Perditësimi i fundit November 19th, 2024 9:57 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
  • Abstracts no. 38
  • Abstraktet e nr. 38 (191)
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Organizimi i xhematit sipas shembullit të Sulejmanit (a.s.)

Jun 01, 2020 Zani i Nalte Shkenca Islame, Studime 0


 nga Prim. dr. med. sc. Ali F. Iljazi 

Abstrakt

Allahu i Madhërishëm e krijoi njeriun si qenie shoqërore. Secili njeri, e sidomos besimtari, duhet të përpiqet të jetojë në shoqëri dhe të përpiqet për mirëqenien e saj. Ekzistojnë versete kuranore të shumtë dhe hadithe të Pejgamberit s.a.s., të cilët na nxisin për jetë dhe punë në xhemat dhe komunitet. Mirëpo, si të jetohet në xhemat, si t’i përgjigjemi këtij obligimi të rëndësishëm për të realizuar begati të shumta të garantuara për jetën dhe punën në xhemat, shumica prej nesh këtë e nuk e dinë. Por, ashtu sikurse edhe për çdo problem tjetër, po t’i kthehemi Kuranit dhe hadithit të saktë të Dërguarit të Allahut, s.a.s. do të gjejmë përgjigje edhe për këtë çështje.

 

Para Sulejmanit a.s. u mblodhën ushtritë e tij të renditura në grupe. Secili grup kishte prijësin, udhëheqësin, i cili kujdesej për ushtarët e vet, për të cilët ishte i obliguar.

I kishte vendosur në vendet e tyre dhe i shikonte gjatë inspektimit. Askush nuk qëndronte në vendin e tjetrit. Secili e dinte vendin e vet. Në mesin e rreshtave nuk kishte çrregullim, shkapërderdhje apo anarki.

Këso sjellje duhet të dominojnë edhe në mesin e vetë myslimanëve. Duhet të dinë vendin e tyre në xhemat, punën e tyre, detyrimin e vet, të drejtat dhe obligimet e tyre dhe të gjitha këtyre u duhet përmbajtur. Këto vende dhe role duhet të renditen në varësi të aftësive dhe mundësive dhe askush nuk duhet të zërë vendin apo rolin e tjetrit. Që xhemati ynë dhe puna e tij të jetë e bereqetshme, duhet të sillemi në këtë mënyrë, duke mbajtur rendin dhe disiplinën.

Imami dhe këshilli i xhematit (shu’ra) duhet të ketë shumë kujdes për punën dhe disiplinën në xhemat.

Allahu i Madhërishëm e krijoi njeriun si qenien shoqërore. Secili njeri, e sidomos besimtari, duhet të përpiqet të jetojë në shoqëri dhe të përpiqet për mirëqenien e saj. Ekzistojnë versete kuranore të shumtë dhe hadithe të Pejgamberit s.a.s., që na nxisin për jetë dhe punë në xhemat dhe komunitet. Mirëpo, si të jetohet në xhemat, si t’i përgjigjemi këtij obligimi të rëndësishëm për të realizuar begati të shumta të garantuara për jetën dhe punën në xhemat, shumica prej nesh këtë e nuk e dinë. Por, ashtu sikurse edhe për çdo problem tjetër, po t’i kthehemi Kuranit dhe hadithit të saktë të Dërguarit të Allahut, (s.a.s.) do të gjejmë përgjigje edhe për këtë çështje.

Një prej tregimeve të Kuranit, i cili në mënyrë të bukur na shpjegon sesi të organizojmë komunitet të fortë dhe si t’i rregullojmë marrëdhëniet tona me të, është edhe tregimi i Sulejmanit (a.s.), të cilin Allahu i Madhërishëm e përmend në kaptinën En-Neml. Le të njihemi me këtë rrëfim, të kuptojmë obligimet e imamit dhe xhematlinjve dhe t’i lutemi Allahut të Madhërishëm të na ndihmojë në praktikimin e tyre.

 

Dituria e vërtetë – Pika e parë e organizimit të suksesshëm të xhematit

Allahu i Madhërishëm thotë:

 “Ne i patëm dhënë Davudit dhe Sulejmanit dituri, e ata të dy thanë: ‘I falënderohemi vetëm All-llahut që na dalloi (me të mira) mbi shumë robër të Tij besimtarë’.”[1]

Verseti fisnik tregon qartë për vlerën e diturisë dhe të diturve mbi tjerët.

Dituria e Sheriatit është një prej begative më të mëdha të Allahut. Me të Allahu në veçanti dallon robërit e Vet të caktuar mbi tjerët, siç thotë në versetin në vijim:

 “O ju që besuat, kur t’ju thuhet: zgjerohuni (bëni vend) në vend ndeje, zgjerohuni, se All-llahu bën zgjerim për ju, e kur t’ju thuhet: ngrihuni! Atëherë ju ngrihuni, All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni.”[2]

Për këtë Allahu i Madhërishëm në versetin e kaptinës En-Neml diturinë (ilm) e ka përmendur në formën e papërcaktuar “ilmen” me anë të të cilit dëshiron të tregojë për madhështinë e begatisë së diturisë, andaj për këtë arsye përkthehet: Ne i patëm dhënë dituri dhe madje çfarë diturie.

Verseti fisnik gjithashtu qartë tregon se atë që Allahu i Madhërishëm e nderon me këtë dituri, duke i dhënë begatinë më të madhe – diturinë e sheriatit, prandaj duhet të jetë falënderues ndaj Allahut për këtë begati, duhet ta falënderojë Zotin dhe të jetë i vetëdijshëm se ai kurrsesi nuk mund të dallohet nga robërit e tjerë të Allahut, sikur Allahu i Madhërishëm mos ta nderonte me dituri, ai këtë asnjëherë nuk do ta arrinte me mundin dhe inteligjencën e tij. Për këtë personi i ditur duhet të jetë modest, i përulur, dhe jo të ngrihet mbi robërit e Allahut, por vetëm me sinqeritetin dhe modestinë e tij dhe me këtë dituri të sheriatit duhet të kërkojë krenari e madhështi tek Allahu i Madhërishëm.

Malik b. Dinari ka thënë: “Nëse njeriu kërkon dituri për hir të Allahut, kjo dituri do ta bëjë modest dhe të përulur, por nëse e kërkon për diçka tjetër, kjo dituri do t’ia rrisë mëkatet dhe kryelartësinë.”[3]

Edh-Dhehebiu ka thënë: “Kush kërkon dituri për Ahiretin (Allahun), kjo dituri do ta bëjë modest dhe të përulur, përplot frikë-respekt ndaj Allahut.”[4]

Pra, çdo njeri i ditur duhet të dijë se burim i diturisë është Allahu i Madhërishëm, për këtë duhet ta falënderojë Atë dhe diturinë ta shfrytëzojë për atë që Allahu i Madhërishëm është i kënaqur.

 

Lënia e diturisë në trashëgim

Allahu i Madhërishëm thotë:

“E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: ‘O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka, e vërtet ky është shpërblim i qartë’.”[5]

Pas vdekjes së babait, Davudit (a.s.), Sulejmani (a.s.) e trashëgoi në pejgamberi dhe pushtet. Në versetin fisnik nuk është fjala për trashëgimin e pasurisë, por për trashëgimin e fesë dhe pejgamberisë, ngjashëm me thënien e të Dërguarit të Allahut, (s.a.s.): “Dijetarët janë trashëgimtarët e pejgamberëve!”[6]

Sikur të ishte fjala për trashëgiminë klasike të pasurisë, për ç’arsye Sulejmani (a.s.) do të ishte i veçuar nga fëmijët e tjerë të Davudit (a.s.)? Ndërsa vërtetimi më i madh se ka të bëjë më fenë dhe pejgamberinë janë fjalët e të Dërguarit të Allahut (s.a.s.): “Ne nuk trashëgohemi! Ajo që mbetet pas nesh (pasuria), kjo është sadaka (tjerëve)!”[7]

Ky verset kur’anor flet për atë që ne si prindër do të duhej që t’u lëmë fëmijëve tanë në trashëgimi, d.m.th., që fëmijët tanë gjatë kohës së jetës së tyre t’i mësojmë dhe aftësojmë që ata të jenë trashëgimtarët tanë në çdo gjë pas vdekjes sonë. Përkujtojmë versetin kur’anor:

“E Sulejmani e trashëgoi Davudin dhe tha: ‘O njerëz, ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka, e vërtet ky është shpërblim i qartë’.”[8]

Në këtë verset kur’anor këshillohemi që të gjitha begatitë e Allahut duhet t’i pranojmë dhe t’u tregojmë edhe tjerëve për ato, pa mburrje, pa u ngritur dhe pa mendjemadhësi ndaj tjerëve siç ka thënë Pejgamberi (s.a.s.): “Unë jam paraprijës i bijve të Ademit dhe nuk lavdërohem!”[9]

Për këtë, të tjerëve duhet t’u flasim për begatitë e Allahut, sepse edhe të tjerët, kryesisht, i posedojnë por nuk i njohin dhe nuk i vërejnë. Kjo në veçanti ka të bëjë me atë që ka pasur jetë të shthurur, larg nga bindja ndaj Allahut, kur Allahu i Madhërishëm me mëshirën e Tij e ka udhëzuar në rrugë të Vërtetë, pra ai të tjerëve duhet t’u flasë për këtë begati të jashtëzakonshme të Allahut ndaj tij, në mënyrë që të tjerët të marrin mësim nga jeta e tij. E gjithë kjo hyn në falënderim ndaj Allahut për begatitë e Tij siç thotë Allahu i Madhërishëm:

“E me të mirat që t’i dha Zoti yt, trego (udhëzo njerëz)!”[10]

Mesazhet e këtij verseti kur’anor janë:

– Pas largimit të imamit të aftë e të ditur, në vendin e tij duhet të vijë i ngjashëm me të;

– Imami, udhëheqësi duhet të përzihet me xhematlinjtë e vet, t’u drejtohet atyre dhe kohë pas kohe t’u raportojë atyre;

– Imami, udhëheqësi, duhet t’u shpjegojë xhematlinjve të tij për prejardhjen e të mirave që i posedon, që në xhemat të mos përhapen dyshimet.

 

Mbikëqyrja dhe përcjellja e gjendjes së secilit individ në xhemat

Allahu i Madhërishëm thotë:

 “E Sulejmanit i ishte tubuar ushtria e vet që përbëhej nga xhinët, nga njerëzit dhe nga shpendët e ata mbanin rendin.”[11]

Para Sulejmanit (a.s.) u mblodhën ushtritë e tij të renditura në grupe. Secili grup e kishte prijësin, udhëheqësin, i cili kujdesej për ushtarët e vet, për të cilët ishte i obliguar. I kishte vendosur në vendet e tyre dhe i shikonte gjatë inspektimit. Askush nuk qëndronte në vendin e tjetrit. Secili e dinte vendin e vet dhe aty duhej të qëndronte. Në mesin e rreshtave nuk kishte çrregullim, shkapërderdhje apo anarki.

Nga mesazhi i këtij verseti kur’anor është sa vijon:

– Kryetari nuk mund t’i kontrollojë të gjithë anëtarët, por kujdesin për të gjithë i duhet lënë kryetarëve të xhemateve lokale, e pastaj kohë pas kohe të ketë takim me këta duke dëgjuar raportet  e tyre dhe dhënien e vërejtjeve;

– Po ashtu, kryetari nuk duhet të lakmojë dhe të kërkojë që ai të pyetet për çdo gjë, por edhe të tjerëve t’u japë rol në fushën e aftësive të tyre.

 

Individi është përgjegjës për mirëqenien e bashkësisë

Allahu i Madhërishëm thotë:

 “Deri atëherë kur arritën mbi luginën e buburrecave, një buburrec tha: – O ju buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur.

E ai (Sulejmani) buzëqeshi i gëzuar prej fjalës së tij dhe tha: – Zoti im, më mundëso që t’i falënderoj të mirat Tuaja, që m’i dhurove mua dhe prindërve të mi dhe që të bëj vepra të mira që Ti i pëlqen, e me mëshirën Tënde më fut në mesin e robërve Tuaj të mirë!”[12]

Në fjalët: “O buburreca, hyni në vendet tuaja që të mos u copëtojë Sulejmani dhe ushtria e tij duke mos ju vërejtur”, gjejmë brengën për xhematin, bashkësinë, duke konsideruar veten si anëtar i bashkësisë, pjesë të xhematit, e jo udhëheqës, imam, i cili kujdeset për vetveten, e jo edhe për xhematin e tij. Kjo milingonë kishte mundësi të shpëtonte veten dhe të afërmit e saj, por nuk e bëri këtë, te ajo punoi vetëdija për xhematin, brenga për komunitetin ku ka banuar, dhe u nis t’i shpëtojë tjerët, ashtu siç dëshiron edhe për veten.

Në të njëjtën mënyrë duhet të sillen edhe myslimanët, posaçërisht ata që janë në pozita dhe vende përgjegjëse, e sidomos nëse u është besuar brenga për myslimanët. Ashtu siç vetes dhe të afërmve të vet i dëshirojnë dobi dhe të mirë, po ashtu edhe xhematlinjve duhet t’u dëshirojnë dobi dhe të mira. Ashtu siç dëshirojnë të shpëtojnë nga e keqja ata vetë, shpëtim nga e keqja duhet kërkuar edhe për xhematlinjtë e vetë. Kështu duhet të sillet secili mysliman, duhet të konsiderohet si pjesë e xhematit, komunitetit në të cilin jeton. Kjo këshillohet për çdo mysliman e sidomos për ata që kanë pushtet të caktuar dhe obligime ndaj myslimanëve të tjerë.

Pastaj, përsëri në verset gjejmë obligimin e falënderimit ndaj Allahut në begatitë e Tij dhe ndihmën e Allahut për çdo gjë, që Ai, i Lartësuari, të na bëjë falënderues, ngase falënderues ka pak. Duhet t’i lutemi Atij që të na ndihmojë, që begatitë e përmendura t’i shfrytëzojmë për kryerjen e veprave të mira, të na dhurojë shoqërinë e njerëzve të Tij të mirë në dynja dhe ahiret, dhe të na dhurojë mëshirën e Vet.

Asgjë nga të përmendurat ne nuk mund t’i arrijmë pa mëshirën e Allahut.

 

Këshillimi dhe korrigjimi i gabimeve

Allahu i Madhërishëm thotë:

“Dhe vështroi shpendët e tha: – Ç’është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu!

Unë do ta dënoj atë me një dënim të ashpër ose do ta ther ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).”[13]

Sulejmani (a.s.) e bëri inspektimin e shpendëve për t’u njohur me gjendjen e tyre, doli para tyre për të parë ç’të reja ka. Dhe kur Sulejmani (a.s.) e bëri këtë me shpendët, njerëzit më afër duhet ta bëjnë me njëri-tjetrin, gjegjësisht imami i xhematit, komunitetit duhet të vështrojë gjendjen e xhematlinjve të vet, të takohet me ata, të përcjellë përparimin e tyre, etj. Po ashtu prindërit duhet të ulen me fëmijët e tyre, të bisedojnë me ta, të hulumtojnë gjendjen e tyre. Të gjithë ata që kanë pozita të caktuara dhe obligime ndaj tjerëve, duhet kështu të veprojnë. Pastaj në gjithë këtë, përgjegjësit nuk duhet ta anashkalojnë, përulin dhe largojnë askënd. Shikoni sesi Sulejmani (a.s.) për hud-hudin (pupëzën), edhe pse zog i vogël, ka pasur kujdes dhe ka pyetur përse nuk është prezent.

Allahu e pastë mëshiruar Omer b. Hattabin (r.a.), i cili ka thënë: “Sikur delja diku në Irak ta thyente këmbën, për shkak se rruga nuk ka qenë e rrafshuar, Omeri për këtë do të ishte përgjegjës.” Ose: “Sikur ujku ta hante delen në brigjet e Eufratit, Omeri do të pyetet për të.”

Atëherë, ne sa duhet të kujdesemi për vëllezërit myslimanë, për xhematlinjtë tanë sidomos të rinjtë, që t’u afrohet përkrahja, fjala e mirë, etj..

Pastaj, shiko si Sulejmani (a.s.) pyet: “Ç’është që nuk e shoh pupëzën? Jo, ajo nuk qenka këtu.” D.m.th. (si thotë Ibn Kethiri): A po më gënjejnë sytë, apo mëkatet e mia nuk më lejojnë ta shoh se ajo është këtu apo mungon. Ky verset kur’anor shpjegon principin e përmirësimit të gabimeve, që i vërejmë tek të tjerët, së pari duhet të hulumtojmë vetveten a thua ne gabojmë, e pastaj të vërtetojmë gabimin tek të tjerët.

Pastaj thotë: “Unë do ta dënoj atë me një dënim ashpër ose do ta ther ose ka për të më sjellë ndonjë argument të fortë (si arsyetim).”

Edhe në verset kuptojmë se nuk duhet të marrim vendim ndaj të tjerëve në mënyrë të veçantë përderisa nuk i dëgjojmë. Është e mundur që argumenti të jetë në anën e tyre, apo për veprimin e tyre kanë arsyetim. Pra, ana tjetër duhet të dëgjohet. Për këtë, Allahu i Madhërishëm e përmend bisedën e Sulejmanit (a.s.) me hud-hudin. Allahu i Madhërishëm thotë:

“Ajo nuk zgjati shumë e tha: – Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur dhe të erdha nga Sebei me një lajm të sigurt.”[14]

Mesazhi i këtij verseti është:

– Secili, qoftë edhe anëtari më i ri i xhematit mund t’i shërbejë xhematit;

– I duhet dhënë përparësi xhematit mbi dobinë personale;

Në verset shpjegohet se hud-hudi u vonua fare pak: “Ajo nuk zgjati shumë dhe erdhi.” A thua nuk duhet kërkuar më shumë arsyetim?! Gjithsesi. Pastaj i tha Sulejmanit (a.s.): “Unë kuptova atë që ti nuk je i njohur.” Allahu ekber! Kujt hud-hudi i tha këto fjalë? I tha Pejgamberit të Allahut, i cili për vete tha: “Ne kuptojmë gjuhën e shpendëve e na është dhuruar nga gjithçka!” Këtij Sulejmani hud-hudi i tha: “Unë di diçka që ti nuk e di!”

Me këto fjalë, Allahu i Madhërishëm, i tregoi Sulejmanit (a.s.) se një krijesë e vogël sikurse hud-hudi mund të dijë atë që ai nuk di. Në këtë ka mësim për ne, se sado që të kemi dituri, duhet të dëgjojmë edhe të tjerët, e jo të krenohemi me diturinë që kemi arritur, se kjo është begati e Allahut, andaj kudo që dëgjojmë të vërtetën ta pranojmë. E vërteta nuk njihet sipas njerëzve, por njerëzit njihen sipas së vërtetës! Duhet ditur se sado që kemi dituri, ekziston dikush më i ditur, siç thotë Allahu i Madhërishëm:

 “Atë që duam Ne e lartësojmë shumë në dituri, e mbi secilin të dijshëm ka edhe më të dijshëm.”[15]

Paraardhësit tanë, nëse takonin dikë më të ditur se veten, kërkonin dituri nga ai. Nëse kanë takuar ata që kanë pasur dituri më pak se ata, atëherë diturinë e tyre e kanë transmetuar tek ata, e nëse kanë takuar dikë të barabartë me dituri si ata, atëherë kanë shkëmbyer mendime dhe kanë përsëritur diturinë që u ka dhënë Allahu.

Veprimi i tyre e arsyeton dhe vërteton atë që Allahu i Madhërishëm rekomandon me këtë verset, e kjo është që njeriu në këshillim me të tjerët, në shkëmbim të mendimeve me të tjerët, duke dëgjuar këshillat e largon nga vetja vetëpëlqimin dhe mendjemadhësinë. Për këtë, paraardhësit tanë kanë thënë: “Sado që ke dituri, përvojë, inteligjencë dhe mendjemprehtësi, njeriu duhet të këshillohet me të tjerët, në mënyrë që, mendimin e vet ta pastrojë nga mburrja dhe kryelartësia…”

Me fjalët e përmendura hud-hudi e fitoi vëmendjen e veçantë të Sulejmanit a.s., sepse hud-hudi dinte diçka, që pejgamberi Sulejman (a.s.) nuk e dinte. Ndodh që ne të jemi injorantë më të mëdhenj se ai që vjen të na ligjërojë, por ne as nuk e dëgjojmë dhe as nuk kemi respekt ndaj tij.

 

Dobitë e sundimit dhe udhëheqjes së Sulejmanit (a.s.)

– Imami, udhëheqësi i xhematit, kryetari i familjes duhet të jetë i ditur, para së gjithash në fe, e pastaj në fushat e tjera shkencore;

– Kur vendoset si udhëheqës i xhematit së pari duhet ta përgatisë përgjigjen ndaj Allahut të Madhërishëm për veprimet e tij e pastaj ndaj xhematit në vendin ku vjen. Kjo është begati nga Allahu;

– Imami i xhematit, kryetari i familjes, duhet të jetë modest, i përulur dhe rob falënderues ndaj Allahut;

– Imami, udhëheqësi i xhematit, komunitetit, kryetari i familjes duhet ta përcjellë gjendjen e xhematlinjve të vet, anëtarëve të familjes, të takohet me ta për t’i dëgjuar dhe biseduar;

– Për punë efektive në xhemat, xhematlinjtë duhet të ndahen në grupe pune;

– Puna dhe disiplina janë shkaset e rëndësishme të suksesit të xhematit dhe në këto duhet vënë theksi;

– Secili anëtar i xhematit duhet të ndihet i rëndësishëm dhe duhet të japë kontribut në ndërtimin e xhematit;

– Imami së bashku me xhematlinjtë merr pjesë në aktivitete;

– Duhet të jetë i vendosur për përmirësimin e gjendjes së xhematit të vet, qoftë edhe duke marrë masa disiplinore;

– Imami duhet të përpiqet të përmirësojë secilin anëtar të xhematit, nëse është për të mirë ta forcojë, e jo ta largojë, e sidomos në kohën dhe rrethanat tona;

– E mbi të gjitha imami, kryetari, apo udhëheqësi duhet të kërkojë ndihmë dhe mëshirë nga Allahu i Madhërishëm.

I lutemi Allahut të Madhërishëm që të na mbështesë në çdo të mirë dhe të na ruajë nga çdo e keqe. Tërë falënderimi i takon vetëm Allahut (xh.sh.), salavati dhe selami qoftë mbi Muhamedin (a.s.), familjen, sahabet (shokët) dhe të gjithë pasuesit e tij!

[1]. Kur’an, En-Neml, 15.

[2]. Kur’an, El-Muxhadele, 11.

[3]. Edh-Dhehebi, Sijeru e’alamin-Nubela, 5/362.

[4]. Edh-Dhehebi, El-Kebair, 79.

[5]. Kur’an, En-Neml, 16. 

[6]. Tirmidhiu, 2682.

[7]. Buhariu, 3711; Muslimi, 1758.

[8]. Kur’an, En-Neml, 16. 

[9]. Tirmidhiu, 3148.

[10]. Kur’an, Ed-Duha, 11. 

[11]. Kur’an, En-Neml, 17. 

[12]. Kur’an, En-Neml, 18-19. 

[13]. Kur’an, En-Neml, 20-21.

[14]. Kur’an, En-Neml, 22.

[15]. Kur’an, Jusuf, 76.


  • Hz. Sulejmani (a.s.), xhemati
  • tweet
Rëndësia e kujdesit prindëror! Roli strategjik i Kartës së Medinës

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
Me shumë në këtë kategori
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip
    Roli i mejtepeve në zhvillimin e...

    Jul 02, 2024 0

  • “Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe
    “Zani i Naltë” paraprijës –...

    May 07, 2024 0

  • Burimet themelore të fesë dhe qytetërimit islam
    Burimet themelore të fesë dhe...

    May 07, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në...

Apr 01, 2022 0

Departamenti i Shkencave Islame në Kolegjin Universitar Bedër në bashkëpunim me Departamentin e Teologjisë dhe Kulturës, në Kolegjin Universitar Logos dhe Institutin Katolik të...
Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Forum i hapur: “Roli i institucioneve arsimore në zhvillimin e kombeve, modeli i Ez’herit”

Forum i hapur: “Roli i institucioneve...

Jun 18, 2021 0

“Karta e Mekës”, si një dokument historik i botës islame në kohë moderne

“Karta e Mekës”, si një dokument...

Jun 16, 2021 0

Studime

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

Sep 13, 2024 0

nga Resul Rexhepi إِنَّ اللَّهَ وَمَلَائِكَتَهُ يُصَلُّونَ عَلَى النَّبِيِّ يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا...
Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)

100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)

Feb 01, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

 nga Nuredin Nazarko Abstrakt Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë...
Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Historiku i revistave si historishkrim i kulturës kombëtare

Historiku i revistave si historishkrim i...

Jul 10, 2020 0

Sociologji

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Jul 02, 2024 0

Prof. dr. Muhamed Mustafi Fakulteti i Shkencave Islame në Shkup Hyrje Në botën e fesë ekziston një koncept shumëdimensional dhe kozmopolit dhe për këtë arsye është shumë e...
Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane në shoqërinë bashkëkohore

Sfidat me të cilat përballen familjet myslimane...

Nov 30, 2022 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.)...

    Sep 11, 2024 0

  • Abstracts no. 38
    Abstracts no. 38

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 38 (191)
    Abstraktet e nr. 38 (191)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 37 (190)
    Abstraktet e nr. 37 (190)

    Jul 02, 2024 0

  • Randsi e marteses
    Randsi e marteses

    Jul 02, 2024 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
  • Abstracts no. 38
  • Abstraktet e nr. 38 (191)

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al