Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Haxhi Hafiz Mahmud Dashi (1873-1961)

Oct 19, 2023 Zani i Nalte Personalitete 0


 I dekoruar për veprimtari patriotike

 

Abstrakt

Veprimtaria e Haxhi Hafiz Mahmut Dashit ishte shumë e gjerë. Në rrafshin pedagogjik ai la gjurmë të thella te shumë nxënës, mjaft prej të cilëve punuan e u afirmuan si personalitete të shquara kombëtare e fetare, arsimore e kulturore, në mes të cilëve shquhen studiues të shquar orientalistë si Vexhi Buharaja, teologë e studiues si Hasan Selami, Ejub Faslia, Haki Repishti, studiues si Shaban Demiraj në fushën filologjike, etj.

Veprimtaria atdhetare e Mahmud Dashit është vlerësuar me dekoratën “për veprimtari patriotike”, për një aktivitet të pandërprerë në dobi të kulturës kombëtare.

Kështu, teologu dhe pedagogu i shquar ka hyrë me dinjitet në historinë e kulturës shqiptare e të arsimit në veçanti, duke mbetur një shembull i madhërishëm i edukatës dhe i kulturës shqiptare.

 

Shkenca e edukimit bashkëkohor, përfshirë edhe pedagogjinë, shkrijnë në një veprimtarinë edukative të teologut, pedagogut, didaktit, kur këto fusha janë zhvilluar në nivelin e duhur. Këto drejtime veprimtarie janë harmonizuar e shkrirë natyrshëm në personalitetin e Haxhi Hafiz Mahmud Dashit nga Tirana.

I lindur në Tiranë në vitin 1873, Mahmud Dashi trashëgoi traditën e pasur të familjes e të paraardhësve të tij në fushën fetare e atdhetare, me aftësinë e theksuar rrezatuese te mikro e makromjedisi i tyre nëpërmjet fjalës së zgjedhur e të argumentuar, e cila natyrshëm shkonte drejt e në zemrat e mendjet e të pranishmëve. Ai ishte një interpretues i aftë i Kur’anit dhe i Hadithit. Punoi si profesor i jurisprudencës islame në Medresenë e Përgjithshme të Tiranës deri në vitin 1961, kur ky institucion u mbyll nga regjimi monist, vit në të cilin ndërroi jetë edhe hafizi.

Mahmud Dashi i dha përparësi të veçantë punës edukative me njerëzit, duke nënvizuar se, nuk ka njeri të paedukueshëm, se me njeriun duhet menduar e gjetur gjuha, që edhe ujku të zbutet, e të mos mbetemi duke u marrë vetëm me qingjat.

Veprimtaria e tij ishte shumë e gjerë. Ai nuk mjaftohej vetëm me ngarkesën mësimore në Medresenë e Tiranës, por punoi edhe si predikues në xhaminë e rrugës së Kavajës, e cila sot quhet “Xhamia e Haxhi Hafiz Mahmut Dashit”.

Veprimtaria e tij pedagogjike la gjurmë të thella te shumë nxënës, mjaft prej të cilëve punuan e u afirmuan si personalitete të shquara kombëtare e fetare, arsimore e kulturore, në mes të cilëve shquhen studiues të shquar orientalistë si Vexhi Buharaja, teologë e studiues si Hasan Selami, Ejub Faslia, Haki Repishti, studiues si Shaban Demiraj në fushën filologjike, etj.

Veprimtaria atdhetare e Mahmud Dashit është vlerësuar me dekoratën “për veprimtari patriotike”, për një aktivitet të pandërprerë në dobi të kulturës kombëtare.

Kështu, teologu dhe pedagogu i shquar ka hyrë me dinjitet në historinë e kulturës shqiptare e të arsimit në veçanti, duke mbetur një shembull i madhërishëm i edukatës dhe i kulturës shqiptare.

Ai në medrese jepte mësim lëndën e besimit, bazën e Fesë islame, themelin e saj, sepse çdo punë e veprimtari që bën njeriu gjatë gjithë jetës së tij, ngrihet mbi bazën e besimit të tij të sinqertë: Paqe me Zotin, me shoqërinë e vetveten.

Lëndën e besimit që ai ia mësonte nxënësve e shtrinte në tre plane:

  1. a) Në planin vertikal – që përfshinte marrëdhëniet e njeriut me Krijuesin e gjithësisë. Si ta njohim, ta besojmë, falënderojmë e të punojmë me këshillat e Tij, t’i lutemi e adhurojmë vetëm Atë, vetëm tek Ai të mbështetemi, shpresojmë e pendohemi.
  2. b) Në planin horizontal, shpjegonte si duhet t’i ndërtojmë marrëdhëniet tona me shoqërinë, me komunitetin, me fqinjët, farefisin, prindërit, familjen, fëmijët.
  3. c) Në planin vetjak. Mësimet e Fesë islame që i mësonte mësues H. Mahmud Dashi nxënësve, theksonin se, njeriu që lind, lind pa mëkate, nuk trashëgon e nuk përgjigjet për mëkatet e paraardhësve, qofshin prindërit; i mësonte atyre si të veprojnë me vetveten, si ta ruajmë trupin që Krijuesi i gjithësisë na e ka dhuruar të përsosur, na e ka dhuruar ta ruajmë, ta mbrojmë, ta vemë në dispozicion të shoqërisë, ta njohim botën, ta studiojmë atë, ta ndryshojmë në dobinë tonë, të veprojmë pozitivisht mbi të e jo ta shkatërrojmë.

Haxhi Dashi ishte fjalëpakët, fliste ngadalë, me zë të ulët, por fjala e tij ishte bindëse e zinte vend, sepse shqiptohej nga goja, por ajo dilte nga zemra, mendja e shpirti i tij; ishte fjalë e vepër, prandaj mësimet e Islamit që ai mësonte nguliteshin në mendjet e nxënësve.

Ai kishte marrëdhënie shumë të mira me nxënësit, shpjegonte qartë e kuptueshëm me shumë shembuj konkret. I inkurajonte ata gjithmonë, i afronte, kurrë nuk i ndëshkonte dhe i bënte për vete me respektin reciprok.

I pëlqenin aktivitetet kulturore e sportive që nxënësit zhvillonin në kohën e lirë. Nxënësit kishin gjithashtu grupin teatral dhe përgatisnin shfaqje,  si historinë e Hz. Jusufit, dramën Halili dhe Hajrija, elegji për Qerbelanë, këndimin e Mevludit, etj. Ai i ndiqte me dëshirë shfaqjet që jepeshim në sallën e shkollës.

Sa i afërt ishte me nxënësit aq edhe autoritar ishte, por jo me imponim. Respektin e fitonte me qëndrimin e tij, me gatishmërinë e tij për t’i ndihmuar nxënësit në çdo gjë që ata pyesnin.

Gëzonte autoritet dhe respekt dhe ndaj kolegëve e pedagogëve të tjerë që jepnin mësim në medrese.

Bisedat e tij ditëve të premte ishin të goditura dhe aktuale dhe dëgjoheshin me vëmendje nga xhemati dhe nga nxënësit që shpesh shkonin për të falur xhumanë atje.

Ai ishte i afërt me besimtarët që frekuentonin xhaminë dhe interesohej për ta, për nevojat e shqetësimet e tyre dhe shpesh i vizitonte ata dhe në shtëpitë e tyre. Nga të gjithë ishte i respektuar.

Botimi i librit “Haxhi Mahmud Dashi” nga z. Xhemal Balla është shumë kuptimplotë dhe një mesazh me vlera aktuale që na fton në besimin e Zotit të Vetëm-Krijuesit të gjithësisë, na fton të jetojmë në paqe, harmoni, ndershmëri, sinqeritet e devocion, larg çdo keqbërje, ngaqë kjo jetë është vetëm një provë.[1]

[1]. Për më tepër shih: Balla, Xhemal, “H. H. Mahmut Dashi, jeta dhe vepra”, Tiranë, 2010.      


  • Haxhi Hafiz Mahmud Dashi, Veprimtaria atdhetare e Mahmud Dashit, Veprimtaria pedagogjike
  • tweet
Njeriu dhe Gjithsia - I - Veprimtaria botuese e teologut boshnjak Enes Kariq e përkthyer në gjuhën shqipe

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
Me shumë në këtë kategori
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

  • Haki  Sharofi, Drejtor i Medresesë së Tiranës, Drejtor i Revistës “Zani i Naltë”
    Haki Sharofi, Drejtor i Medresesë së...

    May 28, 2024 0

  • Hafiz Mustafa Doraci (1894-1974) “Hafizi i vogël”
    Hafiz Mustafa Doraci (1894-1974)...

    May 07, 2024 0

  • Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) (1867-1937)
    Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) (1867-1937)

    Feb 12, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al