Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Ekstremizmi midis paragjykimit dhe stigmatizimit

Aug 29, 2018 Zani i Nalte Studime 0


extremism

Doc. Dr. Faredin Ebibi*

Fakulteti i Shkencave Islame, Shkup

(*Doc. Dr. Faredin Ebibi, ligjërues i lëndës së Hadithit dhe ish-dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup)

Abstrakt

Ekstremizmi si fenomen e ka shoqëruar njeriun gjatë tërë periudhave kohore. Si dukuri ka gjetur shtrirje gjithandej në poret e jetës, si në rrafshin politik, ekonomik, ideologjik, fetar, sportiv e gjetkë. Si pasojë e ndryshimeve globale më i diskutueshmi rreth të cilit debatohet shumë, është i ashtuquajturi ekstremizmi i dhunshëm fetar. Me tendencë të apostrofimit dhe etiketimit me këtë dukuri, të një feje të caktuar – Islamit, a thua se çdo ideologji, fe ose strukturë tjetër të ishte imune nga ky fenomen.

Fjalët kyçe: ekstremizëm, Islam, ideologji, paragjykim, stigmatizim, Kur’an, Sunet, tendencë, normë, standard.

 

Hyrje

 

Kohëve të fundit në Maqedoni është debatuar me të madhe rreth dukurisë së ekstremizmit. Si shqetësim kjo dukuri ka zënë vend në mediume të shkruara dhe elektronike. Janë organizuar tryeza, tribuna dhe konferenca, në kuadër të të cilave temë debati ka qenë ekstremizmi i dhunshëm.

Pavarësisht faktit se ekstremizmi si fenomen, ka gjetur shtrirje gjatë tërë periudhave kohore. Është prezent gjithandej si në rrafshin politik, ekonomik, ideologjik, shoqëror, fetar, dogmatik, sportiv etj. Por, më i debatueshmi, rreth të cilit është diskutuar më tepër, ishte i ashtuquajturi ekstremizmi i dhunshëm (duke aluduar në atë fetar). Si shqetësim, sigurisht që ia vlen të trajtohet me seriozitetin më të madh, por mënyra parciale e përjashtuese e ekstremizmave në fusha të tjera, krijonte përshtypjen e mos seriozitetit të debateve rreth këtij fenomeni. Madje tendenca e birësimit të ekstremizmit të dhunshëm një feje ose një shoqërie të caktuar, është shqetësuese dhe ngarkesë përplot paragjykime.

Përvoja ime e fituar nga pjesëmarrja në ato konferenca, tryeza dhe tribuna të organizuara, më ka motivuar t’i qasem më seriozisht kësaj teme,  për t’i bërë me dije opinionit publik qëndrimin e fesë islame, sipas interpretimit identik rreth mënyrës si ajo e ka trajtuar ekstremizmin dhe cili është qëndrimi i saj ndaj fenomenit në fjalë. Kam dëgjuar nga shumë individë pjesëmarrës në ata debate, konstatime paragjykuese, si pasojë e mosnjohjes, ose si pasojë e njohjes gabim të qëndrimit të Fesë Islame ndaj dukurisë së ashtuquajtur ekstremizmi i dhunshëm (fetar).

Fillimisht do të ndalemi në përkufizimin e termit ekstremizëm, më pastaj do të prezantojmë tekste nga Kur’ani dhe Suneti për të mësuar qëndrimin e fesë islame lidhur me fenomenin ekstremizëm.

Përkufizimi etimologjik dhe terminologjik i shprehjes ekstremizëm

Tërësia e pikëpamjeve dhe e synimeve më të skajshme, quhet ekstremizëm (Albanian Explanatory Dictionary). Në këtë kuptim, kjo shprehje është përdorur edhe nga disa studiues të mëvonshëm myslimanë siç janë Neveviu dhe Ibni Tejmije. Ndërkohë dijetarët e mëhershëm kanë përdorë shprehjen “guluvv” që do të thotë: “tejkalim”, “skajshmëri”, “diçka e tepërt”, “zmadhim”, “ekzagjerim” etj.

Ndërlikueshmëria konceptuale e të kuptuarit të termit ekstremizëm, e vështirëson përkufizimin real të këtij termi. Kjo si pasojë e motivit se qasja e njerëzve ndaj fenomeneve nuk është e njëjtë, ashtu siç nuk është e njëjtë edhe qasja ndaj problemeve dhe trajtimi i tyre, për arsye se metoda dhe mënyra e trajtesës ndryshon nga një shoqëri në tjetrën.

Burimet prej nga njerëzit furnizohen me njohuri dhe informacione nuk janë të njëjta. E gjithë kjo e vështirëson përcaktimin e saktë të kuptimit terminologjik të termit ekstremizëm.

Një veprim i caktuar mund të shihet si ekstremizëm, kurse te tjetri shihet dhe vlerësohet si i drejtë e i moderuar. Atë që dikush e sheh si veprim të moderuar, tjetri e sheh si ekstremizëm. Agjërimi në periudha të nxehta shihet si diçka ekstreme, por besimtari i denjë e realizon atë me plot përkushtim. Pasja kujdes ndaj parimit nëse çështja është e lejuar fetarisht ose e ndaluar, nga dikush mund të shihet si diçka e tepruar, por për besimtarin mysliman, ajo është çështje parimore. Të respektosh ligjet konsiderohet vlerë, ndërkohë, ai i cili respekton ligjet e fesë që i përket, që zbaton urdhëresat hyjnore, sipas dikujt vlerësohet si ekstremist?! Shtrohet pyetja, cili është ekstremist, ai që i respekton ligjet apo ai që nuk i respekton?

Në rrethana të këtilla domosdo duhet të kishte një referues me kompetencë mbi bazën e të cilit do të ishte e mundur përcaktimi i kuptimit të saktë të termit ekstremizëm. Në të kundërtën, çdo kush do të veprojë në përputhje me konceptin dhe botëkuptimin individual ndaj kuptimit të termit ekstremizëm. Për pasojë divergjencat janë ekzistente për sa i përket të kuptuarit të shprehjes në fjalë.

Nga perspektiva e Legjislacionit Islam, termi ekstremizëm është përdorur në dy konotacione. Është përdorur në kuptimin e ekzagjerimit dhe të tejkalimit, ndërkaq i njëjti term është përdorur edhe për mospërmbushje të normës së caktuar nga Legjislacioni Islam, si në rrafshin praktik, në atë që i përket çështjes së besimit, edhe në përditshmërinë e sjelljeve të njeriut.

Ekzagjerimi nga perspektiva e teksteve hyjnore

Mosnjohja e plotë e platformës strukturore të fesë islame, shpie në paragjykime dhe në shtrembërimin e të vërtetës së saj. Padrejtësisht apostrofohet si gjeneratore e krizave, dhunës, ekstremizmit, radikalizmit, etj.

Faktet në vazhdim paraqesin dëshmi solide për sa i përket vërtetësisë se Feja Islame nuk ka asgjë të përbashkët me fenomenin ekstremizëm. Në Kur’anin fisnik është theksuar:

  1. “ O ithtarët e librit! Mos e kaloni kufirin në besimin tuaj dhe për Allahun thoni vetëm të vërtetën…” (Kur’an, 4:171)
  2. Thuaj: “O ithtarë të librit! Mos i shkelni kufijtë e së vërtetës në besimin tuaj dhe mos ndiqni dëshirat e një populli, që gaboi më parë…” (Kur’an, 5:77)
  3. “Allahu nuk dëshiron t’iu krijojë ndonjë vështirësi, por dëshiron t’ju pastrojë…” (Kur’an, 5:6)
  4. “ … dhe nuk ju obligoi në fe me ndonjë vështirësi…” ( Kur’an, 22:78)

Në këtë drejtim nuk janë të pakta edhe hadithet, përmes të cilëve, i Dërguari i Allahut (a.s.) ka tërhequr vërejtjen që të mos ekzagjerohen gjërat dhe praktikat rituale në fe, e të mos rëndohet feja jashtë formatit të saj. Në të kundërtën, e humb vlerën dhe efektin e të qenët fe e shpallur nga Krijuesi i Gjithësisë.

  1. Ibn Abasi tregon se i Dërguari i Allahut (a.s.), ka thënë: “Kujdes nga ekzagjerimi në fe, sepse ata që ishin para jush u shkatërruan për shkak të ekzagjerimit në fe.” (Nisai, 1421 /2001)
  2. “Bëni vepra (të mira) aq sa është në mundësitë tuaja…” (Buhariu, 1422)
  3. “ Fe më e dashur ke Allahu është ‎‎ “ el – hanifijje ” ajo që është tolerante.‎” (Buhari, 1422)
  4. “Vërtet feja është lehtësi, kushdo që e vështirëson fenë (duke ekzagjeruar dhe rënduar atë) ajo e ngadhënjen atë …”(Buhari, 1422)

Nga ana tjetër, ndërtimi i parimit: jo tejkalim dhe jo neglizhencë, s’ka ekzagjerim në fe dhe as nuk ka dhunë, është dëshmi e qartë e distancimit të plotë të Fesë Islame nga dukuria e ekstremizmit. Ndërkohë, nuk do të kishte logjikë dhe as kuptim feja, e cila simbol të vetin  ka “selamin – paqen”, të ishte ajo që ushqen ekstremizmin.

Myslimanët e gjithë botës ndajnë mendimin dhe konstatimin se çdo gjë e tepruar jashtë limiteve, nuk i përket Fesë Islame. Çdo konstatim tjetër do të ishte tendencë, paragjykim dhe stigmatizim. Në këtë relacion, gjithashtu, nuk ka hapësirë as për frazën “ekstremizmi islamik”, “radikalizmi islamik” dhe “terrorizmi islamik”. Një perifrazim i tillë nuk përkon me të vërtetën e Islamit, por struktura të caktuara përpiqen ta paraqesin Islamin si të atillë.

Ekstremizmi dhe aktet e dhunës

Veprime të caktuara nga elementë ekstremistë, shpeshherë të dhunshëm, që shfaqen kohë pas kohe nga struktura të caktuara, paraqesin shqetësim serioz dhe po ngjallin frikë te opinioni i gjerë. Megjithëse po flitet shumë për pasojat, por po flitet shumë pak për shkaqet dhe rrethanat, të cilat e stimulojnë këtë dukuri negative. Si rrjedhojë investimi antiekstremizëm, së paku gjer më tani, nuk ka dhënë frytin e duhur. Trajtimi i kësaj dukurie nuk është i lehtë ashtu siç mendohet, sepse është një temë e thellë, e cila kërkon objektivizëm. Bashkëpunimi i forcave relevante dhe me ndikim, gjithsesi është shumë i nevojshëm, veçanërisht roli i institucioneve edukative, gjithandej, duhet të ishte në krye të detyrës dhe të kryejë misionin me nder dhe me profesionalizëm. Duke mos dashur të stërzgjatet tema, në vazhdim po theksoj disa faktorë si indikatorë të mundshëm të prurjeve ekstremiste. Faktorët mund të jenë të shumtë, por unë do të theksoj vetëm disa prej tyre.

  1. Mosnjohja e mësimeve fetare. Fjala është për mosnjohje parimore dhe identike të mësimeve Islame. Këtu kemi të bëjmë me struktura që kanë mungesë të skajshme të njohurive të vizionit largpamës dhe strategjik të Islamit, që kanë mungesë të skajshme gjithashtu të njohurive rreth avantazheve, vlerave dhe karakteristikave të Islamit. Mosnjohja solide e funksionimit të sistemit, mbi bazën e të cilit funksionon e drejta fetare dhe ajo juridike islame. Mungesa profesionale e të kuptuarit të mesazhit hyjnor dhe pamundësia harmonizimit midis normave të përgjithshme dhe atyre sekondare. Pamundësia për të kuptuar çështjet enigmatike islame dhe ato që janë të qëndrueshme. Qasja e lirë dhe sipërfaqësore ndaj teksteve hyjnore pa standarde përkatëse. Këto mund të jenë indikator i veprimeve me elemente ekstremiste të disa individëve dhe grupeve nga radhët e myslimanëve. Sipas disa studiuesve të tjerë, mosnjohja kualitative e funksionimit të sistemit juridik dhe i së drejtës islame, cungon kompetencat për të kuptuar objektivin real të mesazhit hyjnor dhe motivon sistemin e antivlerave të mësimeve megalomane dhe zhgënjyese larg objektivitetit. Ekzagjeruesit posedojnë njëfarëlloj diturie, por jo të bazuar mbi principet e parimeve dhe normave. Këto rrethana mund të jenë stimul i aktiviteteve me efekte ekstremiste.
  2. Qëndrimi larg dijetarëve dhe institucioneve përkatëse, që ushtrojnë veprimtari edukative dhe arsimore zyrtare me programe fetare. Intoleranca dhe njëanshmëria në mendime është rezultat i mësimit të fesë pa mësues. Mund të ishte faktor i radhës, që motivon ekzagjerimin dhe veprimtarinë me efekte ekstremiste. Veprimtaria e kësaj strukture më tepër e zbeh imazhin e Islamit se sa ndihmon në paraqitjen reale të tij. Një praktikë e tillë sjell rreziqe me përmasa të mëdha për arsye se nëpërkëmben parimet bazë të vetë fesë Islame. Dijetarët janë trashëgimtarë të profetëve, janë burim drite dhe bartës të mësimeve të mirëfillta hyjnore. Krijuesi i gjithësisë ka porositur që t’iu kthehemi atyre në rast mosdije: “ Ju pyetni pra dijetarët nëse ju nuk dini” (Kur’an, 16:43). Injorimi i këtij parimi e përjashton mohuesin të ishte pjesë e strukturës së Fesë Islame.
  3. Ndjenja e epërsisë dhe e superioritetit. Kjo veti nuk përkon me vlerat e besimtarit sipas interpretimit identik të Islamit. Kjo është veti e djallit të mallkuar, i cili ka mbivlerësuar veten ndaj gjithë krijesat. Mjerisht, kjo veti po manifestohet te një numër jo i vogël i njerëzve, sidomos te disa të rinj myslimanë, të cilët kanë ndërtuar bindjen se janë ata, të vetmit, në rrugë të drejtë, ndërsa të tjerët janë në rrugë të gabuar. Kështu ndodh me ata që nuk e njohin Islamin burimor sipas interpretimit identik. Të pavetëdijshëm, devijuesit i nënshtron sanksionit: “Kushdo që i kthen shpinën Këshillës Sime, do të ketë jetë të mjeruar dhe Ne, në Ditën e Kijametit, do ta ringjallim të verbër.” (Kur’an, 20:124).
  4. Etiketimet. Faktor i mundshëm potencial për veprime me efekte ekstremiste, mund të jenë edhe etiketimet. Në këtë kohë që po jetojmë, besimtari, i cili dëshiron të praktikojë parimet Islame, etiketohet me lloj-lloj etiketimesh. Në emër të të drejtave, cungohen të drejtat e besimtarit dhe kjo në mënyrë institucionale. Edhe pse ato të drejta dhe liri fetare janë të garantuara në sistemin demokratik, forca të caktuara krijojnë rrethana nxitëse të ndjenjës ekstremiste si reaksion. Ndoshta kjo është ajo sprova për të cilën i Dërguari i Allahut (a.s.) ka paralajmëruar: “Islami ka filluar i huaj (me pak besimtarë) dhe i tillë do të kthehet. Lum për të huajt.” (Ed-Devrekij, 1407).

 

Përfundimi

Çdo lloj aktiviteti dhe veprimtarie, jashtë kuadratit të interpretimit identik të Islamit, është i papranueshëm. Ekzagjerimi i normave fetare, përtej standardeve të shpalljes, jo që nuk pranohen, por është i ndaluar, për shkak se bije ndesh me parimet e përgjithshme të interpretimit identik të Islamit. Tendenca e birësimit të dhunës, ekstremizmit, radikalizmit dhe terrorizmit “Islamik”, është tendencë paragjykuese dhe stigmatike e fabrikuar nga qarqe anti-islame dhe islamofobe. Aktet e dhunës, veprimet ekstremiste, radikale e terroriste që shfaqen, kohë pas kohe, si reaksion nga individë dhe grupe të caktuara të shoqërisë islame, nuk janë arsye për ta akuzuar Islamin, sepse vetë Islami, akte të tilla, i gjykon dhe i vlerëson si aktivitete të ndaluara, e si pasojë të ndëshkueshme.

Literatura e shfrytëzuar

  • En-Nisai, Ebu Abdurrahman Ahmed b. Shuajb: Sunenu-l-kubra, Mues-sesetu-r-isale, Bejrut, 2001 / 1421, 4, 178.
  • Buhari, Muhamed b. Ismail: el-Xhamiu-l-musndeu-s-ahih el-muhtesar, Daru tavkz-n-exhat, 1422, 3,38, 1,16.
  • Ed-Devrekij, Ebu Abdullah Ahmed b. Ibrahim: Musnedu Sa’d b. Ebi Vekas, Daru-l-beshair el-Islamije, Bejrut, 1407, 1, 163.

  • tweet
Abstraktet e nr. 24 (177), korrik, gusht, shtator 2018 Zbulohet gurvarri më i vjetër në osmanisht në Shqipëri

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E...

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin:...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera
    Qasja e dijetarëve klasikë dhe...

    May 21, 2025 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip
    Roli i mejtepeve në zhvillimin e...

    Jul 02, 2024 0

  • “Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe
    “Zani i Naltë” paraprijës –...

    May 07, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al