Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM
Jan 17, 2018 Zani i Nalte Aktivitete 0
Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me klubin studentor “Mesazhi i Jetës” në kuadër të vazhdimit të ciklit të seminareve “Kur librat flasin”, kanë zhvilluar ditën e sotme me dt. 17 janar 2018, takimin e katërt, ku kanë diskutuar rreth veprës së Kolanës “Zani i Naltë” (1923-1939) me të ftuar Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi.
Gjatë aktivitetit, nën moderimin e kryetarit të klubit “Mesazhi i Jetës”, studentit Haki Sahitaj, Përgjegjësi i Departamentit të Shkencave Islame Dr. Genti Kruja dhe profesor Ombashi bashkëbiseduan me studentët rreth veprës Kolana “Zani i Naltë”.
Dr. Genti Kruja paraqiti një përmbledhje të përgjithshme të historikut të revistës, artikujve të fushave të ndryshme të Shkencave Islame dhe Sociale. Ai foli gjithashtu për penat e shquara të kësaj reviste nga dijetarët myslimanë shqiptarë të viteve 20-30 te shek. XX, si dhe për mesazhet akoma aktuale, që përcjell edhe sot pas 95 vitesh nga themelimi i saj.
Ndërkohë që i ftuari special i këtij aktiviteti Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, bëri një analizë të përmbajtjeve të revistës, duke theksuar rëndësinë, që ajo kishte dhe ka për komunitetin mysliman të shqiptarëve në të gjitha trojet dhe në veçanti për vlerat e ruajtura të Gjuhës Shqipe. Ndërkohë ai ftoi të gjithë studentët e Departamentit të Shkencave Islame të shfrytëzojnë materialet e revistave “Zani i Naltë” për të mbështetur kërkimet e tyre shkencore në të ardhmen.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm pedagogë dhe studentë të Departamentit të Shkencave Islame.
Cikli i seminareve “Kur librat flasin” do të vazhdojë gjatë javëve në vijim me të ftuar të tjerë, të cilët do të analizojnë dhe bashkëbisedojnë me studentët për një sërë veprash të autorëve të ndryshëm.
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Sep 04, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....