Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Zhvillohen Konsultimet Kombëtare të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Jun 28, 2019 Zani i Nalte Aktivitete 0


Consultation1

Për herë të parë në historinë e vendit tonë, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë ka zhvilluar Konsultimet Kombëtare të të gjitha instancave dhe organeve të saj, duke dalë me disa rekomandime të rëndësishme.

Kështu në kuadër të përgatitjeve për pjesëmarrjen e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë në Asamblenë e X-të Botërore të “Religions for Peace”, që do të mbahet në Lindau të Gjermanisë në gusht të këtij viti, janë mbajtur në Tiranë, në datat 20 dhe 27 qershor 2019, konsultimet kombëtare të Këshillit të Presidencës, Bordit Ekzekutiv, Departamentit të Gruas dhe Departamentit të Rinisë të KNFSH-së.

Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë në Këshillin Ndërfetar të Shqipërisë janë themeluar rishtazi në mbledhjen e fundit të Këshillit të Presidencës mbajtur në prill 2019, përfaqësuesit e të cilëve janë mbledhur për herë të parë me 20 qershor, duke dhënë ide dhe propozime me mjaft vlerë për vendin tonë dhe më gjerë.

Ndërsa në takimin e datës 27 qershor 2019 janë mbledhur për herë të parë të gjithë bordet dhe departamentet e KNFSH-së, ku relatorët e grupeve të punës, të cilët kanë punuar gjatë dy ditëve në disa seanca plenare dhe workshope, kanë referuar dhe lexuar rekomandimet dhe sugjerimet e dala gjatë takimeve të 20 dhe 27 qershorit.

Në seancën e fundit, moderuar nga Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, kanë folur dhe krerët e komuniteteve fetare, njëkohësisht dhe anëtarë të Këshillit të Presidencës, të cilët kanë vënë theksin në rëndësinë e dialogut ndërfetar, por edhe frymës së dialogut në përgjithësi në këto ditë, ku ka kaq shumë nevojë për modelin e dialogut, si një vlerë e munguar në arenën politike në dobi të paqes sociale.

KNFSH është themeluar në 2007 nga krerët e komuniteteve fetare në Shqipëri dhe sot bashkërendohet nga pesë komunitete të ndryshme fetare. Ai është vlerësuar në tetor 2018 me çmimin “De Mello për të Drejtat e Njeriut” në Krakov, Poloni, me motivacionin “Për Vëllazërinë Ndërfetare në Shqipëri”.

KNFSH është anëtar me të drejta të plota në organizatën më të madhe ndërkombëtare “Fetë për Paqen” (Religions for Peace), themeluar në New York në 1970 dhe akredituar nga OKB, e cila në asamblenë e saj të dhjetë botërore, që do të mbahet në Gjermani, do të marrin pjesë më shumë se 1.000 liderë fetarë nga më shumë se 100 shtete të ndryshme të botës.

Rekomandimet dhe sugjerimet e nxjerra gjatë këtyre takimeve të KNFSH-së, do të dërgohen në këtë Asamblenë në emër të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë nga një delegacion i këtij institucioni, i cili përfaqësohet dhe me delegatët e vet në asamblenë më të madhe botërore të paqes.

100-750x390

 Rekomandimet kryesore të Konsultimeve Kombëtare të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Paqja vendoset dhe rregullohet vetëm përmes proceseve demokratike të zbatimit të politikave. Të gjithë duhet të jenë të përgjegjshëm nëse retorika e tyre tregon ose fton për konflikt, sepse konflikti vetvetiu implikon shkaktim të frikës dhe të frikësimit, e jo të respektimit të të drejtave të njeriut dhe të demokracisë. Për vendosje dhe për kultivim të paqes ndikojnë shumë faktorë të natyrës shoqërore, ekonomike, politike, kulturologjike dhe tjetër. Pa i kuptuar faktorët të cilët krijojnë dhe kultivojnë shoqëri paqësore, nuk do të jetë e mundur të zhvillohen programe, të krijohen politika ose të kuptohen burimet e nevojshme për ndërtim të shoqërive të qeta dhe stabile. Të njëjtat faktorë që krijojnë paqe, sjellin shumë rezultate të tjera pozitive drejt të cilave synojnë shoqëritë, siç janë ekonomi të zhvilluara, përfshirje më e madhe e qytetarëve në krijimin dhe realizimin e politikave publike, nivel të lartë të rezistencës dhe shoqëri, të cilat janë të afta t’u përshtaten njëra-tjetrës.

  • Inkurajohen komunitetet fetare, që klerikët gjatë predikimeve të jenë të qendërzuar dhe me kahje nga dialogu, toleranca, bashkëjetesa, harmonia, koncepti i paqes, siç fetë e parashikojnë.
  • Të nxiten udhëheqësit fetarë, shoqëria civile dhe organet shtetërore të organizojnë simpoziume, botime, dalje mediatike, evidentime në mediat sociale të referimit ndaj rasteve të suksesit në parandalimin a ndërmjetësimin e zgjidhjes së konflikteve, me rol edukues e informativ, duke promovuar vlerat morale, fetare si elementë parandalues e transformues të konfliktit, ende pa ndodhur ai, ose pa ezauruar sjelljen e pasojave.
  • Rekomandohet mbështetja buxhetore a dhënia e granteve nga shteti ndaj institucioneve të tilla si Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë, Komiteti Shtetëror për Kultet dhe rritja e kapaciteteve të burimeve njerëzore të tyre.
  • Stimulohen organet legjislative të plotësojnë kuadrin ligjor kundër konflikteve, si dhe organet politikëbërëse të hartojnë dokumente strategjike në terma afatgjatë për parandalimin ose transformimin e konflikteve.
  • Të adresohet prioriteti tek shoqëria civile për organizimin e trajnimeve, që lidhen me njohjen e rasteve potenciale për konflikt a mënyrat e ndërmjetësimit, organizimin e fushatave ndërgjegjësuese, hartimin e programeve alternative të edukimit pro paqe dhe kundër konfliktit, kryerjen e anketimeve, analizave të të dhënave dhe raportimeve për moslidhjen fe – konflikt, organizimin e aktiviteteve ndërkulturore e ndërfetare për pranimin e konceptit të ekzistencës së tjetrit me karakteristikat e veta, si hap kyç në parandalimin e konfliktit.
  • Të stimulohet aktivizimi online për dialogun dhe paqen, si elementë suksesi të harmonisë fetare shqiptare dhe si modele për parandalimin a transformimin e konflikteve.
  • Të inkurajohen organet shtetërore për angazhimin e të rinjve kryesisht në kurse profesionale, punë sezonale, vende të lira pune, rritjen e nivelit të detyrueshëm arsimor në atë të mesëm dhe vendosjen e kurrikulës së edukimit fetar me zgjedhje, që në klasat e hershme.
  • Komunitetet fetare duhet të kenë një zë të përbashkët kur dënojnë korrupsionin, për më tepër ato duhet të jenë sa më pranë shoqërisë në shumë aspekte.
  • Komunitetet nuk duhet të jenë pjesë e politikës por edhe politika, si pjesë e shoqërisë duhet të marrë vazhdimisht këshilla nga besimet fetare.
  • Komunitetet fetare duhet të ruajnë dinjitetin dhe pavarësinë. Është e vetmja mënyrë që të krijojnë siguri në komunitetin, që operojnë dhe kështu t’i përçojnë komunitetit vlera të pacenuara.
  • Popullsia e Shqipërisë në 1 janar 2019, rezulton 2.862.427 banorë, duke pësuar një rënie me 0,3%, krahasuar me 1 janar 2018. Kjo do të thotë që shqiptarët nuk e shikojnë vendin e tyre, si zgjidhje për jetën. Besimet fetare mund të luajnë një rol kyç në rritjen e shpresës dhe besimit tek banorët e vendit. Kjo do të kërkonte investime serioze në fushat e formimit profesional por jo vetëm. Besimet fetare mund të japin kontributin e tyre duke theksuar dashurinë për Zotin dhe vendin (fenë dhe atdheun).
  • Vendi jonë është i bekuar që ka një harmoni fetare për t’u marrë shembull. Komunitetet fetare duhet të marrin në konsideratë brishtësinë e kësaj harmonie.
  • Komunitetet fetare për hir të ruajtjes së harmonisë, duhet të krijojnë grupe të përbashkëta dhe të përçojnë këtë harmoni në shkolla.
  • Ruajtja e mjedisit dhe ndërgjegjësimi i çdo qytetari për mbrojtjen e tij.
  • Krijimi i rrjeteve sociale, i website-ve ose forma të tjera marketingu, ku të promovohen vlerat e përbashkëta morale ndërfetare.
  • Përfshirja në media televizive ose të shkruar të rubrikave ndërfetare me tematika paqeje dhe dashurie midis popujve me kultura, tradita, besime, etni të ndryshme. Udhëheqësit fetarë dhe mënyra e drejtimit të tyre janë vërtet vendimtarë për stabilitetin e paqes botërore. Gjithashtu i duhet kushtuar rëndësi e veçantë interpretimeve të ligjeve fetare në frymën për të cilën kanë zbritur dhe të mos lejohet keqpërdorimi tyre. Interpretimi nuk duhet shkëputur nga konteksti dhe nuk mund të dalë jashtë parimeve bazë fetare, siç janë paqja, dashuria, mirësia.
  • Krijimi i institucioneve ndërkombëtare ndërfetare në unifikimin dhe shkëmbimin e vlerave dhe parimeve të përbashkëta, për një botë më të mirë, që i shërben të ardhmes të sigurt.
  • Shembulli shqiptar i bashkëjetesës duhet reklamuar edhe më shpesh ndërkombëtarisht, si dhe duhet shkëmbim i vlerave më të mira midis shteteve, duke u marrë shembujt më të mirë.
  • Botime rreth këtyre vlerave dhe parimeve të përbashkëta, si libra, broshura etj. sepse gjërat që na bashkojnë janë më të forta se ato që na ndajnë!
  • Mbështetje më e lartë ekonomike e qeverisë ndaj komuniteteve fetare, rregullimi i statusit ligjor të komuniteteve, kthimi i pronave, etj., në mënyrë që komunitetet të jenë më të konsoliduar dhe të pavarur financiarisht në përmbushjen e detyrës së tyre.

 

Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë

Këshilli i Presidencës

Bordi Ekzekutiv

Departamenti i Gruas

Departamenti i Rinisë

Consultation01 Consultation02 ZK1A4693 ZK1A4698 ZK1A4701 ZK1A4707 ZK1A4872

 


  • Bordi Ekzekutiv, Departamenti i Gruas, Departamenti i Rinisë, Këshilli i Presidencës, Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë
  • tweet
Historia e personaliteteve shqiptare të Vilajetit të Janinës (1859-1909) II Analiza e artikujve të Salih Vuçiternit në revistën “Zani i Naltë”

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Mblidhet Bordi i Presidencës i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë
    Mblidhet Bordi i Presidencës i...

    Jan 20, 2020 0

  • Berlin, takim ndërkombëtar i Këshillave Ndërfetarë të Europës
    Berlin, takim ndërkombëtar i...

    Mar 25, 2019 0

  • Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë thirrje politikës shqiptare
    Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë...

    Feb 27, 2019 0

Me shumë në këtë kategori
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”
    Zhvillohet konferenca shkencore me...

    May 10, 2025 0

  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
    Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani...

    Sep 04, 2025 0

  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
    Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së...

    Sep 04, 2025 0

  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I
    ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT –...

    Sep 04, 2025 0

  • KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT
    KONCEPTI I SHPIRTIT SIPAS IMAM MATURIDIUT

    Sep 04, 2025 0

  • Abstracts no. 40
    Abstracts no. 40

    Sep 04, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
  • Perspektiva mbi Psikologjinë Islame: al-Raghib al-Isfahani për Shërimin e Emocioneve në Kuran
  • Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne
  • ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al