Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM
Mar 03, 2014 Zani i Nalte Personalitete 0
Hafiz Abdullah Zëmblaku ka lindur në Bilisht në vitin 1892, në një familje me tradita patriotike e fetare. Babai i tij, Sali Hulusi Zëmblaku ka shërbyer mbi tridhjetë vjet si mësues (Ruzhdije) në krahina të ndryshme të Shqipërisë si në Durrës, Korçë, Bilisht, Ersekë etj.Që në fëmijëri Hafiz Abdullahu u edukua me ndjenja atdhetarie dhe fetare. Ai u dallua për pasion të madh në studimin e librave fetare prandaj pas marrjes së mësimeve të shkollës fillore e qytetëse prej të atit, u dërgua për studime në Turqi. Këtu studioi në Medresenë Përlepat, në medresenë Darul’hilafe, si dhe mbaroi studimet e larta teologjike në Universitetin e Stambollit.
Në vitin 1921 u kthye në atdhe dhe nga Ministria e Arsimit u emërua mësues në shkollën Kuç-Belorta të rrethit të Korçës. Pas tre vitesh në këtë detyrë, dha dorëheqjen me qëllim që të jetë i lirë për t’u marrë vetëm me veprimtari fetare dhe botuese. Duke kryer ritet fetare si Imam dhe Hatib në fshatin e tij Zëmblak, njëherësh iu kushtua hartimit dhe përkthimit të librave fetare me anën e të cilave përhapej drita e shenjtë e Zotit (xh.sh.), si brenda në Shqipëri ashtu dhe jashtë kufijve të saj. Kjo ishte arsyeja që disa herë refuzoi propozimet që i ishin bërë nga ana e Komunitetit Mysliman të atëhershëm për ta emëruar Myfti në Korçë ose në detyra të tjera.
Hafiz Abdullah Zëmblaku gëzonte një reputacion dhe popullaritet të madh në të gjithë vendin pasi ai çdo vit 6 muaj qëndronte në Zëmblak si Imam Hatib dhe 6 muajt e tjerë, duke lënë një zëvendës këtu, shëtiste në gjithë qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë ku jepte mësime fetare pa shpërblim nëpër faltoret dhe këndonte mevlude nëpër konakët e besimtarëve të cilët e prisnin me nderim e kënaqësi.
Hafiz Abdullah Zëmblaku shkroi dhe përktheu mbi 30 libra fetare, të njohura e të mirëpritura nga publiku mysliman shqiptar, disa prej tyre janë:
– Bilbili i ri i Hazreti Kur’anit.
– Cheriati Muhamedia.
– Hadithi Sherif.
– Mevludi Sherif.
– Çelsi i Parajsit.
– Bilbili Faqebardhë (Ëndërrëfenjëse).
– Hytbea, etj.
Me dekret të Këshillit ë Përhershëm të Komunitetit Mysliman Shqiptar Nr. 65, datë 15.07.1934, emërohet inspektor për të gjithë shkollat fetare të Shqipërisë. Edhe në këtë detyrë, krahas veprimtarisë fetare dhe nëpërmjet saj, ka ushtruar pa reshtur një veprimtari të gjallë patriotike atdhetare për edukimin e masave.
Luftën Nacionalçlirimtare, Hafiz Abdullah Zëmblaku, e përkrahu dhe e mbështeti moralisht e materialisht, pasi aty shihte shpëtimin e Shqipërisë, duke u distancuar prerë nga bashkëpunëtorët dhe veglat e okupatorit. Por ndërkohë ai ishte kundër diktaturës komuniste, që u vendos pas çlirimit vendit dhe që shkallë-shkallë e censuroi dhe e atrofizoi veprimtarinë fetare në veçanti dhe lirinë e ndërgjegjes në përgjithësi. Në këto kushte, Hafiz Abdullah Zëmblaku, si shumë klerikë e besimtarë të tjerë të nderuar, shprehu revoltë e papajtueshmëri me këtë regjim. Filloi kështu përndjekja dhe persekutimi i këtij patrioti, këtij dijetari, bilbili të fesë myslimane shqiptare, që gëzonte aq dashuri në popull.
Në vitin 1946 arrestohet dhe dënohet nga gjykata ushtarake Korçë me heqje të lirisë për dy vjet si sabotator i pushtetit (vendimi nr. 294, datë 10.10.1946). U lirua në vitin 1948, por po atë vit arrestohet dhe dënohet përsëri për të njëjtat motive edhe me 6 muaj të tjera burgim.
Edhe pas lirimit nga burgu, Hafiz Abdullah Zëmblaku, me gjithë kufizimet e përndjekjet vazhdoi të bënte detyrën ndaj Zotit dhe popullit të vet.
Ai ndërroi jetë në vitin 1960. Iu bë një varrim madhështor duke e përcjellë me shumë nderim jo vetëm bashkëfshatarët dhe besimtarët e rretheve të Korçës e të Bilishtit por shumë klerikë e besimtarë myslimanë të ardhur nga gjithë Shqipëria.[1]
Hafiz Abdullah Zëmblaku nuk punoi për pasuri por për fe dhe për Shqipëri. La tre djem dhe dy vajza. Djali i madh, Haxhiu Reshat, në vitin 1992 ishte imam i fshatit Zëmblak. Djemve u la një bibliotekë shumë të pasur me libra fetare, por uragani komunist i viti 1967 kundër institucioneve dhe krijimtarisë fetare, çoi një kontroll-bastisje në shtëpinë e Hafiz Zëmblakut. Kështu që këto libra të shtrenjta përfunduan në zjarr. Kjo pasuri e vyer që përfaqësonte njëherësh djersën, mundin, jetën e tërë të dijetarit Hafiz Zëmblaku, u shkatërrua.
Sot Medreseja e Korçës mban emrin e këtij dijetari, Medreseja “H. Abdullah Zëmblaku”, Korçë.
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Sep 04, 2025 0
May 21, 2025 0
May 28, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....