Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Intervistë e Kryetarit të KMSH-së z. Skender Bruçaj

Mar 21, 2014 Zani i Nalte Personalitete 0


Skender Brucaj

1. Së pari, ju urojmë suksese në detyrën tuaj të re. Cila do të jetë strategjia juaj në drejtimin e komunitetit më të madh në Shqipëri, atij mysliman?

Faleminderit! Së pari jam i ndërgjegjshëm për peshën e rëndë të detyrës që më është besuar, një amanet i shenjtë i Zotit të Lartësuar dhe një përgjegjësi e madhe ndaj kombit shqiptar. Shërbimin tim ndaj këtyre qindra mijëra besimtarëve e vlerësoj si parësor dhe të paçmuar.

Patjetër që unë bashkë me stafin kam një platformë, që e kam paraqitur edhe para votëbesimit në Këshillin e Përgjithshëm, siç janë:

–       Përfshirja e zërit të besimtarëve myslimanë në të gjitha shkallët e institucionit.

–       Ngritja ekonomike dhe financiare e institucionit me anë të projekteve konkrete të zhvillimit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.

–       Rritja e investimeve dhe përfitimeve nëpërmjet Ristrukturimit të Vakfit të KMSH-së.

–        Lobimi për Amendimin për Mediat Elektronike dhe hapja e rrugës për ngritjen e një Radio-Televizioni zyrtar të KMSH-së.

–       Zgjerimi i rrjetit arsimor të medreseve në nivelin parashkollor dhe fillor.

–       Finalizimi në një kohë të shkurtër i projektit të kompleksit të Namazgjasë.

–       Themelimi i Muzeut të Parë Islam në Ballkan, duke përfshirë trashëgiminë Islame botërore dhe atë shqiptare.

–       Realizimi i një projekti madhor për përkthimin e Kur’anit në gjuhën shqipe dhe botimi zyrtar nga ana e KMSH-së, etj.

2. Po përsa i përket marrëdhënieve dhe bashkëpunimit me fetë e tjera, prezente në vend, cila do të jetë strategjia juaj?

Ne si komunitet kemi qenë dhe do të jemi të ndjeshëm ndaj komuniteteve fetare tjera në vend, sepse këtë e kemi sa detyrë islame, aq edhe kombëtare. Ne së bashku dhe me Komitetin Shtetëror për Kultet dhe Ministrin z. Veliaj po përgatitemi të bëjmë një tur nëpër Europë për ta promovuar këtë vlerë të madhe të popullit shqiptar, siç është harmonia dhe mirëkuptimi ndërfetar ndër shekuj tek shqiptarët, një model unikal ndoshta dhe në botë. Për t’i dhënë rëndësinë e duhur ne si KMSH kemi edhe një drejtori, që mbulon dhe Dialogun Ndërfetar, ku here pas here ne si komunitete organizojmë programe të kësaj natyre. Mua s’më mbetet  gjë tjetër vetëm se të bëhem një hallkë vazhdimësie e kësaj rruge që trashëgojmë ne sot. 

3. Komuniteti Mysliman reagoi rreth arrestimit të imamëve, pjesë e një rrjeti ndërkombëtar që rekrutonin luftëtarë për në Siri. Ju i quajtët ata jo pjesë të institucionit. Po atëherë çfarë janë imamët, ilegalë, të paligjshëm? Mos ndoshta xhamitë janë jashtë juridiksionit të KMSH-së? Ju lutem a mund të më sqaroni diçka më shumë rreth kësaj çështje?

Ka një numër të vogël xhamish në shkallë republike siç janë edhe dy rastet në fjalë që pas ndërtimit të tyre nuk i janë dorëzuar KMSH-së dhe rrjedhimisht imamët e tyre nuk janë emëruar nga KMSH. Me anë të mosnjohjes ne nënkuptojmë, që nuk janë nën juridiksionin e KMSH-së, që do të thotë se xhamia ligjërisht nuk është në pronësinë e KMSH-së. Aktualisht ne kemi formuar disa grupe pune, që po punojnë për identifikimin e saktë të këtyre xhamive, si dhe hartimin e një plan-strategjie në lidhje me zgjidhjen e kësaj çështjeje. 

4. A ka ndonjë gjë për të bërë KMSH-ja përsa i përket këtij problemi, si mund t’i parandaloni, që të mos ketë më imamë që rekrutojnë luftëtarë për në Siri?

Qëndrimi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në lidhje me pjesëmarrjen e besimtareve myslimanë në luftën e Sirisë ka qenë shumë kohë më parë i njohur për opinionin publik. KMSH me anë të strukturave që posedon iu ka bërë thirrje të gjithë besimtarëve myslimanë t’i rrinë larg përfshirjes në konfliktin e Sirisë, sepse nuk është një luftë fetare dhe nuk zgjidhet, apo sillet paqja me pjesëmarrje individuale apo në grupe në konfliktet e armatosura në vende të tjera, pavarësisht ndjeshmërisë humane ndaj asaj që fatkeqësisht po ndodh atje. Një punë e madhe në këtë rast është bërë nga myftitë dhe imamët e gjithë Shqipërisë, në zbatim të qarkoreve të dërguara nga ana e KMSH-së. 

5. Dhe meqë jemi te lufta në Siri, si e gjykoni ju këtë konflikt? Kush ka të drejtë sipas jush?

Ky është një konflikt që ka hyrë në vitin e katërt, është një katastrofë njerëzore, që ka marrë jetën e qindra mijëra njerëzve, ka nxjerrë nga shtëpitë e tyre miliona njerëz dhe edhe kur të pushojë lufta (që shpresojmë të ndodhë sa më shpejt), pasojat e saj do të ndihen edhe për shumë vite. Mendoj se zgjidhjet vijnë gjithmonë nga gjithpërfshirja, liria e mendimit dhe demokracia. 

6. Cili është qëndrimi juaj në lidhje me muxhahedinët iranianë që vijnë këtu?

Nuk kam ndonjë dijeni në lidhje me ta. Por edhe një herë theksoj rëndësinë e lirisë dhe demokracisë në çdo vend. 

7. Si e shikon Komuniteti Mysliman hyrjen e Shqipërisë në BE?

Ashtu siç edhe e theksova më sipër në lidhje me turin nëpër Europë, sot vlerat e lirisë, përfaqësohen më së miri nga BE, prandaj edhe ne si popull shqiptar në përgjithësi dhe si myslimanë në veçanti, Zoti deshi që të jetonim në Europë, në një gjeografi që historikisht ka shërbyer si urë midis qytetërimeve dhe kulturave të ndryshme, duke bërë shpesh herë edhe sintezën e këtyre qytetërimeve. Prandaj hyrja jonë në BE është krejt e natyrshme dhe në pajtim me vlerat që ne përfaqësojmë. 

8. Cilat janë synimet tuaja si kreu i KMSH-së?

Komuniteti Mysliman edhe pse tashmë mund të themi se e ka kaluar periudhën e tranzicionit postkomunist pas 23 vitesh rithemelim, akoma ka sfida të shumta që na dalin përpara. Problemi i pronave është një problem kyç, si për ne ashtu edhe për të gjithë ish-pronarët. Pronat vakëf të sekuestruara nga regjimi totalitar, ishin të gjitha prona të dhuruara nga gjyshërit tanë si vakëf, në dobi të besimit Islam. Nëpërmjet të ardhurave të tyre mbahej administrata e xhamive dhe mirëmbajtja e tyre, si dhe hapeshin shkolla e medrese, bëheshin bamirësi të shumta, ndihmoheshin familjet në nevojë, martoheshin vajzat jetime, etj.

Tani kur më shumë se 90% e pronave akoma nuk janë kthyer, na lë ne si institucion në vështirësi të mëdha ekonomike, gjë që bën që pagat e imamëve, por edhe të myftive dhe KMSH-së të jenë të ulëta, gjë që sjell pasoja, nganjëherë edhe jo të këndshme edhe për vetë imazhin dhe figurën jo vetëm të punonjësve tanë, por edhe të vendit tonë.

9. Çështja e xhamisë së Tiranës

Çështja e xhamisë së Tiranës, daton si problematikë që në vitin 1938, si një nevojë e madhe për kryeqytetin, ndërkohë që Tirana atëherë ishte shumë më e vogël se sot, por kishte 40 xhami. Sot kur Tirana po arrin 1 milion banorë, ka vetëm disa xhami të vogla të pamjaftueshme, gjë që shihet çdo të premte, kur besimtarët falen dhe jashtë, për të mos folur për bajrame që mbushet i gjithë bulevardi. Prandaj një prioritet do të ketë fillimi i punimeve dhe përfundimi sa më shpejt i kompleksit të Namazgjasë.

Xhamia e Namazgjasë tashmë ka ardhur në hallkën e fundit të zgjidhjes. Besojmë dhe kemi marrë garancinë e qeverisë, që në një kohë shumë të shkurtër do të fillojnë punimet, fondet e të cilave i kemi siguruar.

Intervistë e botuar në gazetë Telegraf me dt. 19 mars 2014.


  • tweet
Kontributi i ulemasë shqiptare në Maqedoni për shkollën dhe gjuhën shqipe Kryetari i Komunitetit Mysliman Skender Bruçaj takon presidentin Bujar Nishani

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

  • Haki  Sharofi, Drejtor i Medresesë së Tiranës, Drejtor i Revistës “Zani i Naltë”
    Haki Sharofi, Drejtor i Medresesë së...

    May 28, 2024 0

  • Hafiz Mustafa Doraci (1894-1974) “Hafizi i vogël”
    Hafiz Mustafa Doraci (1894-1974)...

    May 07, 2024 0

  • Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) (1867-1937)
    Haxhi Vehbi Dibra (Agolli) (1867-1937)

    Feb 12, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (40)

Te Fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al