Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Apr 01, 2022 Zani i Nalte Aktivitete 0


Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, organizuan sot, më 31 mars 2022, Simpoziumin e XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”.

Në takimin e moderuar nga z. Hysni Skura, lektor në Departamentin e Shkencave Islame Bedër, përshëndetën Dr. Skender Bruçaj, kryetar i Bordit të Administrimit të KU Bedër dhe Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, KU Bedër.

Simpoziumi  mblodhi së bashku pedagogë dhe studentë nga tre departamente dhe institute të teologjive islame dhe të krishtera, të cilët diskutuan mbi konceptin e paqes sipas këndvështrimit teologjik. Panelistët e këtij simpoziumi ishin lektorë, përfaqësues të departamenteve të teologjisë islame, ortodokse dhe katolike, respektivisht, z. Ali Zaimi, lektor në Departamentin e Shkencave Islame, KU Bedër, Dr. Thoma Shkira, lektor në Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, KU Logos dhe Don Simo Ljuljić, Drejtor i Institutit Katolik të Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, Shkodër.

Pas seancës së kumtesave kanë folur dhe diskutuar Prof. Rahim Ombashi, dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, KU Bedër dhe Prof. Fadil Maloku, sociolog dhe lektor në Universitetin e Prishtinës, të cilët kanë vlerësuar këto lloj aktivitetesh, si të domosdoshme për vetë mesazhi dhe modelin që ata përcjellin. Më pas studentët e pranishëm nga tre institucionet e larta arsimore i kanë drejtuar disa pyetje referuesve në këtë simpozium.

Ky aktivitet vjen në një periudhë kohore tepër të rëndësishme, në një kohë kur lufta është rikthyer të jetë në qendër të vëmendjes, duke shkaktuar edhe kriza ekonomike, sociale dhe humanitare, të cilat kanë prekur mbarë rruzullin. Për këtë arsye është momenti i duhur, që ne, një komb i cili është shembull për mbarë rajonin dhe Evropën, për paqen dhe bashkëjetesën ndërmjet besimeve, të japim të gjithë njëzëri mesazhin e paqes dhe dashurisë, i cili buron natyrshëm nga feja.

Rrugëtimi i këtij simpoziumi daton disa vite më parë, kur teologë myslimanë, ortodoksë dhe katolikë ftoheshin nga Akademitë, Institutet dhe Departamentet Teologjike të ndërsjella në Shqipëri, si lektorë të ftuar në lëndën e “Historisë së Religjioneve”, ku teologu dhe pedagogu i secilit besim fetar shpjegonte besimin e tij në aspektin akademik dhe teologjik. Pas kësaj përvoje disa vjeçare, me rastin e 25 vjetorit të lirisë së besimit, në dhjetor 2015 u organizua simpoziumi i parë i përbashkët “Liria e besimit dhe dialogu ndërfetar në Shqipëri”, zhvilluar në Universitetin Bedër dhe realizuar nga Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me Akademinë Teologjike Ortodokse “Shën Vlash”, Durrës (sot Departamenti i Teologjisë dhe Kulturës, pranë KU Logos) dhe Institutit Katolik i Filozofisë dhe Teologjisë në Seminarin Ndërdioqezian, Shkodër. Prej asaj date, tre shkollat e larta teologjike vendosën së bashku, që të mblidhen në një simpozium të përbashkët çdo 6 muaj, apo 2 herë në vit me rotacion te njëri-tjetri, duke zgjedhur tema të përbashkëta, si:

“Liria e besimit dhe dialogu ndërfetar në Shqipëri”, “Krijimi dhe njeriu si kujdestar i tij”, “Familja në këndvështrimin e Krishterë dhe Islam”, “Gruaja në komunitetet fetare dhe në shoqërinë shqiptare sot”, “Dashuria Hyjnore”, “Lutja”, “Maria/Merjemi, si simbol i virtytit dhe i devotshmërisë”, “Sfidat e religjionit në globalizëm”, “Besimet Fetare dhe Vëllazëria Njerëzore”, “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”.


  • simpozium ndërfetar
  • tweet
Zemër e Harruar – Xhamia e Sulejman Pashë Bargjinit Vepra “Inkoherenca e filozofëve” e Gazaliut

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar “Besimet fetare dhe sfidat e Covid 19”
    Zhvillohet Simpoziumi i X Ndërfetar...

    Dec 16, 2020 0

  • Zhvillohet Simpoziumi i VII Akademik Ndërfetar  “Maria/Merjemi, si simbol i virtytit dhe i devotshmërisë”
    Zhvillohet Simpoziumi i VII Akademik...

    Dec 20, 2018 0

Me shumë në këtë kategori
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”
    Zhvillohet konferenca shkencore me...

    May 10, 2025 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0

  • Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”
    Forum i hapur: “Roli i...

    Jun 18, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (40)

Te Fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al