Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM
Dec 23, 2013 Zani i Nalte 90 vjet “ZANI I NALTË”, Aktivitete 0
Dokumentari “90 vjet Zani i Naltë” ndalesën e radhës e ka patur në Korçë. Shfaqja e këtij realizimi të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, mblodhi ditën e premte, me dt. 20 dhjetor 2013, personalitete të fesë, arsimit dhe kulturës të qytetit të Korçës.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin nënkryetari i KMSH-së , Myftiu i Zonës Korçë H. Qazim Muçi, si dhe anëtarë të Kryesisë së KMSH-së, Drejtori i Medias dhe Marrëdhënieve me Publikun z. Agron Hoxha, Drejtori i Kulturës z. Genti Kruja, drejtori i Medresesë Korçë z. Sami Ikiz dhe qytetarë korçarë.
Fillimisht aktivitetin e ka përshëndetur myftiu i Zonës Korçë H. Qazim Muçi, i cili ka falënderuar Komunitetin Mysliman të Shqipërisë që ringriti tribunën e shquar të mendimit islam, revistën “Zani i Naltë”. Ai tha se të gjithë së bashku duhet të angazhohemi që ta përhapim dhe t’ia bëjmë të ditur sa më shumë lexuesit shqiptar, këtë revistë, e cila ka ardhur në një format ku gërshetohet kultura dhe shkenca nën dritën e Islamit.
Më pas fjalën e ka marrë nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, i cili pasi përcolli përshëndetjet e kryetarit të KMSH-së Haxhi Selim Muça dhe kryesisë, u shpreh se, “Revista “Zani i Naltë” ishte revista e parë zyrtare e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, themeluar në vitin 1923, menjëherë pas ngritjes së institucionit të Komunitetit Mysliman, pas Kongresit të parë Mysliman Shqiptar. Gjate 16 viteve të jetës se saj, ajo botoi një sërë artikujsh, që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet dhe niveli i mendimit teologjik shqiptar, gjatë periudhës së pas pavarësisë.”
Ai shtoi se, “Kjo revistë pati një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për edukimin fetar islam të popullatës shqiptare, por ajo zgjoi edhe ndjenjat e patriotizmit dhe të ngritjes kulturore e arsimore të popullit shqiptar.”
Ndërsa Drejtori i Kulturës dhe Revistës “Zani i Naltë”, z. Genti Kruja, u shpreh se Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, historikisht ka qenë promotor në promovimin e vlerave të larta islame dhe atdhetare. “Ishin personalitetet e shquara shqiptare të kulturës islame ata që u gjendën të parët në Xhaminë Bajrakli dhe në Medresenë e Mehmet Pashës, ku u kurorëzuan fatet e atdheut me Lidhjen e Prizrenit dhe në shpalljen e Pavarësisë më 1912, duke filluar ndërtimin e shtetit shqiptar e duke kontribuar në të gjitha fushat në të mirën e kombit dhe popullit tonë”, theksoi ai.
Dokumentari u shfaq në sallën e konferencave dhe aktiviteteve të Medresesë së Korçës, në prani edhe të besimtarëve dhe qytetarëve korçarë, si dhe nxënësve të medresesë. Në përfundim të shfaqjes të pranishmëve iu dhuruan numra të revistave “Zani i Naltë” dhe “Drita Islame”. Ky dokumentar tashmë është shfaqur në disa qytete të Shqipërisë, si në Tiranë, Shkodër, Elbasan dhe së fundmi në Korçë. (Zani i Naltë)
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Sep 04, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....