Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
  • Abstracts no. 38
  • Abstraktet e nr. 38 (191)
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Deklaratë e Përbashkët e Komuniteteve Fetare në Shqipëri për Dialogun Ndërfetar

May 05, 2018 Zani i Nalte Editoriale 0


8

DEKLARATË E KOMUNITETEVE FETARE NË SHQIPËRI
ANGAZHIMI I PËRBASHKËT PËR DIALOGUN NDËRFETAR

Ne, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, Kisha Katolike e Shqipërisë, Kryegjyshata Botërore Bektashiane dhe Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë falënderojmë Zotin për historinë e bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri ndër shekuj.
Mirëkuptimi dhe bashkëjetesa fetare brenda vendit tonë ka krijuar ndër vite një mozaik të bukur të diversitetit. Ne jemi të bindur se ky mozaik nuk duhet konsideruar i mirëqenë dhe angazhohemi të kujdesemi për të, duke mbajtur të bashkuar pjesët e tij, me qëllim që të ruajmë dhe të prezantojmë me dinjitet këtë pasuri brenda dhe jashtë vendit.
Ne jemi të vetëdijshëm dhe pranojmë se komunitetet tona fetare, kanë identitetin e tyre dhe se secili mbetet besnik ndaj parimeve të besimit të tij. Por megjithatë dallimet tona fetare nuk na pengojnë për t’u angazhuar në respektin e ndërsjellë, bashkëpunimin në fushat sociale dhe në dialogun aktiv midis komuniteteve tona dhe mbarë shoqërisë, me qëllim ruajtjen dhe promovimin e vlerave morale, etike dhe kulturore.
Ne vlerësojmë komunikimin, si mjet për t’u njohur më nga afër me njëri-tjetrin, për ndërtimin e respektit të ndërsjelltë, si dhe për shmangien e paragjykimeve. Për këtë arsye ne angazhohemi për sa më poshtë:
• Të zhvillojmë dialogun e jetës, duke inkurajuar anëtarët e komuniteteve tona, por edhe shoqërinë në përgjithësi të jetojnë në paqe dhe në fqinjësi të mirë, duke ndarë gëzimin dhe trishtimin, sfidat dhe shpresat me njëri-tjetrin.
• Të zhvillojmë veprimtari të përbashkëta për të mirën e shoqërisë, duke u angazhuar në iniciativa, sipërmarrje dhe projekte për përmirësimin e cilësisë së jetës dhe zhvillimin e shoqërisë shqiptare dhe nëpërmjet këtyre angazhimeve në të njëjtën kohë të ushqejmë harmoninë, tolerancën, bashkëjetesën, drejtësinë dhe paqen në komunitetet tona.
• Të ndërtojmë platformën e dialogut në nivel akademik, duke u njohur me vlerat shpirtërore të njëri-tjetrit, historinë e ndërsjellë dhe pikat e përbashkëta, me qëllim promovimin e frymës së dialogut dhe asaj vëllazërore brenda komuniteteve tona, duke shmangur çdo gjë, që mund të nxisë urrejtje dhe keqkuptime ndërfetare.
• Të zhvillojmë strategji të përbashkëta arsimore dhe edukative për të promovuar dhe ushqyer brezin e ri me vlerat e bashkëjetesës dhe dialogut ndërfetar, për të parandaluar çdo forme manipulimi dhe instrumentalizimi të fesë në shërbim të interesave jofetare.
• Të promovojmë në arenën ndërkombëtare, me të gjitha mënyrat, vlerën e bashkëjetesës dhe harmonisë ndërfetare në Shqipëri, si një shembull i dobishëm për mbarë shoqërinë botërore, e cila në mënyrë të vazhdueshme përballet me sfidat e intolerancës dhe formave të ndryshme të konflikteve.
Me dëshirën tonë të mirë dhe shpresën, që Zoti do të na japë energjinë dhe qëndrueshmërinë për të vazhduar në rrugën tonë të bashkëjetesës, harmonisë, tolerancës dhe dialogut, ne përfaqësuesit e komuniteteve fetare shqiptare nënshkruajmë sot (03.05.2018) deklaratën e mësipërme.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë
H. Skender Bruçaj

Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë
Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi Anastas Janullatos

Kisha Katolike
Konferenca Ipeshkvnore Katolike e Shqipërisë
Mons. George Frendo

Kryegjyshata Botërore Bektashiane
H. Dede Edmond Brahimaj

Vllazëria Ungjillore e Shqipërisë
Pastor Ylli Doçi

1deklarata fq. 1deklarata fq. 2


  • tweet
Universiteti Bedër akordon disa çmime të veçanta Zhvillohet Konferenca Ndërkombëtare mbi Dialogun Ndërfetar ICID

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT –...

    Sep 11, 2024 0

  • Abstracts no. 38
    Abstracts no. 38

    Jul 02, 2024 0

Me shumë në këtë kategori
  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT –...

    Sep 11, 2024 0

  • Në fillim ishte vetëdija
    Në fillim ishte vetëdija

    Jul 02, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

Sep 13, 2024 0

nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...
Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)

100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)

Feb 01, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Jul 02, 2024 0

Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...
Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane...

Nov 30, 2022 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.)...

    Sep 11, 2024 0

  • Abstracts no. 38
    Abstracts no. 38

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 38 (191)
    Abstraktet e nr. 38 (191)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 37 (190)
    Abstraktet e nr. 37 (190)

    Jul 02, 2024 0

  • Randsi e marteses
    Randsi e marteses

    Jul 02, 2024 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
  • Abstracts no. 38
  • Abstraktet e nr. 38 (191)

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al