Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM
Nov 20, 2019 Zani i Nalte Aktivitete 0
Në datat 15-17 nëntor 2019 është mbajtur në Universitetin e Vjenës në Austri, Konferenca Ndërkombëtare “Feja në Shkolla”.
Konferenca e iniciuar nga Instituti i Teologjisë Islame në Universitetin Vjenës është mbajtur në ambientet e kampusit universitar të këtij universiteti, ku merrnin pjesë me kumtesë mbi 30 akademikë nga universitete të ndryshme të botës. Në seancën e hapjes ishin të ftuar specialë ish-ministri i Arsimit të Austrisë z. Heinz Fassmann, Prof. Almeda Wright nga Universiteti Yale dhe Prof. Lauren Kerby nga Universiteti Harvard, SHBA.
Në këtë tubim shkencor ishte i ftuar dhe Universiteti Bedër, nga ku merrnin pjesë Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame dhe z. Ali Zaimi, Drejtor i Përgjithshëm i Medresesë së Tiranës dhe lektor në këtë departament.
Në kumtesën e tyre “Sfidat e edukimit fetar në shkolla në shoqëritë multifetare: Rasti i Shqipërisë”, ata kanë folur rreth historikut të edukimit fetar në Shqipëri, lëndës së edukimit fetar në vitet 20-30 të shekullit XX dhe sfidave të saj sot, persekutimit dhe ndalimit të fesë gjatë periudhës së komunizmit, ringritjen e institucioneve fetare dhe atyre arsimore në varësi të tyre pas viteve ’90, si kontributin e komuniteteve fetare në arsim në shoqërinë shqiptare.
Ata kanë dhënë gjithashtu detaje të hollësishme rreth historikut të arsimit Islam në Shqipëri, medreseve dhe Departamentit të Shkencave Islame, institucione arsimore, të cilat prej vitesh kanë diplomuar mijëra nxënës dhe studentë, të edukuar me frymën e bashkëjetesës në një shoqëri multifetare si ajo në Shqipëri dhe me gjerë.
Studiues dhe akademikë të ardhur nga universitete të ndryshme botërore kanë folur po ashtu rreth sfidave dhe realitetit të edukimit fetar në vendin nga i cili ata vinin.
Kjo konferencë vjen pas konferencës së janarit të këtij viti, ku merrnin pjesë 50 akademikë dhe drejtues të departamenteve, fakulteteve dhe instituteve teologjike islame nga e gjithë Europa.
Nov 30, 2022 0
May 25, 2022 0
Aug 11, 2020 0
May 22, 2020 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...