Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Zhvillohet konferenca “Feja dhe përshpirtëria në marrëdhëniet mes të krishterëve dhe myslimanëve”

Feb 13, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0


IMG-20180209-WA0009 

Një reflektim teologjiko-shpirtëror mbi aktualitetin e Islamit sot, si dhe shkëmbimi i praktikave të mira për të favorizuar marrëdhëniet me myslimanët në Evropë, kanë qenë në qendër të konferencës së 5-të të delegatëve kombëtarë të Konferencave Ipeshkvnore në Evropë (CCEE), konferencë në të cilën mori pjesë edhe Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko.

Konferenca i filloi punimet e saj me datë 7 të këtij muaji dhe po vazhdon të zhvillohet edhe gjatë ditës sotme në qytetin e Shkodrës.

Në seancën e parë të referimeve, Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë-së, Imam Lauren Luli, portretizoi cilësitë e besimtarit mysliman dhe rolin që duhet të ketë ai në shoqëri sipas Kur’anit.

“Besimtari, për nga këndvështrimi i faktit që me arsyen e shëndoshë dhe mirëkuptimin, me zgjuarsinë dhe aftësinë parashikuese, me mendjen e pastër e të kthjellët të ndriçuar nga shpallja hyjnore, me botëkuptimin e gjerë dhe objektiv, me vështrimin e shëndoshë dhe gjithëpërfshirës, me ndjeshmërinë dhe korrektesën në përgjegjësitë, me vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë kundër të këqijave, gjatë gjithë jetës është në ndjekje të gjërave të larta e sublime e kapet pas tyre, që me ndjenjën, vetëdijen dhe vullnetin të cilët mundet t’i mbajë të gjallë çdo kohë, me hetimin për të arritur kompetencën në thelbin e çdo gjëje dhe kuptimin e thellë në interpretimin e ngjarjeve dhe dukurive, i bindet Allahut dhe ka siguri te Ai dhe mes njerëzve njihet si njeri i besueshmërisë e i sigurisë, që e vërteton të Vërtetën (Zotin) dhe i mbetet gjithmonë besnik, që njihet si njeri besnik ndaj amanetit dhe kujtohet si njeri të cilit mund t’i drejtohesh gjithmonë për t’i lënë një amanet, që njihet dhe pranohet si i tillë nga ndërgjegjja publike, që bëhet pretekst kudo që ndodhet e dëgjohet për përmendjen e të Vërtetës (Zotit) dhe që i orienton me fjalët e qëndrimet e veta për tek e Vërteta (Zoti) të gjithë ata që i shkojnë pranë ose shoqërohen me të, për nga këndvështrimi i të gjitha këtyre fakteve” – tha ai gjatë fjalës së tij.

Halit Akasheh, Kryetar i zyrës për Islamin pranë Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, ndau me të pranishmit përshëndetjet e Kardinalit Jean-Louis Tauran, president i këtij dikasteri në Vatikan. Ai informoi të pranishmit rreth veprimtarive të Këshillit Papnor dhe rreth Udhëtimit Apostolik të Papa Françeskut në Egjipt, që kulmoi në takimin me Shejhun e el-Ez’her-it.

Më tej, Mons. Angjelo Masafrës, Kryeipeshkëv i Shkodër-Pultit shpjegoi kontributin që Shqipëria mund t’i japë Evropës në aspektin e dialogut ndër fetar.

“Në Mesazhin e tij drejtuar Kombit Shqiptar (25 prill 1993), Shën Gjon Pali II na ftonte të mësonim artin e dialogut dhe të dëgjimit, edhe kur kjo do të thotë lodhje. Na kujtonte se pikërisht dialogu dhe dëgjimi janë çmimi i lirisë, sekreti i progresit të vërtetë moral dhe civil. Në 25-vjetorin e këtij fjalimi historik, e ndjej të them se bash këtë art të dialogut dhe të dëgjimit mund t’u mësojnë bashkësitë fetare të Shqipërisë bashkësive të tjera fetare të pranishme në Evropë. Realizimi i këtij takimi në këtë tokë të martirizuar për shumë kohë nga totalitarizmi ateist është rast për të ritheksuar se, për të shmangur paragjykimet, ndërgjegjja e tjetrit është themelore. Sot në Shqipëri ka një frymë dialogu dhe pranimi – dhe në ndonjë rast edhe bashkëpunimi –dhe është e mundur të bashkëjetosh vetëm nëse respektohet tjetri dhe ligjet e Shtetit”- përfundon kryeipeshkvi Masafra.

Pas seancës së paradites delegacioni i ardhur nga Europa ka vizituar xhaminë Ebu Bekër, ku janë pritur nga nënkryetari i KMSH-së Imam Lauren Luli, drejtori i Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun z. Agron Hoxha, përfaqësues nga Myftinia Shkodër, Imam Lavdrim Hamja dhe imami i xhamisë Idmir Plaku.

Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame në Universitetin Bedër, i pranishëm në këtë konferencë, i njohu vizitorët me historikun e xhamisë, bashkëjetesën ndër fetare në Shkodër dhe dëmet që ka shkaktuar regjimi komunist ndaj të gjitha komuniteteve fetare në Shqipëri gjatë sistemit totalitar.

Punimet e këtij takimi ndërkombëtar kanë vazhduar me kumtesa të përfaqësuesve të Këshillit të Konferencave Ipeshkvnore të Evropës (CCEE), e cila aktualisht përfshin 33 Konferenca Ipeshkvnore Evropiane, të përfaqësuara nga Presidentët e tyre. Sekretaria e këtij këshilli e ka selinë në Zvicër.

IMG-20180209-WA0002 IMG-20180209-WA0012IMG-20180209-WA0013 IMG-20180209-WA0007


  • tweet
Pavarësia e Kosovës dhe roli i saj në stabilitetin politik në Ballkan dhe Evropë Zhvillohet seminari i VI-të “Kur librat flasin”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”
    Zhvillohet konferenca shkencore me...

    May 10, 2025 0

  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (40)

Te Fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al