Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM
Nov 19, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Myftinia Shkodër zhvilloi një aktivitet përkujtimor në kinema ‘Millenium’, me rastin e 24 vjetorit të rihapjes së xhamisë së Plumbit, ku u shfaq i plotë edhe filmimi i ceremonisë së asaj dite.
Të pranishëm në këtë aktivitet ishin Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, nënkryetari z. Ali Zaimi, drejtori i Kulturës z. Genti Kruja, rektori i Universitetit “BEDËR”, Dr. Ferdinand Gjana, Arqipeshkvi Shkodër/Pult, mons. Angjelo Massafra, Famulltari i Kishës Ortodokse, At Nikolla Petani, Kryetari i Bashkisë Shkodër, z. Lorenc Luka, Prefekti i Qarkut Shkodër, z. Paulin Radovani, Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, Kryetari i Këshillit të Bashkisë Shkodër, z. Bardhyl Lohja, imamë të xhamive, intelektualë, pedagogë, studentë e të rinj të shumtë.
Në fjalën e tij përshëndetëse Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Skender Bruçaj, vlerësoi datën 16 nëntor 1990, si një moment reflektimi për të kuptuar nevojën e madhe që njeriu ka për besimin dhe vlerat e tij në jetë. Ai kërkoi nga të pranishmit që kjo datë të kujtohet përherë si një prag prej ku nisi ripërtëritja e vlerave besimore në vendin tonë, drejt lartësimit të harmonisë kombëtare dhe vlerave më të larta të saj.
Ndërkohë, Myftiu i Shkodrës, Imam Muhamed Sytari, theksoi se rihapja e xhamisë së Plumbit para 24 vjetësh, shënoi një kthesë të madhe në rikthimin e shoqërisë shqiptare nga ateizmi i imponuar drejt dyerve të fesë dhe Zotit. Ai vlerësoi rolin e madh të Hafiz Sabri Koçit në thirrjen drejt vlerave të Islamit dhe ato të harmonisë dhe vëllazërisë kombëtare.
Më pas, të pranishmit ndoqën materialin e filmimit të ceremonisë së para 24 viteve, duke përjetuar nostalgjinë e një date, që u kthye në një stacion drejt dritës së besimit.
14 Nëntor 2014
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Sep 04, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....