Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Tolstoi: “Kush është Muhamedi (a.s.)?”

Jan 25, 2014 Zani i Nalte Retrospektivë 0


tolstoi_ln01Fjalë të dala nga goja e shkrimtarit të madh rus Leon Tolstoi

Muhamedi (a.s.) është profeti i fesë Islame, e cila përfshin dyqind milion frymë të shpërndara në çdo anë të botës.

I lartpërmenduri 570 mbas Krishtit, ka lindur në Arabi prej prindërish të varfër. Në fëmijëri ka qenë bari. Qysh në vogëli pëlqente jetën e vetmisë duke u shmangur nëpër vende të qeta (pa njerëz); tërhiqej nëpër vende të fshehta, ku mendonte një Zot të vetëm dhe shërbimin e adhurimin që i duhej bërë Atij.

Arabët që jetuan në shekullin e Muhamedit (a.s.) kishin shumë perëndi, të cilat i adhuronin me shpresë që të fitonin praninë e hirin e tyre. Për nder të perëndive bënin theror lloj-lloj shtazësh e bile edhe njerëz.

Duke u shtyrë në moshë Muhamedit (a.s.) i shtohej besimi dhe i forcohej konshienca se, ‘feja’, që kishte përqafuar kombi i tij, ishte një kult i lajthitur, perënditë e tyre s’meritonin adhurim e se, një i vetëm është Ai Zot, që ka në sundim gjithësinë. Ky besim aq u ngul në shpirt të Muhamedit (a.s.) saqë u ngrit me thirr në këtë besim bashkatdhetarët edhe popullin e tij. I ndihmuar nga një fuqi morale, që i pati dhuruar Perëndia, Muhamedi (a.s.) e udhëhoqi popullin e Tij në rrugë të Zotit dhe e gremisi besimin e rremë, ndriti kombin e tij, të cilit i qenë errur sytë nga padija; i dha shkak të përmendet në ato vise paganizmi emri i Njësisë, sipas inspiracionit Hyjnor e koshiencës së vet të vaditur.

Feja e Hazreti Muhamedit mund të përmblidhet si më poshtë:

mescidi nebi-09

Zoti është një, veç Tij s’ka tjetër zot. Prandaj nuk është e arsyeshme me besue e me adhurue shumë zota. Zoti është një, ka këto cilësi të veçanta: I mëshirshëm dhe i drejtë. Në fenë Islame njeriu shpërblehet me veprat e veta. Sjellja e pajtueshme me ligjet fetare, d.m.th. bindja ndaj urdhrave dhe rrudhja nga ndalimet, e lumturon njeriun në jetën e pasosur. Përkundrazi, kush tërhiqet e mundet prej epsheve dhe s’iu shtrohet dispozitave fetare do të pësojë mundime në jetën tjetër.

Feja Islame urdhëron me besue se çdo gjë në botë do të zhduket, amshimi (bekaja) qenia përgjithmonë është vetëm për Perëndinë; jeta e vërtetë nuk mund të fitohet pa besuar Zotin e pa plotësuar urdhrat e Tij. Gjithashtu në fenë Islame njerëzit urdhërohen me dashtë Zotin e njëri-tjetrin, dashuria ndaj Zotit tregohet vetëm me të falur; dashuria ndaj të afërmit bëhet duke marrë pjesë në gëzime e mjerime e duke falur gabimet e të tjerëve.

Besimi në Zotin e në jetën e pasosur i shtrëngon myslimanët t’u shmangen ndjenjave epshore; myslimanëve u është ngarkuar barra për t’i shërbyer shpirtit e jo trupit. Ata duhet të hanë e të pinë me masë. Pijet që dehin janë të ndaluara. Fitimi e puna janë nga një detyrë.

Hazreti Muhamedi nuk ka pretenduar kurrë se është i vetmi Profet; por ka besuar e pohuar edhe profetësinë e Musait e të Isait.

Si çdo profet ashtu edhe Hazreti Muhamedi, në fillim, kur nisi të ftojë në fenë Islame, u përball me mundime e vuajtje, por ato nuk mundën ta ligështonin aspak vullnetin e patundur të tij; përkundrazi i forcohej gjithnjë dëshira.

Myslimanët, shumica e të cilëve ishin arabë, dalloheshin me cilësitë e larta që kishin fituar, si: të përvuajturit, të shmangurit nga veset (takva), për aktivitetin dhe energjinë, përkorjen (mjaftimin me pakicë), përkrahjen që u jepnin bashkëfetarëve në kohë të mjerimit.

Myslimanët, me këto cilësi të lëvdueshme, brenda një kohe të shkurtër, fituan simpatinë e nderin e anti-myslimanëve të popujve që “pushtonin” dhe kështu këta popuj vetvetiu inspiroheshin dhe pranonin fenë e tyre e me këtë mënyrë shtohej çdo ditë numri i myslimanëve.

Ka vetëm një gjë, se apostujt e Profetit të Zotit (As-habët), nuk mundnin të duronin sjelljet e paarsyeshme të paganëve; prandaj ndjenja fetare e zjarrtë që iu kishte mbuluar zemrën i shtyri t’i imponojnë Pejgamberit të përdorë forcë kundra idhujtarëve, që t’i sjellë në rrugë të Zotit.

Mos të pandehet kurrë se këta kanë lejuar derdhjen e gjakut me të vetmin qëllim që të fitojnë pasuri të kësaj jete! Jo! E lejuan luftën vetëm për një ideal të lartë, për të fituar hirin e Zotit e për të luftuar me idhujtarët që kishin humbur udhën e Perëndisë.

Përhapja e jashtëzakonshme e fesë Islame brenda një kohe të shkurtër, saqë e kaloi edhe fenë e Budës e të Krishtit, predikuesit e të cilëve përmenden për mënyrën e urtësisë që përdorin kur predikojnë, nuk është kryer me shtrëngim; porse mosvështrimi me sy të mirë të kësaj jete nga ana e myslimanëve, mungesa e prirjes së tyre ndaj jetës së dynjasë, drejtësia, pastërtia e shpirtit dhe ndërgjegjja e kulluar, edhe cilësi të tjera të larta, që shiheshin ndër myslimanët, i shtynte popujt e tjerë grumbuj-grumbuj të pranojnë fenë Islame.

Sjellja e mirë me izraelitë e me të krishterë e sidomos, me parinë fetare të tyre, janë prej porosive njerëzore, që karakterizojnë fenë Islame e tregojnë virtytet e saj.

Kjo fe lejon besnikët e saj që të martohen me gra izraelite e të krishtera pa u cenuar lirinë fetare.

Madhështia që duket në këtë tolerancë nuk është e mbyllur dhe e fshehtë për njerëzit me mend. Muhamedi është një nga më të lartat fytyra që njerëzisë i kanë bërë shërbime të mëdha. Një komb të paditur e shkëlqeu përgjithësisht me dritën e Zotit, ndaloi therjen e njeriut si kurban për Perëndinë, nuk la me derdh kot gjak njeriu, dhe me këtë mënyrë atë komb të paditur e bëri një element paqeje, ia çeli rrugën e qytetërimit e të përparimit.

Triumfi me kaq sukses të shkëlqyeshëm mund të jetë vepra e një njeriu, që është forcuar nga një anë. Prandaj ky njeri i madh doemos meriton nderime.

Zani i Naltë, Nr. 4, Mars 1930


  • tweet
Institucionet fetare gjatë mbretërimit të Zogut Profeti Muhamed a.s.- (Dokumentar HD-KMSH)

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame:...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe...

    Sep 04, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Randsi e marteses
    Randsi e marteses

    Jul 02, 2024 0

  • Lufta e jetës dhe misioni i njeriut
    Lufta e jetës dhe misioni i njeriut

    May 07, 2024 0

  • Njeriu dhe Gjithsia II
    Njeriu dhe Gjithsia II

    Feb 12, 2024 0

  • Njeriu dhe Gjithsia – I –
    Njeriu dhe Gjithsia – I –

    Oct 19, 2023 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al