Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM
Dec 20, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Ditën e sotme, me datë 20 dhjetor 2018, është zhvilluar në sallën e konferencave të Kolegjit Universitar Bedër, simpoziumi i VII Akademik Ndërfetar “Maria/Merjemi, si simbol i virtytit dhe i devotshmërisë”.
Fillimisht simpoziumin e ka përshëndetur Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, Bedër, i cili e ka lidhur figurën e Hz. Merjemit/Marisë me trashëgiminë tonë kombëtare në fushën e kulturës dhe të letërsisë për rolin e gruas dhe me gjerë.
“Na ka thirrur në këtë tubim akademik ndërfetar nevoja e përhershme për të komunikuar mes vedi për gruan si simbolikë apo për simbolin grua, sepse ndiejmë nevojën të kuptojmë misterin grua në besimet monoteiste, përcjellë dhe në jetën fizike”, tha ndër të tjera prof. Ombashi.
Më pas në simpoziumin e moderuar nga Dr. Genti Kruja, kanë mbajtur referimet dhe kumtesat e tyre përfaqësues nga tre shkollat e larta teologjike, Z. Dhimitër Qosja nga Akademia Teologjike Ortodokse, Shën Vlash, Durrës, Znj. Mimoza Jaku nga Instituti Teologjik Katolik (Seminari Ndërdioqezian), Shkodër dhe Znj. Lorela Shehu nga Departamenti i Shkencave Islame, Bedër, të cilët e kanë trajtuar figurën madhështore të Marisë/Merjemit në këndvështrimin e krishterë dhe islam, si një model frymëzues të virtytit, devotshmërisë dhe besimit shembullor ndaj Zotit, si Krijues dhe i Gjithëpishtetshëm.
Në mbyllje janë zhvilluar pyetje dhe diskutime nga pedagogë dhe studentë të tre teologjive rreth temës së simpoziumit.
Simpoziumi i VII-të Ndërfetar në fushën akademike, vjen tashmë si një traditë bashkëpunimi ndërfetar midis përfaqësuesve universitarë të tre shkollave të larta akademike teologjike në Shqipëri, Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar “Bedër”, Akademia Teologjike Ortodokse “Ngjallja e Krishtit”, Shën Vlash, Durrës dhe Instituti Teologjik Katolik në Seminarin Ndërdioqezian “Zonja e Këshillit të Mirë”, ku mblodhi së bashku drejtues, lektorë, studentë dhe përfaqësues të tre institucioneve arsimore.
Apr 01, 2022 0
Dec 16, 2020 0
Sep 24, 2019 0
Oct 22, 2018 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Sep 18, 2021 0
Jun 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...