Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Imazhi i fesë islame në median shqiptare

Mar 21, 2016 Zani i Nalte Shkenca Komunikimi 0


gazetat_shtyp_mediaRasti Charlie Hebdo

nga Qani Sulku 

Abstrakt

Sa e lehtë apo e vështirë është të ruash apo të përmirësosh imazhin pas një përbaltjeje me të drejtë apo pa të drejtë? Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), i vetmi institucion përfaqësues i myslimanëve të Republikës së Shqipërisë, çfarë roli luajti në paraqitjen e imazhit të fesë islame dhe të myslimanëve, nëpërmjet pjesëmarrjes së përfaqësuesve të tij në programet televizive gjatë trajtimit të temave të ndryshme, të cilat patën në fokus rastin Charlie Hebdo? Sa profesionistë u treguan drejtuesit e programeve në trajtimin e temave të tilla, për të mos qenë të një-anshëm, apo për të mos krijuar perceptime dhe qëndrime të gabuara? Nga të ftuarit në programet analitike, a pati nga ata që kishin ardhur me qëllimin për të përbaltur fenë islame dhe vetë myslimanët? Vetë emërtimi i temave bazë të programeve, a ishte i duhuri dhe i përzgjedhur me kujdes, apo kishte dhe emërtime temash që cenonin përkatësinë fetare të besimtarëve myslimanë? Këto janë disa prej pyetjeve, rreth të cilave do të përpiqem që të hedh dritë në këtë punim, duke vëzhguar, studiuar, krahasuar programet mediatike shqiptare të datës 7 janar 2015 e tutje, që patën si fokus të tyre rastin Charlie Hebdo dhe tema që ndërlidheshin me shkaqet që çuan në këtë akt tragjik. 

1 – Hyrje

 Ajo që ndodhi më 7 janar 2015, në redaksinë e revistës satirike “Charlie Hebdo” në Paris të Francës, ku u vranë 12 persona, ndër ta gazetarë dhe karikaturistë, dhe u plagosën 10 të tjerë, u pasqyrua dhe u analizua më pas, pothuajse në të gjithë botën.

Charlie Hebdo është një revistë franceze satirike javore, e njohur për tonin provokativ dhe trendin antireligjoz. Masakra që u krye në selinë e saj në 7 janarin e 2015-ës, u cilësua si hakmarrje ndaj karikaturave të saj ndaj profetit Muhamed.

Si në shumë vende të tjera evropiane dhe jo vetëm, edhe në vendin tonë, rasti Charlie Hebdo zuri një hapësirë të konsiderueshme mediatike, jo vetëm informative, por edhe analitike. Shumë programe televizive, si dhe shumë gazeta të përditshme, i kushtuan një rëndësi të veçantë këtij rasti. Programe televizive “Talk show” dhe të formateve të tjera, duke marrë spunto nga ajo çfarë ndodhi në redaksinë e revistës satirike në Paris, sollën para publikut shqiptar tema që kishin lidhje me terrorizmin, përplasjen e kulturave dhe qytetërimeve, harmoninë ndërfetare në Shqipëri, dialogun ndërfetar, ksenofobinë, terrorizmin, etj.

Hipotezat që ngre në këtë studim janë:

  • Media shqiptare nuk është e përgatitur për trajtimin e çështjeve të tilla.
  • Media shqiptare, nga pakujdesia dhe mosprofesionalizmi, prodhoi situata islamofobe.

Media vizive dhe ajo e shkruar në Shqipëri, duke filluar që nga 7 janari 2015 e për tre javë rresht, pothuajse çdo ditë i ka rezervuar një hapësirë rastit në fjalë, temave dhe çështjeve që ndërlidheshin me Charlie Hebdo dhe shkaqet që mund të kenë çuar në këtë atentat. Këtu lind një pyetje:

  • A ishte e nevojshme që të flitej dhe të analizohej për një periudhë trejavore, rasti i Charlie Hebdo-së në Paris për publikun shqiptar, një popull i njohur për dialogun dhe harmoninë ndërfetare?
  • Të ftuarit e ndryshëm në diskutimet televizive, a ishin të njerëzit e duhur për të trajtuar dhe analizuar tema kaq të ndjeshme, të cilat, po nuk u trajtuan dhe analizuan si duhet, mund të shkaktojnë keqkuptime, keqinterpretime dhe stereotipa, që mund të ndikojnë në nxitjen e konflikteve ndërfetare?

Ngjarja e Charlie Hebdo-së iu adresua fesë islame dhe ndjekësve të saj, si dhe ndikoi negativisht në imazhin e fesë dhe të vetë myslimanëve në mbarë botën. Këtu lind një tjetër pyetje me nënpyetje që duhen qartësuar:

  • Sa e lehtë apo e vështirë është të ruash/të përmirësosh imazhin pas një përbaltjeje me të drejtë apo pa të drejtë?
  • Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH), i vetmi institucion përfaqësues i myslimanëve të Republikës së Shqipërisë, çfarë roli luajti në paraqitjen e imazhit të fesë islame dhe të myslimanëve, nëpërmjet pjesëmarrjes së përfaqësuesve të tij në programet televizive?
  • Sa profesionistë u treguan drejtuesit e programeve në trajtimin e temave të tilla, për të mos qenë të një-anshëm, apo për të mos krijuar perceptime dhe qëndrime të gabuara?
  • Nga të ftuarit në programet analitike, a pati nga ata që kishin ardhur me qëllimin për të përbaltur fenë islame dhe vetë myslimanët?
  • Vetë emërtimi i temave bazë të programeve, a ishte i duhuri dhe i përzgjedhur me kujdes, apo kishte dhe emërtime temash që cenonin përkatësinë fetare të besimtarëve myslimanë?

Këto janë disa prej pyetjeve, rreth të cilave do të përpiqem që të hedh dritë në këtë punim, duke vëzhguar, studiuar, krahasuar programet mediatike shqiptare të datës 7 janar 2015 e tutje, që patën si fokus të tyre rastin Charlie Hebdo dhe tema që ndërlidheshin me shkaqet që çuan në këtë akt tragjik.

Zgjodha pikërisht, që në fokus të punimit tim, të jetë imazhi i fesë islame në median shqiptare, duke marrë spunto nga rasti i Charlie Hebdo-së, pasi ky rast për disa kohë u kthye në temën dhe çështjen më aktuale ndërkombëtare, e duke qenë i tillë, edhe në vendin tonë, u shndërrua në çështjen e ditës për një periudhë tre javore, në diskutimet e sferave të ndryshme, në mediumet e ndryshme, e në veçanti në televizion dhe në shtypin e përditshëm. Shkaku tjetër, që më shtyu ta përzgjedh këtë temë, është drejtimi im i studimit në master shkencor: “Komunikim Ndërkulturor”. Ky studim sjell një risi, për sa i përket qëndrimit dhe qasjes së mediave shqiptare për tema që ndërlidhen me shkencën e komunikimit ndërkulturor, dialogut ndërfetar dhe imazhit mediatik të religjioneve.

Sipas mendimit tim, imazhi luan një rol shumë të rëndësishëm në komunikim. Ruajtjes dhe kultivimit të imazhit, çdo ditë e më tepër, i kushtohet rëndësi, qoftë në nivel individual, qoftë kolektiv, qoftë shtetëror apo jo. Mendoj se çelësi magjik për një imazh pozitiv është komunikimi i mirëmenaxhuar, duke pasur kujdes veçoritë e palës me të cilën kemi të bëjmë në lidhjet tona të përditshme apo sezonale, të afërta apo edhe të largëta. Për çështjen në fjalë, për imazhin e feve në përgjithësi, rol të rëndësishëm luan edhe dialogu ndërfetar dhe komunikimi ndërkulturor, si dy fusha të cilat të ndihmojnë për të njohur njëri-tjetrin dhe specifikat e gjithsecilit.

2 – Interpretim i programeve

Në këtë kapitull, do të mundohem të bëj një interpretim të përgjithshëm, në disa raste edhe të veçantë të programeve të përzgjedhura të këtij studimi, mbi disa veçori negative dhe pozitive, që shoqëruan bisedat dhe debatet mbi rastin Charlie Hebdo.

Programet që kam përzgjedhur, mbi të cilat do të paraqes një përqasje shkencore për tema të caktuara janë:

Programi “Tetë a Tetë” në A1 Report TV – 7 janar 2015

Programi “Tetë a Tetë” në A1 Report TV – 9 janar 2015

Programi “Tetë a Tetë” në A1 Report TV – 13 janar 2015

Programi “Top Story” në Top Channel TV – 15 janar 2015

Emisioni “Shqip” në Top Channel TV – 12 janar 2015

Emisioni: “Opinion” në TV Klan – 8 janar 2015

Emisioni “Opinion” në TV Klan – 19 janar 2015

Emisioni: “Oktapod” në Vizion Plus TV – 13 janar 2015

Emisioni: “Kapital” në Vizion Plus TV – 16 janar 2015

Emisioni “Tonight Ilva Tare” në Ora News TV – 13 janar 2015

  • Media shqiptare nuk është e gatshme për trajtimin e temave që ndërlidhen me shkencat e komunikimit ndërkulturor dhe dialogut ndërfetar, për faktin se i mungojnë specialistët në këto drejtime. Kjo u vu re në të gjitha programet televizive që trajtuan tema që ndërlidheshin me religjionet pas rastit të Parisit. Këtë shqetësim e vë në dukje edhe Dom Gjergj Meta, opinionist për çështje fetare në media, i cili në intervistën që zhvillova me të, ndër të tjera tha: “…ende nuk ka persona të përgatitur në fushën e gazetarisë të flasin për probleme fetare. Është një problem që unë e kam ngritur shpeshherë, që mediat duhet të kenë në gjirin e tyre persona të përgatitur në çështjet fetare, të përgatitur në kompetencë them. Nuk do të thotë që të jesh me patjetër besimtar për të folur për këto probleme, por të kesh kompetencë studimore. Sigurisht në qoftë se dikush është edhe besimtar, kjo është një vlerë e shtuar, por kërkohet një njohje më e thellë e problemeve, qoftë të problemeve gjeopolitike për të cilët do të flasin ekspertët gjeopolitikë, por qoftë edhe për problemet fetare, ku duhet të flasin persona që i njohin çështjet fetare. Shpeshherë në këto probleme, ku ndërthuren, qoftë çështjet gjeopolitike, qoftë çështjet fetare, dhe kështu që nuk duhet të ngatërrohen kompetencat, por duhet të jenë ekspertët”.[1]
  • Emërtimi i disa prej temave të programeve të përzgjedhura të këtij studimi, nuk ishin korrekte, pasi, ose nga pakujdesia, ose nga mos-thellimi mbi impaktin e tyre në publik, ndikonin drejtpërdrejt negativisht në imazhin e fesë islame. Disa prej këtyre temave ishin: A na kërcënon terrorizmi islamik? – temë e emisionit “Opinion” në Tv Klan, si dhe tema: Islami, Evropa, Terrorizmi – në Tonight Ilva Tare, në Ora News Televizion. Në momentin e parë që shikon të titruara të dy këto tema, të parën lidhje që bën është se terrorizmi na qenka pjesë e Islamit, ndërsa në të dytin, Islami prodhon terrorizëm në Evropë. Tema e dytë në Ora News Televizion përbëhej nga tre çështje madhore, të cilat duhet të ishin të ndara në emisione përkatëse për secilën çështje dhe jo të tria së bashku në një program të vetëm.
  • Gjatë pasqyrimit të programeve, vura re se mbi 80% e të ftuarve, nuk ishin personat e duhur për të komentuar dhe debatuar mbi rastin në fjalë, për arsye se, nga njëra anë, as nuk ishin të formuar profesionalisht në drejtime që mund të hidhnin dritë mbi çështjen. Nga ana tjetër, përpara se të vinin nëpër programe as nuk kishin përsiatur për temën që do të diskutonin. Nuk ishin fare të kujdesshëm në komentet e tyre, për tema kaq të ndjeshme dhe flisnin si për çështje të përgjithshme. Në lidhje me këtë, po sjell edhe konstatimin e ekspertit të komunikimit mediatik, pedagogut të shkencave të komunikimit Mark Marku, që më dha në intervistën që zhvillova me të: “Ky është një nga problemet e debatit mbi besimin në Shqipëri. Pjesëmarrësit në debat, janë injorantë ndaj çështjeve të besimit, pastaj nisur nga pozita laike, disa janë ateistë dhe nuk kanë parasysh specifikat e komuniteteve, kur diskutojnë për çështjet e besimeve, çështje që kërkojnë shumë informacion, bisedojnë si për çështje që ata i zotërojnë. Pak-kush i njeh specifikat e besimit. Pak-kush njeh sistemin e vlerave që besimet përcjellin. Nuk mund ta gjykosh se si funksionon besimi islam nga këndvështrimi se si funksionon besimi katolik. Duhen kuptuar specifikat e besimeve dhe shpesh bëhen gafa të jashtëzakonshme. Këtu nuk njihet historia e besimeve, normalisht një person që nuk është praktikant, nuk i njeh specifikat e besimit. Ndryshe i njeh një besimtar, ndryshe një laik, ndryshe një teolog, një klerik, ndryshe një intelektual që vjen nga fusha të tjera”. Ndërsa kur e pyeta se çfarë këshilloni për raste të tilla kur bëhet debat publik në media, prof. Marku u përgjigj: “Në fillim duhet të njohim mirë problematikën, në këtë rast për sa i përket besimeve, e këtu fatkeqësisht nuk ka specialistë. Mediat franceze, angleze apo italiane kanë specialistë që i dinë shumë mirë këto fusha, pra çështjet e besimit. Nuk mund të diskutosh për besimin islam, nëse s’ke lexuar Kur’anin; nuk mund të diskutosh për besimin katolik, nëse s’ke lexuar Biblën. Në debatet që u zhvilluan në median shqiptare mbi këto çështje, 80% e tyre nuk kanë lexuar tekstet bazë të besimeve përkatëse (tekstet e shenjta). Përveç të tjerash, nuk njohin aspektet e përditshmërisë së besimeve: çfarë do të thotë një ritual? Çfarë konotacioni ka për besimtarin; çfarë konotacioni ka për jobesimtarin? Në debatet mbi besimet, duhet më tepër profesionalizëm, më tepër dije. E dyta, duhet etikë. Ka qenë një traditë shumë e mirë e debatit religjioz më përpara, rezervoheshin shumë për të folur për besimin e tjetrit. Debati duhet t’u lihet më shumë besimtarëve të komunitetit, sesa atyre që vijnë nga jashtë. Emri i dikujt që flet për besimin e dikujt tjetër ka një konotacion simbolik. Në momentin që flet, shkakton probleme. Ky kujdes nuk ndodh në Shqipëri. Ne flasim për besimet sikur ato janë të këqija, ndërkohë që unë mendoj se besimet janë vlerë e shoqërisë. Besimi te Zoti është një vlerë individuale e çdo qytetari. Në këtë kuptim, debati është totalisht joprofesional, provokativ, më shumë krijon problem sesa zgjidh, dhe është krejtësisht i pa-orientuar. Ftohen disa njerëz që duan të marrin thjesht pjesë në debat publik”.[2]
  • Ndërsa myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, në lidhje me këtë çështje më tha në intervistën që zhvillova me të: “… dy kahet që u rrahën më së tepërmi ishin spektri fetar dhe liria e fjalës dhe, në gjykimin tim personal, do të ishte më me vend që të gjitha panelet, diskutimet, komentimet, vlerësimet… të rrotulloheshin në pjesën, ku në njërën anë elita fetare dhe në anën tjetër ajo e shkencave të komunikimit, pra gazetarë, analistë, të cilët të ishin të thelluar në aspektin e komunikimit publik dhe pjesa tjetër domosdoshmërish të ishte pjesa e elitës fetare, myslimanët së pari dhe pastaj edhe religjionet e tjera mund të ishin pjesë e këtyre komunikimeve.”
  • Media shqiptare prodhoi dhe islamofobi, për shkak të shkujdesjes, si p.sh.: me termin terrorizëm islamik, i cili u përdor aq shpesh nëpër të gjitha programet, duke ia ngjitur atë fesë islame dhe pasuesve të saj, madje një prej temave ishte nën titullin: A na kërcënon terrorizmi islamik? Në momentin që përdoret ky term në media, publiku që nuk ka informacionin e nevojshëm dhe të duhur, krijon stereotipa mbi fenë islame dhe ndjekësit e saj. Mbi këtë term, studiuesi Besnik Sinani, në një prej programeve televizive, u shpreh: “Jo vetëm që nuk është politikisht korrekte dhe sjell një emër të keq për pasuesit e një feje, por edhe në aspektin analitik”. Pati edhe programe në të cilat, cenimi i simbolikave fetare islame, Librit të Shenjtë të Kur’anit, si dhe të profetit Muhamed, ishte më i dukshëm. Përmendim këtu programet “Top Story” dhe “Shqip” në Top Channel, si dhe “Kapital” në Vizion Plus. Në programin “Shqip”, ku u fol për lirinë e shprehjes, u publikuan edhe karikatura të Charlie Hebdo ndaj profetit Muhamed, karikatura të cilat u refuzuan për t’u botuar nga prestigjioze evropiane dhe perëndimore. Në pjesën tjetër të programit u vu re një lloj situate anti-islame, e krijuar nga drejtuesi si dhe nga i ftuari Mustafa Nano, i cili nëpërmjet një shkrimi të tij nën titullin: Liria e shprehjes vlen më shumë se të gjithë librat e shenjtë, që u cek edhe në program, cenoi vlerat dhe shenjtërinë e librave hyjnorë. Ndërsa programi “Shqip” devijoi në pjesën e tretë të tij nga fokusi i temës. Nuk e di nëse ishte bërë me qëllim, apo jo. Në këtë pjesë ishin ftuar dy gazetarë nga Kosova, të njohur për qëndrimet dhe veprimet e tyre në media kundër Islamit dhe disa grupeve të caktuara nga mesi i myslimanëve të Kosovës. Nuk tingëlloi bukur, shfaqja e urrejtjes së tyre publikisht në media ndaj individëve, të cilët janë drejtues të lartë të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe ndaj disa grupeve islame si Forumi i të Rinjve Myslimanë të Kosovës. Një tjetër rast është edhe Ben Blushi në emisionin “Opinion”, nëpërmjet qëndrimit të tij mediatik, por edhe nëpërmjet shkrimeve apo librave të tij të botuar së fundmi, ka shprehur haptazi që është kundër Islamit si fe. Nuk mjaftohet me kaq, por shkon edhe më tej duke përbaltur vlera dhe citate hyjnore të librave të shenjtë, apo duke satirizuar figurën e profetit Muhamed. Rast tjetër mund të përmendim Sokol Shametin, i ftuar në emisionin “Kapital”, i cili deklaroi se ishte ateist, se nuk e kishte lexuar kurrë as Kur’anin dhe as Biblën dhe fliste për fenë islame dhe për ndjekësit e saj pa pasur fare informacion dhe dije. Rrjedhimisht, gjithçka që thoshte, ndikonte negativisht në imazhin e fesë islame.
  • Ajo që bie në sy, pothuajse në të gjitha programet televizive, që i kam përzgjedhur si pjesë e studimit, është se nuk bëhet nga ana e drejtuesve të tyre një rezyme, një përmbledhje, për të nxjerrë konkluzionet mbi çështjet e diskutuara nga paneli. Do ishte mirë që të nxirreshin konkluzionet, në mënyrë që të qartësohen koncepte të caktuara edhe për vetë pjesëmarrësit e debatit, por edhe për audiencën. Një tjetër veçori e programeve televizive, është dalja nga boshti i temës dhe kalimi nga dega në degë. Kjo besoj se ka ndodhur për shkak të mospërgatitjes nga ana e panelit për çështje të caktuara.

Për sa i përket kohës televizive që iu kushtua trajtimit të rastit Charlie Hebdo dhe temave të ndryshme që ndërlidheshin me të, ja se si m’u përgjigjën disa prej personazheve që zhvillova intervistë me ta:

Hoxhë Ahmed Kalaja: “Është e vërtetë që kishte shumë trajtesa. Ne kemi prirje të qajmë më shumë hallin e tjetrit sesa hallin tonë. Po edhe mungesa se me çfarë ta mbushësh programin, ky është një problem tjetër. Charlie Hebdo ishte rasti i mirë për t’u trumbetuar, për t’u bërë zhurmë për diçka, ndërkohë mund të ketë pasur me dhjetëra raste të ngjashme të shpërndara nëpër botë, që mund të kenë marrë ndonjë cep gazete. Në Shqipëri trajtimin e këtij rasti në programet televizive e shoh si ekzagjerim”.[3]

Myftiu Ylli Gurra: “Mbetet në dorë të medias se, për sa kohë e mban në fokus një ngjarje apo ndodhi të caktuar, një lëvizje apo një dalje e qeverisë dhe e funksionarëve të lartë fetarë të një vendi për një rast që pati një jehonë jo kontinentale por ndërkombëtare. Ajo që mbetet për t’u vlerësuar në çështjen mediatike, qoftë vizive, qoftë të shkruar në Shqipëri, është mënyra apo këndvështrimi se si e shohim. Unë nuk e shoh të tepruar, vlerësim do ta quaja në sensin pozitiv interesimin e domosdoshëm për ta përcjellë qoftë në thelb se çka përmbante, apo cila ishte domethënia e vërtetë e kësaj pjesëmarrjeje, apo demonstrimin e një vlere që ka kombi shqiptar në Paris në janar të 2015. Njëherazi tërheqje e vëmendjes së opinionit publik për disa vlera që janë të mirëtrashëguara, pavarësisht se kemi jetuar një tmerr në komunizëm dhe ateizëm njëherazi për rreth tre dekada, me ia rikujtuar dhe rifreskuar shoqërisë sonë se, vlerat nuk mund të jenë dhe të mbeten imune, nëse nuk investohet nga shoqëria, qoftë ato religjioze në aspektin fetar mysliman dhe të krishterë, por edhe mosinteresimi i shtetit.”[4]

Dom Gjergj Meta: “Unë mendoj që këtyre temave u duhet kushtuar gjithmonë vëmendje dhe asnjëherë nuk është tepër. Terrorizmi kur shfaqet, i çfarëdo matrice që të jetë, është një e keqe që dëmton bashkëjetesën njerëzore, sidomos kur terrorizmi merr ngjyrime fetare, bëhet edhe më i rrezikshëm, për arsye se mbledh një urrejtje të themeluar shpesh në dimensionin shpirtëror të njeriut. Gjithë çështja mbetet jo te hapësira që i kushtohet, duhet të ketë hapësirë, por te drejtësia e trajtimit të të tilla çështjeve, personat që i trajtojnë në media, sa janë të aftë të jenë objektivë, të jenë të matur në gjërat që thonë dhe kompetentë. Pastaj harmonia dhe toleranca fetare nuk janë në kundërshtim mbi trajtimin apo debatin për këto çështje, përkundrazi, harmonia mund të përforcohet edhe më tepër. Fetë, duke u distancuar nga fenomenet ekstreme, nga dukuritë ekstremiste, kanë më shumë mundësi dialogu midis tyre për të mirën e bashkëjetesës.”[5]

Besnik Mustafaj: “…ishte e nevojshme. Nuk jam në gjendje të gjykoj nëse opinioni publik, konsumatori i këtyre mediave ishte po aq i interesuar, aq sa ishin redaktorët e gazetave apo drejtuesit e mediave, sepse nuk kemi një studim se çfarë pret publiku nga media, por gjithsesi ishte në koherencë me qëndrimet që mbajti media e vendeve të lira. Nuk është e tepërt, asnjëherë nuk është e tepërt. Shqipëria shquhet për harmoni ndërfetare, por nuk është imune. Ne kemi raste dramatike siç ka në Paris, në Londër e Kopenhagën, raste myslimanësh të radikalizuar, të devijuar nga doktrina myslimane, në këtë kuptim nuk ishte e tepërt, por informacioni nuk u drejtohet vetëm myslimanëve. Informacioni i mediave ishte për të gjithë opinionin publik.”[6]

  • Përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u prezantuan denjësisht, si dhe paraqitën me maturi vlerat e besimit islam, si dhe u përballën, po me të njëjtën maturi me komente dhe kundër-argumente. KMSH dërgoi në media për të marrë pjesë në trajtimin e temave të ndryshme më kompetentët e tij si për shembull: Elvis Naçi – Drejtor i Mesazhit Islam pranë KMSH, i njohur në opinionin publik për oratorinë e tij dhe përgatitjen në propagandën fetare islame. Një prej përfaqësuesve në median shqiptare ishte edhe vetë Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, i cili ishte edhe i deleguari i KMSH-së për të qenë pjesë e delegacionit shqiptar në marshimin e Parisit. Gjithashtu, i pranishëm në disa prej programeve të përzgjedhura në këtë studim ishte edhe Hoxhë Ahmed Kalaja, edhe ky i njohur në publik për oratorinë e tij dhe tërheqjen e brezit të ri drejt fesë islame. Pozitivisht dhe denjësisht u prezantuan edhe përfaqësuesit e komuniteteve të tjera fetare, ku atë harmoni që e proklamojmë edhe jashtë vendit e argumentuan edhe nëpërmjet deklaratave të tyre unifikuese. Përfaqësuesit e KMSH-së shfrytëzuan pozitivisht hapësirën televizive që iu ofrua në këto programe për ta prezantuar fenë islame ashtu siç është, fe e paqes, e dashurisë dhe e humanizmit njerëzor dhe jo fe e terrorit, e dhunës dhe e ekstremizmit, siç paraqitet nga qarqe apo individë dashakeqë. 

3 – Konkluzione dhe rekomandime

Duke analizuar programet mediatike shqiptare, që kam përzgjedhur në këtë studim, koha e të cilëve në total ishte 1110 minuta, si dhe duke iu referuar autorëve të huaj dhe botimeve të tyre më të fundit si për shembull: Karen Armstrong, Religion and the History of Violence – botim i vitit 2015: Tarik Ramadan, Të jesh mysliman evropian – botim i 2011; Ferid Muhiq, Identiteti islam i Evropës – botim i 2014, etj., apo autorë shqiptarë si p.sh.: Artan Fuga, Stereotipa mbi identitetin fetar / Komunikimi në shoqërinë masive – botim i 2014, apo autorë të tjerë si Mustafa Nano dhe Ben Blushi, gjithashtu, edhe nëpërmjet intervistave që kam zhvilluar me specialistë të komunikimit mediatik, përfaqësues të Komunitetit Mysliman dhe Katolik, gazetarë dhe drejtues programesh televizive, drejtues të institucioneve të ndryshme, që ndërlidhen me kulturat dhe qytetërimet, arrita në disa përfundime, që do t’i shoqëroj më poshtë edhe me disa rekomandime përkatëse.

  • Media shqiptare nuk është e gatshme për trajtimin e temave që ndërlidhen me shkencat e komunikimit ndërkulturor dhe dialogut ndërfetar, për faktin se i mungojnë specialistët në këto drejtime. Mediat duhet të kenë në gjirin e tyre persona të përgatitur në çështjet fetare, të përgatitur në kompetencë studimore, sigurisht në qoftë se dikush është edhe besimtar, kjo është një vlerë e shtuar, por kërkohet një njohje më e thellë e problemeve.
  • Pjesa më e madhe e të ftuarve, nuk ishin personat e duhur për të komentuar dhe debatuar mbi rastin në fjalë, për arsye se nuk ishin të formuar profesionalisht në drejtime që mund të hedhin dritë mbi çështjen. Në fillim duhet të njohim mirë problematikën, në këtë rast për sa i përket besimeve. Do të ishte më me vend që të gjitha panelet, diskutimet, komentimet, vlerësimet apo jo të tilla, të rrotulloheshin në pjesën ku në njërën anë elita fetare dhe në anën tjetër ajo e shkencave të komunikimit, pra gazetarë, analistë të cilët të ishin të thelluar në aspektin e komunikimit publik dhe pjesa tjetër domosdoshmërish të ishte pjesa e elitës fetare.
  • Media shqiptare në rastin e Charlie Hebdo, nuk pati asgjë origjinale në informacionet, komentet dhe pikëvështrimet, pasi ato ishin të importuara, u morën nga shtypi i huaj dhe u përkthyen. Duke qenë se përkthimet nuk varen nga njerëz shumë profesionistë, nuk ishte e vështirë të vije re edhe konfuzion, sepse përkthimi bëhej keq. Identifikimi i termit mysliman me islamizëm, myslimanizëm me islamizëm, radikal apo të gjitha këto shpeshherë krijonin konfuzion tek audienca.
  • Ajo që bie në sy, pothuajse te të gjitha programet televizive, që kam përzgjedhur si pjesë e studimit, është se nuk bëhet nga ana e drejtuesve të tyre një rezyme, një përmbledhje, për të nxjerrë konkluzionet mbi çështjet e diskutuara nga paneli. Do ishte mirë që të nxirreshin konkluzionet, në mënyrë që të qartësohen koncepte të caktuara edhe për vetë pjesëmarrësit e debatit, por edhe për audiencën.
  • Përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u prezantuan denjësisht, si dhe paraqitën me maturi vlerat e besimit islam, si dhe u përballën, po me të njëjtën maturi me komente dhe kundër-argumente.

Bibliografia

Bela H. Banathy and Patrick M. Jenlink (2005): Dialogue as a means of collective communication. Kluwer Academic/Plenum Publisher, New York.

Jane Idleman Smith (2007): Muslims, Christians, and Challenge of Interfaith Dialogue. Oxford University Press.

Jonathan Magonet (2003): Talking to the other / Jewish interfaith dialogue with Christians and muslims, I.B. Tauris/London, New York.

Maire Byrne (2011): The names of God in Judaism, Christianity, and Islam, Pndar NZ. New Zealand.

Milan Vukomanovic and Marinko Vcinic, Religious dialogue in the Balkans: The drama of understanding.

Karen Armstrong (2015): Fields of Blood: Religion and the Histori of Violence. Penguine Random House. UK.

Tarik Ramadan (2011): Të jesh mysliman evropian, Logos-A. Maqedoni.

Ferid Muhiq (2014): Identiteti islam i Evropës, Logos – A. Maqedoni.

Artan Fuga (2014): Stereotipa mbi identitetin fetar, Komunikimi në shoqërinë masive. Tiranë, f. 335-363.

Erving Goffman: (1959): The Presentation of self in everyday life, Garden City, (edizione italiana, Bologna: II Mulino, 2011), f. 11.

Michael Kunzik (1997): Images of Natiosn and International Public Relations; Lawrence Erlbaum Associates- Publishers Mahwah, New Jersey, f. 1.

Kur’ani, Suretu Bekare, Vargu 256.

Saba Mahmood (2009): Religious Reason and Secular Affect: An Incommesurable Divide?”   Qritique Secular? Blasphemy, Injury, and Free Scpeesh, f. 64.

Akademia e shkencave të RPS të Shqipërisë, Fjalor i gjuhës së sotme shqipe, Tiranë, 1980, f. 714.

Akademia Ndërkombëtare e Fikhut Islam, “Rreth lirisë së shprehjes së mendimit: rregullat dhe dispozita”, Vendimi nr. 176 (2/19) Emiratet e Bashkuara Arabe, 26-30 prill 2009.

Feja dhe kombi  

htttp;//www.youtube.com/watch?v=DdZ9BnFAu1s&feature=youtube_gdata_player

Abdu Muhtar Musa, Bota myslimane karshi Perëndimit

http://www.onislam.net/english/politics/transnational/431049-muslim/world/and/west.html

shqip.com/2015/1/10/ Liria-e-shprehjes-vlen-më-shumë-se-të-gjithë-librat-e-shenjtë

http://www.e-zani.com/2015/01/12/charlie-te-e-gazetarise-shqiptare/

Tarek Mitri, Marrëdhëniet mes myslimanëve dhe të krishterëve

http://erasmusi.org/marredheniet-mes-myslimaneve-dhe-te-krishtereve/

A1 Report – Tete a Tete, Ksenofobitë, terrorizmi, kriza globale (7 janar 2015) https://youtu.be/S5auyrWHf2Q

A1 Report – Tete a Tete, A duhet te kete kufi për satirën (9 janar 2015)

https://youtu.be/M0OQ6KXRNfA

A1 Report – Tete a Tete, Harmonia fetare e Shqipërisë në Paris (13 janar 2015)

https://youtu.be/nNrFn5gHtwc

Top Story, 15 janar 2015, – Top Channel Albania – Political Talk Show

https://youtu.be/fpeblxCub7M

https://youtu.be/L5KZkF2Et0w

https://youtu.be/qQgvMZFUSlA

Shqip, 12 Janar 2015 – Top Channel Albania – Political Talk Show

https://youtu.be/-NhK2f_irbI

https://youtu.be/X7aj33_TOTM

https://youtu.be/DBXFOUmx73c

Opinion – A na kërcënon terrorizmi islamik– (08 janar 2015)

https://youtu.be/CJ0rhPLxLq4

Opinion – Toleranca fetare, realitet apo mit– (19 janar 2015)

https://youtu.be/1nt2BubrjDg

Emisioni ‘Oktapod” 13 janar 2015 http://www.youtube.com/watch?v=hi8e4uXtFsM&feature=youtube_gdata_player

Kapital – Bashkëjetesa mes besimeve. – 16 janar 2015 – Talk show – Vizion Plus

https://youtu.be/RmRThXoR97U

https://youtu.be/mhP9ykjRkpQ

https://youtu.be/4VYAYCKrU4s

Tonight Ilva Tare “Islami, Evropa, Terrorizmi”

https://youtu.be/4VYAYCKrU4s

[1]. Intervistë me Dom Gjergj Meta, https://youtu.be/Sp3yySMqzHE

[2]. Intervistë me Prof. Mark Marku, https://youtu.be/bSj43qEJNVU

[3]. Interviste me hoxhë: Ahmed Kalaja, https://youtu.be/m3WKdpFq9Fk

[4]. Intervistë me myftiun e Tiranës: Ylli Gurra, https://youtu.be/So2zCerm9Xc

[5]. Intervistë me Dom Gjergj Meta, https://youtu.be/Sp3yySMqzHE

6. Intervistë me Besnik Mustafaj, https://youtu.be/nc5eR8c2e5w


  • tweet
Njolla në Biografi Kryeministrat shqiptarë në Shtetin Osman

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E...

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin:...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Kontributi i revistës ‘Dituria islame’ në fushën e predikimit islam-hytbeja si shembull
    Kontributi i revistës ‘Dituria...

    Dec 03, 2018 0

  • Gruaja dhe familja në institucione të rëndësishme të shoqërisë nën optikën e “Drita Islame”
    Gruaja dhe familja në institucione të...

    Oct 23, 2017 0

  • “Drita Islame”, si mjet i përgjegjshëm komunikimi masiv në trendin e zhvillimeve aktuale
    “Drita Islame”, si mjet i...

    Jun 28, 2017 0

  • Botimi i kolanës “Zani i Naltë”
    Botimi i kolanës “Zani i Naltë”

    Jan 31, 2017 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al