Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Toleranca ndërfetare ndaj shqiptarëve të krishterë në Fermanët e Shtetit Osman

Sep 17, 2015 Zani i Nalte Histori, Studime 0


nga Dr. Genti Kruja 

Abstrakt

Historia, megjithëse është komplekse, për të treguar e parë shembujt e tolerancës dhe burimin se nga ka rrjedhur mjafton t’i hedhim një sy edhe disa prej fermanëve të sulltanëve osmanë dhe shohim se toleranca dhe harmonia ka rrjedhur nga nivelet më të larta të pushtetit suprem mbretëror, deri tek shtresat e thjeshta të popullit, në përgjigje të kërkesave qoftë edhe të zakonshme, si ankime për çështje pronash të kishave, apo edhe të individëve të thjeshtë me besim të ndryshëm fetar nga sunduesit e Portës së Lartë.

 

Kufijtë e Perandorisë Osmane në Evropë, kanë përfshirë një popullsi prej 40 milionë të krishterësh dhe vetëm 4 milionë myslimanë, ku 2 milionë prej tyre ishin shqiptarë, që sundonin deri në Portën e Lartë si sadrazamë (kryeministra), vezirë, etj.[1]

Historia e shqiptarëve gjatë kësaj periudhe, është akoma e pastudiuar mirë, fermanë dhe regjistra të shumtë gjenden të pluhurosur në arkivat shqiptare e shumica e tyre në ato osmane në Turqi. Por, meqenëse ata janë trashëguar në gjuhën osmane (turqishtja e vjetër), akoma s’është bërë një studim i mirëfilltë, megjithëse u sugjerua dhe u bë një marrëveshje shtetërore midis dy ministrive të arsimit, asaj shqiptare dhe turke para 10 vitesh (2005). Megjithatë kemi një libër me titull “Të shkruash historinë me tolerancë”, botuar në Tiranë në 2005, që boton disa nga qindra fermane, duke dhënë edhe fotografitë e origjinalëve me disa tregues të shkurtër në tre gjuhë: shqip, anglisht, turqisht. Megjithëse është një histori komplekse, për të parë shembujt e tolerancës dhe burimin se nga ka rrjedhur mjafton t’i hedhim një sy edhe disa prej fermanëve të sulltanëve osmanë dhe shohim se toleranca dhe harmonia ka rrjedhur nga nivelet më të larta të pushtetit suprem mbretëror, deri tek shtresat e thjeshta të popullit, në përgjigje të kërkesave qoftë edhe të zakonshme, si ankime për çështje pronash të kishave, apo edhe të individëve të thjeshtë me besim të ndryshëm fetar nga sunduesit e Portës së Lartë.[2]

20150327_214914-1

Në vitin 1736 lëshohet një ferman ku sulltani urdhëron mosndërhyrjen në ullishtën e një të krishteri.

20150327_215050-1

Në vitin 1862 Fermani i Sulltanit lejon ndërtimin e kishës së rrënuar të Shën Harallambit në Kamenë të Sarandës.

 

Në vitin 1712 Fermani i Sulltanit mbi të drejtat e zotërimit të pronave të priftërinjve të Delvinës.

Në vitin 1680 Fermani i Sulltanit ndalon spahitë t’u kërkojnë taksa arbitrare priftërinjve të kishës së Delvinës për pronat kishtare.

Në Fermanin e Sulltanit të vitit 1587 urdhërohet (të ndihmohen) të martohen vajzat jetime pa dallim feje.

Në vitin 1910 Fermani i Sulltanit urdhëron Kadiun e Delvinës të verifikojë çështjen e ndërhyrjes së vojvodëve në pronat e kishës dhe nëse del se ankimi i priftërinjve është i drejtë, ndalohen ndërhyrjet arbitrare të vojvodëve.“Unë kështu urdhëroj dhe kështu le të bëhet”, firmoste Sulltani.

Në vitin 1853 Fermani i Sulltanit urdhëron prefektin dhe kadiun e Beratit që të njohë të drejtat e kërkuara nga Mitropoliti i Beratit.

Me Ferman të Sulltanit i jepen dy medalje Bib Dod Pashës, ku e para në 1897 për ndihmat që ka dhënë në shumën prej 3.500 groshësh dhe e dyta në vitin 1902 për shërbimin që ka bërë në ndërtimin e hekurudhës Stamboll-Medine që do të përdorej nga haxhilerët.

Në 1856 Fermani i Sulltanit shkruan:

“Meqenëse katolikët e Durrësit nuk kanë një faltore dhe meqë janë lutur të ndërtojnë një kishë, jap lejen që të ndërtohet në një vend të përshtatshëm, sepse kështu është dëshira ime, që të gjithë qytetarët të gëzojnë qetësi të plotë. Urdhëroj që të mos i bëhet asnjë ndalim e pengesë dhe të mos iu merret asnjë para. Kështu le ta dini.”

Në një ferman tjetër sulltanor dërguar priftit dhe kadiut të Delvinës, ndalohet marrja e taksave për pronat e kishës në Delvinë.

Në fermanin e vitit 1849 urdhërohet rindërtimi i kishës së Elbasanit, kurse në vitin 1850 ndërtimi i Katedrales së Madhe të Shkodrës.

Në vitet 1854, 1860, 1868, 1886, 1906, 1911, 1912, janë dërguar disa fermanë drejtuar ipeshkvit dhe valiut të Shkodrës, Patriarkanës së Stambollit, drejtuesve të pushtetit vendor në vilajetet shqiptare, konsullatave të ndryshme, etj., në të cilat lejohet dhe urdhërohet ndërtimi, meremetimi dhe regjistrimi i kishave (të paregjistruara) në Shkodër, Durrës, Prevezë, Rrashbull, Shënkollë, në bregun e Bunës, Llukaçaj, Bajzë, Bushat, Bërdicë, Juban, Obot, Dhrovjan i Poshtëm, Koshovicë, Lugar, Pejë, Prizren, Delvinë, Sarandë, Cetinjë, Tiranë, Elbasan, Kastrat, Ohër, Pulaj, Rubik, Shëngjin, të një kishe rumune në Korçë, manastiri i Cepos, ngritja e kambanores në kishën e Shën Mërisë në Korçë, Përmet, etj.[3] Në vitin 1881 Sulltani me një ferman të tij dekoron arqipeshkvin e Shkodrës. Kurse me një ferman tjetër të vitit 1888, emërohet Xhakomo Jungu si misionar apostolik në Shqipëri, Preng Doçi si abat i Mirditës, si dhe Paskal Guezini arqipeshkv i Shkodrës.[4]

Historianët e perandorisë osmane vërtetojnë se me ardhjen e Sulltan Fatihut në Stamboll, u paraqit shembulli i tolerancës islame. Ai menjëherë e ripërtëriu patriarkanën bizantine, i ktheu lirinë dhe pavarësinë kishës lindore.

Fermani i Sulltan Fatihut mbi të drejtat e njeriut shkruar më 28 Maj 1463, në Millodrazh, i cili llogaritet si njëri ndër dokumentet më të vjetra mbi të drejtat e njeriut, thotë:

“Unë Fatih Sulltan Han shpall para të gjithë botës se françeskanët e Bosnjës, për të cilët del ky Ferman, janë nën mbrojtjen time dhe urdhëroj:

As njerëzit, emrat e të cilëve shpallen këtu, dhe as kishat e tyre të mos shqetësohen e të mos dëmtohen. Le të jetojnë në paqe e të qetë brenda Perandorisë sime. Të gjithë këta njerëz të rënë në gjendje refugjati, le të jetojnë të lirë dhe të sigurt. Le të kthehen ata në çdo pjesë të perandorisë e të vendosen e të sistemohen pa frikë nëpër manastiret e tyre.

Askush nga rrethi i nderuar i Padishahut, nga vezirët dhe nga nëpunësit e mi, nga shërbëtorët dhe qytetarët e Perandorisë, nuk do të cenojë dinjitetin e këtyre njerëzve dhe nuk do t’i dëmtojë ata. Askush të mos cenojë jetën, pasurinë dhe kishat këtyre njerëzve, të mos i shohë e trajtojë keq dhe të mos i rrezikojë. Edhe nëse sjellin njerëz të tyre nga një vend tjetër në shtetin tim, ata do të gëzojnë të njëjtat të drejta.

Duke shpallur këtë ferman të Padishahut, betohem në Emër të All-llahut, (Krijuesit, Zotit të tokës e qiellit), të dërguarit të All-llahut, Profetit tonë të shenjtë, Muhamedit, e 124 mijë profetëve dhe në emër të shpatës që kam ngjeshur në brez, – se asnjë nga shtetasit e mi, të cilët do t’u binden urdhrave e do të mbesin besnikë të mi, nuk do të veprojnë në kundërshtim me ç’shkruhet në këtë Ferman”.

Ja pra këto ishin disa nga shembujt e tolerancës ndërfetare, që mbizotëronte në shtetin multietnik dhe multifetar osman, i cili për disa shekuj me radhë udhëhoqi pjesë të tre kontinenteve, derisa edhe filluan lëvizjet mbi planin kombëtar të shekullit të XIX, tolerancë kjo, nga e cila përfituan edhe shqiptarët, duke pasur poste kyçe dhe drejtuese në organet më të larta zyrtare, si sadrazamë dhe vezirë.

[1]. Zambaur, H., cituar nga Ferit Hafizi, Rrethimi i Shkodrës-10 tetor 1912-22 prill 1913, Shkodër, Camaj-Pipa, 2006: 133-134.

[2]. Referencat: “Të shkruash historinë me tolerancë”, botuar nga TIKA, Tiranë 2005, f. 56, 71, 72, 74, 85, 103, 115, 127-9, 135, 176, 179, 251, 252, 253, 254-9, 261-2, 279, AQSH, F. 128, 131, 140, D. 3, 5, 6, 17, 50, 186, fl. 1, 55.

[3] Korrespondencë e valiut të Shkodrës me ipeshkvin dhe konsullin austro-hungarez, F. 132, D. 1, fl. 1-15; D. 8, fl. 59-65; D. 29, fl. 1; D. 2, fl. 55-61; D.21.

[4] Italisht-Osmanisht, F. 64, 132, D. 3, 6, 7, 9, 23, 25; fl. 1-41.


  • tweet
Liria sipas Islamit Hafizë të Kur’anit në shërbim të atdheut

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame:...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe...

    Sep 04, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

  • Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera
    Qasja e dijetarëve klasikë dhe...

    May 21, 2025 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • Ndikimi i reformizmit dhe iluminizmit te Hafiz Ali Korça
    Ndikimi i reformizmit dhe iluminizmit...

    Jul 02, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al