Perditësimi i fundit October 9th, 2025 7:51 AM
Sep 09, 2019 Zani i Nalte Aktivitete 0

Në datat 19-23 gusht 2019 është mbajtur në Lindau të Gjermanisë, Asambleja e X Botërore “Fetë për Paqen” me pjesëmarrjen e 900 të ftuarve nga më shumë se 100 shtete të ndryshme të botës.
Asambleja me kryetitullin “Të kujdesemi për të ardhmen tonë të përbashkët” është hapur në një ceremoni solemne nga Presidenti Federal i Gjermanisë z. Frank-Walter Steinmeier, i cili ka vënë theksin në rëndësinë e dialogut dhe bashkëjetesës ndërfetare në të gjithë botën.
Vendtakimi i përfaqësuesve dhe delegatëve të ardhur nga të gjitha kontinentet për të marrë pjesë në asamble ishte zgjedhur pikërisht ishulli Lindau në liqenin e Kostancës në trekëndëshin kufitar midis Gjermanisë, Austrisë dhe Zvicrës.
Organizata “Religions for Peace” (Fetë për Paqen) është konfederata më e madhe botërore e akredituar nga OKB, ku aderojnë këshilla ndërfetare, komunitete dhe bashkësi fetare nga Amerika e Veriut dhe e Jugut, Europa, Azia, Afrika, Australia dhe Oqeania.
Në këtë asamble botërore mori pjesë edhe Këshilli Ndërfetar i Shqipërisë me delegatët e vet kryesuar nga Dr. Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i KNFSH-së. Në këtë delegacion merrnin pjesë dhe znj. Sheldiana Jano, përfaqësuese e Departamentit të Gruas në KNFSH dhe z. Geraldo Mehmeti, përfaqësues i Departamentit të Rinisë në KNFSH.
Gjatë kësaj asambleje delegatë nga e gjithë bota kanë zgjedhur gjithashtu dhe drejtuesit e rinj të organizatës “Religions for Peace”, ku në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të RfP-së është zgjedhur Prof. Azza Karam, duke pasuar Dr. William F. Vendley, i cili e mbante këtë post prej disa vitesh.
Në përfundim të asamblesë janë zgjedhur gjithashtu dhe Presidentët e Nderit, ku njëri prej figurave të spikatura ka qenë Kryetari i Këshillit Ndërfetar dhe njëkohësisht Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë Prof. Dr. Anastas Janullatos, i cili është rizgjedhur si President Nderi i RfP-së pas zgjedhjes së mëparshme në vitin 2013 gjatë Asamblesë së IX mbajtur në Vjenë.
Për pesë ditë me radhë, gjatë datave 19-23 gusht 2019 janë mbajtur seanca të shumta rreth pesë nëntemave të trajtuara nga specialistë të fushës.
Kështu përfaqësues të lartë fetarë nga 17 besime të ndryshme janë takuar për një mision paqësor të përbashkët, ruajtjen dhe kujdesin ndaj të ardhmes së njerëzimit, duke shtyrë të gjithë faktorët fetarë, politikë, socialë, ekonomikë dhe kulturorë për të promovuar paqen dhe dialogun.
Që nga themelimi i saj më 1970 në Nju Jork, RfP ka luajtur rolin e ndërmjetësit në një sërë krizash globale të shkaktuara nga konflikti dhe lufta siç janë ai në Bosnje dhe Herzegovinë, Kosovë, Sierra Leone, Liberi, Etiopi, Kenia, Burundi, Somali, Uganda, Ruanda, Republika Demokratike e Kongos, Ugandë, Afrikë e Jugut, Sri Lanka, Tajlandë, Filipine, Myanmar, Irak, Izrael dhe Palestin, Siri, si dhe krizat pas katastrofave natyrore në Haiti, Nepal dhe Japoni.
Shqipëria nëpërmjet Këshillit Ndërfetar ka dorëzuar zyrtarisht dhe rekomandimet e veta në Asamblenë e X Botërore, të cilat kanë dalë nga Konsultimet Kombëtare të mbajtura në datat 20 dhe 27 qershor 2019 në Tiranë me pjesëmarrjen e të gjitha bordeve të KNFSH-së, ku për herë të parë janë përfshirë dhe Departamenti i Gruas dhe Departamenti i Rinisë, krahas Bordit të Presidencës dhe Bordit Ekzekutiv, pasqyruar gjerësisht dhe në media, si një organizim i pari në llojin e vet.



Jan 20, 2020 0
Mar 25, 2019 0
Oct 22, 2018 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...