Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Randsi e marteses

Jul 02, 2024 Zani i Nalte Retrospektivë 0


Ferit Vokopola

Ku do qi kthejmë sytë rreth gjanavet të ndodhuna me nji herë na çfaqet nji e vertetë: randësi e martesës, shtjem sytë mbi shpresët, nji fuqië naturale qi e shohim qi këto i martoni dhe i shtonë për vazhdimin e farës tyne; shtâzët, dhe këta prap t’udhëhequn nga kjo fuqië e dimë qi janë tue aplikuë me besnikrië nenet e pa shkruëme të këtij Ligjit naturelë.
Po bimërat, e lulet; po fluturat e bukura qi fluturojnë mbi to! Si âsht e mundun pa nji marrë-dhanëje shkëmbimtare të mprojnë racën e llojin e tyne! E dashuna Naturë! Si mbas ligjit të famshëm qi të ka falun Krijuesi i vertetë sa mrekullisht je tue vazhduë në harmonin tande të kandëshme dhe të rregullshëm! Lulevet me dritën e vesen e mengjezit, me rrezet e Hanës u fale ambëlsinën e mjaltit; fluturat e bletët i shtyte të shijojmë atë huallë t’ushqimshëm për vehte por ndëmjetësuër për martesën e luleve njena me tjetrën. Ti marton afshin avullin dhe krijon rênë, me ererat e ndryshme ku rrëzonë gjethet në Vjeshtë pajosë tokën me plehurina të gjallshime për krijimin e bimës së ré. Me ererat bumbenë retë n’ujë, atê e ngref n’ajr dhe lëshon shinë kû âsht nevoja!
Ç’do lëvizje e dukshme dhe e pa pikasun n’âsht qi pjellë para teje nji ndryshim, ky po bâhet në vazhdimë të martesës së fuqinave njena me tjetrën; edhe lëmshënjt e hapësirës në lëvizjet e tyne madhështore janë tue u krijuë, rrëmuë, e u shuë vetëm me marrëdhanjet shkëmbimtare të cilat pa dyshim në trajtën e martesës janë tue përplotësue qellimin kryesuër së fuqisë Krijuëse.
Po njeriu vallë, a âsht fije për fije si këto? Ky i udhëhequn nga ligji i naturës a mjaftonë të martohet si shtâhëe e si bimrat, si gjith fuqinat pa qenë i lidhun në ligjë jo vetëm materjale por edhe shpirtënore! Kjo problemë në shekujt e kaluëm si edhe sot midis shumë dijetarëve ka shkaktuë dyshimin i cilli me të vërtetë si nji sëmundje ngjitarake âsht tue përhapun peginjet damtuëse mbi bazat e qytetnimit.
Ç’âsht pra martesa? A vetëm nji detyrë natyrale? A po njerzënore edhe sociale? Mbasi njeriu me ndërgjegjen qi ka ndodhet i ngarkuëm me ca detyra q’u përkasin edhe të tjerve naturisht martesa âsht nji detyrë njerzënore edhe sociale; dashunia e Prindëvet kundrejtë të pjellunve të t’ynë në mënyren mâ të dhimshëme ka qenë e rénjosur në shpirtin e njeriut qi diten e krijimit. Kjo dashuni e dhimsunië ka krijuë bazën e bashkë-rrojtjes, e mprojtjen kundrejt egërsinave të Natyrës. Shtazët e tjerë mbasi nuk e kanë ketë dhimsuni e dashtuni kaqi sa njeriu nuk janë të shtrenguë me ligjë të vueme me mbajtun rregullimin e jetës së tyne.
Sosieteja, nuk mund të rronjë kurrë pa qenë jeta familjare, por kjo bazën e vetë e ka të ngrefun me kushtet e martesës. Ndodhën shumë të ditun të rinjë qi thonë: Njerzit tue formue nji trup socialë mundet të rrojnë pa formue jetën familjare të cilët shembëll tregojnë ca sekte, kabile të pa qytetërueme tue mos barazue se këta t’egër deri dikuë mund të kenë marëdhanje me Historin dhe kohën e kalueme të njerëzimit.
Këto janë theorina të thata, allusionë e andralle jo vetëm të pa dobishme por edhe shumë të rrezikshme për qytetnimin. Po të mejtohemi rreth kushteve të Jetës së sotshme qi pështetet sosieteja njerënore pa dyshim bindemi se qytetnimi pa jetën familjare pa martesë nuk mund të jetë i forcuëm dhe i vazhduëm.
Jeta familjare fillonë me fjalën e besën qi lidhin midis tyne – në bazë të ligjit – nji i rî me nji të rê, themelohet në martesën e këtyne qi thuret e stoliset me fletët, lulet e dashunisë së vërtetë.
Jeta familjare âsht nji traktat social me kushte morale e materiale aqi të randa sa sicilli prej kontraktuesavet për me sigurue fatbardhësin duhet me qenë respektuës e adhuruës fije pë fije në vazhdim të kohës dhe afatit të sajë. Per me qenë të lirë të larguemit nga martesa âsht nji dam i madhë për nji atdhe edhe për jetën sociale. Profeti i Naltë Muhamedi ka pas thanë:
شراركم عزابكم
“Ndër muslimanë mâ të këqijët fatzezë janë ata qi nuk martohen.”
تناكحوا تكاثروا فإني أباهي بكم الأمم يوم القيامة.
“Kunorzohuni; shtohuni se me shtuarjen tuej para popujve të tjerë kam me u nderuë në Kijamet.”
Me të vërtetë aji njeri qi nuk âsht bamun kryetari i nji familjes nuk mund të quhet i plotë; në kohrat e vjetra ata njerëz qi nuk kishin fitue ketë nderë nuk i përdornin as në detyrë me randsi; martesa sa mâ tepër në kohën e rinisë âsht nji detyrë dhe nji fatbardhsië, nji dobijë morale për marëvajtjen e njerzimit, nji shtegtim i domosdoshëm për vazhdimin e qytetnimit.
Asht nji fatbardhësì thamë; po edhe jemi gati t’a vertetojmë se nji jetë e ambël qi realizohet në jetën e përbashkët familjare i kanonë të gjitha dashunitë e pa lidhje e gati të çthuruna me nji frymë ftoftësije. Nuk mundë të ket qendrim kurr nji dashuni e zbërdhuqun, nji amor i pa pështetun me nji mbesim shpirtënuër. Prudhoni ka pas thanë: “Për me pasun burr e gruë qetësin e dishirueme, për me gjetun gëzimin, dhe për me formue nji familje të vërtetë me doemos kundrejt njeni tjetrit duhte t’ushqejnë nji mbesim martesuër. Se pa ketë nuk âsht e mundun lidhënia e sinqertë. Me fjalën mbesim martesuër kemi per qellim mëndimin e pastër qi naltonë burrin e grunë sipër ndjenjavet shtazor dhe q’i nderonë kundrejt njeni tjetrit. Me ketë maredhanëjet martesore mâ tepër se dashunia lidhen në nji perulje shpirtënore.”.
Paul de Meri thotë: “Një dashunië e tillë nga detyrat qi të ngarkon, nga jeta e rê qi pregatit për naltim pjellë nji amor të këthellët e t’ambël, sa njeriu ketë pa u druajtun; pa u shtërnguë e pohonë vetë. Nji burrë i rî e një gruë e rê veç kujtimeve t’orvet t’ambëlta qi kalojnë në jetën martësore nuk harrojnë kurrë fillimin plotë gëzime të rrugës së përbashkët por kujtojnë kurdoherë edhe distancat qi do të matin në jetën e ardhëme.”.
Sa bukur ka pas thanë Victor Hugo-ja për të dashmen:
“Lorsqu’ en ajoutant votre âge à mon âge,
Nous ne comptions pas à deux quarante ans,
Et que, dans notre humble e petit menage,
Tout, même l’hiver, nous était printemps?”
“Kur tue mbledhun vjeçët e tua me të mijat shuma nuk kapte të dyzetat në kësollën t’onë ç’do gjâ edhe dimni na dukesh si prandvera.”. Dhe me të vertet po të mejtohemi pakë me pa anësi nuk âsht e mundun qi mos t’a pohojmë se fatbardhësia e vertet dhe e qendrushme, nuk mund të gjindet kurrë për njerin për veç se në Jetët familjare e cilla i detyrohet kryekëput martesës.

. Kabile: fis – fise (fjalë e gjuhës arabe), shënim i redaksisë.
. Marrë nga revista “Zani i Naltë”, nr. 6, viti 4, janar 1927, f. 182-185.


  • Ç'është martesa?, Familja bazë e shoqërisë., Harmonia Hyjnore.
  • tweet
Abstraktet e nr. 37 (190) Ndikimi i reformizmit dhe iluminizmit te Hafiz Ali Korça

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
Me shumë në këtë kategori
  • Lufta e jetës dhe misioni i njeriut
    Lufta e jetës dhe misioni i njeriut

    May 07, 2024 0

  • Njeriu dhe Gjithsia II
    Njeriu dhe Gjithsia II

    Feb 12, 2024 0

  • Njeriu dhe Gjithsia – I –
    Njeriu dhe Gjithsia – I –

    Oct 19, 2023 0

  • Pse duhet te jemi fetar
    Pse duhet te jemi fetar

    Aug 10, 2023 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al