Perditësimi i fundit February 26th, 2026 12:14 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Karakteristikat e stilit kryesor të literaturës boshnjake të shkruar me shkrimin arab

Aug 14, 2014 Zani i Nalte Përkthime 0


697_001

nga Dr. Munir MUJIĆ

Hyrje

Përhapja e Islamit në Bosnje solli përdorimin e shkrimit arab në Bosnje përmes veprave dhe librave të ndryshëm të shkruar në gjuhën arabe, osmane dhe perse. Me kohë, shkrimi arab u përshtat për shkrimin në gjuhën boshnjake. Gjatë një periudhe të gjatë, shkrimi i emrave boshnjakë vendas ishte shkaku kryesor i kësaj përshtatjeje. Përdorimi shprehës i shkrimit arab për shkrimet në gjuhën boshnjake vërehet në fillim të shekullit 17. Mënyrat e përdorimit dhe përshtatjes së shkrimit arab në sistemin fonologjik të gjuhës boshnjake ishin shumë të ndryshme. Mënyra e pranuar gjerësisht dhe mënyra e shkrimit u shfaq në shekullin 19, pas procesit të përshtatjes së alfabetit arab të kryer nga dijetari dhe udhëheqësi i njohur fetar, reisi Xhemaludin Çauseviç. Shumë vepra fetare dhe letrare, si edhe libra shkollorë, janë krijuar në gjuhën boshnjake, të shkruara me shkrimin arab. Disa revista boshnjake janë shtypur me shkrimin boshnjak. Së bashku me shkrimin latin dhe sllav (cirilik), shkrimi arab në Bosnje dhe Hercegovinë është përdorur deri në fund të Luftës së Dytë Botërore. Më shumë se 40 libra me një numër të pakrahasueshëm të shpërndarjes, gjysmë milionë, janë botuar në gjuhën boshnjake, të shkruar me shkrimin arab. Në këtë kumtesë, çështja kryesore i është kushtuar dorëshkrimeve të belles letters (letërsisë artistike) në gjuhën boshnjake të shkruar me shkrimin arab, më saktë, karakteristikës së gjinisë kryesore të kësaj letërsie, poezisë fetare.

Gjuha e poezisë fetare është e afërt me gjuhën e poezisë popullore. Ky është një tipar i kundërt krahasuar me poezinë mistike të krijuar në arabisht, osmanisht dhe persisht e cila karakterizohet nga një stil i lartë. Ndryshe nga poetët e divanit, stili i poetëve fetarë është i thjeshtë dhe gjithëpërfshirës. Kështu që duhet vënë një kufi mes këtyre dy gjinive.

Ndryshe nga poezia sufiste e cila është shkruar në gjuhët orientale, poezia fetare e shkruar në boshnjakisht me shkrimin arab nuk përdor një gjuhë simbolike. Ajo nuk përdor terma metaforike dhe mënyra alegorike të paraqitjes si në rastin e poezisë tipike sufiste. Këto poezi janë shumë të afërta me poezinë didaktike. Dallimi në planin formal është se poema fetare është më e shkurtër dhe ka më shumë kuptim emocional. Ndryshe nga poemat didaktike, poemat fetare nuk përdorin forma të gjata dhe elemente treguese. Përmbajtja e tyre është e shkurtër, e qartë dhe më etike sesa natyra mistike:

Tek Zoti i Plotfuqishëm që krijoi gjithçka

Si do të shkoj unë, si do ta takoj?

Atë i Cili i dha mendjen dhe shpirtin çdo gjëje

Si do të shkoj unë, si do ta takoj Atë? (Sirri, 61)

Disa nga këngët fetare janë shkruar për të treguar se si një njeri për të jetuar me ndershmëri duhet të pranojë jetën e dervishit dhe t’i përkasë dervishit. Prandaj, disa nga këto poema janë kënduar në rrethe dervishësh deri në ditët tona në Bosnje dhe Hercegovinë:

Nëse do të bëhesh dervish

zemra jote do të bëhet e pastër… (Sirri, 69)

Poemat me karakter fetar, shprehin kryesisht paaftësinë njerëzore, kërkojnë faljen e gjynaheve dhe udhëzimin në rrugën e drejtë. Vlen të përmendet se poezia fetare përfshin poema të gjata treguese për jetën e profetëve Ismail, Ibrahim, Is’hak, Ejjub, etj. Këto poema janë shkruar nga Muhammed Rushdi. Veç kësaj, aty gjendet një nën-gjini e veçantë e kësaj poezie e quajtur “mevlud”. Mevludi është poema kushtuar profetit Muhammed (a.s.) dhe prezantohet nëpër xhami edhe sot. Kryesisht, këto poema të mevludit janë përkthime të poemave osmane të shkruara nga Sulejman Çelebiu.

Poezi dashurie

Gjenden vetëm disa poezi dashurie në gjuhën boshnjake me shkrimin arab. Megjithatë, duhet të themi se kënga e parë e shkruar në gjuhën boshnjake me shkrimin arab ka një temë dashurie. Kjo këngë titullohet “Hirvat turkisi”, që nga viti 1588, dhe është shkruar nga Muhammed Erdeljaç.

Poemat e dashurisë nuk i kushtohen një të dashuri ideal, por një njeriu real, ndonëse emri i saj nuk është përmendur. Për shembull:

Oh, nusja ime e dashur, ti je shpirti im

Më mbush mua plot me gaz e hare

Deri kur zemra ime pushon së qenuri

Dhe i vë zjarrin lumturisë brenda meje.

Dashuria në këto vjersha nuk shprehet në kuptimin e ndërsjellë. Aty nuk ka dialog si një shkëmbim fjalësh, ndonëse poema përfshin të dy personat poetikë, një folës (poeti), dhe dëgjuesi (e dashura). Në vështrimin kryesor të poemës, ne ndeshim të dashuruar i cili i vjen rrotull të dashurës së tij. Këto poema janë të mbushura me tone të ulëta emocionale dhe ndjeshmëri tragjike. Dashuria është perceptuar si një plotësim i pazbatuar. Një shembull unik i poezisë së dashurisë është poema e shkruar nga Fejzo Softa, në të cilën tema e dashurisë është zhvilluar përmes alfabetit arab. Në një mënyrë shumë interesante dhe të stërholluar, poeti e mëson të dashurën e tij në alfabetin arab. Për shembull:

“Ba” është hëna me një pikë poshtë saj

Ti je hënë dhe unë jam pikë

Për një hënë pika është dritë

Për një pikë hëna është ngrohtësi

Poezia didaktike

Elementet didaktike janë shpërndarë gjatë gjithë letërsisë së shkruar në gjuhën boshnjake me shkrimin arab. Poemat didaktike i kushtohen kryesisht fëmijëve, por ka dhe poema të tjera, si p.sh. “Këshillë gruas” ose “Poemë kundër pirjes së duhanit”. Është e dukshme se këshillat në poemat didaktike janë paraqitur pa kërcënime, kanosje dhe mallkime. Toni është i butë dhe i këndshëm. Kjo mbase është arsyeja se pse këto poema ishin shumë të përhapura në mesin e njerëzve.

Një nga poemat më të famshme të këtij lloji është poema “Abdija”, e shkruar nga Murad Bej Čengić kushtuar kushëririt të tij Abdiut. Kjo poemë është shkruar në vitin 1870. Në të vërtetë, kjo poemë është prezantuar si një varg këshillash:

Mos mendo diçka

Mos fol diçka tjetër

Mos e vrit tjetrin

E keqja do të të kthehet ty, Abdija (92)

Veç kësaj, autori tërheq vëmendjen se vlerat e përkohshme nuk mund të jenë më të rëndësishme sesa vlerat e përhershme:

Vdekja është një dragua

Ti je vetëm një udhëtar

Vdekja është një lak tatar

Qofsh i lumtur Abdija (94)

Shumë interesante është një poemë e gjatë didaktike me titull “Letra e babait” nga poeti dhe muderrizi Alija Sadiković (v. 1936) – poeti i fundit i mirënjohur i cili shkroi poezi në gjuhën boshnjake me shkrim arab). Në këtë poemë ai këshillon djalin e tij. Kjo poemë mund të konsiderohet si një lloj i poezisë didaktike të shkruar në vargje kushtuar rinisë në përgjithësi. Poeti në fillim jep disa këshilla dhe më pas “përkthen” po të njëjtën këshillë në formën e paraqitjes me aforizma ose të një pasqyrimi poetik. Në poezinë e tij ne gjithashtu gjejmë disa elemente me aforizma. Pasqyrimet dhe krahasimet të cilat janë përdorur për tema diskutimi janë ilustruar me shembuj nga natyra:

Duhet ta dish, fshikullimi nuk mund ta lëndojë bujarin

Për këtë, shpatat dhe pambukun e butë duhet të kujtosh. (114)

 

Ai që urren të punojë fortë, do të dështojë me siguri

Për këtë, duhet të kujtosh bletën mashkull që do të vdesë. (117)

Në fund, duhet të përmendim se poezia didaktike e këtyre poetëve është shumë e afërt me prozën përmes të shprehurit dhe ritmit të saj.

Poezia shoqërore dhe politike

Poezia e shkruar në gjuhën boshnjake me shkrimin arab na përçon neve imazhe të besueshme të marrëdhënieve në shoqëri dhe problemeve shoqërore gjatë krizës në Sulltanatin Osman në shekujt 18 dhe 19. Poetët qëndruan trimërisht kundër padrejtësisë, tiranisë, korrupsionit, shërbyesve të pamoralshëm, dijetarëve dhe gjykatësve (kadive) të korruptuar fetarë. Ne mund të konstatojmë lirshëm se kjo poezi ishte zëri i njerëzve të zakonshëm në kuptimin e vërtetë të fjalës. Poema më e rëndësishme e këtij lloji është poema “Një kohë e çuditshme filloi”. Kjo poemë mbart një kritikë guximtare të shoqërisë, e cila ishte prezantuar nga Abdulvehab Ilhami, një poet i cili jetoi në fund të shekullit 18 dhe fillim të shekullit 19. Ai paraqiti një kritikë të fortë kundër autoriteteve dhe përfaqësuesve osmanë të autoritetit hipokrit fetar.

Një kohë e çuditshme filloi

Çdokush u bë batakçi

Çfarë duan ata, për hir të Zotit?!

………….

Dijetarë të çuditshëm fetarë ka tani

Kotësia tani i lavdëron ata

Ata e shkatërruan veten për pasuri

Çfarë duan ata, për hir të Zotit?!

———-

Në një mënyrë të fshehtë dhe të stërholluar, ai kritikon zyrtarët e lartë osmanë, si p.sh. pashallarët, dhe thotë:

Në mesin e pashave ka njerëz të mirë

Ai që është i mirë, ai ndjen dhimbje

Por kur e keqja njerëzit sundon

I vetmi që di është Zoti

Poeti Ilhami u ekzekutua nga kryetari turk i Bosnjës, Xhelaludin pasha, më 1822.

Po e përfundojmë duke thënë se poezia shoqërore përfaqëson një thirrje të përgjithshme. Ajo na tregon neve për belatë e njeriut të zakonshëm. Megjithatë, kjo poezi nuk bën thirrje direkte për revoltë kundër autoriteteve. Kjo tregohet qartë në poemën e famshme “Të varfrit boshnjakë shkruajnë një kërkesë”. Poeti Mustafa Firaki e ka shkruar këtë poemë në vitin 1815, kur në emër të popullit boshnjak ai ia adresoi sulltanit, të cilin ai e përshkroi si “Dielli i ndritur”, në fund të çdo vargu:

Ne po të shkruajmë një kërkesë modeste

Që ti mund të dëgjosh zërin tonë

Në lidhje me pasurinë tonë të varfër

Të cilën e patëm dhe e shpenzuam, për ty, dielli i ndritur.

Përktheu nga gjuha angleze: Ermal BEGA


  • tweet
Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite (1523-1990) Tefsiri i sure-i Ihlasit (i tevhidit) (*)

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
    PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS...

    Feb 26, 2026 0

  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
    Recension për librin: “Me Zotin mes...

    Feb 09, 2026 0

  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
    Zhvillohet konferenca shekncore...

    Jan 15, 2026 0

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Qëndrimet e autoriteteve të hershme hanefite për imametin
    Qëndrimet e autoriteteve të hershme...

    May 07, 2024 0

  • Jeta e Ebu Mansur El-Maturidiut  dhe konteksti socio-politik dhe teologjik në Azinë Qendrore në shekullin X – II –
    Jeta e Ebu Mansur El-Maturidiut dhe...

    Feb 12, 2024 0

  • Jeta e Ebu Mensur El-Maturidiut  dhe konteksti socio-politik dhe teologjik në Azinë Qendrore në shekullin X
    Jeta e Ebu Mensur El-Maturidiut dhe...

    Oct 19, 2023 0

  • Kur’ani dhe sufizmi
    Kur’ani dhe sufizmi

    Nov 01, 2022 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”

Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin...

Jan 15, 2026 0

Kjo konferencë u organizua në ambientet e “Tirana International Hotel”, me rastin e botimit të kolanës “El-Ihtijaru li Ta’lili-l-Muhtari”, botim ky i cili vjen si bashkëpunim...
Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun...

May 21, 2025 0

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (40)

Te Fundit

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
    PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)

    Feb 26, 2026 0

  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
    Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor...

    Feb 09, 2026 0

  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
    Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij...

    Jan 15, 2026 0

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

Më të lexuarat

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
    PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)

    Feb 26, 2026 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
[Not a valid template]
Copyright 2013 Zaninalte.al