Perditësimi i fundit February 26th, 2026 12:14 PM
Mar 13, 2019 Zani i Nalte Aktivitete 0

Departamenti i Shkencave Islame në bashkëpunim me Drejtorinë e Kulturës në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, promovuan librin “Argumentet bazë të Fikhut Hanefi”, botim i KMSH-së.
Aktiviteti u çel me fjalët përshëndetëse nga Dr. Genti Kruja, Përgjegjës i Departamentit të Shkencave Islame, si dhe Drejtorit të Kulturës dhe Arsimit në KMSH, z. Dorian Demetja.
Në këtë aktivitet i ftuar special ishte z. Redin Quku, myfti i Durrësit. Z. Quku, analizoi veprën në mënyrë të detajuar, duke cekur edhe çështjet të cilat sot konsiderohen si problematike dhe jo lehtë të kuptueshme për masën e gjerë. Ai gjithashtu shpalosi punën e vyer, që autori ka bërë me përpilimin e kësaj vepre, ku nuk la pa falënderuar edhe përkthyesin e këtij libri, i cili ishte prezent gjatë promovimit.
Gjatë këtij takimi u zhvillua një bashkëbisedim i frytshëm, ku si lektorët, ashtu edhe studentët shprehën eksperiencat, mbresat dhe pyetjet e tyre drejtuar të panelistëve rreth veprës që u promovua, si dhe rreth tematikave të trajtuara.

Jan 15, 2026 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Jan 15, 2026 0
Kjo konferencë u organizua në ambientet e “Tirana International Hotel”, me rastin e botimit të kolanës “El-Ihtijaru li Ta’lili-l-Muhtari”, botim ky i cili vjen si bashkëpunim...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...