Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

KMSH, Konferencë Ndërkombëtare për Islamin dhe Paqen Globale

Mar 23, 2015 Zani i Nalte Aktivitete 0


 ZK1A0309

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Universiteti Bedër, në bashkëpunim me Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, Delegacionin e Komisionit Evropian, organizuan më 20 mars 2015, konferencën ndërkombëtare me titull: “Islami dhe Paqja Globale”. 

Qëllimi i kësaj konference ishte dhënia e një kontributi në përmirësimin e klimës së paqes globale, duke ofruar kështu një mjet për shkëmbimin e informacionit dhe një platformë ku studiues nga vende dhe kultura të ndryshme të diskutojnë me fokus kryesor parandalimin dhe trajtimin e problemeve që cenojnë paqen globale, si dhe edukimin me vlerat e respektit dhe pranimit të njëri-tjetrit.

ZK1A0225Kryetari i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj, në fjalën e tij përshëndetëse u shpreh: “Praktika fetare tradicionale e Islamit në Shqipëri, është mënyra më gjithëpërfshirëse larg instrumentalizimit, ndjekëse korrekte e parimeve burimore, e cila injekton dëshirën për të dialoguar me gjithkënd, duke respektuar gjithsecilin në pozicionin e vet. Shpeshherë autorë të ndryshëm këtë e quajnë “Islami shqiptar”, por kjo mënyrë e të jetuarit të Islamit, është vetë Islami burimor”.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, z. Bujar Nishani, theksoi se shqiptarët e të gjitha besimeve bashkëjetojnë prej shekujsh në paqe, harmoni dhe respekt të ndërsjellë, duke u bërë model dhe shembull frymëzues edhe për shoqëri të tjera.

ZK1A0362“Modeli shqiptar i bashkëjetesës fetare dhe i pranimit të tjetrit ndryshe, na frymëzon në vizionin tonë për një botë të paqtë, ku racat, fetë, kulturat, të gjithë njerëzit, bashkëjetojnë në harmoni”, u shpreh z. Nishani.

Ambasadori amerikan, z. Donald Lu, pasi përgëzoi Komunitetin Mysliman për organizmin e kësaj konference, theksoi se, në kushtet ku jetojmë, është e domosdoshme harmonia dhe respekti midis njerëzve.

“Ju përgëzoj për punën tuaj të palodhur. Kontributi që ju jepni është shprehja më e vërtetë e besimit tuaj. Nisur nga kjo, jam i bindur se Zoti do t’ju japë çfarë ju nevojitet për t’ia dalë mbanë në misionin tuaj të lartë e human”, u shpreh z. Lu.

Ndërsa ambasadorja e Delegacionit të BE-së në Tiranë, znj. Romana Vlahutin, e vuri theksin në harmoninë dhe bashkëjetesën paqësore që karakterizon shqiptarët e të gjitha besimeve.
“Jam e nderuar që marr pjesë në një organizim të tillë, i cili, veç të tjerash, tregon për respektin dhe vlerësimin që ju keni dhe ushqeni për bindjet dhe vlerat e njëri-tjetrit”, tha znj. Vlahutin.

Pjesëmarrësit i përshëndeti edhe Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Baba Edmond Brahimaj.

ZK1A0835I ftuar special në këtë konferencë ishte Prof. Dr. John Esposito, pedagog i Fesë, Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Studimeve Islame në Universitetin Georgetown, si dhe një ndër studiuesit më të njohur në fushën e religjioneve.

Profesori italo-amerikan foli gjatë mbi dallimet dhe qëndrimet rreth Islamit dhe kontributit të tij për forcimin dhe konsolidimin e paqes në kontekstin e zhvillimeve globale.
“Pavarësisht dallimeve, – u shpreh z. Esposito, – ne duhet të punojmë për të luftuar çdo formë të ekstremizmit, duke mbrojtur dhe kultivuar vlerat humane, të cilat çdo fe hyjnore i ka dhe kërkon t’i përçojë për të mirën e njerëzimit.”

Konferenca vijoi me dy seanca shkencore, ku studiues të shkencave humane dhe të fushës së dialogut ndërfetar të ardhur nga SHBA, Italia, Arabia Saudite, Egjipti, Kosova, Maqedonia, Serbia, Kroacia, Bosnje Hercegovina, etj, përcollën ide dhe pikëpamje të ndryshme lidhur me këndvështrimin e Islamit mbi dhunën dhe terrorin.

Temat e trajtuara ofruan një panoramë të gjerë e të larmishme, duke kristalizuar bindjen se Islami dënon çdo lloj akti që cenon të drejtat dhe liritë themelore të njeriut dhe se qëllimi kryesor i islamit është arritja e paqes së njeriut me Zotin, veten dhe mbarë njerëzimin.

Referuesit argumentuan po ashtu se dialogu ndërfetar është një instrument i domosdoshëm për forcimin e paqes dhe një faktor i rëndësishëm për parandalimin e radikalizmit apo ekstremizmit.

Konferencën e përshëndetën edhe përfaqësues të bashkësive islame të Ballkanit. Në mesazhet e tyre ata u fokusuan në vlerat universale të Islamit dhe kontributin që ai duhet të japë për nxitjen e dialogut dhe afrimin e kulturave me njëra-tjetrën.

Kjo konferencë, për sa u projektua dhe për objektivat që përcaktoi, kontribuoi në njëfarë mënyre për të vendosur disa piketa në rrugën e dialogut ndërmjet kulturave të ndryshme religjioze.

Duhet theksuar se konferenca shërbeu gjithashtu si një pikëtakim i rëndësishëm ku studiues dhe ekspertë të fushës së religjionit, por jo vetëm, të ardhur nga vende të ndryshme të botës, u përpoqën të kontribuojnë sadopak me njohuritë e tyre në analizën e situatës aktuale dhe ofrimin e zgjidhjeve praktike për kultivimin e mirëkuptimit dhe dialogut.

Gjatë konferencës u theksua gjithashtu se një ndër vlerat kryesore me të cilat është përforcuar mesazhi i Profetit Muhamed a.s. është respektimi i parimit të pluralizmit, diversitetit dhe lirisë, diversitetit të besimeve, etnive dhe racave, si kulturave dhe civilizimeve të ndryshme.

Çdo përpjekje për konfiskimin e parimit të pluralizmit, diversitetit dhe lirisë, është një përpjekje jo islame dhe nuk shpreh Islamin e saktë edhe nëse praktikuesi i kësaj përpjekjeje është prej pasuesve të këtij të fundit, këto praktika mbeten larg esencës së Islamit dhe vlerave të tij.

Kryetari  i Komunitetit Mysliman, z. Skender Bruçaj,  në mbyllje evidentoi disa nga arritjet e kësaj konference të rëndësishme, duke vlerësuar faktin se shumë probleme sot mund të marrin lehtësisht zgjidhje përmes dialogut dhe paqes njëri me tjetrin.

“Gjej rastin t’ju drejtoj të gjithëve me shumë mirënjohje një falënderim të sinqertë për pjesëmarrjen, duke shpresuar dhe besuar se punimet dhe opinionet tuaja do t’i vlejnë qëllimit fisnik të kësaj veprimtarie”, tha në përmbyllje të konferencës Kryetari i KMSH-së, z. Skender Bruçaj.

Në sesionin e parë të moderuar nga nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Ali Zaimi, u trajtuan temat: “Qëndrimi i Islamit ndaj dhunës dhe terrorit”, Prof. dr. Ihsan Yilmaz; “Islami dhe paqja globale – origjina praktika dhe rrugëdalja”, Prof. As. dr. Ahmet Ecirli; Strategjia e Islamit në ndërtimin e paqes në botë – duke pasur si referencë mendimin e Fethullah Gylen”,  Prof. dr. Mohamad Sharkawi; “Dialogu ndërfetar, rruga drejt paqes, Prof. dr. Ambrogio Bongiovani.

Ndërsa në sesionin e dytë të moderuar nga rektori i Universitetit Bedër, Dr. Ferdinand Gjana, u trajtuan temat: “Respekti ndaj të shenjtës dhe qëndrimi kundrejt mosrespektimit të së shenjtës nën dritën e Kuranit dhe traditës profetike”, Dr. Atakan Derelioglu; “Përfshirja që i bën Islami feve të ndryshme dhe diversitetit të qytetërimeve”, Prof. dr. Sherif Hatim Avni; “Toleranca fetare shqiptare – si vlerë historike dhe virtyt i Republikës Demokratike”, Prof. dr. Gjergj Sinani.

Ndërsa në seancën speciale të moderuar nga Kryetari i Komunitetit Mysliman z. Skender Bruçaj, referuan Resul Rexhepi sekretar i kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Mevlud Dudiç, Kryetar i Bashkësisë Islame të Serbisë, Hajrudin Mujkanoviç, përfaqësus nga Bashkësia Islame e Kroacisë.

Konferenca pati një jehonë mjaft pozitive, duke u transmetuar nga të gjitha mediat e vendit, si dhe në disa të huaja.

ZK1A0225 ZK1A0240 ZK1A0252 ZK1A0254 ZK1A0259 ZK1A0377 ZK1A0435 ZK1A0800 ZK1A0914

konferenca-4 konferenca-7


  • tweet
Botohet bibliografia e 20 viteve të gazetës “Drita Islame” KMSH boton albumin “Medreseja e Tiranës një shekull në shërbim të dijes”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame:...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe...

    Sep 04, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”
    Zhvillohet konferenca shkencore me...

    May 10, 2025 0

  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al