Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM
Dec 02, 2016 Zani i Nalte Aktivitete 0
Klubi studentor “Mesazhi i Jetës” zhvilloi panelin e diskutimit me temë: “Kontributi i Prijësve Myslimanë në Shtetformimin Shqiptar”. Ky aktivitet vjen në kuadër të festave të 28-29 nëntorit. Fillimisht, të pranishmit u njohën me anë të një dokumentari mbi jetën e Haxhi Vehbi Dibrës. Më tej aktiviteti vijoi me tri kumtesa të mbajtura nga studentët e Departamentit të Shkencave Islame, ku Enxhi Hasmeta referoi mbi “Përhapjen e Islamit në trojet Shqiptare”; Denisa Rifatoska mbi “Personalitet të cilët patën ndikim në formimin e Shqipërisë” dhe Albi Hoxha rreth “Rolit të klerikëve myslimanë sot dhe nesër”. Në këtë panel ishin të pranishëm gjithashtu edhe stafi akademik i Departamentit të Shkencave Islame, si dhe Drejtori i Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Dr. Genti Kruja, i cili hodhi dritë mbi jetën shembullore të prijësve myslimanë dhe kontributin e tyre në shtetformimin shqiptar. Paneli u mbyll me prezantimin e një ekspozite me fotografi të disa prej personaliteteve dhe ngjarjeve më të rëndësishme të shtetit shqiptar.
30 nëntor 2016
Oct 09, 2025 0
Oct 06, 2025 0
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...