Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Përhapja e besimit mysliman në rrethin e Pukës ndër vite (1523-1990)

Aug 21, 2014 Zani i Nalte Histori 0


nga Gëzim Kopani

Myfti i rrethit Pukë

98

Abstrakt

Përhapja e fesë islame në rrethin e Pukës daton pas vitit 1523. Familjet fisnike të bajrakut të Kabashit bëhen mysliman duke u ndjekur nga Puka, Rrapja, Kryeziu etj. Familja e njohur pukjane “Dizdarë” përqafojnë besimin mysliman duke dhënë kontribut të drejtpërdrejte në përhapjen e fesë islame në rrethin e Pukës. Pas shek. XVII në fshatin Kabash feja islame u hap me shpejtësi të madhe. Sipas të dhënave, i pari që pranoi fenë islame në fshatin Kabash ishte Hadër Leka. Nopça shkruan se; Kabashi ka qenë i pari fis i Shqipërisë së Veriut që kaloi në Muhamedanizëm. Pas  vitit 1900 Kazaja e Pukës numëronte mbi 700 mysliman.

Sipas dokumenteve osmane të shek. XVI dhe të historisë sonë princi Progon Dukagjini më 1502 hyri në bisedime me qeveritarët osmanë në Shkodër, ku u arrit marrëveshja. Progonit i njihej sundimi mbi Zadrimë. Pas vdekjes së tij, Zadrima do të ishte autonome, hase e Sulltanit. Progoni do të njihte vasalitetin e Sulltanit.[1]

Më 1523 pasardhësi i tij u bë mysliman. Nga Sulltani mori gradën e pashait, duke u shpallur Mustafa Pasha. Nën shembullin e tij, familje fisnike të Kabashit, Pukës, të Pal Mziut e Boçë Mziut, pinjollë të tyre, përqafuan islamin dhe e përhapen te vartësit e tyre e në popullin e thjeshtë me të cilët kishin lidhje fisnore e shoqërore.[2]

Dihet historikisht se turqit në shek. XVI formuan sanxhaqe me në krye sanxhakbeun me qëllim që ta kontrollonin më mirë situatën politike në Shqipëri. Puka, Iballa e Spasi u shpallen “Nahi”[3] të sanxhakut të Dukagjinit[4] me qendër në Pejë. Në krye të këtyre krahinave sundonin “zotni”, agallarë vendas. Agallarët e Pukës, Kryeziut e të Iballës e quajnë veten prej Kabashi.

Defterët apo regjistrat osmane të shek. XVI janë një pasqyrë e gjendjes së popullatës së regjistruar më 1529, 1571 e 1591, ku shënohen edhe sipas besimit që kanë. Në regjistrimet e para nuk shënohen familje myslimane. Megjithatë, më 1571 “timarli”[5] del një farë Sulejmani, i biri i Ilhanit.

Ilhani ishte rojtar në kështjellën e Dukagjinit (Pukë), ndërsa Sulejman Ilhani kishte për shfrytëzim (timare) Komanin e Dobranin.[6]

Pas 20 vjetësh, 1591, na jepen dy breza me emrat e Dizdarëve të Pukës. Konkretisht emri i Ali Mustafë Dizdarit e Mustafë Dizdarit. Këto funksione në administratën osmane nuk janë në radhën e fshatrave të Qytezës së Re të Dukagjinit.

Sipas regjistrimit të vitit 1591 në nahijen e Pukës kishte 23 fshatra që kishin 355 zjarre (shtëpi), 11 familje kishin hyrë në Islam, ishin bërë myslimanë. Prej këtyre 11 familjeve, tre ishin prej Qerretit te Epërm, dy në Qerretin e Poshtëm, një në Koman dy në Shënkollë (Delmace), një në Shinpal (Kabash), dy në Rrape, si edhe dy familje me nga një beqar. Por duhet të kemi parasysh faktin së këto të dhëna faktojnë vetëm ato familje të krishtera e myslimane me tokë në ngarkim mbi bazën e së cilës u janë vënë detyrimet.

Në Kabash më 1637 kishte tre familje agallarësh, gjithsej nga 24 familje. Nga këto 12 të besimit mysliman. Në fillim të shekullit XVII besimi mysliman kishte ecur shumë më shpejt se në fund të shekullit XVI.[7]

Kryesorja në dokumentet osmane, si edhe të relatorëve të shek. XVII është fakti se familjet që hynin në besimin e ri mysliman nuk ishin të detyruara të pranonin këtë fe të re. Nuk del gjëkundi përdorimi i dhunës. Kjo duket sidomos në ato familje ku bashkëjetonin të krishterë e myslimanë pa asnjë problem. Në lidhje me këtë ja se si e shpjegon Frang Bardhi[8]: “Agai (Dizdari i kështjellës së Dukagjinit) ka tre vllazën të krishterë të martuem dhe një turk, që asht bamë ma vonë. Gruaja e agës asht një e krishtenë e urtë dhe e mirë.”[9]

Për rreth 40 vjet, fundin e shek. XVI dhe fillimin e shek. XVII pati një kalim të shumtë nga besimi i krishterë në atë mysliman. Kjo faktohet nga relacionet e Ipeshkvit F. Bardhi që shkruan: “Ky i mbrapshti (Magaroli), shqiptar prej qytetit të Prizrenit, sanxhakbeu i Dukagjinit, pasi e ndërtoi qytetëzën[10], shumë të krishterë i bani aso kohe turq, disa për frikëm disa me dhurata e disa për tituj. Sidomos në Pukë bani më shumë, kështu aga i sipërthanun meqenëse mori premtimin se do ta banin agë të asaj qytezeje, katolik (fisnik) tua qenë, u ba turk (mysliman) aso kohe.”[11]

Sipas traditës së përhapjes së besimit mysliman në Kabash, del që myslimani i parë të ketë qenë Hadër Leka[12]. Për arsye se u bë mysliman, dhe  për arsye të revoltës së vëllait Koka, Hadër Leka u largua për në Kosovë. Teksa po udhëtonte për në Kosovë, vëllezërit i zunë pritë Hadër Lekës pikërisht teksa po kalonte Urën e Vezirit mbi Dri. Ata shtinë mbi të, dhe Hadri ra i vdekur. Fisi i Kabashit e priti keq këtë vrasje. U mblodh kuvendi dhe e la fajtor Kokën duke argumentuar: “Nuk vritet vllai pse ndrron fenë”.

Kuvendi gjithashtu vendosi që t’ia hiqte prijën e fisit të Kabashit. Shumë shpejt Kabashi bëhet në shumicë mysliman. Këtë e nënvizon edhe Durham ku Kabashin e quan “Kabashi mysliman”.

Ndërsa Nopça shkruan: “Kabashi ka qenë i pari fis i Shqipërisë së Veriut që kaloi në Muhamedanizëm.” Përhapjen e besimit mysliman në rrethin e Pukës e faktojnë edhe varrezat mbi 300 vjeçare. Kemi varreza të vjetra në fshatin Kabash, Grykë Hadroj, Rrype (Rrape), Kryezi, Flet etj.[13]

Gjatë shek. XVI dhe pas vitit 1900 Bajraku i Pukës numëronte 700 mysliman. Në Kazanë e Pukës – e quajtur edhe Dukagjin – bëjnë pjesë katër fise: Kabashi, Dukagjini, Thaçi e Mali i Zi. Në vitin 1900 kemi 6.300 banorë myslimanë dhe 10.000 katolik. Mirëpo pas një viti kemi shifra krejt të tjera, të cilat e përmbysin këtë situatë. Pra, më 1901 kemi 6.130 banorë myslimanë dhe 4.300 katolikë[14]. Fisi i Kabashit ndahet në dy bajraqe Puka – Kabashi (Qelza). Bajraku i Pukës në vitin 1900 numëronte 700 myslimanë – rreth 44% dhe 910 katolikë. Kabashi (Qelza) në vitin 1900 kishte 940 banorë myslimanë dhe po aq katolikë, pra 50% me 50%, ndërsa në vitin 1916 shifra e banorëve mysliman u rrit në 52%.[15] Po ashtu edhe Kabashi ka qenë një fis i përzier në mënyrë të barabartë.[16]

Në vitin 1923, Myftinia e rrethit Pukë përfaqësohet zyrtarisht me një delegat që mori pjesë në Kongresin e 24 shkurtit te vitit 1923. Puka përfaqësohej nga Xhemal Naipi.[17]

Pasqyra mbi gjendjen e popullsisë myslimane në fillim të viteve 1990 në qytetin e Pukës është 70% mysliman.[18] Fshati kishte 40 % myslimanë. Konkretisht dy qytete kishin 6077 banorë, fshati kishte 44209 banorë. Nga kjo kemi: Qyteti kishte 2734 mysliman ndërsa fshati kishte 17604 mysliman.[19]

Literatura:

Prof. Xhemal Meçi “Kabashi që në lashtësi 2”.

Baldaci, Studime.

Ali Basha, “Nëpër gjurmët e Islamit”.

Ali Basha, “Islami në Shqipëri gjatë shekujve”.

[1]Prof. Xhemal Meçi “Kabashi që në lashtësi 2”.

[2]Po aty.

[3] Nahi: Zonë, rreth.

[4] Dukagjin: Qyteza e Pukës.

[5] Tirmali: Pronë në shfrytëzim, të dhëna me dekret.

[6] Dobra: Fshat krahas Komanit.

[7] Kabashi që në lashtësi 2, fq. 93.

[8] Frang Bardhi: Lindi në Kallmet të Zadrimës më 1606. Më vonë u bë prift. Në vitin 1653 ai u emërua Ipeshkëv i Dioqezës së Sapës.

[9] Kabashi që në lashtësi 2, fq. 94.

[10] Rindërtimi i qytetezës u bë më 1608.

[11]Kabashi që në lashtësi 2, fq. 95.

[12] Vëllai i katër vëllezërve të fisit.

[13] Shënimet e Gëzim Kopani, viti 2006.

[14] Baldaci, Studime, fq. 100,101.

[15] Seiner, fq. 109.

[16] Ali Basha, “Nëpër gjurmët e Islamit”, fq. 504-505.

[17] Ali Basha, “Islami në Shqipëri gjatë shekujve” fq. 127.

[18] Përfshihen dy qytete.

[19] Ali Basha, “Islami në Shqipëri gjatë shekujve” fq. 216.


  • tweet
Luftërat Ballkanike, Raporte Konsullore Britanike nga Maqedonia në Vitet e Fundit të Perandorisë Osmane Karakteristikat e stilit kryesor të literaturës boshnjake të shkruar me shkrimin arab

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame:...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe...

    Sep 04, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

  • Ndikimi i reformizmit dhe iluminizmit te Hafiz Ali Korça
    Ndikimi i reformizmit dhe iluminizmit...

    Jul 02, 2024 0

  • Xhamia e Qyrjanit – Institucioni i parë islam në trevën e Krajës
    Xhamia e Qyrjanit – Institucioni...

    May 07, 2024 0

  • 100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)
    100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924...

    Feb 01, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al