Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçi (1923-2013) Dijetar nga dijetarët e ymmetit

Nov 02, 2013 Zani i Nalte Personalitete 0


Vehbi S. Gavoci 

Imam Muhamed Sytari

Myftinia Shkodër-KMSH

 

Mallin e tij për vendlindjen e ka shprehur edhe në intervista të ndryshme e shkrime që janë botuar gjithandej. Në njërën prej tyre, shprehet: “E kisha provu ar të vija në Shqipëri në 1974 kur vizitova Kosovën dhe ndenja atje tre muaj, por kur kërkova të hyja në kufi me Shqipëri nga Prizreni, nuk më lejuan të hyja në vendin tim…por megjithatë unë nuk e mora inat Shqipërinë, pavarësisht se komuniste…Do ta kisha vizituar me shumë qejf Shkodrën, ani pse e dija se komunizmi i kishte shkatërruar xhamitë…Ne shqiptarët jemi njerëz të mirë, shumë të mirë dhe në Siri kemi ndërtuar gjysmën e Sirisë…Ne shqiptarët kemi ndërtu shtetet e tjera, po duhet me e ndërtu Shqipninë mor djema. Shqipnia asht e bukur dhe e ka fal Zoti (xh.sh) me vende të bukura. Pse me e shkatrru na shqiptarët si në 97′? Jam pikëlluar në 1997 dhe që atëherë s’kam ardh ma në Shqipni, po du me ardh se jam plak e du me e pa për her të fundit Shqipninë dhe Shkodrën…”. 

 

Vehbi Sulejman Gavoçi, lindi në qershor të viti 1923, në lagjen Garuc, të Shkodrës.[1] Mësimet e para të fesë i ka marrë prej Shuajb Domnorit.

Në qershor të vitit 1937, i ati H. Sulejman Gavoçi, së bashku me vëllain e tij Shejkh Muhamedin dhe familjet e tyre emigruan në Damask të Sirisë.

Në moshën trembëdhjetë vjeçare, i ati e dërgoi në Egjipt që të kryente shkollën dhe studimet në Ez’her, shkolla më e mirë e botës islame në atë kohë.

Pas dhjetë viteve qëndrim në Egjipt kreu kolegjin e sheriatit (kul-lijjetush- sheriah) dhe dy vite për drejtësi.

Në vitin 1947, pas dhjetë viteve studime, u kthye në Siri.

U emërua si mësues i lëndëve fetare në Haleb (Aleppo), 450 km larg Damaskut, ku kaloi tre vite.

Duke treguar mbi mallin dhe lidhjen e tij me vendlindjen dhe hallet e Shqipërisë në kohët më të errëta të historisë së saj kombëtare, ai shkruan: “Jam munduar të bashkëpunoj me disa njerëz, për të shkruar sadopak në të mirën e fesë. Ndër artikujt e parë që kam shkruar është edhe “Asal- xhenneh” – (Shkopi i xhennetit), ku kam shkruar për Shqipërinë, vuajtjet që keni pësuar ju, vëllezërit e mi, pas vitit 1944.

I pari artikull i imi ka qenë për ju, për vendin tim. Pastaj, shumë kam shkruar për Shqipërinë nëpër revista, gazeta apo libra dhe jam munduar që të mos e harroj vendin tim, që më ka bërë nder të madh. Këtë e kam bërë që t’ia kthej atë nder të madh vendit tim me plot respekt.

Shkova në Kosovë, në vitin 1974. Besimtarët atje u interesuan shumë për mua dhe më pritën shumë mirë. Mendova se çfarë t’u jap si falënderim? Iu përvesha punës dhe botova një libër të titulluar “Si dhe pse?” dhe iu thashë: “Në vend që t’ju falënderoj me fjalë, po e bëj me vepra duke iu dhuruar këtë libër në besimin e Zotit dhe adhurimin e Tij”.[2]

Në vitin 1966, shkon në Arabinë Saudite, ku ftohet për të dhënë mësim në një kolegj islam. Atje kalon gjashtë vite, konkretisht, një vit në Rijad e pesë vite në Medine. Pas këtyre gjashtë viteve kthehet përsëri në Siri, ku vazhdon profesionin më 1980. Në vitin 1980 del në pension dhe shkon përsëri në Medine, ku qëndron edhe tre vite të tjera. Pastaj shkon në Amman (Kryeqytet i Jordanisë), ku qëndron dy vite, duke dhënë mësime nëpër xhami e shkolla private. Në vitin 1988 shkon në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ftohet për hapjen e një Universiteti të ri islam. Atje jep mësime për 14 vite me radhë.

Një moment shumë i veçantë në jetën e Hoxhës së nderuar Vehbi Sulejman Gavoçi është edhe rikthimi në vendlindje në vitin 1991, 54 vite pas emigrimit. Mallin e tij për vendlindjen e ka shprehur edhe në shkrimet e tij, ku spikat një letër drejtuar Shkodrës, qytetit të lindjes: “Ej Shkodër e dashtun, ej Shkodër e bukur, qendra e burrave bujarë, fusha e prestigjit dhe moralit, lumë i dritës e i dijes, toka me aromë trëndafili e zambaku.

Shkodër, nëpërmjet bijve të saj…

S’po t’livdoj Shkodër, megjithëse je vendi që në të thitha ajrin dhe erën e jetës për herë të parë, o Shkodra ime, kur më priti toka jote e butë dhe dashamirëse, për herë të parë në djepin e prindëve, në parzin t’and, deri sa u rrita…

U largova nga ti kaq vjet…

Më ishe zemër para syve të mi…

Ruajta gjuhën t’ande dhe, kur u ktheva te ti pas 55 vjetësh, më more ndryk deri m’u rehatu zemra.

U gëzova me ty sa t’pava, u gzova me akreba, shokë e dashamirë…

Unë e di Shkodër, se nuk jam gja, veçse mburrem që jam shkodran…“.[3]

Mallin e tij për vendlindjen e ka shprehur edhe në intervista të ndryshme e shkrime që janë botuar gjithandej. Në njërën prej tyre, shprehet: “E kisha provuar të vija në Shqipëri në 1974 kur vizitova Kosovën dhe ndenja atje tre muaj, por kur kërkova të hyja në kufi me Shqipëri nga Prizreni, nuk më lejuan të hyja në vendin tim…por megjithatë unë nuk e mora inat Shqipërinë, pavarësisht se komuniste…Do ta kisha vizituar me shumë qejf Shkodrën, ani pse e dija se komunizmi i kishte shkatërruar xhamitë…Ne shqiptarët jemi njerëz të mirë, shumë të mirë dhe në Siri kemi ndërtuar gjysmën e Sirisë…Ne shqiptarët kemi ndërtu shtetet e tjera, po duhet me e ndërtu Shqipninë mor djema. Shqipnia asht e bukur dhe e ka fal Zoti (xh.sh) me vende të bukura. Pse me e shkatrru na shqiptarët si në 97′? Jam pikëlluar në 1997 dhe që atëherë s’kam ardh ma në Shqipni, po du me ardh se jam plak e du me e pa për her të fundit Shqipninë dhe Shkodrën…”, thotë ky burrë i moshuar që në Siri është tepër i respektuar dhe megjithatë mendjen e ka atje ku i ka lerë koka, tek toka që quhet mëmëdhe, siç thonin rilindasit dikur.[4]

***   ***   ***

Vehbi Sulejman Gavoçi është padyshim Hoxha dhe dijetari shqiptar më prodhimtar në aspektin e botimeve në gjuhën shqipe, arabe dhe përkthimet nga gjuha arabe në atë shqipe.

Vepra origjinale në gjuhën shqipe

(Të renditura sipas vitit të botimit)

  1. 1.    “Shtyllat e Islamit ose Si e Pse?”, botuar në Ankara dhe Bruksel, me vit të pa shënuar, me 112 faqe dhe me tirazh 100000 kopje.
  2. 2.    “Orientalistika kundër Islamit”, broshurë e botuar në Tetovë në vitin 1993, me 28 faqe dhe me tirazh të pa përcaktuar.
  3. 3.    “Mëshira e dhurueme tansisë (a.s.s)”, botuar në Shkodër në vitin 1993, me 293 faqe dhe me tirazh 10000 kopje.
  4. 4.    “Pejgamberi- Muhamedi (a.s) Jeta dhe vepra”, botuar në Shkup në vitin 1994, me 365 faqe dhe me tirazh të pa përcaktuar.
  5. 5.    “Shtyllat e besimit”, botuar në Shkodër në vitin 1994, me 104 faqe dhe me tirazh 2500 kopje.
  6. 6.    “Shtyllat e Islamit- Ramazani”, botuar në Shkodër në vitin 1994, me 34 faqe dhe me tirazh 5000 kopje.
  7. 7.    “Shtyllat e islamizmit- Dy dëshmitë”, botuar në Shkodër në vitin 1994, me 109 faqe dhe me tirazh 5000 kopje.
  8. 8.    “Syneti e bidati”, botuar në Shkodër në vitin 1994, me 50 faqe dhe me tirazh 5000 kopje.
  9. 9.    “Shtyllat e Islamit- Namazi”, botuar në Shkodër në vitin 1995, me 56 faqe dhe me tirazh 10000 kopje.
  10. 10.     “Nyja e besimit sipas Tahaviut”, botuar në Prishtinë në vitin 1995, me 131 faqe dhe me tirazh të pa përcaktuar.
  11. 11.     “Kurs i shkurtër për landë fetare islame”, botuar në Shkodër në vitin 1995, me 133 faqe dhe me tirazh 5000 kopje.
  12. 12.     “Letra të një emigranti”, botuar në Shkodër në vitin 1995, me 181 faqe dhe me tirazh 5000 kopje.
  13. 13.     “Njerëz të mëdhenj pranë Profetit Muhamed”, botuar në Shkodër në vitin 1996, me 166 faqe dhe me tirazh 4000 kopje.
  14. 14.     “Si forcohet e si vërtetohet besimi”, botuar në Shkodër në vitin 1996, me 132 faqe dhe me tirazh 2500 kopje.
  15. 15.     “Ruaniu nga sektet e gabuara”, botuar në Shkodër në vitin 1996, me 88 faqe dhe me tirazh 3000 kopje.
  16. 16.     “Zekati”, botuar në Shkodër në vitin 1996, me 32 faqe dhe me tirazh 5000 kopje.
  17. 17.     “Shtyllat e besimit”, botuar në Shkodër në vitin 1996, me 163 faqe dhe me tirazh 2700 kopje.
  18. 18.     “Sahabët e Profetit (a.s)”, botuar në Shkodër në vitin 1996, me 163 faqe dhe me tirazh 5000 faqe.
  19. 19.     “Shtyllat e islamizmit”, ribotuar në Shkodër në vitin 1997, me 288 faqe dhe me tirazh 2500 kopje.
  20. 20.     “Mirësjellja islame”, botuar në Shkodër në vitin 1998, me 211 faqe dhe me tirazh 5600 kopje.
  21. 21.     “Shtyllat e Islamit”, botuar në Tiranë në vitin 1999, me 334 faqe dhe me tirazh të papërcaktuar.
  22. 22.     “Njohuri rreth Kur’anit, Syneti dhe bidati”, botuar në Shkodër në vitin 1999, me 141 faqe dhe me tirazh 4000 kopje.
  23. 23.     “Drejtime e nasihate islame”, vepër e pa botuar, “ka hupë te njeni para se me u shtypë”- më shkruan autori, për të.
  24. 24.     “Kur’ani dhe shkencat e tij”, vepër e pa botuar, “ka hupë te ai, para se me u shtypë”- më shkruan autori për të.

Vepra të përkthyera nga arabishtja

dhe të përshtatura në shqip

 

  1. 1.    “Parimet e Islamizmit”, vepër e shkruar nga dijetari i madh Ebul A’la el Meududi, përkthyer nga Shejkh Vehbiu dhe botuar në Bejrut në vitin 1984, me 222 faqe dhe me tirazh të papërcaktuar.
  2. 2.    “E lejuara dhe e ndaluara”, vepër e dijetarit të madh bashkëkohor Dr. Jusuf Kardavi, botuar në Shkodër në vitin 1993, me 135 faqe dhe me tirazh 5000 kopje.
  3. 3.    “Mësonju fëmijëve dashurinë për Profetin Muhamed (a.s)”, vepër e Muhammed Abduh el Jemani, botuar në Shkodër, në vitin 1992, në tri pjesë; e para me 54 faqe dhe me tirazh 5000 kopje, e dyta me 59 faqe dhe me tirazh 5000 kopje, e treta me 60 faqe dhe me tirazh 5000 kopje gjithashtu.[5]
  4. 4.    “Mësonju fëmijëve dashurinë për Profetin Muhamed (a.s)”, e njëjta vepër, por e përmbledhur dhe në një libër të vetëm, botuar në Shkodër në vitin 1993, me 168 faqe dhe me tirazh 5000 kopje.
  5. 5.    “Të khyemt nga Zoti (xh.xh)”, vepër e A. Senxheri, botuar në Shkodër në vitin 1994, me 88 faqe dhe me tirazh 5000 kopje.
  6. 6.    “Edukoni fëmijët tuaj me dashuri për Profetin Muhamed (a.s)”, ribotuar në Shkodër në vitin 1996, me 231 faqe dhe me tirazh 2800 kopje.

Vepra origjinale në gjuhën arabe

 

  1. 1.         “Min kadajal- mer’etil- muslime”[6], vepër që ka për qëllim të sqarojë shumë parime të pastra islame në lidhje me gruan dhe vendin e saj në shoqëri. Në një pjesë të librit autori sqaron edhe disa paqartësi në lidhje me vendimet islame për trashëgiminë e gruas myslimane, çështjen e divorcit, etj. Botuar 8 herë deri tani.
  2. 2.         “Mekalatun fil- mer’etil- muslime”.[7]
  3. 3.         “Libasul- mer’etil- muslime”.[8]
  4. 4.         “Mekalatun fir- riba”.[9]
  5. 5.         “Def’u shubehil- kailine bihal- lir- riba”.[10]
  6. 6.         “Risaletun fi tarikhil- fikhil- islami”.[11]
  7. 7.         “Idha sah- hal hadithu fehuve medh’hebi”[12], studim rreth vështirësisë së ixhtihadit, veçanërisht në kohën tonë.
  8. 8.         “Kelimetun ila avamish- shi’ati thumme ila ulemaihim”.[13]
  9. 9.         “Et- tahdhir minel- kebair”.[14]
  10. 10.     “Minenurr- Rrahman alat- tab’ijjil- xhelil Ebi Hanifeten- Nu’man”[15], (1- 2).
  11. 11.     “El- imanu bil- Lahi teala”[16], rreth 250 faqe.
  12. 12.     “El- hajatul- ahire ahvaluha ve ehvaluha”.[17]
  13. 13.     “Kelimetun ilmijjetun hadije fil- bid’ati ve ahkamiha”[18], vepër që trajton në mënyrë shkencore e të plotësuar me argumente dhe sqarime, çështjen e bidatit dhe çfarë lidhet me të në jetën e përditshme dhe në punët e ndryshme fetare. Autori nuk lë pa kritikuar në mënyrë shkencore e dialoguese disa dijetarë që e kanë konsideruar si bidat çështjen e telkinës, këndimin e kunutit në namazin e sabahut, duke treguar edhe horizontin e tij të gjerë dhe çlirimin nga fanatizmi medh’hebik, pasi këndimi i kunutit në sabah është e konsideruar në medh’hebin shafii dhe atë maliki.
  14. 14.     “Ebu Hanifeten– Nu’man“[19], vepër që ka për qëllim të hedhë dritë mbi figurën e “Imamit të Imamëve Fukaha” që nga fëmijëria e tij, kërkimi i diturisë, sjellja e tij dhe mendimi i dijetarëve të mëdhenj për të, sistemi i tij në nxjerrjen e vendimeve, Imami dhe hadithi, përgjigje për disa mëdyshje rreth figurës së Imamit dhe disa thënieve të tija, veprat e tij, besimi (akide) i tij, edukata dhe mësimi i tij, përhapja e medh’hebit, etj. Botuar 5 herë deri tani.
  15. 15.     “Erkanul- iman“[20], vepër që ka për qëllim të shqyrtojë parimet bazë të besimit në njësinë e All-llahut (xh.sh) dhe shqyrtimin e virtyteve hyjnore të Krijuesit Fuqiplotë. Pastaj qartësohen konceptet e të besuarit në: melekët e Zotit apo engjëjt, librat e zbritur për udhëzimin e njerëzisë, Profetët e dërguar në kohë e vende të ndryshme, çështje të lidhura me ditën e Kijametit; shenjat e mëdha, shenjat e vogla dhe rrjedhën e botës pas Kijametit, përcaktimin (kader), etj. Botuar 7 herë deri tani.
  16. 16.     “Erkanul- Islam“[21], vepër përmbledhëse e pesë shtyllave islame; Dy dëshmitë, namazi, zekati, agjërimi dhe haxhi, sipas medh’hebit Hanefi. Botim i ri në dy vëllime, me sqarimet përkatëse për secilën shtyllë dhe qartësimin e shumë mëdyshjeve. Botuar 4 herë deri tani.
  17. 17.     “Mesail fi ilmit- teuhid“[22], vepër, ku autori merr përsipër të trajtojë disa çështje të rëndësishme që kanë të bëjnë me besimin islam (akide) dhe sqarimin e disa koncepteve të përfolura si: Ehlis Sunneti vel Xhemaa, Selefët dhe Halefët, e të tjera çështje të rëndësishme në shkencën e teuhidit.
  18. 18.     “Et- ta’likul- mujesser ala sherhil- fikhil- ekber“[23], vepër sqaruese dhe komentuese në shpjegimin e librit të njohur të Imam Ebu Hanifes në akide, “El fikhul ekber”.
  19. 19.     “Es- salatu ve ahkamuha”[24], vepër që ka për qëllim të mësojë namazin me krejt llojet e tij dhe çdo gjë që lidhet me të prej çështjeve të tjera juridike islame, sipas medh’hebit Hanefi.
  20. 20.     “Es- sijamu ve ahkamuha”[25], vepër që ka për qëllim të hedhë dritë mbi agjërimin, obligueshmërinë e tij, llojet e tij, detyrimet e agjëruesve, të lejuarat e të ndaluarat gjatë ditës së agjërimit e shumë çështje të tjera në lidhje me agjërimin si adhurim.
  21. 21.     “Sihamun taishetun anil- fikhi”[26], vepër me rëndësi të veçantë, në të cilën autori, Zoti (xh.sh) e shpërbleftë për mundin e tij, merr përsipër të vejë në dukje disa rreziqe të mëdha që i kanosen fikhut islam që nga shekulli i kaluar. Në parathënien e librit të tij më të ri botim i vitit 2003, duke sqaruar qëllimin e tij, ndër të tjera ai thotë: “Ky libër është një fjalë e zgjeruar që sqaron burimet e luftimit të fikhut islam, shtizat e drejtuara drejt tij që nga shekulli i kaluar dhe kush është që i ka përgatitur këto shtiza…”.[27]Duke folur për shtizën e parë, autori thekson: “Ndër më të rrezikshmet e tërë atyre shtizave (është): Xhemalud- din el- Efgani, Muhammed Abduhu dhe shkolla e tyre”[28], pastaj vijon: “Them: Shejkh Muhammed Abduhu është nxënësi i parë i shiitit Xhemalud- din el- Efgani, anëtar i masonizmit botëror dhe aktivist i tij…Shejkh Xhemalud- dini është ai, që themeloi shkollën e re logjike (el- medresetul- aklijje) dhe u kujdes për të, duke mbledhur rreth saj njerëz nga Misiri, muslimanë, femohues (kuffar), çifutë e kristianë”.[29]

Redaktime, recensionime, komentime,

sqarime e parathënie librash

  1. 1.    “Sherh xheuheretut- teuhid”[30], vepër në akiden (besimin ) e Ehlis Sunneti vel Xhemaa- s, i autorëve të njohur Abdul Kerim Tetan dhe Muhammed Edib el Kejlani. Veprën cilësore dhe të vëllimshme e kanë recensionuar dhe i kanë bërë nga një parathënie dijetarët Vehbi Sulejman Gavoçi Shqiptari dhe Abdul Kerim er- Rifai.
  2. 2.    “Sherhul- akidetit- tahavijje“[31], vepër e njohur në akide (besim) e dijetarit të vjetër Ibn Ebil Izz Hanefiut, me redaktim dhe recensionim të një grupi dijetarësh, ndër të cilët edhe Vehbi Sulejman Gavoçi, Shuajb Arnauti, Abdul Kadir Arnauti, etj. Ndërsa hadithet e tekstit janë kontrolluar dhe nxjerrë nga hadithologu shqiptar Muhammed Nasirud- din el Albani.[32]
  3. 3.    “Terbijjetul- euladi fil- Islam”[33], vepër e autorit të njohur Abdull- llah Nasih Ulvan, e konsideruar nga shumë dijetarë si vepra më e plotë bashkëkohore në çështjen e edukimit të fëmijëve në Islam. Kësaj vepre të vëllimshme Shejkh Vehbi Sulejman Gavoçi, i ka bërë një parathënie të gjatë në lidhje me vlerën e çështjes së edukimit të brezave të rinj në Islam, ku ndër të tjera thotë: “Edukimi i fëmijëve nuk është gjë tjetër vetëm se degëzim i edukimit të individit, që Islami shkon drejt përgatitjes dhe formimit të tij, për të qenë një organ i dobishëm dhe një njeri i mirë në jetë…”.[34]
  4. 4.    “Mehkut- tekevvul fi mes’eletit tevessul”[35], vepër e dijetarit të madh, eruditit, hadithologut, fakihut Muhammed Zahid el Keutheri, në lidhje me çështjen e ndërmjetësisë (tevessul) me Profetin (a.s) dhe njerëzit e mirë në lutje dhe lejueshmërinë e saj, ku Shejkh Vehbi S. Gavoçi ka bërë disa sqarime e komentime me vlerë në këtë vepër të mësuesit të tij. Interesant është teksti i përkushtimit të punës së tij që bën Shejkh Vehbiu, në këtë libër:” Përkushtim: Vëllezërve të mi dijetarë në vendin tim dhe në çdo vend. Ejani në një fjalë të vetme në thirrjen tonë në rrugë të All-llahut. Të bashkëpunojmë në çështjet konsensuale dhe të justifikojmë njëri- tjetrin në çështjet divergjenciale, sikurse thoshte edhe (Hasan) el Benna, Zoti (xh.sh) e mëshiroftë. – Vehbiu -“.[36]
  5. 5.    “Idahud- delil fir- redi ala ehlit- ta’til”[37], vepër e dijetarit Ibnul Xhemaa, të cilën Shejkh Vehbiu e ka redaktuar dhe verifikuar.
  6. 6.    “Ukudul- xhevahir el- munife fi ediletil- Imam Ebi Hanife”[38], vepër e dijetarit Muhammed Murteda ez- Zubejdi.
  7. 7.    “Sherh multekal- ebhur”[39], vepër e dijetarit, juristit e verifikuesit Ibrahim ibn Muhammed ibn Ibrahim el Halebi në jurisprudencën islame, sipas shkollës Hanefite. Shejkh Vehbiu, punën e tij në këtë libër e ka përkufizuar me këto fjalë: “Këto janë disa shtesa të shkurtra që sqarojnë disa fjali të zymta në veprën “Multekal ebhur” dhe sqarojnë atë që ka nevojë për shpjegim, duke përmendur edhe argumentin nga Kur’ani, Synneti dhe thëniet e sahabeve në shumicën e vendimeve të tij…”.[40]
  8. 8.         “Et- ta’likul- mujjeser ala tas’hihil Kuduri”.[41]
  9. 9.         “Fedailul- Kur’an”[42], vepër e dijetarit Ebu Ubejdil Kasim ibn Selam, të cilën Shejkh Vehbiu e ka redaktuar dhe verifikuar.

***    ***    ***

  • Përveç këtyre veprave me vlerë të madhe në shkencat islame dhe edukimin fetar e besimor, Shejkh Vehbi Gavoçi ka bashkëpunuar me dijetarë e studiues të ndryshëm në përpilimin dhe hartimin e një sërë programesh mësimore fetare për të mesmet fetare të Sirisë, në lëndë të ndryshme si: Fikhu, Hadithi, Mevarithi, etj. Ndër dijetarët, me të cilët ka bashkëpunuar në nxjerrjen e këtyre programeve; shkrimin dhe botimin e librave përkatës, janë edhe: Dr. Muhammed Said Ramadan El-Buti, Dr. Mustafa El-Khan, Muhjiddin Misto, etj.
  • Shejkh Vehbi Gavoçi është njohur dhe njihet edhe për artikujt e tij të shumtë në revista e gazeta të njohura të botës islame. Në këtë aspekt ai është edhe autor i rreth 800 shkrimeve dhe replikave me vlera shkencore e kulturore.
  • Duhet theksuar gjithashtu se pjesa dërmuese e këtyre shkrimeve; artikuj e replika, janë të shkruara e të botuara në gjuhën arabe, çfarë e ka afirmuar edhe më tepër emrin e Vehbi S. Gavoçit në skenën e botimeve islame botërore.
  • Së shpejti, me ndihmën e Zotit (xh.sh), lexuesi i nderuar shqiptar, do të ketë mundësinë të lexojë vepra të reja origjinale të Shejkh Vehbi Gavoçit në gjuhën shqipe të pabotuara më parë, për botimin e të cilave po punohet nga një grup teologësh dhe redaktorësh letrarë.

 

Vlerësime për personalitetin e dijetarit Vehbi S. Gavoçi

 

H. H. Sabri Koçi

(Ish-Kryetar i Komunitetit Musliman Shqiptar- Tiranë)

“Me Shejkh Vehbiun nuk kemi ndenjur shumë së bashku, për arsye të emigrimit të tij, për vite me radhë dhe punës time në Tiranë, pas kthimit të tij në Shqipëri, megjithatë ai ka qenë (dhe vazhdon të jetë) njeri i palodhur me kontributet e tija.

Njeri i devotshëm, i rregullt dhe kishte një kiraet (lexim) shumë të përsosur të Kur’anit, duke i dhënë një shije, që s’të largohej lehtë nga zemra…

Ai ka kontribuar për myslimanët shqiptarë me literaturë të ndryshme edhe para ndryshimeve demokratike në vendin tonë.

Jashtë atdheut e kam takuar dhe ishte shumë i devotshëm dhe punëtor.

Ka grumbulluar rreth vetes fëmijë, burra e gra, duke mbajtur biseda, vasa e ligjërata të ndryshme, si e si ky popull të kthehet nga Zoti e feja.

Gjithmonë kam kujtim të mirë për të…

Në aspektin e ndihmesës së tij në literaturë fetare, Shejkh Vehbiu ka qenë jeta e Komunitetit Mysliman Shqiptar!

Veprat e tija të shumta, në një ambient të dominuar nga injoranca fetare dhe mungesa e intelektualëve islamë, ishin jetë!

Ai e kishte kapur damarin aty, ku duhej.

Ka bërë një shërbim të madh për ne, saqë ia kam zili atyre që janë njohur dhe kanë bashkëpunuar që herët me të…”.[43]

Imam Vehbi Ismaili

(Ish-Kryetar i Komunitetit Mysliman Shqiptar të ShBA-së e Kanadasë)

“Haxhi Vehbiun e kemi njohur, kur ishim studenta në Kairo.

Është një shkollar i njohur që nderon gjithë Shqipërinë.

Haxhi Sulejman Gavoçin e kam njohur qysh në fëmijëri, meqë im atë Haxhi Ismaili ishin bashkë me të prej ulemave të Shkodrës të njohur dhe të respektuar dhe shkonin e vinin në shtëpitë e njëri-tjetrit.

Më 1938 shkova në Kairo për të ndjekur studimet në Al-Az’har, atje u njoha me të vëllanë e tij Sheuqetin. Pak më vonë erdhi në Kairo dhe Vehbiu.  Ai qe bashkë me Teufik Islamin nga Gjakova që qenë të vetmit studentë shqiptarë që mbaruan studimet në gjimnazin e Al- Az’harit dhe Fakultetet e Sheriatit me sukses dhe më lartë.

Haxhi Vehbiu është i mirënjohur në botën arabe  dhe Islame me artikujt e shumtë që ka shkruar në revistat e ndryshme në botën Islame dhe më se njëzet e ca libra me subjekte të ndryshme islame në gjuhën arabe.

Kur u lirua Shqipëria, ai qe ndër të parët që shkroi shumë libra në gjuhën shqipe, libra të cilët ai i shpërndante falas, me sa di unë ky ishte i vetmi me Hafiz Ibrahim Dalliun  që i shpërndante librat falas.

Haxhi Vehbiu është Alim – Amil[44] që nderon me veprat, dijen dhe moralin e tij fenë Islame dhe kombin shqiptar.

Imam Vehbi Ismaili.

Detroit, më 23. 06. 2003″.

Në veprën “Në kujtim të brezave”

(F. Luli- I. Dizdari- N. Bushati)

“Formimi i thellë fetar, horizonti i gjerë kulturor, përvoja e pasur pedagogjike, njohja me baza e gjuhës arabe, komunikimi i natyrshëm dhe i njerëzishëm, tematika e zgjedhur, konkretizimi me shembuj e probleme interesante ndikuan tek besimtarët, shtonin pjesëmarrësit, krijonin tek ata emocione, ndjenja respekti e vlerësime, dëshirë e interes për biseda të tilla…

Një veprimtari e tillë e dendur propagandistike dhe një krijimtari e tillë e pasur hulumtuese dhe botuese kanë qenë mjaft efikase për të realizuar synimet e predikuesit e studiuesit, të fetarit e të atdhetarit”.[45]

Dr. Muhammed Said Ramadan el-Buti

(Ish-Drejtor i seksionit të besimit dhe feve në Fakultetin Teologjik të Universitetit të Damaskut)

“Hirësia e Tij, Profesori i madh Shejkh Vehbi Sulejman Gavoçi, është një ndër dijetarët hyjnorë, të cilët kanë bashkuar në mes të diturisë së gjerë në besimin islam, ligjeve të tija juridike, sjelljes së të parëve tanë të ndershëm në adhurim, tebetul, ruajtje dhe zuhd si dhe nënshtrimit ndaj rregullit të të parëve tanë të ndershëm, ehlis-sunneti vel xhemaas.

E kam njohur në fillimet e viteve 50- të, të shekullit të kaluar.

Ishte më i spikaturi prej mësuesve të edukimit fetar në të mesmet dhe medresetë e rrethit tonë sirian që kam njohur ato ditë.

Sot, e konsideroj si njërin ndër më të zgjedhurit që përfaqëson, me besimin, moralin, ruajtjen dhe sjelljen e tij, traditën e të parëve tanë të ndershëm, duke marrë parasysh edhe jetën e tij shkencore me botimet e shumta në ruajtje të së vërtetës dhe besimit të “Ehlis-sunneti vel xhemaa-s”, për të mos hyrë në të asnjë dyshim apo rrëshqitje, si dhe thirrjet e tija për edukimin e nefsit dhe sinqeritetin për hir të Zotit (xh.sh) në të folur e në të vepruar”.[46]



[1] Këto njohuri dhe të dhëna të tjera rreth jetës së tij, H. Vehbiu i ka përmendur edhe në një intervistë të tijën në Shkodër. Për këtë shih: “Të gjithë duhet të bëjmë më shumë për fenë tonë islame”- Intervistë me prof. Haxhi Vehbi Gavoçi në gazetën “Triumfi islam”, Shkodër, viti i parë i botimit, nr. 8 (8).

[2] Muhamed Sytari, “Vehbi Sulejman Gavoçi – dijetar nga dijetarët e ymetit”, Prishtinë 2005:22.

[3] Për më gjatë shih: Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçi, “Letër malli”, botuar në gazetën “Drita e dijes”, nr. 34, Shkurt 2002:1.

[4] Ilir Kulla, “Në Siri, me shqiptarët mes të shkuarës e të ardhmes”, në gazetën “Gazeta shqiptare”, e diel, 16 maj 2004:14- 15.

[5] Në lidhje me këtë libër, asokohe shkrimtari Xhahid Bushati, në gazetën “Triumfi islam”, e vlerësonte këtë libër me këto fjalë: “Në të gjitha ngjarjet që lëvizin në këtë libër jepet një mësim i vyer për besimtarët myslimanë, veçanërisht të vegjlit. Mënyra e të rrëfyerit që herë- herë ngjan me natyrën e përrallave popullore arabe, flasin për gjetjen e rrugës së komunikimit me moshën e njomë, së cilës i drejtohet. Vlen të përmendet se në tregimet e pejgamberëve ka një deduksion që ka vlerën e urtësisë popullore”. Shih: Xhahid Bushati: “Një libër për Profetin Muhammed (a.s.s)”, në gazetën “Triumfi islam”, Shkodër, dhjetor, 1993:2.

[6] “Nga çështjet e femrës muslimane”.

[7] “Artikuj rreth femrës muslimane”.

[8] “Veshja e femrës muslimane”.

[9] “Artikuj rreth kamatës”.

[10] “Refuzimi i thënieve të lejuesve të kamatës”.

[11] “Rreth historisë së jurisprudencës islame”.

[12] “Nëse hadithi është i saktë, ai është medh’hebi im”.

[13] “Një fjalë për masën e shiitëve dhe për dijetarët e tyre më pas”.

[14] “Paralajmërimi nga gjynahet e mëdha”.

[15] “Mirësitë e Mëshiruesit për tabiiun e ndershëm Ebu Hanife Nu’mani”.

[16] “Besimi në All-llahun e Lartësuar”.

[17] “Jeta e ardhshme”.

[18] “Një fjalë shkencore rreth bidatit dhe vendimeve të tij”.

[19] “Ebu Hanife Nu’mani”.

[20] “Shtyllat e besimit”.

[21] “Shtyllat e Islamit”.

[22] “Çështje në shkencën e teuhidit”.

[23] “Sqarimi lehtësues në shpjegimin e Fikhi Ekberit”.

[24] “Namazi dhe vendimet e tij”.

[25] “Agjërimi dhe vendimet e tij”.

[26] “Shigjeta të gabuara drejt fikhut”.

[27] Vehbi Sulejman Gavoçi, “Sihamun taishetun anil- fikhi”, fq. 5.

[28] Po aty, fq. 9.

[29] Po aty, fq. 11.

[30] “Shpjegimi i Xheuheres në teuhid”.

[31] “Shpjegimi i akides Tahavije”.

[32] Sikurse vihet re edhe nga ky fakt, janë plot katër dijetarë shqiptarë që marrin pjesë në punimin e një vepre të tillë me peshë e rendësi të veçantë në bazat e fesë islame, tre prej të cilëve me prejardhje nga Shkodra, sikurse u qartësuan edhe më lart.

[33] “Edukimi i fëmijëve në Islam”.

[34] Pjesë e parathënies së Shejkh Vehbi S. Gavoçit, në librin e dijetarit Abdull- llah Nasih Ulvan “Terbijjetul eulad fil Islam”, vëll. i parë, fq. 11.

[35] “Fjala e prerë në çështjen e tevesulit”.

[36] Muhammed Zahid el Keutheri, “Mahkut- tevekkul fi mes’eletit- tevessul”, fq. 5.

[37] “Sqarimi i argumentit në replikimin e ehli ta’tilit”.

[38] “Ergumentet e Imam Ebu Hanifes”.

[39] “Shpjegimi i librit TAKIMI I DETRAVE”. Ky libër është përkthyer rishtas edhe në gjuhën boshnjake.

[40] Shih: “Sherh multekal ebhur”, botimi i parë, Bejrut, 1989:7.

[41] “Sqarimi lehtësues në tas’hihin e Kudurit”.

[42] “Mirësitë e Kur’anit”.

[43] Muhamed Sytari, vep. e cit., fq. 138.

[44] Alim- amil, do të thotë: Dijetar- punëtor me dijen e tij. (Autori).

[45] F. Luli, I. Dizdari, N. Bushati, “Në kujtim të brezave”, Shkodër, 1997:656, 661.

[46] Muhamed Sytari, vep. e cit., fq. 165-166.


  • tweet
Hixhreti, shembull i ripërtëritjes së muslimanit Kohë ndarjesh të mëdha, sprovash të mëdha..!

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame:...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe...

    Sep 04, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

  • Haki  Sharofi, Drejtor i Medresesë së Tiranës, Drejtor i Revistës “Zani i Naltë”
    Haki Sharofi, Drejtor i Medresesë së...

    May 28, 2024 0

  • Hafiz Mustafa Doraci (1894-1974) “Hafizi i vogël”
    Hafiz Mustafa Doraci (1894-1974)...

    May 07, 2024 0

  • Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) (1867-1937)
    Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) (1867-1937)

    Feb 12, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al