë atë si mësimdhënës – my¬derriz, duke ligjëruar gramatikën dhe sintaksën e gjuhës arabe dhe disa lëndë të tjera.
Dëshira e madhe për t`i zgjeruar horizontet e diturisë, nga njëra anë, dhe tradita familjare islame e kultivuar për disa breza, në anën tjetër, bënë që Hasan efendiu t`ia mësynte (të shkonte) Egjiptit dhe, pas katër vjet studimesh në “Al-Azharin” e famshëm, pa u kthyer asnjëherë në vendlindje, ai u pajis me dituri e kulturë prej alimi (si dijetar). Vajtja e Ha¬san ef. në Egjipt, atëbotë për shkak të kushteve të vështira të udhë¬timit, siç na rrëfente vetë ai, ishte shoqëruar me shumë vësh¬tirësi. I është dashur që nga Gjakova të shkonte këmbë deri në Tiranë e nga andej për në Greqi. Në këtë vend, pas pritjeve të konside¬ruesh¬me, me anije ishte nisur për në Aleksandri. Pas disa ditë udhëtimi, më në fund arrin në Kajro, ku do të regjistrohet dhe do t’i vazhdojë studimet në gjirin e Universitetit të famshëm “Al-Azhar”.
Ai u diplomua në vitin 1934, dhe në diplomën e lëshuar nga Universiteti i “Al-Azharit” është vënë data 1 Rexheb 1350 h. Pas diplomimit, Hasan ef. kishte vendosur që të kthehej në vendlindje, sepse “…kisha vetëm një dëshirë: të vij në Kosovë dhe të ushtroj profesionin tim në interes dhe në dobi të popullit tim” – kishte thënë (është shprehur) më vonë Hasan ef. Nahi.
Pas kthimit në vendlindje, fillimisht nga Këshilli i Ulemave me seli atëbotë në Shkup, ai do të angazhohej fillimisht si “sejjar va¬iz” – d.m.th. ligjërues shëtitës, gjithandej nëpër Kosovë dhe kjo për katër vjet me radhë, për të vazhduar më pas si mësimdhënës në Me¬dresenë e Ferizajt , në të cilën për arsye të autoritetit e të res¬pektit që gëzonte dhe sidomos për shkak se mësimet i mbante në gjuhën shqipe, me gjithë rrezikun e madh nga pushteti i atëher¬shëm serbo-sllav, filluan të vinin nxënës madje edhe nga Shkupi, ndonëse aty edhe më herët kishte medrese të ngjashme dhe me traditë.
Në vitin 1943 Hasan ef. do të transferohej në Medresenë e njo¬hur “Mehmed Pasha” të Prizrenit, ku do të kryente detyrën e drejtorit, kurse një vit më vonë, Këshilli i Ulemave të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, duke e marrë në konsideratë zotësinë dhe aktivitetin e treguar gjatë shërbimeve të sipër përmendura, vendosi ta emëronte edhe në detyrën e kryemyftiut për Rrethin e Prizrenit, gjegjësisht për Rrafshin e Dukagjinit. Më 20 tetor 1943, me rastin e pranimit të detyrës së re, në prani të Këshillit të Ulemave, e ki¬sh¬te bërë betimin. Mirëpo, aktiviteti i gjithanshëm dhe puna e pa¬lo¬dhshme e myderrizit bënë që ai në vitin 1948, me mbylljen e medresesë së sipërpërmendur, të largohej nga puna pa të drejtë për të ushtruar veprimtari nga profesioni i tij prej mësimdhënësi, të cilin ai aq shumë e admironte. Ai vetëm në vitin 1958, pra, pas një pauze dhjetëvjeçare, në mungesë të kuadrit të kualifikuar në Me¬dresenë e Ulët të Prishtinës, e cila kishte filluar punën pak vite më parë, gjegjësisht më 1.11.1951, Hasan ef. do të angazhohej në pro¬cesin mësimor, të cilin do ta vazhdonte me nder dhe dashuri për njëzet vjet me radhë, gjegjësisht deri më 1978, kur edhe pensiono¬het.
Gjatë kohës sa ishte profesor në Medresenë “Alauddin” të Pri¬shtinës, me emrin e këtij myderrizi të nderuar janë të lidhura shu¬më momente të rëndësishme, si në procesin edukativo-arsimor, ashtu edhe në rritjen dhe zhvillimin e kësaj medreseje. Myderriz Hasan ef. Nahi ka dhënë një kontribut të rëndësishëm, sidomos në ngritjen e saj nga niveli i medresesë së ulët në nivel të mesëm. Shumë intelektualë të sotëm në Kosovë, në Maqedoni, në Mal të Zi, në Sanxhak e gjetiu, të cilët kanë pasur fatin të jenë nxënës të tij, me kënaqësi, pietet e dashuri ruajnë kujtimet më të mira për profesorin e tyre të respektuar. Mbi të gjitha, ata i detyrohen për arritjet e tyre në të gjitha fushat e jetës. Me kujdes dhe me sjellje prindërore, ai vazhdimisht u sugjeronte nxënësve të tij, – e edhe au-torit të këtij teksti, – që “edhe nëse shkoni në tokat arabe përsëri¬teni leximin e Kuranit e mos e bani batall”. Ky citim sigurisht se iu kujtohet shokëve të gjeneratës time në veçanti.
Hasan efendiu, edhe pse ishte pensionuar (pensionist), nuk e kishte ndërpre¬rë punën shkencore. Kështu, pa kaluar as dy muaj të plotë, ai i ishte përkushtuar një pune tepër të madhe dhe të rëndësishme, – përkthimit të kuptimeve të Kuranit fisnik. Në të vërtetë, përcaktimi i tij për përkthimin e domethënies së ajeteve të Kuranit, një punë kjo mjaft komplekse, sepse edhe mendimet e dijetarëve – myfesiri¬nëve rreth kësaj çështjeje ishin dhe vazhdojnë të jenë të shumta dhe të ndryshme, ndërsa, sipas tij, ishte e vetmja pikëpamje e pra¬nu¬eshme ajo që ishte në përputhje me fetvanë e “Al-Az`hari she¬rifit” . Së këndejmi, kjo nismë e tij, sa e vështirë, po aq ishte edhe me përgjegjësi. Megjithëkëtë, kjo punë kaq e frytshme u kurorëzua me sukses me botimin e “Kur’ani i Madhëruar” që pa dritën më 1988.

Dy fjalë rreth përkthimit të Kuranit
Kurani është libër i Allahut të Gjithëmëshirshëm, ajetet e të cilit, përmes Xhibrilit, ia zbuloi (shpalli) Muhamedit (a.s.), në gju¬hën e qartë arabe. Pejgamberi (Profeti) (a.s.) këtë mesazh ia përcolli filli¬misht popullit të tij, e pastaj myslimanët e parë u bënë përgjegjës për komunikimin e këtij mesazhi, duke e përcjellë atë me besni¬kë¬rinë më të madhe edhe te popujt e tjerë . Një ndër mënyrat e më¬simit, e të kuptuarit të drejtë dhe të shpjegimit të Kuranit për popujt joarabë, pa dyshim se ka qenë dhe mbetet përkthimi i tij.
Sa i takon (Për sa i përket) përkthimit të Kuranit, ose të ndonjë pjese të tij, në kohën sa ishte gjallë Pejgamberi (a.s.), informacionet e arritura deri tek ne janë të mangëta, përveç një informacioni të pamjaftue¬shëm të Es-Serahsiut (vd. 438 h. -1090 m.), i cili thotë se Selman el-Farisiu kishte përkthyer suren “El-Fatiha” në gjuhën perse.
Megjithëkëtë, përkthimi i Kuranit ka qenë çështje që i ka preokupuar, para së gjithash, dijetarët myslimanë që nga periudhat e hershme të fesë islame, sepse myslimanët joarabë ndienin nevojë dhe kishin kërkesa të vazhdueshme për shpjegimin e Kuranit në gjuhët e tyre.
Ç‘është e drejta, polemikat dhe diskutimet e dijetarëve mysli¬ma¬në, arabë e joarabë, sa i përket mundësisë dhe (mos)lejimit të për¬kthimit të Kuranit në gjuhë të tjera, vazhdimisht qenë të prani-shme në qarqet shkencore. Me dëshirë që të mos u kthehemi atyre polemikave, kësaj here do të mjaftohemi vetëm me përmendjen e mendimit të pranuar nga shumica e dijetarëve, të cilët pohojnë se Kurani iu ka zbuluar Pejgamberit (a.s.) në gjuhën arabe, se namazi duhet të kryhet ekskluzivisht në gjuhën burimore, d.m.th. në ara¬bisht dhe se legjislacioni e “ixhtihadi” mund të bëhen vetëm me teks¬tin arab të Kuranit dhe nga ai. Meqenëse Islami është fe uni¬ver¬sa¬le dedikuar gjithë njerëzimit, atëherë domosdo është e ne¬vojsh¬me që edhe Kurani të përkthehet, të shpjegohen kuptimet e do-methëniet e tij dhe të sqarohen porositë e tij për të gjithë nje¬rë¬zit. Prandaj, duke pasur parasysh se përkthimi i fjalëpërfjalshëm i Kur¬anit, identik me tekstin origjinal, është i pamundshëm dhe i paarritshëm, në anën tjetër është theksuar se domethënia e ajeteve të tij mund të përkthehet.
Përkthimi më i hershëm i Kuranit, nga sa dihet, është bërë në persishte në kohën e princit samanit, Mensur bin Nuh në vitin 345 h./956 m (p.e.s).
Ndërkaq, përkthimi i pjesshëm më i hershëm i botuar i Kuranit, sipas Ekmeludin Ihsanoglu, është ai i vitit 1515 në gjuhën angleze, i botuar në Londër , kurse sipas dr. F. Mehdiut, përkthimi i parë i Kuranit në Evropë është ai në gjuhën latine në vitin 1543” .

“Kur’ani i Madhëruar” – përkthyer nga Hasan ef. Nahi
Përkthimi i kuptimeve të Kurani-Kerimit nga Hasan ef. Nahi, ose siç figuron në ballinë “Kur`ani i Madhëruar”, botuar në Prish¬tinë, më 1988, ka gjithsej 746 faqe. Prej tyre 35 faqet e fillimit janë në funksion të informacioneve për Kuranin si dhe shënime të tjera të rëndësishme. Nga shënimet në fillim shihet se e përktheu nga arabishtja prof. Hasan (Islam) Nahi e që është edhe botues, u shtyp në shtypshkronjën “Ognjen Prica” – Zagreb në një tirazh prej 5.000 ekzemplarësh.
Këtij botimi, në fillim i paraprin një Parathënie e shkruar nga Sa¬dri Prestreshi, bashkëpunëtor shumëvjeçar i përkthyesit, për¬ndry¬she edhe ky ka qenë myderriz në Medresenë “Alauddin” të Prishtinës gjatë kohës sa aty ka punuar edhe Hasan ef., kurse në vazhdim pason shkrimi mbi jetën e hazreti (kjo besoj se nuk shkon në gjuhën shqipe) Muhamedit (a.s.), ku flitet shkurtimisht për përmbajtjen e disa ajeteve të Kuranit, të cilat drejtpërdrejt ose tërthorazi, hedhin dritë mbi jetën e Muhamedit (a.s.) Këtë botim, edhe më shumë e begatojnë, duke ia lehtësuar dukshëm punën lexuesit, edhe Përmbajtja dhe Përmbajtja e tema¬ve sipas sureve (f. 17-21), si: ushqimet e ndaluara, lufta mbrojtëse, triumfi i islamizmit, dispozitat mbi trashëgimin, pasojat e hipokri¬zisë etj.
Këtë përkthim e karakterizon lidhshmëria e sureve dhe ajeteve mes tyre, sepse, siç është e njohur, në të kuptuarit e drejtë të qëlli¬meve të sureve dhe të ajeteve, rol të rëndësishëm ka edhe “mu-nasebetu-l- ajeti lima kablehu” – “lidhshmëria e ajetit me ajetin pararendës”, e që në shkencën e tefsirit është një çështje mjaft e rëndësishme. Po kaq të rëndësishme janë edhe njohuritë solide të përkthyesit lidhur me shkakun e zbritjes së ajeteve dhe të sureve të Kuranit (sebebi nuzul), gjë e cila i ka ndihmuar dukshëm në për¬kthimin e drejtë të ajeteve, gjegjësisht të sureve të Kuranit. Pra-ndaj, një përfillje e kësaj metodologjie, ndihmon me të madhe në të kup¬tuarit e drejtë të domethënies së ajetit, e rrjedhimisht edhe në për¬kthimin e kuptimeve të tij. Nuk janë të shpeshta rastet, megji¬thëse janë aty-këtu evidente, kur njëra pjesë e ajetit e shpjegon pje¬sën paraprake të tij, ndërsa përkthyesi, duke e pasur parasysh këtë, e ka aplikuar dhe e ka përkthyer me akribi shkencore. Ja një shem¬bull:
أَمْ خُلِقُوا مِنْ غَيْرِ شَيْئٍ أَمْ هُمُ الْخَالِقُونَ.
të cilin Hasan efendiu e përkthen: “A mos vallë, ata janë kri¬juar pa Krijues, apo mos janë ata krijues të vetvetes?!”
Pjesën e parë të ajetit “min gajri shejin”, në mbështetje të pje¬sës së dytë “halikun”, nuk e përkthen fjalë për fjalë – “prej as¬gjë¬së”, por e përkthen “pa Krijues”.
Gjuha e përdorur në këtë përkthim, ia mundëson lexuesit që ai me lehtësi t`i kuptojë domethëniet e ajeteve të Kuranit, megjithëse shmangiet nga gjuha standarde shqipe aty-këtu edhe paraqiten. Edhe më të lehtë dhe më të përdorshëm për ta krahasuar domethë¬nien e bën teksti origjinal, të cilin në të njëjtën faqe e shoqëron edhe përkthimi, edhe pse në disa vende, dorën në zemër (?), për shka¬qe teknike dhe në mungesë të një kujdesi më të shtuar, kjo gjë nuk është realizuar në tërësi dhe me përpikëri.
Është e njohur se disa fjalë në Kuran, – e që nuk janë edhe të pakta, – jo gjithmonë përdoren në të njëjtin kuptim. Andaj, për ta zgjedhur fjalën më të saktë, atë më të qëllueshmen, është e domos-doshme që paraprakisht të konsultohen shumë komentime – tefsire dhe përkthime të tjera, të cilat sigurisht se do të udhëzojnë drejt, me gjithë faktin se kuptimin e vërtetë dhe të saktë të fjalëve të Ku¬ranit e di vetëm Allahu (xh.sh.). Një gjë e tillë, Hasan efendiu, me siguri për shkak të njohjes solide të gjuhës arabe dhe shkencës së tefsirit e të usuli-fikhut (metodologjisë), në të shumtën e rasteve, i ka shkuar mjaft mirë për dore, kështu që fjalën e njëjtë e ka përkthyer me saktësi sipas domethënies së saj që synohet në ajet dhe jo gjith¬kund në mënyrë të njëjtë. Ja një shembull: fjala “emvaten” tek ajeti:
كَيْفَ تَكْفُرُونَ بِاللهِ وَ كُنْتُمْ اَمْوَاتًا فَاَحْيَاكُمْ
e cila në gjuhën arabe ka disa kuptime, si: “mosekzistimi fare i një gjëje”, ”mosekzistimi i gjallërishëm” – në kuptim të vdekjes naty¬rore, “mosekzistimi i gatishmërisë për të besuar”, “vdekje” etj. Në ajetin e sipërpërmendur, përkthyesi, me të drejtë, duke i ikur për¬kthimit tekstual dhe duke e favorizuar atë domethënie që e synon ajeti, e bën këtë përkthim: “Si mund të mos e besoni Allahun, ju që s’keni qenë e Ai ju ka dhënë jetën…”. Siç dihet, fjala “emvaten” në të shumtën e rasteve përkthehet si vdekje, e në rastin konkret do të ishte “keni qenë të vdekur”, por përkthyesi, me të drejtë, nuk e përkthen kështu, sepse po të vepronte kështu do të kishim një përkthim jo shumë të saktë dhe ajeti në fjalë do të na dilte jo fort i kuptueshëm, ndaj, në këtë rast e përkthen si “që s’keni qenë”.
Përkthimit tekstual, të fjalëpërfjalshëm, Hasan efendiu i shma¬nget për mrekulli në shumë raste dhe kjo bën që ajetet të kuptohen më lehtë dhe, natyrisht, edhe drejt, si p.sh. tek ajeti:
وَالسَّابِقُونَ السَّابِقُونَ
të cilin Hasan efendiu e përkthen si “Ata që kanë prirë (në besim), do të prijnë edhe në Xhenet”, sepse po të përkthehej tekstualisht ky ajet do të dilte “të parët të parë”, që (në gjuhën shqipe) nuk ka asnjë lloj kuptimi. Me këtë rast, fjala është për ashabët (shokët) e Pejgamberit (a.s.), ose, thënë ndryshe, për gjeneratën e parë të besim-drejtëve.
I ngjashëm me këto raste është edhe përkthimi i fjalës “muhi¬tun”, që në gjuhën arabe rëndom kuptohet se fjala është për “oqe¬an”, ndërkaq përkthyesi, duke e zgjedhur alternativën më adekuate, kur e përkthen ajetin e 19 të sures së dytë, e formulon kështu: “…Por Perëndia i ka rrethuar (qafirat) me fuqi (e s’kanë shpë¬tim)”.
Sikurse e thamë edhe më lart, përkthimin e Kuranit nga Hasan ef. Nahi e karakterizon fryma e vetë Kuranit me të gjitha premisat e tij, ngase ai përkthimin e Kuranit kryesisht e bën me Kuran, e që në fakt është mënyra më e mirë dhe më e saktë. Sa për ilustrim, mund t’i përmendim ajetet 31-32 të sures “En-Nexhm”. Prandaj, ky përkthim, kujtoj unë, në një masë të madhe, arsyeton qëllimin e tij. Për të qenë edhe më i kuptueshëm, ndihmesë ofrojnë edhe shpjegimet e bëra, të cilat përkthyesi i vë brenda kllapave dhe këto raste janë të shpeshta.
Në vazhdim po sjellim disa ajete me tematikë të ndryshme, sa për t`i marrë shembull, të cilat, them se Hasan efendiu i ka për¬kthy¬er në mënyrë solide dhe të saktë, pavarësisht nëse ato i plo¬tësojnë ose jo edhe kriteret e shqipes standarde:
– Surja e dytë, El-Bekare, ajeti 230:
فَإِنْ طَلَّقَهَا فَلَا تَحِلُّ لَهُ مِنْ بَعْدُ حَتَّى تَنْكِحَ زَوْجًا غَيْرَهُ فَإِنْ طَلَّقَهَا فَلَا جُنَاحَ عَلَيْهِمَا أَنْ يَتَرَاجَعَا إِنْ ظَنَّا أَنْ يُقِيمَا حُدُودَ اللهِ وَ تِلْكَ حُدُودُ اللهِ يُبَيِّنُهَا لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ.
Pra, “E, nëse burri e lëshon gruan (për të tretën herë), nuk mund të martohet më me të, pa u martuar ajo me një burrë tjetër. Pra, në qoftë se ndahet nga burri i dytë, atëherë nuk ka¬në mëkat as ajo e as burri i parë për martesë të sërishme me shoqi-shoqin, nëse mendojnë se do t`i respektojnë dispo¬zitat e Perëndisë; këto janë dispozitat e Perëndisë, që ua shpje¬gon Ai njerëzve që kuptojnë”.
– Pastaj, po të shikohet me kujdes edhe përkthimi i sures “Et-Tekvir” mund të konstatohet se si Hasan efendiu disa ajete i fillon me shkronjë të vogël, për faktin se kontesti i tyre është në vazhdi-mësi, pra njëri pas tjetrit, e jo se secili prej tyre është i pavarur nga pararendësi i tij: إذا لشمس كُوِّرَتْ…
1. “Kur Dielli e humb shkëlqimin,
2. dhe kur yjet të rrëzohen (errësohen),
3. dhe kur malet të lëvizin,
4. dhe kur devetë mbarse të mbetën pa çoban (të pakujdes),
5. dhe kur shtazët e egra të tubohen,
6. dhe kur detet të vlojnë,
7. dhe kur shpirtrat të bashkohen me trupëra,
8. dhe kur vajza e varrosur për së gjalli, do të pyetet
9. për çfarë faji është mbytur,
10. dhe kur të shpërndahen listat (librat e veprave të njerëz¬ve),
11. dhe kur qielli zhvendoset,
12. dhe kur të flakërojë skëterra,
13. dhe kur të afrohet Xheneti,
14. çdo kush do të di për veprat që ka përgatitur.
(Deri këtu, përkthyesi e ofron krejtësisht si një tërësi, prandaj ajetet i ndan me presje, kurse vetëm në fund të ajetit e përmbyll tekstin me pikë. Dhe vazhdon):
15. Dhe – betohem në yjet – që perëndojnë,
16. të cilët lëvizin dhe zhdukën nga shikimi (horizonti),
17. dhe në natën kur bie terri,
18. dhe agimin kur gdhinë (zbardhëllon drita).
19. Me të vërtetë, Kurani është fjalë e të Dërguarit fisnik (Xhebrailit),
20. të fuqishëm, të çmuar nga Zoti i Arshit (Kozmosit),
21. të cilin e dëgjojnë (engjëjt) dhe është i besuar (i madh).
Pra, shikuar fetarisht – dhe mbi të gjitha kjo kërkohet prej dije¬tarit – ky është një përkthim brilant, plotësisht i kuptueshëm dhe mbi të gjitha ka frymë fetare.
Megjithëkëtë, për të qenë objektiv, duhet të theksojmë se për¬k¬thi¬mi i Kuranit në gjuhën shqipe nga Hasan ef. Nahi, si çdo punë tje¬tër e njeriut, nuk është i përkryer, edhe ai ka disa mangësi, të cilat, me rastin e ndonjë ribotimi eventual, me pak punë do të mund mënjanoheshin, ashtu që vlera e këtij përkthimi do të ishte ku e ku (akoma) më e madhe. Me këtë rast, gjithnjë sipas meje, do t`i për¬mend vetëm disa nga ato mangësi, jo se duam që t’ia ulim vlerën këtij përkthimi, përkundrazi, vetëm për faktin se dëshirojmë që atë ta begatojmë edhe më shumë. Fundja, këtë edhe ia kemi borxh myderrizit tonë shumë të dashur e të respektuar.
Së këndejmi, përdorimi i shpeshtë në përkthim nga Hasan efendiu i emrit Allah me Perëndi, kujtojmë se do të duhej të zëve¬ndësohej me emrin e bukur Allah, ose, kur është fjala për “Rrab” të përkthehet Zot, edhe pse jam i vetëdijshëm se përkthyesi këtë e ka bërë për shkak të ndikimit të gjuhës popullore, sidomos në regjio¬nin nga i cili vinte vetë ai (përkthyesi). Po ashtu, e quaj më të drejtë që shkronja “y” e përdorur në shumë vende, të zëve¬ndësohet me shkronjën “u”, sepse qëllimi këtu është për saktësi dhe jo për ndonjë dialekt.
Është mëse e nevojshme, madje do të thoshim e domosdoshme, që për disa sure dhe për disa ajete të ofrohen shpjegime shtesë, të cilat do të ishin në të mirë të lexuesit dhe për t`i kuptuar sa më lehtë kuptimet e atyre ajeteve. Do të ishte me interes, po ashtu, që të përktheheshin edhe emërtimet e sureve, të cilat në brendi të tek¬s¬tit edhe janë të përkthyera, por jo edhe në fillim. Kjo në fakt nuk do të paraqiste kurrfarë vështirësie, veçse do të ishte një plo¬tësim teknik, i cili, na thotë mendja, do ta begatonte botimin e ardhshëm.
Përdorimi i fusnotave, në të cilat do të shkruheshin shpjegime të nevojshme, duke përfshirë edhe shkakun e zbritjes së disa aje¬teve e të ngjashme, të cilat në botimin e parë mungojnë, është diç¬ka më se e domosdoshme, sepse ato vetëm sa do ta begatonin këtë punë madhore. Në këtë aspekt, mund të bëhen edhe plotësime të tjera të kësaj natyre. Në fakt, kur bëjmë fjalë për botimin e parë të këtij përkthimi, gjithmonë do të duhej t’i kemi parasysh dy gjëra:
Së pari, kohën dhe rrethanat kur ka jetuar dhe ka vepruar Hasan ef. Nahi, e pse jo edhe moshën e tij; dhe, së dyti, kohën kur është botuar ky përkthim, – d.m.th. vitin 1988, pra tash e njëzetetre vjet më parë, – kur kushtet teknike, siç janë sot përdorimi i kom¬pjuterë¬ve, për një përgatitje më të mirë teknike, nuk ishte i mundshëm.
Me gjithë këto, puna e madhe e myderrizit tonë të nderuar Ha¬san ef. Nahit është një kontribut jashtëzakonisht i çmueshëm.
Me këtë rast, duhet përmendur, punën e mirë që ka bërë Insti¬tu¬ti Shqiptar i Mendimit dhe Qytetërimit Islam nga Tirana, i cili vite më parë ribotoi përkthimin e Kuranit nga Hasan efendiu, një botim mjaft ekskluziv dhe i cili i ka mundësuar një shtrirje edhe më të gjerë të tij. Është e vërtetë se botuesi (AIITC), në emër të redakti¬mit, i ka bërë disa ndryshime nga botimi i tij i parë, për¬kthi¬mi origjinal i Hasan ef., ndonëse ato (megjithatë) kujtojmë se, edhe nëse janë nga aspekti sintaksor më me vend dhe që përkthimi në shqip të kup¬to¬het më lehtë, megjithatë, dorën në zemër, kjo “liri” e redak¬ti¬mit, nganjëherë edhe largohet dukshëm nga botimi i parë i Hasan efendiut dhe më as që përngjan me të. Shembuj ilustrues të kësaj na¬tyre ka aq shumë sa nuk ia vlen as të përmenden. Prandaj, nëse bo¬tuesi (AIITC) dëshiron të kontribuojë në këtë drejtim, është ob¬li¬gim moral dhe intelektual t’i përmbahet botimit të parë të për¬kthimit të Hasan efendiut për aq sa ka mundësi, ndryshe do të kemi një Kuran të përkthyer në shqip, por jo më atë të Hasan efendiut.
***
Si përfundim
Përkthimi i Kuranit nga Hasan ef. Nahi është një vepër e pazë¬ve¬ndësueshme, i cili, pas një periudhe shumëshekullore, ka bega¬tuar kulturën tonë fetare dhe kombëtare. Punonjësve të shkencave islame dhe jo vetëm, u është ofruar ndihmesë e madhe. Përkthimi i kuptimeve të Kuranit Hasan efendiun përfundimisht e ka bërë të pavdekshëm. Me të ai na ka bërë nder të gjithë shqiptarëve dhe të tjerëve që e njohin gjuhën shqipe. Me botimin e këtij përkthimi, kanë përfituar shumë lexues të apasionuar nga literatura islame dhe secila familje që e ka lexuar të njëjtin ka përfituar jashtë mase. Me gjithë atë, përfitimin më të madh dhe më së shumti hairin ia kanë parë studiuesit, punëtorët shkencorë, studentët e të tjerë.
I Madhi Zot e shpërbleftë myderrizin tonë të nderuar për këtë punë të madhe që ka bërë, për veprën kaq kapitale që na e ka lënë trashëgim.


  • tweet
Recension për librin: "KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)" nga autori Alban Dobruna Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E...

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin:...

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale...

    May 21, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Haki  Sharofi, Drejtor i Medresesë së Tiranës, Drejtor i Revistës “Zani i Naltë”
    Haki Sharofi, Drejtor i Medresesë së...

    May 28, 2024 0

  • Hafiz Mustafa Doraci (1894-1974) “Hafizi i vogël”
    Hafiz Mustafa Doraci (1894-1974)...

    May 07, 2024 0

  • Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) (1867-1937)
    Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) (1867-1937)

    Feb 12, 2024 0

  • Haxhi Hafiz Mahmud Dashi (1873-1961)
    Haxhi Hafiz Mahmud Dashi (1873-1961)

    Oct 19, 2023 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al