Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Studim shkencor mbi të mësuarit e normave civile në medresetë e Shqipërisë

May 18, 2018 Zani i Nalte Studime 0


Prof. Asoc. Dr. Gentiana Skura, Universiteti i Tiranës

Dr. Robert Gjedia, Universiteti “Marin Barleti”

Dr. Genti Kruja, Universiteti “Bedër”

 

Hyrje[1]

Medresetë në Shqipëri kanë një traditë shekullore. Ato u themeluan shumë shpejt pas pranimit të Islamit nga shqiptarët që në shek. XV-XVI, vazhduan funksionin e tyre edhe pas shpalljes së pavarësisë, por të përballura me vështirësi ekonomike, didaktike dhe arsimore, pa një kontroll qendror. Ato nuk kishin një plan-program, por vazhdonin të jepnin mësimdhënie me plan-programin e shumë viteve më parë.[2] Sipas informacioneve, që kalojnë në revistën e parë zyrtare të Komunitetit Mysliman Shqiptar Zani i Naltë, në muajin prill 1927, gjendeshin 12 medrese në qytetet: Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Kavajë, Durrës, Tiranë, Krujë, Shijak, Peqin, Elbasan, Korçë dhe Berat, të cilat vazhdonin funksionin e tyre.[3] Krahas këtyre kishte edhe shumë mejtepe (mektebe), pranë xhamive, që drejtoheshin kryesisht nga imamët e xhamive.

Për shkak të mendimit se medresetë, që ekzistonin nuk u përgjigjeshin nevojave të kohës, u pa e arsyeshme hapja e medreseve me një stil të ri. Kështu Drejtorisë së Përgjithshme të Vakëfeve iu propozua nga Këshilli i Naltë i Sheriatit formimi i një medreseje të re në Tiranë dhe më 2 qershor të vitit 1923, në Kongresin e Parë të Myslimanëve Shqiptarë, u mor vendimi për formimin e Medresesë së Naltë në Tiranë.[4] Në numrin e tretë të revistës Zani i Naltë të vitit 1923, në nenin 9 të rregullores së medresesë përcaktohej se medreseja do të përbëhej nga tre kategoritë vijuese: “Kategorija fillestare e medreses asht 3 vjet, mesatarja 5, dhe e nalta 4 vjet”.[5] Pra Medreseja do të ishte edhe si një shkollë e lartë, por për arsye financiare nuk u arrit që ajo të ishte një Institut i Lartë, duke qenë ndoshta edhe i pari universitet në trojet shqiptare. Megjithatë, mbetet për t’u vlerësuar iniciativa, guximi dhe largpamësia intelektuale e drejtuesve të Komunitetit Mysliman Shqiptar të atyre viteve me në krye dijetarë të tillë si Haxhi Vehbi Dibra e Hafiz Ali Korça.

Vendimi për hapjen e Medresesë së Tiranës u pranua edhe nga ana e qeverisë Shqiptare të asaj kohe. Medreseja e Tiranës e filloi aktivitetin e saj nën emrin Medreseja e Naltë. Sipas vendimit të marrë në Kongresin e III-të të Myslimanëve Shqiptarë të mbajtur në vitin 1929, u mbyllën të gjitha medresetë e tjera, me përjashtim të medresesë së Tiranës. Për shkak këtij vendimi, emri i medresesë së kryeqytetit u ndryshua, duke u emërtuar si Medreseja e Përgjithshme.[6] Sipas nenit 57 të statutit të Kongresit të III-të Medreseja e Përgjıthshme përfshin vetëm 2 kategori, atë të unikes dhe të mesmes.[7]

Ndërtesa e bërë për Medresenë e Tiranës përfundoi në vitin 1931. Ajo brenda disa vitesh u bë një institucion serioz, që ndihmoi në formimin e identitetit kombëtar dhe fetar te nxënësit. Medreseja, qysh nga fillimi i edukimit, zbatoi një program bashkëkohor. Në programin, që ndiqte medreseja iu dha përparësi disa lëndëve që lidheshin me kulturën e përgjithshme, si gjuha dhe letërsia, ashtu siç ndodhte edhe në shkollat shtetërore[8].

Cilësia e mësimdhënies në medrese nuk lidhej vetëm me një shkak, apo me disa lëndë, por lidhej me të gjitha lëndët, që gjendeshin në program dhe kjo gjendje sillte si rezultat rritjen e nivelit shkencor dhe atij kulturor-fetar të nxënësve. Feja islame në të njëjtën kohë zbret në problemet e edukimit dhe kështu ka dhënë ndihmën e saj në formimin e nxënësve, të cilët bashkë me moralin islam marrin edhe moralin e të qenët një bashkëqytetar i mirë.[9]

Menjëherë pas instalimit të komunizmit në Shqipëri në vitin 1944, filloi edhe presioni e persekutimi ndaj prijësve fetarë, duke u arrestuar e burgosur shumë hoxhallarë dhe mësues të medresesë së Tiranës. Duke vazhduar procesin e edukimit nën kushte të vështira, në vitin 1964 medreseja u mbyll përfundimisht[10]. Ndërkohë, në vitin 1967, u ndaluan të gjitha besimet fetare me ligj dhe u mbyllën komunitetet fetare dhe veprimtaritë e tyre. U shkatërruan mbi 1.000 xhami, kisha, teqe dhe varreza. U sekuestruan bibliotekat e të gjithë klerikët, ku shumica e librave u dogjën dhe asgjësuan. Kjo frymë ateiste, vazhdoi deri në vitin 1990.

Komuniteti Mysliman, i cili qe mbyllur në vitin 1967, u riinstitucionalizua edhe njëherë për të vijuar veprimtarinë e tij në vitin 1991.[11]

Me riinstitucionalizimin e Komunitetit Mysliman në vitin 1991 u hap sërish Medreseja e Tiranës, e cila u ndoq prej hapjes së Medresesë së Shkodrës. Ndërsa, në vitet pasardhëse u hapën medrese në Durrës, Kavajë, Berat, Korçë dhe Elbasan (ndërsa medresetë e hapura në Gjirokastër, Kukës dhe Peshkopi janë mbyllur pas disa vitesh funksionimi).

 

  1. Statuset zyrtare të medreseve në Shqipëri

Sipas pikës së parë të nenit 7 të ligjit “Për sistemin arsimor parauniversitar në Republikën e Shqipërisë”, thuhet: “Arsimi parauniversitar është laik”, dhe ndërsa shprehet kësisoj, në pikën e dytë të të njëjtit nen, shkruhet: “Përjashtim bëjnë ato institucione arsimore, që themelohen nga bashkësi fetare të njohura me ligj, sipas përcaktimeve të nenit 42 pika 4 të këtij ligji” (Ligji nr. 69/2012, neni 7/1, 7/2).

Po në të njëjtin ligj, në pikën e katërt të nenit 42, shprehet: “Institucionet arsimore private, në të cilat zhvillohen edhe lëndë fetare, ose që themelohen, apo administrohen nga bashkësitë fetare, hapen dhe mbyllen me vendim të Këshillit të Ministrave, me propozimin e ministrit, mbështetur në kërkesën e përfaqësuesve të bashkësive fetare. Kriteret dhe procedurat e hapjes së tyre përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave” (Ligji nr. 69/2012, neni 42/4).

Sipas burimeve arkivore të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë (KMSH), lejimi i hapjes së medreseve me Vendim të Këshillit të Ministrave dhe me statusin e shkollave jopublike, ka nisur në vitin 1995. Në vendimin nr. 654, të datës 29.11.1995, shprehet se u është dhënë leje e përkohshme për kryerjen e veprimtarisë; Medresetë zhvillojnë kurrikulën zyrtare për ciklet e arsimit parauniversitar, por gjithashtu kanë dhe pjesën e kurrikulës me orientim fetar, e cila edhe kjo miratohet nga Ministria e Arsimit.

Lëndët fetare janë integruar në kurrikulat zyrtare të medreseve në mënyrë të tillë që të jenë mbështetëse edhe të tematikave të trajtuara nga lëndët e edukatës qytetare. Meqenëse njeriu që jeton në sistemin demokratik ka shumë përputhje me besimtarin (pavarësisht përkatësisë fetare), tematikat e përbashkëta të këtyre lëndëve janë të shumta.

Lëndët fetare që zhvillohen në medresetë e ciklit 9-vjeçar dhe atij të mesëm të lartë janë “Kur’ani Famëlartë – Komentimi i tij”, “Tradita profetike dhe Kultura Islame”, “Njohuri Besimi e Kulture Islame”, “Njohuri të Traditës Profetike e Predikim”, “Njohuri të Adhurimit Islam”, “Modul Profesional: Civilizim Islam”, “Njohuri të Traditës Profetike dhe të Predikimit”,” “Besimi”, “Edukatë Islame”.

Ndërsa, sipas vendimit nr. 560, i datës 26.8.1996, të Këshillit të Ministrave, u jepet leja (liçenca) për kryerjen e veprimtarive mësimore medresesë “Mahmud Dashi” në Tiranë, medresesë “Hafiz Ali Korça” në Kavajë, medresesë “Liria” në Cërrik, medresesë “Hoxha Tahsin” në Gjirokastër dhe medresesë “H. Sheh Shamija” në Shkodër.[12] Pesë medreseve të tjera, asaj “Mustafa Varoshi” në Durrës, medresesë “Vexhi Buharaja” në Berat, medresesë “Sulejman Laçi” në Kukës, medresesë “Raif Kadiu” në Peshkopi dhe medresesë së Korçës, u kërkohet që të mos marrin nxënës të rinj, por u lejohet kryerja e veprimtarive arsimore gjer në maturimin (diplomimin) e nxënësve të marrë para hyrjes në fuqi të ligjit nr. 7952, të datës 21.6.1995.[13]

Megjithëse medresetë kryejnë veprimtarinë e tyre arsimore prej vitit 1991, dhënia e lejeve, të përkohshme, apo të vazhdueshme në periudhën 1995-1996, tregon se ato i kanë kryer veprimtaritë e tyre bazuar në lejen fillestare, që u është dhënë prej autoriteteve.

Medresesë “Vexhi Buharaja” në Berat i rijepet leja e funksionimit me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 248 datë 28.05.1999. Në të njëjtën mënyrë edhe medresesë “Mustafa Varoshi” në Durrës i rijepet leja e funksionimit me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 653 datë 29.12.1999, ndërsa përsa i përket medresesë “Abdullah Zëmblaku” në Korçë, me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 602, datë 04.12.2002 i jepet licenca për arsimin e mesëm, kurse për kryerjen e veprimtarive arsimore të arsimit 9-vjeçar u është dhënë licenca me Vendim të Këshillit të Ministrave nr. 1067, datë 21.10.2009.[14]

Sot, medresetë e Gjirokastrës, Kukësit dhe Peshkopisë nuk i vazhdojnë veprimtaritë e tyre. Sipas burimeve të KMSH-së, Medreseja e Gjirokastrës, megjithëse është e licencuar, për shkak të pamundësive financiare, nuk i vijon veprimtaritë e saj arsimore qysh prej vitit 2009, kurse medreseja e Kukësit dhe e Peshkopisë, për shkak se nuk janë të licencuara, kanë rreshtur se kryeri veprimtarinë e tyre që në vitin 1996, me përjashtim të nxënësve, që ishin në proces mësimi gjer në diplomimin e tyre.

Janë gjithsej 7 medrese, që vijojnë veprimtaritë e tyre arsimore edukative në qytetet e Tiranës, Shkodrës, Elbasanit, Korçës, Durrësit, Kavajës dhe Beratit. Sponsorizimi i medreseve të Tiranës, Korçës, Beratit, Elbasanit dhe Kavajës bëhet nga Fondacioni “Sema”, ndërsa medreseja e Shkodrës bëhet nga Fondacioni “Istanbul” dhe ajo e Durrësit nga Fondacioni “Mirësia”. Përsa i përket strukturës administrative të medreseve, ato administrohen sipas protokolleve të parashikuara prej Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe fondacioneve respektive, ndërkohë që drejtorët e shkollave përzgjidhen nga KMSH, fondacionet mbështetëse kanë të drejtën e emërimit të një koordinatori.

 

  1. Informacione të përgjithshme rreth medreseve

Në vijim, në bazë të burimeve të përftuara prej drejtorive të secilës prej medreseve, do të rrekemi të japim një informacion të përmbledhur në lidhje me secilën prej tyre, duke marrë si bazë vitin shkollor 2015-2016 dhe 2016-2017.

2.1. Medreseja “Haxhi Mahmud Dashi”, Tiranë

Në organigramën e medresesë së Tiranës bëjnë pjesë të gjithë përbërësit e arsimit 9-vjeçar dhe të mesëm, si për vajza ashtu edhe për djem, që nga klasa e gjashtë. Vetëm se, nxënësit e arsimit të mesëm, djem dhe vajza, strehohen në konvikte të ndryshme, ndërsa nxënësit nga klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë ndjekin vetëm procesin mësimor gjatë ditës. Numri i nxënësve të regjistruar në fund të vitit arsimor-akademik 2015-2016 ishte 445 nxënës (207 djem, 238 vajza), ndërsa për vitin mësimor 2016-2017 është 416 (178 djem, 238 vajza) nxënës gjithsej.

2.2. Medreseja “Haxhi Sheh Shamija”, Shkodër

Edhe medreseja e Shkodrës, po ashtu, përbëhet prej programesh të arsimit 9-vjeçar dhe atij të mesëm. Ndërkohë që shkolla 9-vjeçare nis nga klasa e gjashtë deri në të nëntën, shkolla e mesme përbëhet nga klasa e dhjetë, e njëmbëdhjetë dhe e dymbëdhjetë. Në medresenë e Shkodrës ofrohen kushte të ndara strehimi, si për djemtë ashtu edhe për vajzat. Nxënësit nga klasa e gjashtë deri në të nëntën ndjekin vetëm procesin mësimor gjatë ditës. Numri i nxënësve të regjistruar për vitin mësimor 2016-2017 është 1068 (425 djem, 643 vajza) nxënës gjithsej.

  • Medreseja “Liria”, Elbasan

Medreseja “Liria” në Elbasan është një shkollë e mesme, ku studiojnë vetëm nxënës djem. Medreseja “Liria” në Elbasan, nga viti 1995 kur ka nisur aktivitetin e saj, deri në vitin 2012-2013, ka qenë e vendosur në Cërrik, ndërsa prej vitit 2013-2014, ajo i vijon veprimtaritë e saj në qendër të qytetit të Elbasanit. Kjo medrese ofron edhe kushte akomodimi në konvikt për nxënësit, që zgjedhin të vijnë nga rrethet. Në fund të vitit shkollor 2015-2016, ky institucion ka pasur gjithsej 151 nxënës, ndërsa për vitin mësimor 2016-2017 është 144 nxënës gjithsej.

2.4. Medreseja “Hafiz Ali Korça”, Kavajë

Medreseja e Kavajës, e cila e nisi aktivitetin e saj arsimor-edukativ si një shkollë e mesme jopublike vetëm për nxënës djem, prej vitit shkollor 2012-2013 nisi të arsimojë edhe nxënëse vajza, por në një tjetër godinë. Kjo medrese nuk përfshin nxënës të arsimit 9-vjeçar. Ajo ofron kushte strehimi në konvikt më tepër për nxënësit që vijnë nga jashtë Kavajës, si për djem ashtu edhe për vajza. Numri i nxënësve të regjistruar në fund të vitit arsimor-akademik 2015-2016 ishte 253 nxënës (116 djem, 137 vajza), ndërsa për vitin mësimor 2016-2017 është 258 (121 djem, 137 vajza) nxënës gjithsej.

2.5. Medreseja “Hafiz Abdullah Zëmblaku”, Korçë

Medreseja e Korçës, e cila qe mbyllur për një periudhë kohe, pas vitit 2009 rinisi veprimtarinë e saj si shkollë e mesme jopublike për djem dhe vajza. Edhe ajo ofron kushte të njëjta strehimi në konvikt për djemtë dhe vajzat që vijnë nga rrethet apo edhe nga brenda Korçës. Numri i nxënësve të regjistruar në fund të vitit arsimor-akademik 2015-2016 ishte 273 nxënës (101 djem, 172 vajza), ndërsa për vitin mësimor 2016-2017 është 271 (112 djem, 159 vajza) nxënës gjithsej.

2.6. Medreseja “Haxhi Mustafa Varoshi”, Durrës

Medreseja e Durrësit, që dikur ka pranuar edhe nxënës djem, sot është një shkollë e mesme që u drejtohet vetëm vajzave. Veç kësaj, ndryshe nga medresetë e tjera, ajo gjendet në qendër të qytetit të Durrësit, por nuk ofron kushte akomodimi në konvikt. Në fund të vitit shkollor 2016-2017 në të ka pasur të regjistruar gjithsej 105 nxënëse.

2.7. Medreseja “Vexhi Buharaja” në Berat

Medreseja e Beratit është një institucion i arsimit të mesëm, në të cilin arsimohen vetëm nxënës djem. Kjo medrese, e cila pranon nxënës edhe nga jashtë qytetit, ofron kushte të strehimit të nxënësve në konviktin e vetë shkollës. Në fund të vitit shkollor 2015-2016 numri i nxënësve të regjistruar ka qenë gjithsej 64 nxënës, ndërsa për vitin mësimor 2016-2017 kishte 77 nxënës gjithsej.

Filozofia e medreseve të Shqipërisë sot

Filozofia e medreseve të Shqipërisë, edukimin e ka parë nga tri kënde të gërshetuara mes vete: human-psikologjik, kombëtar-social dhe universal.

Për sistemin arsimor të Komunitetit Mysliman sot, ndarja e të menduarit fetar nga shkencat natyrore shkon kundër frymës së Kur’anit, sepse ai e rekomandon qartë lidhjen e besimit me shkencat natyrore.

Sistemi edukativ i medreseve, hapi rrugën për një epokë të re, duke ribashkuar sistemin edukativ bashkëkohor me sistemin klasik të medreseve të dikurshme. Kështu mund të vërehet se nuk ekziston ndonjë mospërputhje, apo përplasje dialektike ndërmjet shkencave natyrore dhe vlerave, qofshin ato fetare, etike, sociale apo individuale. Medresetë sot bashkojnë mendjen dhe zemrën nëpërmjet përqendrimit në një objektiv, që merr parasysh mënyrën sesi duhen integruar dija dhe edukimi te njerëzit dhe te jeta sociale.

Në sistemin edukativ të këtyre shkollave, një person shihet si pjesëmarrës aktiv në proceset sociale. Shkollat i përkasin një modeli, që vendos balancën ndërmjet botës materiale dhe shpirtërore, pa e zvogëluar ndonjërën në dëm të tjetrës, në mënyrë që të ndërtojë një model aktiv, i tillë që është në gjendje të mbartë përgjegjësinë e dialogut kulturor dhe shoqëror.

Metodologjia

Qëllimi i studimit: Të identifikojë dhe të analizojë sesi realizohet edukimi qytetar te Medresetë. Ndikimi dhe roli i të mësuarit të normave civile te shkollat fetare – medresetë.

Objektivat e studimit:

  1. Shqyrtim i dokumentacionit zyrtar, kurrikular të medreseve, por dhe i kurrikulës shtetërore për formimin qytetar.
  2. Tryeza pune të ekipit që menaxhoi, zhvilloi dhe hartoi këtë studim
  3. Fokus grupe me drejtuesit e të shtatë medreseve në Shqipëri (shtator-tetor 2016)
  4. Pyetësorët për mësuesit e të shtatë medreseve në Shqipëri (shtator-tetor, 2016)
  5. Pyetësorët për nxënësit e të shtatë medreseve në Shqipëri (shtator-tetor, 2016)
  6. Përpunim statistikor i gjetjeve (nëntor-dhjetor, 2016)
  7. Paraqitje e gjetjeve dhe rekomandimeve te grupet e interesit, që janë të interesuar për trajtimin e çështjeve të edukimit qytetar nëpërmjet lëndëve fetare në shkolla 9-vjeçare, shkolla të mesme, specialistë të edukimit në institucionet qeverisëse të arsimit në nivel lokal dhe qendror, por dhe nga fakultetet që përgatisin mësues.

Ky kërkim ka përdorur një nga përqasjet mikse të kërkimit shkencor, paradigmën e triangulimit bashkërendues, e cila lejon kombinimin e njëkohshëm të kërkimit sasior dhe atij cilësor. Të dyja metodologjitë u kombinuan me qëllim adresimin e çështjes kërkimore. Kjo përqasje u përzgjodh për një sërë arsyesh të cilat do prezantohen shkurtimisht më poshtë. 

Realizimi i qëllimeve dhe objektivave të kërkimit

Projekti kërkimor synoi të adresonte çështjen kërkimore nga disa aspekte të ndryshme; përfshirë këtu matje të aktorëve: drejtues, stafit akademik, si dhe nxënësve të medreseve. Për këtë arsye u përdorën pyetësorët si mjetet më të mira për mbledhjen e të dhënave kur bëhet fjalë për matjen e perceptimeve mbi normat civile në shkollat fetare. 

Mjetet për mbledhjen e të dhënave dhe kampioni

Të dhënat cilësore marrin trajtën e fjalëve (të folura ose të shkruara) dhe imazheve vizive (të vrojtuara ose të krijuara). Kryesisht shoqërohen me strategji studimi, si studim rastit, teori fushe, etnografi dhe fenomenologji, dhe me metodat kërkimore, si intervista, dokumente dhe vëzhgime. Të dhënat cilësore sidoqoftë mund të përftohen edhe ndryshe. Për shembull, përdorimi i pyetjeve me fund të hapur, si pjesë e një pyetësori sondazh, mund të japë përgjigje në formë teksti – fjalë të shkruara që mund të trajtohen si të dhëna cilësore.

Intervistat janë një sugjerim tërheqës për studiuesit e projektit. Në shikim të parë, ato nuk duket se përfshijnë shumë gjëra teknike. Intervistat janë diçka më shumë sesa thjesht një bashkëbisedim. Intervistat përfshijnë një sërë supozimesh dhe kuptimesh rreth situatës, që normalisht nuk janë të lidhura me një bashkëbisedim të rastësishëm (Descombe 1983; Silverman 1985).

Për të qenë më specifik, intervistat – në veçanti intervistat në thellësi – e lënë veten në mbledhjen e të dhënave bazuar në:

  • Opinione, ndjenja, emocione dhe eksperienca
  • Çështje të ndjeshme
  • Informacione të privilegjuara 

Intervistat gjysmë të strukturuara

Në intervistat gjysmë të strukturuara intervistuesi është i përgatitur që të jetë fleksibël në aspektin e qëllimit të temave të marra në konsideratë dhe që të lejojë të intervistuarin të zhvillojë ide dhe të flasë më gjerësisht rreth çështjes së ngritur nga studiuesi. Përgjigjet janë të hapura (open-ended) dhe ka më shumë theksim në përpunimin e interesit të intervistuesit. 

Fokus grupet

Fokus grupi me drejtues u realizua me të gjithë drejtuesit e medreseve, përkatësisht me 10 të tillë. U realizuan 16 pyetje që siguruan të dhëna për moshën, kualifikimin e drejtuesve, por edhe gjetje për kualifikimin e mësuesve, që zhvillojnë edukimin qytetar nëpërmjet lëndëve fetare dhe jofetare, por edhe informacione rreth zhvillimit të lëndëve të qytetarisë në medrese. Në veçanti u mblodhën të dhëna për nxënësit, nga vijnë ata, sa jetojnë në konvikte, si dhe rreth bashkëpunimit shkollë-familje, por edhe të bashkëpunimit me njësitë vendore arsimore (DAR-et), por edhe me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit. Me interes janë të dhënat sasiore sesa nxënës të medreseve vijojnë shkollat e larta dhe çfarë degësh studiojnë ata. 

Pyetësori për mësuesit u hartua me 9 pyetje. Pyetjet ishin të llojeve të ndryshme dhe mundësonin vjeljen e informacionit në mënyrë të drejtpërdrejtë, p.sh. pyetjet me alternativa, por edhe me anë të pyetjeve të hapura, që na mundësonin mbledhjen e ideve, mendimeve dhe gjykimeve, që mësuesit kishin për zhvillimin e lëndëve të formimit qytetar si: “Edukimi për shoqërinë” dhe “Qytetaria” sipas kurrikulës shtetërore, por dhe të 9 lëndëve fetare, që janë pjesë e kurrikulës së medreseve, që ofrojnë edukim qytetar. Përmbajtja e pyetjeve kishte të bënte me procesin e zhvillimit të kurrikulës lidhur me përbërës të saj si: përmbajtja e kurrikulës së edukimit qytetar, kompetencat qytetare, që synohen të krijohen te nxënësit, projektet kurrikulare që zhvillohen dhe tematikat e tyre, veprimtaritë kros dhe ekstrakurrikulare, metodologjitë që zbatohen në klasa dhe jashtë tyre për edukimin qytetar, por edhe identifikimin e pikave të dobëta dhe të forta që janë ndeshur për zhvillimin e kësaj lënde. Të gjithë këto elementë kurrikularë, të paraqitur në pyetësor, prekin kurrikulën e lëndëve fetare dhe atyre jofetare, që synojnë formimin qytetar. Gjithashtu ato mundësojnë edhe identifikimin e tematikave të përbashkëta, që zhvillojnë lëndët fetare dhe jofetare, por edhe të atyre çështjeve, që i trajtojnë veçmas. Pyetësori, nga ana tjetër, shërbeu dhe për të siguruar të dhëna për shkallën e kualifikimit të mësuesve të edukimit qytetar në medrese, moshën e tyre, tregues që kanë rëndësi për zhvillimin e këtij edukimi. 

Pyetësori për nxënësit u hartua me 10 pyetje. Pyetjet ishin të llojeve të ndryshme dhe mundësonin mbledhjen e informacionit në mënyrë të drejtpërdrejtë, kryesisht me anë të pyetjeve me alternativa, por edhe me anë të një pyetje të hapur, që mundësonte të dhëna për idetë, mendimet dhe gjykimet që nxënësit kishin për edukimin e tyre qytetar nëpërmjet lëndëve fetare dhe jofetare. Po ashtu, pyetësori siguron të dhëna për tematikat e trajtuara në edukimin qytetar, projektet kurrikulare të zhvilluara, por edhe për klimën dhe bashkëpunimin në shkollë, si dhe për mjediset fizike të shkollës dhe sigurinë në to. 

Kampionimi dhe popullata e intervistuar

Për pyetësorët e mësuesve janë përfshirë 31 mësues që janë afërsisht 20% e numrit total të mësuesve të medreseve në Shqipëri. Për pyetësorët e nxënësve janë përfshirë 505 nxënës gjithsej, që tejkalojnë më shumë se 20% të numrit total të tyre, por edhe është marrë në konsideratë me përparësi shpërndarja e plotësimit të pyetësorëve nga nxënës të të gjitha klasave në medrese. Numri i drejtuesve të pyetur ishte 10, që përbën 100% të tyre si drejtues të medreseve.

Popullata: Realizimi i këtij punimi u mendua të bëhet me mësues, nxënës dhe drejtues të medreseve.

Kampioni: 505 nxënës, 31 mësues, 10 drejtues nga të gjitha medresetë e vendit. 

Dokumentacion dhe instrumente: Në realizimin e studimit në fjalë janë përdorur këto instrumente:

  • Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar
  • Programet lëndore të lëndëve të “Edukimit për shoqërinë” dhe “Qytetaria” në arsimin publik, parauniversitar
  • Dokumentacioni zyrtar, kurrikular i medreseve për ciklin e mesëm të ulët (klasat 6-9) dhe për ciklin e mesëm të lartë (klasat 10-12).
  • Programet e lëndëve fetare që ofrojnë edukim qytetar
  • Literaturë e printuar dhe ajo on-line për edukimin fetar
  • Pyetësorë
  • Fokus-grup me pyetje për drejtuesit 

Etika. Ky studim u krye me lejen, mbështetjen dhe bashkëpunimin vullnetar të mësuesve, drejtuesve dhe nxënësve të 7 medreseve, ku një rol mbështetës dha Komuniteti Mysliman i Shqipërisë (KMSH). Pjesëmarrësit në studim u informuan rreth rëndësisë së të dhënave, si dhe iu garantua privatësia. Rezultatet e studimit janë bërë publike vetëm për qëllimin e studimit.

Pjesa 1. Analizë deskriptive e kurrikulës së formimit qytetar 

  • Kurrikula e edukatës qytetare në lëndët jofetare

Institucionet arsimore “Medrese” janë shkolla të arsimit bazë dhe atij të mesëm të lartë që zhvillojnë procese të edukimit dhe arsimimit në 7 qytete të Shqipërisë, përkatësisht në Tiranë, Shkodër, Kavajë, Elbasan, Korçë, Durrës dhe Berat.

Kurrikula, që ato zbatojnë, është tërësisht e miratuar nga Ministria e Arsimit dhe Sportit. Kjo nënkupton atë që ciklet arsimore të medreseve zbatojnë kurrikulën zyrtare përkatëse, që lidhet me përmbajtjet e paraqitura në dokumentacionin zyrtar, kurrikular si: Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar[15], Kompetencat dhe rezultatet e të nxënit, Programet lëndore[16], Udhëzuesit e ndryshëm për zhvillimin e kurrikulës, si dhe tekstet shkollore.

Ndonëse këto institucione zhvillojnë edhe edukim fetar, kurrikulat e të cilave rast pas rasti miratohen për zbatim në Ministrinë e Arsimit[17], nga ana tjetër medresetë ofrojnë dhe edukim qytetar konform përmbajtjes dhe kërkesave të kurrikulës zyrtare.

Kurrikula e edukimit qytetar, që zhvillohet edhe në ciklet arsimore të medreseve, është pjesë e kurrikulës bazë të arsimit të detyrueshëm dhe e arsimit të mesëm të lartë në Shqipëri. Pas viteve ‘90 të shekullit të kaluar, që kur Shqipëria nisi proceset demokratike e deri në ditët e sotme, politikbërësit e arsimit e konsiderojnë të domosdoshëm formimin e qytetarisë demokratike të brezave të rinj në mënyrë që ata të jenë të aftë të jetojnë dhe të përballojnë sfidat e demokracisë.

Përgjatë periudhës 26 vjeçare (1990-2016) fusha kurrikulare e shkencave shoqërore ka pasur brenda saj lëndë të tilla si: “Edukata shoqërore” për klasat 1-5 (cikli fillor), “Edukata qytetare” për klasat 6-9 (cikli i mesëm i ulët), “Qytetaria” për klasat 10-11 (cikli i mesëm i lartë).

Reformimi i vijueshëm ndër vite i kurrikulës së arsimit parauniversitar ka sjellë që në 3 vitet fundit 2014-2016 të kemi fushën kurrikulare “Shoqëria dhe mjedisi”, brenda së cilës kanë vend lëndët e historisë, gjeografisë, edukimit për shoqërinë dhe qytetaria.

Në ciklin fillor (klasat 1-5) raporti i vendit, që zë në kurrikul fusha kurrikulare “Shoqëria dhe mjedisi” me lëndët e saj, që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me edukimin qytetar, sipas planit mësimor zyrtar rezulton të zërë 6% krahasuar me fushat e tjera kurrikulare dhe lëndët e tyre përbërëse në tërësi.

Në ciklin e mesëm të ulët (klasat 6-9) raporti i vendit që zë në kurrikul fusha kurrikulare “Shoqëria dhe mjedisi” me lëndët e saj që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me edukimin qytetar, sipas planit mësimor zyrtar rezulton të zërë 6% krahasuar me fushat e tjera kurrikulare dhe lëndët e tyre përbërëse në tërësi.

Në ciklin e mesëm të lartë (klasat 10-12) raporti i vendit që zë në kurrikulën bërthamë/bazë fusha kurrikulare “Shoqëria dhe mjedisi”[18] me lëndët e saj, që lidhen drejtpërdrejt ose tërthorazi me edukimin qytetar, sipas planit mësimor zyrtar rezulton të zërë 16% krahasuar me fushat e tjera kurrikulare dhe lëndët e tyre përbërëse në tërësi.

Pra vërehet një rritje nga cikli në cikël gjatë arsimit parauniversitar i peshës specifike që zë kurrikula e edukimit qytetar në arsimin parauniversitar.

Po të analizojmë vetëm vendin dhe peshën që zënë lëndët e mirëfillta të edukimit qytetar si: “Edukim për shoqërinë”, “Qytetaria” në të tria ciklet e arsimit parauniversitar do të kishim të dhënat e mëposhtme:

Sipas planit të ri mësimor zyrtar të arsimit parauniversitar, që zhvillohet aktualisht në klasat 1-2 të ciklit fillor, zhvillohet lënda “Edukim për shoqërinë”, ndërsa nga klasa 3-10 zhvillohet lënda “Qytetaria”.

Klasat 1-5 të cikli fillor

Nr Lëndët Klasa 1 Klasa 2 Klasa 3 Klasa 4 Klasa 5
1 Edukim për shoqërinë 1 orë/javë 1 orë/javë – – –
2 Qytetari – – 1 orë/javë 1 orë/javë 1 orë/javë

Raporti i orëve të lëndëve “Edukimi për shoqërinë” dhe “Qytetaria” krahasuar me numrin total të orëve të planit mësimor të këtij cikli rezulton 0,23 %.

Klasat 6-9 të ciklit të mesëm të ulët

Nr Lënda Klasa 6 Klasa 7 Klasa 8 Klasa 9
1 Qytetari 1 orë/javë 1 orë/javë 1 orë/javë 1 orë/javë

Raporti i orëve të lëndës “Qytetaria” krahasuar me numrin total të orëve të planit mësimor të këtij cikli rezulton 0,30 %.

 Klasat 10-12 të ciklit të mesëm të lartë[19]

Nr Lëndët Klasa 10 Klasa 11 Klasa 12
1 Qytetari 2 orë/javë – –

Raporti i orëve të lëndës “Qytetaria” krahasuar me numrin total të orëve të planit mësimor të këtij cikli rezulton 0,35 %.

Fusha kurrikulare “Shoqëria dhe mjedisi” integron njohuri, shkathtësi, qëndrime dhe vlera nëpërmjet lëndëve Edukim për shoqërinë, Qytetari, Histori, Gjeografi. Secila prej tyre e trajton botën dhe shoqërinë nga këndvështrime të ndryshme. Përmes kësaj fushe, nxënësi zhvillon bazat e qytetarisë, duke siguruar kuptimin e ligjshmërisë, të proceseve ekonomike, shoqërore, kulturore dhe të çështjeve që lidhen me to; zhvillon konceptin e kohës, të vazhdimësisë dhe të ndryshimit në këndvështrimin e marrëdhënieve historike dhe zbaton këtë kuptim në analizën e pasojave të veprimeve individuale dhe kolektive në shoqëri, në të kaluarën dhe sot; zhvillon këndvështrimin e tij hapësinor për botën, për kompleksitetin dhe ndërvarësinë e vendeve dhe rajoneve në botë. Nxënësi aftësohet të vlerësojë pasojat e ndërveprimit të shoqërisë me mjedisin, për të ndërmarrë veprime, që mbështesin zhvillimin e qëndrueshëm.

Programet e lëndëve “Edukim për shoqërinë”, “Qytetari”, “Gjeografi” dhe “Histori” janë ngushtësisht të lidhura me kompetencat, që ato synojnë të zhvillojnë te nxënësi. Përvojat mësimore të kësaj fushe të nxëni, në këtë shkallë, i shërbejnë përmbushjes së kompetencave kyçe, evropiane me fokus të veçantë kultivimin e identitetit personal, shoqëror, kombëtar e kulturor. Lëndët që përbëjnë fushën “Shoqëria dhe mjedisi” zhvillojnë te nxënësi të menduarin kritik e krijues, pasurojnë kulturën e tyre dhe i përgatisin të luajnë një rol aktiv në një shoqëri demokratike. Ato nxisin zhvillimin intelektual të nxënësit, duke i dhënë mekanizmat konceptualë dhe metodologjikë, të cilat nxënësi mund t’i përdorë në situata të ndryshme dhe që e ndihmojnë të prezantojë botën dhe të përballojë situata të ndryshme në jetën e tij. Tematika e trajtuar në fushën “Shoqëria dhe mjedisi” përmes lëndëve të saj, ku edhe “Edukimi për shoqërinë” dhe “Qytetaria” bëjnë pjesë, ka të bëjë me:

  1. Pushteti, autoriteti, qeverisja
  2. Proceset natyrore dhe shoqërore
  3. Kultura
  4. Ndërvarësia njerëz-vende-mjedise
  5. Kronologjia, ndryshimi, vazhdimësia
  6. Individët, grupet, shoqëria
  7. Prodhimi, shpërndarja, konsumi

1.1.1 Programet e edukimit qytetar

Programet e lëndëve “Edukim për shoqërinë”, “Qytetari” mbështeten tërësisht në konceptet dhe praktikat e qytetarisë demokratike. Qytetaria demokratike bazohet në parimet themelore të të drejtave të njeriut, të demokracisë pluraliste dhe të shtetit të së drejtës. Ajo lidhet, para së gjithash, me të drejtat dhe përgjegjësitë, fuqizimin qytetar, pjesëmarrjen dhe përkatësinë, respektin për diversitetin. Si e tillë, ajo përfshin të gjitha grupet shoqërore dhe sektorët e shoqërisë. Qytetaria demokratike bazohet në një metodë shumëpërmasore, që ka në bazë procesin dhe përfshin:

  • Përmasën politike, pjesëmarrja në procesin e marrjes së vendimit dhe në ushtrimin e pushtetit politik.
  • Përmasën ligjore, vetëdija dhe ushtrimi i të drejtave dhe përgjegjësive të qytetarëve.
  • Përmasën kulturore, respekti për të gjithë njerëzit, vlerat themelore demokratike, për historinë dhe trashëgiminë e përbashkët dhe njëkohësisht të ndryshme, si dhe ndihma për vendosjen e marrëdhënieve ndërkulturore paqësore.
  • Përmasën shoqërore dhe ekonomike, veçanërisht përpjekjet kundër varfërisë dhe përjashtimit social, përpjekjet për krijimin e formave të reja të punës dhe të zhvillimit të komuniteteve dhe si ekonomia të mund të ndihmojë krijimin e një shoqërie demokratike.
  • Përmasa evropiane, vetëdija për unitetin dhe diversitetin e kulturës evropiane dhe të mësuarit për të jetuar në një kontekst evropian.
  • Përmasën globale, njohja, pranimi dhe nxitja e ndërvarësisë dhe solidaritetit global.

Edukimi për qytetari demokratike synon:

  • Të përgatisë të rinjtë dhe të rriturit për pjesëmarrje aktive në shoqërinë demokratike, duke fuqizuar kështu kulturën demokratike;
  • Të aftësojë të rinjtë në luftën kundër ksenofobisë, dhunës, racizmit, nacionalizmit agresiv dhe intolerancës;
  • Të sigurojë dhe të forcojë kohezionin shoqëror, drejtësinë sociale dhe në të mirën e përgjithshme;
  • Të fuqizojë shoqërinë civile përmes pajisjes së qytetarëve me njohuri dhe shprehi demokratike.

Mbështetur në këto qëllime të përgjithshme, programet e lëndëve të qytetarisë synojnë:

  • T’u japin nxënësve mundësinë për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë intelektuale, të domosdoshme për të kuptuar, për të analizuar dhe për të ndikuar në politikat sociale dhe mënyrat e zbatimit të tyre.
  • T’u japin nxënësve mundësinë për të zhvilluar aftësitë e pjesëmarrjes qytetare të nxënësve dhe përfshirjen e tyre të vetëdijshme dhe të kualifikuar në zgjidhjen e problemeve të komunitetit.
  • T’u japin nxënësve mundësinë të zhvillojnë përkushtimin qytetar në respektimin e vlerave dhe parimeve demokratike të domosdoshme për bashkëjetesë në një shoqëri demokratike.

Lëndët “Edukim për shoqërinë” dhe “Qytetaria”[20] gjithashtu synojnë të përmbushin edhe njohuritë, shkathtësitë, qëndrimet dhe vlerat e kompetencave zyrtare, kyçe për arsimin parauniversitar, përkatësisht:

  1. Kompetenca qytetare
  2. Kompetenca e komunikimit dhe të shprehurit
  3. Kompetenca e të menduarit
  4. Kompetenca e të nxënit
  5. Kompetenca për jetën, sipërmarrjen dhe mjedisin
  6. Kompetenca personale
  7. Kompetenca digjitale

Temat që zhvillon lënda e qytetarisë prekin çështje të tilla që lidhen thelbësisht me edukimin qytetar, si:

  1. Ligji
  2. Kushtetuta
  3. Të drejtat e njeriut
  4. Arsimi
  5. Shëndeti
  6. Mjedisi
  7. Konsumatori
  8. Puna dhe e drejta e punës
  9. Siguria në rrugë
  10. E drejta për informim dhe ligji për median
  11. Bashkëjetesa në komunitet

Nga ana tjetër, lëndët “Edukimi për shoqërinë” dhe “Qytetaria” zhvillojnë edhe veprimtari mësimore ndërkurrikulare, që trajtojnë tema madhore, me të cilat përballet shoqëria. Ato i shërbejnë zhvillimit të kompetencave dhe synojnë të ndihmojnë nxënësin të lidhë shkollimin e tij me jetën e përditshme. Në shumë aspekte, programi i lëndëve “Edukim për shoqërinë” dhe “Qytetaria” fokusohet në zhvillimin e temave të mëdha ndërkurrikulare, si:

  • Identiteti kombëtar dhe njohja e kulturave
  • Zhvillimi i qëndrueshëm
  • Mjedisi
  • Ndërvarësia
  • Bashkëjetesa paqësore

Rolet dhe kompetencat e mësuesit për realizimin e mësimdhënies dhe mbështetjen e proceseve të të nxënit në fushën e qytetarisë kanë pësuar ndryshime. Disa nga ndryshimet që kanë ndodhur në kompetencat tradicionale të mësuesve lidhen me:

  • dijet e integruara ndërlëndore përkundrejt dijeve të kufizuara në kuadrin e lëndëve të veçanta
  • procesin e shumëfishtë dhe dinamik të mësimdhënies përkundrejt procesit linear dhe statik të saj,
  • synimet edukative të shumëfishta përkundrejt atyre të kufizuara në fushën e njohurive.
  • aftësinë për t’i parë problemet nga këndvështrimi i nxënësit, duke marrë parasysh prejardhjen, moshën dhe nivelin e tij arsimor, si dhe aftësia për të mos paragjykuar qëndrimet dhe perceptimet që janë të ndryshme nga të tijat;
  • aftësinë për të kuptuar, pranuar dhe respektuar ngjashmëritë dhe ndryshimet që ekzistojnë ndërmjet mësuesve dhe nxënësve, si dhe ndërmjet nxënësve; respektimi i të drejtave të nxënësve dhe ndjeshmëria ndaj nevojave dhe interesave të tyre;
  • aftësinë për të trajtuar çështje të diskutueshme dhe për t’u përballuar me situata problematike dhe komplekse, që mund të ndeshen në mjedisin shkollor;
  • aftësinë për ta parë veten dhe nxënësin, si pjesëmarrës aktiv në komunitetin lokal, kombëtar dhe ndërkombëtar; bindjen në mundësinë e progresit dhe që çdo individ mund të ndihmojë në arritjen e tij;
  • aftësinë për të integruar përparësitë vetjake në një kuadër të përbashkët problemesh e vlerash dhe për të zbatuar në praktikë vendimet e marra nga nxënësi;
  • gatishmëria për të pranuar gabimet para grupit dhe për të nxjerrë mësime prej tyre;
  • aftësia për të shtruar dhe debatuar haptazi për probleme të diktuara nga kurrikula e fshehtë.

Aspekt tjetër, i theksuar, i kurrikulës së edukimit qytetar është trajtimi i nxënësve me nevoja të veçanta dhe ai i nxënësve të talentuar, e cila kërkon që mësuesit duhet të marrin parasysh faktin se nxënësit janë të ndryshëm, kanë motive, interesa, stile të nxëni, nevoja dhe aftësi të ndryshme etj. Nga ana tjetër mësuesit duhet t’u krijojnë kushte dhe situata të tilla që nxënësit të shfaqin dhe të zhvillojnë talentet e tyre. Kjo arrihet nëse atyre u krijohen mundësitë të punojnë me një përmbajtje më të thelluar, të zgjerojnë mjediset dhe materialet e të nxënit brenda dhe jashtë shkollës.

Përdorimi i mjeteve mësimore në mësimdhënien dhe procesin e të nxënit në fushën “Shoqëria dhe mjedisi” ndihmon në konkretizimin e ideve dhe dukurive, në aplikimin e metodave dhe strategjive të mësimdhënies, si dhe e bën mësimin më interesant dhe më argëtues për nxënësin. Përdorimi i suksesshëm i metodave dhe i teknikave të lartpërmendura, nuk mund të realizohet pa mjetet e nevojshme didaktike, të cilat mund të jenë të llojeve të ndryshme, si: harta të përgjithshme ose tematike, atlase, albume, foto, skica, filma mësimorë, videokaseta, kompjuter, aparat projektimi, CD, DVD etj. Ndërsa mësuesi është përgjegjës për krijimin e një mjedisi stimulues, ai duhet të sigurojë që nxënësi të ketë akses në burimet e ndryshme të të nxënit. Lista e burimeve të vlefshme për zhvillimin e kompetencave në gjeografi është e larmishme: muzeume, objekte të trashëgimisë natyrore dhe kulturore, harta, plane, piktura, dokumente historike, dokumente audio-vizivë, etj. Gjithashtu burimet përfshijnë teknologjitë e informacionit dhe komunikimit që nxënësit i përdorin si mjete kërkimi dhe për përgatitjen e projekteve dhe detyrave të ndryshme, ku sugjerohet dhe:

  • Përdorimi i postës elektronike për shkëmbim informacioni
  • Përdorimi i internetit për të shfrytëzuar faqet web për njohuri për shoqërinë
  • Përdorimi i CD-ROM për mbledhjen e informacionit për temat që studion
  • Organizimi dhe prezantimi i të dhënave duke përdorur tipa të ndryshëm software
  • Përdorimi i simulimeve software
  • Përdorimi i grafikëve software
  • Paraqitja grafike e të dhënave

Element tjetër përbërës i të ushtruarit praktik të nxënësve në formimin qytetar që kërkon kurrikula e gjimnazit është edhe kryerja e 18 orëve shërbim komunitar nga secili nxënës, që ka të bëjë me shërbimet që nxënësit mund të ofrojnë në institucione shtetërore, shkolla, spitale, biblioteka, etj., por edhe me kontribute ndaj mjedisit dhe komunitetit dhe kjo në varësi të kontekstit dhe rrethanave që ka secili gjimnaz dhe komuniteti përreth tij.

 

  1. Kurrikula e edukimit fetar për qytetarinë

Programet mësimore të edukimit fetar që zbatohen në medrese

Medresetë gëzojnë statusin e shkollave jopublike dhe i zhvillojnë veprimtaritë e tyre sipas dispozitave[21] dhe rregulloreve zyrtare, të përcaktuara prej Ministrisë së Arsimit në Republikën e Shqipërisë. Programet mësimore, që zbatohen në shkolla, marrin fillimisht miratimin e kësaj ministrie, pastaj vihen në zbatim, çka mundëson që nxënësit e medreseve të kenë të drejta dhe detyrime të barabarta me bashkëmoshatarët e tyre, të cilët shkollohen në shkollat e tjera publike a jopublike të vendit.

Medresetë zhvillojnë kurrikulën zyrtare për ciklet e arsimit parauniversitar, por gjithashtu kanë dhe pjesën e kurrikulës me orientim fetar, e cila edhe kjo miratohet nga Ministria e Arsimit.

Lëndët fetare janë integruar në kurrikulat zyrtare të medreseve në mënyrë të tillë, që të jenë mbështetëse edhe të tematikave të trajtuara nga lëndët e edukatës qytetare. Meqenëse njeriu, që jeton në sistemin demokratik ka shumë përputhje me besimtarin (pavarësisht cilës fe i përket), tematikat e përbashkëta të këtyre lëndëve janë të shumta.

Lëndët fetare që zhvillohen në medresetë e ciklit 9-vjeçar dhe atij të mesëm të lartë janë “Kur’ani Famëlartë – Komentimi i tij”, “Tradita profetike dhe Kultura Islame”, “Njohuri Besimi e Kulture Islame”, “Njohuri të Adhurimit Islam”, “Modul Profesional: Civilizimi Islam”, “Njohuri të Traditës Profetike dhe të Predikimit”,” “Besimi”, “Edukatë Islame”.

Ato luajnë një rol të rëndësishëm në promovimin e atributeve, që kërkon formimi i një qytetari të mirë, të dobishëm, aktiv dhe kontribuues për veten dhe shoqërinë. Më poshtë paraqiten tematikat e përgjithshme dhe temat e përbashkëta të lëndëve fetare, që synojnë një formim qytetar, si:

  • Identiteti kombëtar, njohja e kulturave dhe respekti ndaj tyre
  • Bashkëjetesa në komunitet dhe respekti për të gjithë njerëzit
  • Respekti për vlerat themelore demokratike, për historinë dhe trashëgiminë e përbashkët dhe njëkohësisht të ndryshme, si dhe ndihma për vendosjen e marrëdhënieve ndërkulturore paqësore
  • Respektimi i ligjeve të vendit ku jetojmë, zbatimi i tyre me rigorozitet, si dhe përçimi i këtij mesazhi tek të tjerët
  • Të drejtat e njeriut dhe përgjegjësitë
  • E drejta e votës dhe respekti ndaj përfaqësuesve të çdo niveli
  • Vetëdija për unitetin dhe diversitetin e kulturës evropiane dhe mbarë botërore
  • Të mësuarit për të jetuar në një kontekst evropian dhe mbarë botëror
  • Mirinformimi i nxënësve rreth negativiteteve të ksenofobisë, dhunës, racizmit, nacionalizmit agresiv dhe intolerancës
  • Sigurimi dhe formimi i kohezionit shoqëror dhe drejtësisë sociale
  • Rëndësia e arsimimit, studimit të vazhdueshëm dhe leximit
  • Shëndeti dhe ruajtja e tij
  • Shfrytëzimi i drejtë i kohës së lirë dhe interesimi ndaj leximit
  • Pastërtia në përgjithësi, pastërtia vetjake dhe ruajtja e mjedisit
  • Virtytet e punës dhe e drejta e punës
  • Ruajtja e sigurisë dhe të qenët garant për stabilizimin e saj në shoqëri
  • Sigurimi i të drejtës për informim, të drejtës së fjalës dhe të drejtës së zgjedhjes individuale e shoqërore

Këto lëndë synojnë të formojnë besimtar dhe qytetar të mirë. Një individ, që ruan në maksimum marrëdhënien me Krijuesin e tij dhe njeriun. Një njeri që respekton normat e ligjit dhe të moralit, atdheun dhe shoqërinë ku jeton, njeh të drejtat dhe përgjegjësitë e tij, tolerant, dialogues, garantues i paqes dhe rendit, punëtor, i dobishëm, aktiv dhe kontribuues për veten dhe shoqërinë.

Me të dhënat që janë përftuar nga Drejtoria e Arsimit në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, si dhe në analizën e programeve mësimore, që janë përdorur gjatë vitit mësimor 2015-2016, të cilat vijojnë të përdoren edhe në vitin mësimor 2016-2017, vërehet se kemi të bëjmë me tri programe të ndryshme të formimit fetar, të miratuara nga institucionet përkatëse, të cilat ruajnë këtë numër dhe si mbështetje e politikave fleksible të Ministrisë së Arsimit dhe KMSH-së. Më poshtë janë paraqitur vetëm lëndët me përmbajtje fetare, sa orë janë të shpërndara në programin javor, si dhe sasinë e orëve të përcaktuara përgjatë gjithë vitit. Për të dhëna të mëtejshme, mund të shqyrtohen programet mësimore, që përfshihen në shtojcën e këtij studimi.

Tabela I. Shpërndarja e lëndëve fetare që jepen në arsimin e mesëm në medresetë e Tiranës, Kavajës, Korçës, Elbasanit dhe Beratit

Nr. Lëndët fetare Klasa 10 Klasa 11 Klasa 12 Total
1 Kur’ani Famëlartë – Komentimi i tij 3 orë/javë 2 orë/javë 2 orë/javë 7 orë/javë
2 Njohuri të besimit 2 orë/javë 2 orë/javë 2 orë/javë 6 orë/javë
3 Tradita profetike dhe Kultura Islame – 4 – 4 orë/javë
Total 5 8 4 17 orë/javë

Shpërndarja e orëve për lëndët me përmbajtje fetare në medresetë e Tiranës, Kavajës, Korçës, Elbasanit dhe Beratit, përgjatë tri viteve, është gjithsej 17 (shtatëmbëdhjetë) orë. Ndërkohë që raporti i këtyre orëve me totalin e orëve (111 orë) të të gjitha lëndëve mësimore rezulton 15.31 %.

Tabela II. Shpërndarja e lëndëve fetare që jepen në arsimin e mesëm të medresesë së Shkodrës

Nr. Lëndët Fetare Klasa 10 Klasa 11 Klasa 12 Total
1 Kur’ani Famëlartë – Komentimi i tij 2 orë/javë 1 orë/javë 1 orë/javë 4 orë/javë
2 Njohuri Besimi e Kulture Islame 1 orë/javë 1 orë/javë 1 orë/javë 3 orë/javë
3 Njohuri të Traditës Profetike e Predikim 1 orë/javë 1 orë/javë 1 orë/javë 3 orë/javë
4 Njohuri të Adhurimit Islam 1 orë/javë 1 orë/javë 1 orë/javë 3 orë/javë
5 Modul Profesional: Civilizimi Islam – – 1 orë/javë 1 orë/javë
Total 5 orë/javë 4 orë/javë 5 orë/javë 14 orë/javë

Orët gjithsej të lëndëve fetare të shpërndara në tri vite shkollore në medresenë e Shkodrës janë 14 orë. Ndërkohë që raporti i orëve të lëndëve me përmbajtje fetare me orët mësimore gjithsej (96 orë) është 14.5 %.

Tabela III. Shpërndarja e lëndëve fetare që ofrohen në arsimin e mesëm në medresenë e Durrësit

Nr. Lëndët fetare Klasa 10 Klasa 11 Klasa 12 Total
1 Kur`ani Famëlartë – Komentimi i tij 1 orë/javë 2 orë/javë 1 orë/javë 4 orë/javë
2 Njohuri Besimi e Kulturë Islame 1 orë/javë 1 orë/javë 1 orë/javë 3 orë/javë
3 Njohuri të Traditës Profetike e Predikim 1 orë/javë 1 orë/javë – 2 orë/javë
4 Njohuri të adhurimit islam 1 orë/javë 1 orë/javë 1 orë/javë 3 orë/javë
Total 5 orë/javë 4 orë/javë 3 orë/javë 12 orë/javë

Orët gjithsej të lëndëve fetare të shpërndara në tri vite shkollore në medresenë e Durrësit janë 12. Ndërkohë që raporti i orëve të lëndëve me përmbajtje fetare me orët mësimore gjithsej (96 orë) është 12,5 %.

Tabela IV. Shpërndarja e lëndëve fetare që jepen në arsimin 9-vjeçar në medresenë e Tiranës

Nr. Lëndët fetare Klasa 6 Klasa 7 Klasa 8 Klasa 9 Total
1 Kur`ani Famëlartë 2 orë/javë 2 orë/javë 2 orë/javë 2 orë/javë 8 orë/javë
2 Besimi 2 orë/javë 2 orë/javë 2 orë/javë 2 orë/javë 8 orë/javë
Total 4 orë/javë 4 orë/javë 4 orë/javë 4 orë/javë 16 orë/javë

Mësime të fesë përmbajnë vetëm programet e medreseve të Tiranës dhe Shkodrës (medreseja e Korçës është e licencuar, por nuk është aktive), ku ofrohet arsimi 9-vjeçar. Shpërndarja e lëndëve fetare në katër vite të arsimit 9-vjeçar në medresenë e Tiranës është 16 orë. Ndërsa raporti i tyre me tërësinë e orëve (138 orë) të të gjitha lëndëve është 11.59 %.

Tabela V. Shpërndarja e lëndëve fetare që jepen në arsimin 9-vjeçar në medresenë e Shkodrës

Nr. Lëndët fetare Klasa 6 Klasa 7 Klasa 8 Klasa 9 Total
1 Kur`ani Famëlartë 4 orë/javë 4 orë/javë 3 orë/javë 3 orë/javë 14 orë/javë
2 Besimi 4 orë/javë 4 orë/javë 3 orë/javë 3 orë/javë 14 orë/javë
3 Edukatë Islame 1 orë/javë 1 orë/javë 1 orë/javë – 3 orë/javë
  Total 9 orë/javë 9 orë/javë 7 orë/javë 6 orë/javë 31 orë/javë

Shpërndarja e lëndëve fetare në katër vite të arsimit 9-vjeçar në medresenë e Shkodrës bëhet në gjithsej 31 orë. Ndërsa raporti i këtyre tridhjetë e një orëve me tërësinë e orëve (135 orë) të mësimit është 22.9 %. 

Përfundime

Formimi qytetar me anë të kurrikulës së lëndëve jofetare në të 7 medresetë realizohet nëpërmjet 17 lëndëve, të cilat janë të njëjta në disa medrese, por lëndë të ndryshme, që merren drejtpërdrejt me edukimin islam janë 9, të tilla si:

  1. “Kur’ani Famëlartë – Komentimi i tij”
  2. “Tradita profetike dhe Kultura Islame”
  3. “Njohuri Besimi e Kulture Islame”
  4. “Njohuri të Adhurimit Islam”
  5. “Modul Profesional: Civilizimi Islam”
  6. “Njohuri të Traditës Profetike dhe të Predikimit”
  7. “Besimi”
  8. “Edukatë Islame”

Duke shqyrtuar tematikat e përgjithshme të edukimit qytetar nëpërmjet lëndëve fetare, vërehet se ajo është e njëjtë me një pjesë të tematikave të kurrikulës së qytetarisë në lëndët jofetare, por më e kufizuar në përmbajtje për çështje si: “Pushteti, autoriteti, qeverisja”, “Kultura”, “Proceset natyrore dhe shoqërore”, “Ndërvarësia njerëz-vende-mjedise”, “Kronologjia, ndryshimi, vazhdimësia” dhe “Prodhimi, shpërndarja, konsumi”.

Tematika e lëndëve fetare trajton çështje që lidhen thelbësisht me moralin fetar si: besimi, higjiena personale, kujdesi ndaj mjedisit, ndaj vetes, ndaj të tjerëve dhe moshës së tretë, respektimi i të drejtave dhe i rregullave shoqërore, por prek deri diku edhe dimensionin evropian të qytetarisë. 

  1. Të Dhënat Sasiore të Studimit
  2. Të dhëna demografike

Referuar të dhënave sasiore, rezulton se 60% vijnë nga zonat rurale dhe 40% nga zonat urbane. Ndërkohë, mesatarja e përgjithshme e nxënësve që jetojnë në konvikt, për medresetë, është 55.7% e nxënësve. Më konkretisht në një renditje të fundit (dhjetor 2016) të medreseve se ku ka më shumë nxënës konviktorë, sipas përqindjeve, ato variojnë: Referuar këtyre të dhënave shohim një raport të përafërt mbi shpërndarjen demografike të nxënësve.

Nr. Shkolla Numri i nxënësve (2016-2017) Nr. i nxënësve konviktorë % (afërsisht)
1 Tiranë (Djem) 178 58 33
2 Tiranë (Vajza) 238 76 32
3 Kavajë Djem) 121 105 87
4 Kavajë (Vajza) 137 108 79
5 Korçë (Djem) 112 98 88
6 Korçë (Vajza) 159 149 94
7 Elbasan 144 85 59
8 Shkodër (djem) 425 71 17
9 Shkodër (vajza) 643
10 Durrës  105  1  0.9
11 Berat 77 52 68
Total 2339 732 55.77

 

2.1. Perceptimi i drejtuesve mbi kurrikulën dhe edukimin

Siç u theksua më lart, për qëllimin e këtij studimi u kryen intervistat me 10 drejtuesit e medreseve në periudhën shtator-tetor 2016. Nga përgjigjet rezulton se 4 prej tyre i përkasin grupmoshës 23-30 vjeç, 3 grupmoshës 31-44 vjeç; dhe 3 nga drejtuesit rezultojnë 56 vjeç e lart. Për sa i përket gjinisë, 7 prej drejtuesve janë meshkuj dhe 3 femra. Në lidhje me kualifikimin e tyre, të dhënat tregojnë se 5 drejtues janë me arsim universitar dhe 5 të tjerët, (nga të cilat 2 janë të gjinisë femërore) me arsimin pasuniversitar.

23-30 vjeç 31-44 vjeç 45-55 vjeç 56 vjeç e lart
4 3 – 3

Nga intervista e realizuar me drejtuesit rezultoi se edukimi/formimi qytetar ka të gjithë hapësirën dhe peshën e tij në kurrikulën shkollore, që zbatohet e mbështetet edhe nga formimi fetar.

2.1.1 Qëndrimet e drejtuesve se si e shohin lëndën teologjike në raport me edukimin qytetar

  • Qëndrimet qytetare ndaj ushqyerjes ku faktet shkencore përputhen me traditën e Kur’anit.
  • Qytetaria është pjesë e aspektit fetar
  • Tematikat e shëndetit, rëndësia e arsimimit, përgjegjësitë ndaj komunitetit, kujdesi për mirë ushqyerjen, çështje që lidhen me familjen, si bazë e shoqërisë, problemet e dhunës dhe divorcit, gjejnë trajtime në qytetari dhe në edukimin fetar dhe kanë shumë pika takimi. Trajtohen te të dyja vlerat universale të individit dhe të shoqërisë
  • Ndihmojnë njëra-tjetrën, sepse, që të jesh një fetar i mirë, së pari duhet të jesh një qytetar i mirë dhe anasjelltas
  • Në trajtimin e çështjeve të shoqërisë kanë shumë pika lidhjeje
  • Etika, normat e individit dhe shoqërisë mund të kombinohen mirë për t’u trajtuar në lëndën e qytetarisë dhe të edukimit fetar
  • Feja është fushë më e gjerë se qytetaria dhe parimet e fesë janë bazë për krijimin e qytetarisë

2.1.2 Qëndrimet e drejtuesve mbi ndikimin e qytetarisë në formimin e personalitetit të nxënësit dhe në formimin qytetar të tij, si qytetar i këtij vendi:

  • Jo mjaftueshëm. Shihet si lëndë që duhet kaluar/bërë
  • Kjo lëndë ka rol të rëndësishëm në formimin qytetar të individit
  • Ka ndikim të fortë në krijimin e sjelljeve që lidhen me familjen, shoqërinë, mjedisin, etj.
  • Ka ndikim të rëndësishëm sidomos tek etika dhe komunikimi
  • Kjo lëndë ka një program, që formon përgjegjësi për edukatën dhe moralin
  • Ndikon në krijimin e vlerave dhe të kuptuarit e themeleve të shoqërisë
  • Ndikon ndjeshëm në edukimin e individit
  • Ka ndikim shumë pozitiv lidhur me zbatimin e ligjeve, rregullave, mbrojtjen e shëndetit dhe respektimin e të drejtave të tyre
  • Ndikon shumë në formimin e personalitetit të nxënësit

2.1.3. Qëndrimet e drejtuesve mbi impaktin e mjedisit shkollor te nxënësit

  • Mjediset e shkollave të tyre, si brenda dhe jashtë tyre, janë shumë të mira
  • Kanë oborre të pastra, kushte të kënaqshme dhe pastërti
  • Kanë mjedise studimi dhe sportive, brenda shkollave ka mjedise për konferenca dhe për zhvillim aktivitetesh për të gjithë nxënësit
  • Kanë konvikte që janë ndërtesa të reja, komode e të pastra
  • Mjediset fizike janë të sigurta dhe edukuese
  • Kanë laboratorë dhe mjete didaktike të larmishme dhe të mjaftueshme për çdo lëndë ose fushë studimi
  • Kanë rreth 24 nxënës për klasë
  • Mesatarisht në çdo medrese i takon, që të jetë 1 mësues për 15,4 nxënës
  • Kanë klasa të laboratorëve të TIK me pajisje dhe programe kompjuterike të fundit
  • Mjedisi ndikon në edukimin e vlerave qytetare për çështjet e kujdesit personal dhe atij të kujdesit ndaj mjedisit
  • Ndryshe nga medresetë që kam parë jashtë vendit, gjykoj se ka nevojë për përmirësime të mëtejshme

2.1.4 Komunikimi dhe mjedisi shkollor

Për sa i përket komunikimit me institucionet DAR dhe MAS drejtuesit janë shprehur se kanë marrëdhënie korrekte institucionale dhe reciproke; komunikimi me DAR-in bëhet me anë të korrespondencës së rregullt, javore, për trajnimet, olimpiadat dhe konkurset; ka komunikim të vazhdueshëm për udhëzimet e MAS dhe për marrjen e njoftimeve të ndryshme; ka raste kur kemi dhe përfaqësues të DAR-it dhe MAS-it në projektet e medreseve; e po ashtu drejtuesit janë shprehur se trajnohen njëjtë, si me programet e trajnimit të shkollave publike dhe këtë e lehtësojnë drejtoritë arsimore të rretheve përkatëse.

Nga intervistat e realizuara brenda institucionit, drejtuesit shprehen se ka një komunikim të mirë, të ngrohtë dhe të vazhdueshëm, si me stafin pedagogjik, prindërit dhe komunitetin. Sipas tyre, ky trekëndësh i marrëdhënieve mësues-mësues, mësues-nxënës, mësues-prind realizohet më së miri. Megjithatë, drejtuesit kërkojnë më shumë përfshirje të prindërve, në vendimmarrje, pjesëmarrje dhe angazhim të pandërprerë. Më poshtë gjenden disa nga opinionet e tyre:

  • Ka harmoni, respekt. Komunikimi mësues-nxënës-prind funksionon
  • Ka klimë të mirë bashkëpunimi. Biseda e takime periodike me nxënës e prindër
  • Ka takime të veçanta me prindërit
  • Ka vend për përmirësime
  • Përgjithësisht e mirë
  • Ka raste të vogla sporadike konfliktuale
  • Ka marrëdhënie korrekte. Medreseja është institucion i hapur dhe vlerëson etikën e komunikimit institucional
  • Ka marrëdhënie të ngrohtë dhe të shëndetshme
  • Medreseja zhvillon 2-3 aktivitete me pjesëmarrjen e detyrueshme të prindërve, si dhe 4-5 aktivitete gjatë gjithë vitit shkollor, ku kërkohet pjesëmarrja e prindërve
  • Zakonisht vijnë në mbledhjet me mësuesit për të parë ecurinë, apo progresin e fëmijës
  • Kontributi i prindërve duhet të jetë më i madh dhe më i dukshëm
  • Prindërit vijnë kryesisht në ceremonitë fetare dhe në panairet, që organizon medreseja

Opinioni i drejtuesve mbi degët më të parapëlqyera të nxënësve, që diplomohen nga medresetë, të cilat renditen sipas rëndësisë, janë: 

  • Degët e informatikës, të elektronikës, të inxhinierisë informatike
  • Degët e inxhinierisë së ndërtimit, inxhinierisë industriale, inxhinierisë mekatronike, inxhinierisë elektrike dhe degës së gjeoburimeve
  • Degët e infermierisë dhe më pas dega e mjekësisë
  • Dega për ekonomist dhe administrim biznesi
  • Dega e drejtësisë
  • Dega për mësues të arsimit parashkollor

Mesatarja e përgjithshme e nxënësve, që vazhdojnë shkollimin e lartë është 96% për të gjitha medresetë. Ndërsa në një renditje të 7 medreseve lidhur me përqindjet e nxënësve që vijojnë shkollimin e lartë, ato variojnë: 

  1. Tiranë 100%
  2. Shkodër 99%
  3. Elbasan 97%
  4. Kavajë 96 %
  5. Korçë 95,5 %
  6. Durrës 95 %
  7. Berat 90 %

Ndërkohë mesatarja e përgjithshme e nxënësve të diplomuar, që vazhdojnë shkollimin e lartë për teologji, është 5.8% për të gjitha medresetë për vitin 2015-2016. Kjo e dhënë tregon që shkollat fetare sot, ndikojnë më tepër në formimin e lëndëve ekzakte, ka një tendencë shumë të vogël për ndjekjen e studimeve fetare. Kjo thyen një stereotip të fortë në opinionin publik mbi qëllimin dhe vizionin e këtyre shkollave.

2.2. Perceptimet e mësuesve mbi kurrikulën dhe edukimin

Në studim morën pjesë mësues të lëndës së qytetarisë dhe lëndëve të besimit në të gjitha medresetë e Shqipërisë.

Nga anketimi rezulton se shumica e mësuesve janë të një moshe të re, nga ku del se nga moshat 23-30 vjeç janë 19 vetë, ose rreth 61.3 %, më pak del se janë në moshat nga 45-55 vjeç, 2 vetë, ose 6.4 %, si dhe në moshat 31-44 vjeç, 6 vetë, ose 19.3 % dhe 56 e lart, 4 vetë, ose 12.9 %.

Nga këto, 19 mësues janë meshkuj (rreth 61.3 %) dhe 12 mësuese femra (rreth 38.7 %).

2.2.1 Arsimimi i të anketuarve

21 prej tyre janë me arsim të lartë universitar (67.7 %), ku prej tyre 12 janë meshkuj dhe 9 femra, 8 mësues kanë mbaruar studimet pasuniversitare (ose 25 %), ku 5 janë meshkuj dhe 3 femra dhe 1 mësues (mashkull) ka kryer edhe studimet për doktoraturë.

2.2.2 Shpërndarja e mësuesve sipas cikleve

Nga pyetja “Në cilin cikël të Medresesë jeni mësues?”, 5 prej tyre janë në ciklin i mesëm i ulët (klasat 6-9, ose 16 % e totalit), 24 janë në ciklin i mesëm i lartë (klasat 10-12, ose rreth 77 % e totalit), ku 1 prej tyre është mësues në të dyja ciklet, ndërsa 2 prej tyre nuk i janë përgjigjur pyetjes.

Pyetjes, “Si mësues i Medresesë, a zhvilloni ju veprimtari të planifikuara në orën mësimore që synojnë formimin e aftësive të mëposhtme”, 26 prej tyre i janë përgjigjur “po”, ose rreth 84 %, ndërsa 5 prej tyre nuk i janë përgjigjur.

Ndërsa aftësi të klasifikuara si më poshtë, mësuesit e anketuar i janë përgjigjur sipas një rezultati të tillë:

  • aftësi për të punuar në grupe – 23 vetë
  • aftësi për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore – 24 vetë
  • aftësi për të kuptuar dhe zbatuar përgjegjësitë individuale në marrëdhënie me të tjerët – 17 vetë
  • aftësi për të krijuar qëndrime etiko-sociale – 18 vetë
  • aftësi për të zhvilluar të menduarit kritik dhe krijues – 23 vetë
  • aftësi për të mirëmenaxhuar informacionet e ndryshme – 13 vetë
  • aftësi për të menaxhuar rrjetet sociale dhe komunikimet on-line – 9 vetë

Ajo që vihet re nga qarkimi i aftësive nga ana e mësuesve është se 23 prej tyre (ose 74 %, d.m.th. shumica), kanë aftësi për të punuar në grupe, aftësi për të zhvilluar të menduarit kritik dhe krijues dhe aftësi për t’i zgjidhur konfliktet në mënyrë paqësore, kjo e fundit ka numrin dhe përqindjen më të lartë, 24 vetë, d.m.th. 77.4 %). Ndërsa 18 prej tyre (ose 58 %) kanë edhe aftësi për të krijuar qëndrime etiko-sociale, 17 vetë (ose 54.8 %) kanë aftësi për të kuptuar dhe zbatuar përgjegjësitë individuale në marrëdhënie me të tjerët, 13 vetë (ose rreth 42 %) kanë aftësi për të mirëmenaxhuar informacionet e ndryshme. Kurse vetëm 9 veta (ose 29 %) kanë aftësi për të menaxhuar rrjetet sociale dhe komunikimet on-line, që përbën dhe përqindjen më të ulët. Po ashtu, 29 % e tyre, apo një e treta janë shprehur se i kanë të gjitha këto aftësi. Nga përpunimi i të dhënave vërejmë që nxënësit aftësohen të punojnë në grupe, të zgjidhin konfliktet, të përfshihen në pjesëmarrje qytetare, si dhe vlera të rëndësishme në lidhje me informimin dhe komunikimin.

Pyetjes “A zhvilloni projekte kurrikulare me nxënësit dhe klasat ku jepni mësim, që trajtojnë tema të edukimit qytetar?”, 17 prej mësuesve të anketuar i janë përgjigjur “po”, d.m.th. 54.8 %, 9 i janë përgjigjur “jo”, d.m.th. 29 % dhe 5 prej tyre nuk i janë përgjigjur pyetjes. Pavarësisht qëllimit të shkollës, orëve teologjike, nga kontaktet, vëzhgimet, pyetësorëve, ne vërejmë, se lëndët shoqërore, lëndët e karakterit shoqëror, zënë një hapësirë të konsiderueshme në kurrikulën e këtyre shkollave. 

Pyetjes “A zhvilloni veprimtari jashtëshkollore/ekstrakurrikulare në shkollën tuaj me fokus formimin qytetar?”, 22 prej tyre janë përgjigjur “po”, d.m.th. rreth 71 %, ndërsa 5 prej tyre “jo”, d.m.th. 16 %, ndërsa 4 prej tyre nuk i janë përgjigjur, ose 11.7 %. 

Pyetjes 8, ku thuhet se “Nëse jeni mësues i lëndëve të edukimit/formimit qytetar apo i shkencave shoqërore, lutemi, qarkoni se cilat nga metodat/teknikat e mëposhtme, mësimore, përdorni më shpesh në orët mësimore”, 22 vetë, ose rreth 71 % përdorin diskutimin, 21 vetë, ose 67.7 % përdorin kryesisht shpjegimin, ndërsa vetëm 4 vetë përdorin studimet e rastit dhe po kaq i bie, ose thënë në përqindje rreth 13 % përdorin shpjegimin, punën në grupe, studimet e rastit, punën individuale, diskutimet, paraqitje të punëve të nxënësve me anë të TIK, punë me projekte, punë kërkimore dhe lexim i pavarur. Siç vihet re, nxënësit e medreseve në një pjesë të konsiderueshme të studimeve të tyre merren me punë kërkimore, punë individuale dhe punë në grup. Kjo është një nga metodat më bashkëkohore të nxënies në shkolla.

Më konkretisht mund të shihen si vijon:

  1. Shpjegimi – 21 vetë
  2. Punë në grupe – 18 vetë
  3. Studime rasti – 4
  4. Punë individuale – 18 vetë
  5. Diskutime – 22 vetë
  6. Paraqitje të punëve të nxënësve me anë të TIK – 10 vetë
  7. Punë me projekte – 18 vetë
  8. Punë kërkimore – 11 vetë
  9. Lexim i pavarur – 12 vetë

Dhe 1 person ka shtuar – “të mësuarit në bashkëpunim”.

Mjetet didaktike dhe mësimore, që kanë shënuar mësuesit e anketuar të lëndëve të edukimit/formimit qytetar, apo të shkencave shoqërore janë shënuar si më poshtë:

  • Libra artistikë
  • Gazeta
  • Revista
  • Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë

Pyetjes, “Si mësues i edukimit qytetar, a i vlerësoni nxënësit tuaj për atë që ata përfaqësojnë ose shfaqin”, si p.sh: besimi, gjinia, origjina, niveli ekonomik, nevojat e veçanta, niveli i tij/i saj në të nxënë, mënyra e të veshurit, komunikimi personal dhe ndërpersonal në klasë, demonstrimet e sjelljeve të tij/të saj konfliktuale ose problemet që mund të krijojnë në mësim (kundërshti, përdorim fjalori jokorrekt), etj., 13 prej tyre, ose rreth 42 % janë përgjigjur “po”, 8 prej tyre, ose rreth 26 % janë përgjigjur “jo” dhe 9 prej tyre nuk janë përgjigjur, ose 29 %. Mësuesit i vlerësojnë nxënësit në mënyrë të përgjithshme dhe jo vetëm në njohuritë e tyre për lëndët.

2.3. Perceptimi i nxënësve mbi kurrikulën dhe edukimin

Një nga qëllimet parësore të shkollës shqiptare mbetet edukimi qytetar, proces që përfshin krijimin te nxënësit e njohurive, aftësive, qëndrimeve dhe vlerave qytetare në mënyrë që ata të jenë të aftë të jetojnë dhe të përballojnë demokracinë.

Për këtë arsye në kuadër të këtij studimi u kryen 505 pyetësorë me nxënës të të shtatë medreseve. Pyetësori u shpërnda në mënyrë të rastësishme në çdo klasë, në të dyja ciklet mësimore (Arsimi i mesëm i ulët AMU) dhe (Arsimi i mesëm i lartë AML). Pyetësori përbëhej nga dhjetë pyetje një pjesë e të cilave kishte qëllim evidentimin e raportit të edukimit qytetar në medrese.

– Nxënësit e anketuar sipas qyteteve janë: 96 nxënës ose 19% e të anketuarve në Tiranë, 25 nxënës ose 5%, Durrës, 111 nxënës ose 22% e të anketuarve nga Shkodra, 49 nxënës, ose 10% e të anketuarve nga Elbasani, 32 nxënës, ose 6 % e të anketuarve i përkasin medresesë së Beratit, 68 nxënës ose 13% nga medreseja e Korçës, 80 nxënës ose 16% e të anketuarve i përkasin medresesë në Kavajë dhe 44 nxënës ose 9% e të anketuarve kanë preferuar të mos e shënojnë qytetin.

– Nga nxënësit e anketuar 242 janë vajza (48 %) dhe 263 janë djem (52 %).

– Në pyetjen se si e vlerësojnë shkollën e tyre, 339 prej nxënësve e vlerësojnë “shumë e mirë”, 114 nxënës e vlerësojnë “e mirë”, 36 nxënës e vlerësojnë “mesatare” dhe 16 nxënës “e dobët”.

Ndërkohë, nëse vëmë re nga të dhënat, duket se djemtë janë më të kënaqur me shkollën e tyre. Numri i tyre është më i lartë se numri i vajzave në përgjigjet “shumë e mirë” dhe “e mirë”. Nuk shohim ndonjë dallim gjinor mbi perceptim e tyre për mjedisin e shkollës.

– Në pyetjen se çfarë mendimi kanë për mësuesit e tyre, 93.8 % e nxënësve të anketuar kanë mendim shumë të mirë dhe të mirë për to. Kjo tregon se në 7 shkollat, në të cilat është zhvilluar anketa, ka mësues që vlerësohen në nivele të larta nga nxënësit. Edhe në ndarjen gjinore, që i është bërë kësaj pyetjeje, rezulton se është thuajse i njëjtë numri i djemve dhe vajzave që kanë mendime pozitive për mësuesit e tyre. Janë vetëm 3 nxënës, që nuk kanë mendim fare të mirë për mësuesit e tyre, por 3 nxënës nga 505 është një shifër të pakonsiderueshme, vetëm 0.06 %. Sigurisht duhet një analizë pak më e detajuar, se përse këta nxënës kanë këtë mendim, por nuk ishte ky qëllimi i pyetësorit.

– Po ashtu, nxënësit kanë mendime përgjithësisht pozitive kur pyeten për mjediset e shkollës, ku mësojnë. 271 nxënës ose 53.6% kanë mendim shumë të mirë për shkollën e tyre. 30% ose 154 nxënës kanë mendim të mirë për mjediset shkollore.

– Duhet theksuar se 14.2 % e të intervistuarve mendojnë se mjediset në shkollat e tyre kanë nevojë për përmirësim.

– Nga anketimet e bëra me këtë target grup vërejmë se nxënësit e preferojnë lëndën e Edukatës qytetare ose e Qytetarisë në shkollat e tyre. Nga përgjigjet rezulton se 92.6% e nxënësve e pranojnë se lënda zhvillohet në shkollën e tyre. Lënda e Edukatës qytetare zhvillohet në të 7 medresetë e marra në studim.

– Nxënësit janë pyetur për mendimin që kanë për mësuesit që japin lëndën e Edukatës qytetare ose të Qytetarisë. Mendim shumë të mirë kanë 71.8 % (363 nxënës) dhe mendim të mirë kanë 22.3% (113). Kjo është pozitive për mësuesit e këtyre shkollave. Ata që kanë mendimin disi të mirë dhe aspak të mirë janë vetëm 5.7% (29 nxënës). Kjo tregon se, megjithëse ka një përqindje të mësuesve të formuar në shkenca të tjera, sërish vlerësimet e këtyre mësuesve të lëndëve të edukatës qytetare, nga ana e nxënësve, janë të larta, gjë që përputhet me pohimin e drejtuesve të medreseve, të cilët më lart theksojnë se një pjesë e mësuesve të lëndëve të edukatës qytetare mund të mos jenë me formimin përkatës, por janë mësues me përvojë.

– Nga 505 nxënës të anketuar kemi vetëm 10 të pakënaqur me mësuesit e tyre. Këta të pakënaqur ndahen në mënyrë të barabartë 5 vajza dhe 5 djem. Janë pak më shumë djemtë me mendim disi të mirë 13 me 6 vajza, por duhet theksuar se numri i djemve është pak më i lartë. Djemtë janë ata që japin më shumë vlerësime për mësuesit, 201 djem dhe 44 prej tyre kanë mendim të mirë. Ndërsa te vajzat, 69 prej tyre japin mendim të mirë për mësuesit dhe 162 japin mendim shumë të mirë. Kur dalim në analizën sipas klasave, shohim që klasa e 11 ka pakënaqësi të vogla ndaj mësuesve, 30.1 % e kësaj klase (11) ka mendim të mirë për mësuesit e tyre, duhet theksuar se 9 nxënës kanë mendim disi të mirë dhe 7 prej tyre aspak të mirë.

– Nxënësve iu kërkua mendimi nëse njohuritë që kanë marrë në lëndën e Edukimit qytetar apo Qytetarisë trajtojnë apo lidhen me aspekte fetare. Përgjigjet janë interesante, rreth 36.4% mendojnë se kjo lëndë ka ndikim disi apo shumë në lidhje me aspektet fetare. Në total ata që mendojnë se ka ndikim: pak, disi, shumë janë 51.8%, që do të thotë se janë pak më shumë se gjysma e të anketuarve, janë 48.2% e nxënësve ose 243 nxënës, që mendojnë se kjo lëndë nuk ka aspak ndikim në lidhje me aspektet fetare.

Në ndarjen sipas vajzave dhe djemve, mund të themi se janë në shifra të njëjta me një dallim të lehtë ku djemtë janë më skeptikë dhe mendojnë që kjo lëndë ka ndikim. Vajzat janë më tepër të mendimit që ka më pak lidhje me njohuritë fetare.

– Nxënësve iu është kërkuar që të rendisnin, sipas pëlqimeve të tyre, disa nga temat që janë trajtuar në lëndën e Edukimit Qytetar ose Qytetarisë. Në klasën e 6 janë 67.5 që vendosin në vend të parë: Komuniteti, shërbimet në komunitet. Më pas ndiqet me Komuniteti në nevojë me 18 nxënës, që e kanë përzgjedhur si temë dhe shërbimet, institucionet, që është përzgjedhur nga 17 nxënës, kjo është si shumë e një totali prej 37 nxënës të anketuar.

Në klasën e 7 dy vendet e para me mbi 50% i zënë zakonet, tradita, ligjet dhe normat, të ndjekura nga diskriminimi, që e kanë përmendur 10 nxënës.

Në klasat e 8-ta dhe të 9-ta nuk kanë dhënë tema, të cilat i kanë diskutuar. Nga 30 nxënës të anketuar në këto dy klasa, 11 prej tyre thonë se nuk bëjnë dhe nuk e dinë nëse e bëjnë këtë lëndë ndaj dhe s’kanë dhënë tema.

Në klasën e 10-të janë plot 100 nxënës që kanë përmendur ligjet nga 120 në total. 48 prej tyre kanë përmendur Kushtetutën, dhe 22 prej tyre Kodin Civil Penal. Këto janë temat më të diskutuara për këtë klasë. Kjo shifër është shumë interesante, pasi tregon se nxënësit kanë interes për ligjet dhe kushtetutën e vendit, dhe se këtyre temave iu është kushtuar rëndësi e veçantë.

Në klasën e 11-të kemi në plan të parë familjen, me 94 nxënës nga 156 të anketuar, e dyta vjen adoleshenca, si temë me 65 nxënës dhe e treta mbrojtja e mjedisit me 58 nxënës të anketuar. Këto janë tre temat më të diskutuara, por ka edhe shumë të tjera në këtë klasë.

Në klasën e 12-të kemi “si të ushqehemi” temë kryesore me 60 nxënës, gjysma e klasës të ndjekur nga “piramida ushqimore” dhe “adoleshenca”.

Siç vihet re, nxënësit e klasave të ndryshme janë nisur pikë së pari nga temat e trajtuara për vitin e tyre. Kjo përputhet qartë me temat që trajton edukata në klasa të ndryshme.

Konkluzione

  1. Filozofia e medreseve të Shqipërisë, edukimin e ka parë nga tri kënde të gërshetuara mes vete: human-psikologjik, kombëtar-social dhe universal. Në ciklet arsimore të medreseve, sot, shkencat islame mësohen bashkë me shkencat natyrore, sepse ai e rekomandon qartë lidhjen e besimit me shkencat natyrore, përjashtim bën vetëm teoria e evolucionit, e cila bie ndesh edhe me të gjitha besimet fetare, të cilat njohin krijimin nga Zoti si origjinë të gjallesave.
  2. Kurrikula e edukimit qytetar në arsimin parauniversitar zhvillohet nëpërmjet lëndëve “Edukim për shoqërinë” dhe “Qytetari” dhe synon formimin e njohurive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave qytetare te nxënësit e këtij cikli arsimor, duke u mbështetur te praktikat e mira dhe modelet e qytetarisë evropiane. Përmbajtja e lëndëve të përmendura më lart nuk prek asnjë informacion ose praktikë edukimi, që lidhet me çështje të mësimit dhe edukimit fetar.
  3. Medresetë zhvillojnë kurrikulën zyrtare për ciklet e arsimit parauniversitar, por, gjithashtu, kanë edhe pjesën e kurrikulës me orientim fetar, e cila miratohet nga Ministria e Arsimit.
  4. Lëndët fetare janë të integruara në kurrikulat zyrtare të medreseve në mënyrë të tillë, që të jenë mbështetëse edhe të tematikave të trajtuara nga lëndët e edukatës qytetare. Tematikat e përbashkëta të këtyre lëndëve janë të shumta.
  5. Formimi qytetar me anë të kurrikulës së lëndëve jofetare në të 7 medresetë e ciklit 9-vjeçar dhe atij të mesëm të lartë realizohet nëpërmjet 17 lëndëve, të cilat janë të njëjta në disa medrese, por lëndë të ndryshme, që merren drejtpërdrejt me edukimin islam janë “Kur’ani Famëlartë – Komentimi i tij”, “Tradita profetike dhe Kultura Islame”, “Njohuri Besimi e Kulture Islame”, “Njohuri të Adhurimit Islam”, “Modul Profesional: Civilizimi Islam”, “Njohuri të Traditës Profetike dhe të Predikimit”, “Besimi”, “Edukatë Islame”.
  6. Këto lëndë synojnë të formojnë besimtarë dhe qytetarë të mirë. Një individ, që ruan në maksimum marrëdhëniet me Krijuesin e tij dhe njeriun; por njëkohësisht, që respekton normat e ligjit dhe të moralit, atdheun dhe shoqërinë ku jeton, njeh të drejtat dhe përgjegjësitë e tij, tolerant, dialogues, garantues i paqes dhe rendit, punëtor, i dobishëm, aktiv dhe kontribuues për veten dhe shoqërinë.
  7. Duke shqyrtuar tematikat e përgjithshme të edukimit qytetar nëpërmjet lëndëve fetare vërehet se ajo është e njëjtë me një pjesë të tematikave të kurrikulës së qytetarisë në lëndët jofetare, por më e kufizuar në përmbajtje për çështje si: “Pushteti, autoriteti, qeverisja”, “Kultura”, “Proceset natyrore dhe shoqërore”, “Ndërvarësia njerëz-vende-mjedise”, “Kronologjia, ndryshimi, vazhdimësia” dhe “Prodhimi, shpërndarja, konsumi”.
  8. Tematika e lëndëve fetare trajton thelbësisht çështje, që lidhen me moralin fetar si: besimi, higjiena personale, kujdesi ndaj mjedisit, ndaj vetes, ndaj të tjerëve dhe moshës së tretë, respektimi i të drejtave dhe i rregullave shoqërore, por edhe dimensionin evropian të qytetarisë, normat e të cilit nuk bien ndesh me parimet islame në përgjthësi.
  9. Edukimi nëpërmjet lëndëve fetare zë një vend të konsiderueshëm në kurrikulën, që zbatojnë medresetë.
  10. Edukimi qytetar ka të gjithë hapësirën dhe peshën e saj në kurrikulën shkollore, që zbatohet në medrese dhe mbështetet edhe nga formimi fetar.
  11. Mesatarja e përgjithshme e nxënësve, që vazhdojnë shkollimin e lartë është 96% për të gjitha medresetë.
  12. Mesatarja e përgjithshme e nxënësve të diplomuar që vazhdojnë shkollimin e lartë për teologji apo studime fetare është 5.8% për të gjitha medresetë për vitin 2014-2015. Kjo tendencë tregon, që shkollat fetare sot, ndikojnë më tepër në formimin e lëndëve ekzakte.
  13. Degët më të parapëlqyera të nxënësve, që diplomohen nga medresetë janë: degët e informatikës, të elektronikës, të inxhinierisë informatike, inxhinierisë së ndërtimit, inxhinierisë industriale, inxhinierisë mekatronike, inxhinierisë elektrike dhe degës së gjeoburimeve, mjekësi, ekonomi, drejtësi, mësues të arsimit parashkollor, shkenca komunikimi, etj.
  14. Pavarësisht qëllimit të shkollës, orëve teologjike, nga kontaktet, vëzhgimet, pyetësorëve, ne vërejmë, që lëndët e karakterit shoqëror, zënë një hapësirë të konsiderueshme në kurrikulën e këtyre shkollave. 

REKOMANDIME

  1. Tematikat dhe çështjet e përbashkëta të formimit qytetar, që trajtojnë këto dy gruplëndësh (fetare dhe jofetare) duhet të merren parasysh nga mësuesit e qytetarisë dhe nga vetë medresetë për t’u trajtuar në njërën nga këto grup lëndësh mësimore, për të mos pasur mbivendosje dhe përsëritje të tyre.
  2. Duke pasur parasysh se medresetë janë shkolla, ku merret edhe një përqindje e caktuar e lëndëve fetare islame, rekomandojmë futjen në kurrikulë të një lënde apo të paktën moduli, e cila flet për historinë e feve dhe dialogun ndërfetar, ku të jepen shembuj dhe argumente konkrete të historisë së dialogut ndërfetar përgjatë historisë në botë, e sidomos në Shqipëri, në mënyrë që nxënësit e medreseve t’i përftojnë këto njohuri të rëndësishme nëpërmjet teksteve shkollore, duke i shoqëruar edhe me aktivitete dhe veprimtari me shkollat e komuniteteve të tjera fetare në vendin tonë.
  3. DAR-et të mundësojnë trajnime të planifikuara enkas për mësuesit e medreseve rreth koncepteve dhe praktikave të qytetarisë.
  4. Mësuesit e edukimit qytetar duhet të kenë kualifikimin e duhur. Po ashtu, duhet të lobohet që lëndët e edukimit qytetar dhe Qytetarisë të kenë vëmendjen e duhur nga ana e shkollës dhe nxënësve. Nëse duam të përgatisim qytetarë të denjë të këtij vendi, por jo vetëm, duhet t’i kushtojmë vëmendje më të madhe formimit qytetar.
  5. Po ashtu, rekomandojmë, që medresetë të jenë më të hapura për publikun e të mos konsiderohen vetëm si shkolla fetare, por po ashtu edhe si shkolla, të cilat, në radhë të parë, kanë si fokus edukimin e individit qoftë moral, ashtu edhe shkencor. Kjo do të ndikojë në uljen e paragjykimeve dhe steriotipin, që shkollat fetare përgatisin vetëm teologë.

Përmbledhje

Kurrikula e edukimit qytetar në arsimin parauniversitar zhvillohet me anë të lëndëve “Edukim për shoqërinë” dhe “Qytetari” dhe synon formimin e njohurive, shkathtësive, qëndrimeve dhe vlerave qytetare te nxënësit e këtij cikli arsimor, duke u mbështetur fort te filozofitë, praktikat e mira dhe modelet e qytetarisë evropiane dhe botës demokratike në veçanti, ku në thelb të tyre mbeten të drejtat dhe përgjegjësitë individuale, zbatimi i ligjit, kujdesi ndaj mjedisit, e drejta për punësim, siguria njerëzore dhe bashkëjetesa në komunitet. Përmbajtja e lëndëve të përmendura më lart nuk prek asnjë informacion ose praktikë edukimi, që lidhet me çështje të mësimit dhe edukimit fetar. Gjithashtu ky edukim ka një vend të posaçëm në kurrikul, që është i mjaftueshëm për të realizuar synimet dhe kompetencat e dëshiruara për nxënësit, kur kemi parasysh sasinë e orëve, peshën specifike të fushës kurrikulare, por edhe të lëndëve të mirëfillta të formimit qytetar që zhvillohen në të tria ciklet e arsimit parauniversitar, e krahasuar edhe me kurrikulat e sistemeve arsimore evropiane.

Bibliografia:

  • Balla, Xhemal (2010), “Haxhi H. Mahmut Dashi, jeta dhe vepra 1873-1961”, Tiranë: West Print
  • Basha, Ali M. (2011), “Rrugëtimi i Fesë Islame në Shqipëri (1912-1967)”, Tiranë
  • Kruja, Genti, (editor), (2014), “Rregullore mbi Medresen e Myslimanve”, Zani i Naltë, vëllimi i parë, vitet 1923-1924/-1925, botues: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, Tiranë
  • Kutlu, Adil, (2016), “Perceptimi i prindërve lidhur me edukimin fetar në Shqipëri: rasti i medreseve”, Tezë doktorature, UET, Tiranë
  • Vuçiterni, Salih, “Nji pergjigje Z. Hafis Xhaferit”, Kolana “Zani i Naltë, Vëllimi i Dytë, vitet 1926-1927-1928, botues: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, 2015: 274-275.
  • Zaimi, Ali & Kruja, Genti (editorë), (2014) “Katalog i Veprimtarisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, botimet KMSH, Tiranë

Dokumente:

  • Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar, Dokument i MAS. 2014.
  • Shkresë zyrtare e MAS datë 07.10.2014, me Nr.6608/1 prot. “Miratim i planeve mësimore të medreseve” drejtuar Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH)
  • VKM, Nr. 654, të datës 29.11.1995 për funksionimin e Medreseve (burime arkivore në KMSH)

 

Webliografia:

  • http://www.izha.edu.al/wp-content/uploads/2015/10/Korniza-Kurrikulare.pdf
  • http://izha.edu.al/wp-content/uploads/2015/10/Kurrikula-berthame-1-5.pdf
  • http://izha.edu.al/wp-content/uploads/2015/10/Kurrikula-berthame-1-5.pdf
  • http://izha.edu.al/wp-content/uploads/2015/10/Kurrikula-berthame-6-9.pdf
  • http://www.izha.edu.al/wp-content/uploads/2014/10/Udhezues-per-gjimnazinVarianti-i-fundit.pdf
  • http://www.izha.edu.al/programe-lendore/programet-e-arsimit-baze-kurrikula-e-re/#feature3
  • http://www.asa3.org/ASA/education/options/public.htm#rel
  • http://gainpeace.com/index.php?option=com_content&view=article&id=108:what-is-islams-view-about-education-science-and-technology&catid=54catidebliografi=54&Itemid=108
  • http://www.coe.int/t/dg4/education/minlang/Inviting God into the Classroom. Prof. Robert Nash College of Education and Social Service at Vermont.A case for religion in public schools
  • http://www.uvm.edu/~uvmpr/vq/VQFALL01/religion.html
  • https://www.aarweb.org/sites/default/files/pdfs/Publications/epublications/AARK-12CurriculumGuidelines.pdf

Referenca:

[1]. Ky studim është kryer në bazë të projektit “Të mësuarit e normave civile në shkollat e Fesë Islame – medresetë”, nga Forumi Shqiptar për Aleancën e Qytetërimeve, Tiranë, 2017.

[2]. Basha, Ali M., “Rrugëtimi i Fesë Islame në Shqipëri (1912-1967)”, Tiranë 2011: 174.

[3]. Vuçiterni, Salih, “Nji pergjigje Z. Hafis Xhaferit”, Kolana “Zani i Naltë:, Vëllimi i Dytë, vitet 1926-1927-1928, botues: Komuniteti Mysliman i Shqiprisë, Bashkësia Islame e Kosovës, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, 2015:274-275.

[4]. Basha, 2011: 93.

[5]. Kruja, Genti, (editor), “Rregullore mbi Medresen e Myslimanve”, Zani i Naltë, vëllimi i parë, vitet 1923-1924/-1925, botues: Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Bashkësia Islame e Kosovës, Bashkësia Fetare Islame e Maqedonisë, Tiranë, 2014: 87.

[6]. Basha, 2011: 93.

[7]. Po aty, 215.

[8]. Basha, 2011: 99.

[9]. Balla, Xhemal, “Haxhi H. Mahmut Dashi, jeta dhe vepra 1873-1961”, Tiranë: West Print. 2010: 60-61.

[10]. Po aty, 2011: 539.

[11]. Zaimi, Ali & Kruja, Genti (editorë), “Katalog i Veprimtarisë së Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, botimet KMSH, Tiranë, 2014:9.

[12]. Kutlu, Adil, “Perceptimi i prindërve lidhur me edukimin fetar në Shqipëri: rasti i medreseve”, teze doktorature, UET, Tiranë, 2016:169.

[13]. Po aty.

[14]. Po aty.

[15]. Korniza Kurrikulare e Arsimit Parauniversitar, Dokument i MAS. 2014. http://www.izha.edu.al/wp-content/uploads/2015/10/Korniza-Kurrikulare.pdf

[16]. http://izha.edu.al/wp-content/uploads/2015/10/Kurrikula-berthame-1-5.pdf

[17]. Shkresë zyrtare e MAS datë 07.10.2014, me Nr.6608/1 prot., “Miratim i planeve mësimore të medreseve” drejtuar Komunitetit Mysliman Shqiptar (KMSH).

[18]. http://izha.edu.al/wp-content/uploads/2015/10/Kurrikula-berthame-1-5.pdf

http://izha.edu.al/wp-content/uploads/2015/10/Kurrikula-berthame-6-9.pdf

[19]. http://www.izha.edu.al/wp-content/uploads/2014/10/Udhezues-per-gjimnazin-Varianti-i-fundit.pdf

[20]. http://www.izha.edu.al/programe-lendore/programet-e-arsimit-baze-kurrikula-e-re/#feature3

[21]. VKM, Nr. 654, të datës 29.11.1995 për funksionimin e Medreseve (burime arkivore në KMSH).


  • tweet
Zhvillohet programi artistik “Rrugëtimi i Ramazanit ndër ne” Zhvillohet Simpoziumi i VI-të Akademik Ndërfetar, “Lutja”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E...

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin:...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera
    Qasja e dijetarëve klasikë dhe...

    May 21, 2025 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip
    Roli i mejtepeve në zhvillimin e...

    Jul 02, 2024 0

  • “Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe
    “Zani i Naltë” paraprijës –...

    May 07, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al