Perditësimi i fundit June 25th, 2025 9:29 AM
May 22, 2020 Zani i Nalte Aktivitete 0
Departamenti i Shkencave Islame ka zhvilluar sot me dt. 22 maj 2020, një takim online “Alumni 2020” me dhjetëra të diplomuar në shtatë breza në këtë departament.
Duke qenë se shumica e tyre janë shpërndarë, studiojnë, jetojnë, apo punojnë në shtete të ndryshme të botës, ky aktivitet ka ringjallur emocione dhe mbresa midis të diplomuarve dhe pedagogëve që kanë qenë pjesë e departamentit në vitet 2011-2020.
Në këtë program merrnin pjesë edhe pedagogë dhe ish-lektorë të Departamentit të Shkencave Islame, të cilët kanë ndarë me ish-studentët kujtime dhe nostalgji nga vitet e studimit në auditorët e Universitetit Bedër.
Aktivitetin e kanë përshëndetur dhe drejtues të institucioneve të ndryshme, si Presidenti i Fondacionit “H. Ali Korça” z. Skender Bruçaj, nënkryetari Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Taulant Bica, Dekani i Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Rahim Ombashi, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja, etj.
Programi ka vijuar më përshëndetje dhe fjalë nga shumë të diplomuar nga breza të ndryshëm. Ndërkohë është vlerësuar me një certifikatë për arritjet e saj dhe mesataren më të lartë të brezit të shtatë, studentja e vitit të tretë Bachelor, e cila diplomohet këtë vit, Sonila Habili.
Deri tani Departamenti i Shkencave Islame ka diplomuar më shumë se 150 studentë nga 13 shtete të ndryshme të botës.
Aug 11, 2020 0
Nov 20, 2019 0
Nov 13, 2019 0
Jul 31, 2019 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...