Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM
May 15, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Më datë 14 maj 2018, u zhvillua Simpoziumi i VI-të Ndërfetar në fushën akademike midis përfaqësuesve universitarë të tri shkollave teologjike, të tre komuniteteve fetare në Shqipëri, Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër”, Akademia Teologjike Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës dhe Instituti Teologjik Katolik në Seminarin Ndërdioqezian “Zonja e Këshillit të Mirë”, Shkodër, të cilët ishin edhe mikpritësit e simpoziumit të radhës. Simpoziumi i moderuar nga Dr. Mario Imperatori, mblodhi sëbashku referues dhe përfaqësues të tre institucioneve të larta arsimore.
Referuesi i parë ishte z. Spiro Kostoli, pedagog i Muzikës Bizantine në Akademinë Teologjike Ortodokse, Durrës me temë: “Jeta adhuruese dhe lutja“. Ai foli rreth historikut të lutjes dhe vlerën e saj në teologjinë dhe kishën Ortodokse nga fillimi e gjer më sot.
Referuesi i dytë ishte Dr. Xhemal el-Saferti, pedagog në Departamentin e Shkencave Islame, Bedër i cili foli rreth temës: “Lutja në Islam”. Ndër të tjera ai u shpreh se: “Lutja është shpirti i adhurimit në Islam. Botëkuptimi i lutjes në Islam është aq i gjerë sa nuk e kufizojmë lutjen vetëm me besimtarët myslimanë por ajo është gjithëpërfshirëse”.
Referuesi i tretë ishte At Mario Imperatori S.I, me temë: “Lutja dhe dialogu ne jetën e murgjeve të Tibhirines (Algjeri)”. Ai foli rreth historisë së murgjve në zonën Tibhirines, Algjeri, kontributin në dialogun ndërfetar dhe sakrificën e tyre në rrugëtimin e bashkëpunimit me liderët myslimanë për paqe dhe stabilitet në atë zonë.
Pas simpoziumit u organizua një lutje e përbashkët e zhvilluar në oborrin e muzeut të kujtesës së krimeve të komunizmit, ku përfaqësues nga secila shkollë teologjike lexuan një lutje të përgatitur prej tyre rreth familjes, paqes, stabilitetit shoqëror dhe zgjidhjes së problemeve, që hasim çdo ditë.
Më pas pedagogët dhe studentët e tre shkollave të larta teologjike kanë vizituar muzeun e kujtesës së persekutimit komunist, si dhe në muzeun ndërdioqezian, ku janë njohur me historinë e persekutimit të regjimit totalitar ndaj shqiptarëve në përgjithësi dhe klerit fetar në veçanti.
Në këtë simpozium morën pjesë drejtues, lektorë dhe studentë nga Departamenti i Shkencave Islame, Bedër, si dhe nga shkollat e larta teologjike ortodokse dhe katolike.
May 21, 2025 0
Aug 11, 2020 0
May 22, 2020 0
Nov 13, 2019 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...