Perditësimi i fundit February 26th, 2026 12:14 PM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”

Jan 15, 2026 Zani i Nalte Aktivitete 0


Kjo konferencë u organizua në ambientet e “Tirana International Hotel”, me rastin e botimit të kolanës “El-Ihtijaru li Ta’lili-l-Muhtari”, botim ky i cili vjen si bashkëpunim ndërmjet Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Bashkësisë Fetare Islame të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Në ceremoninë e hapjes ishin të pranishëm Kryetari i KMSH-së, H. Bujar Spahiu, Myftiu i Kosovës, H. Naim ef. Tërnava, Kryetari i BFI-së në RMV, Reisul Ulema Shaqir Fetai, si dhe përfaqësues të tjerë të lartë të të tre komuniteteve fetare, studiues, akademikë dhe ekspertë të jurisprudencës islame nga vendi dhe rajoni.

Në fjalën e tij përshëndetëse, Kryetari Spahiu, pasi falënderoi të pranishmit për pjesëmarrjen, theksoi rëndësinë e veprës “El Ihtijar li Ta‘lîli-l-Muhtâr” si një nga burimet themelore dhe më autoritative të fikhut hanefi, duke vënë në pah vlerën e saj metodologjike, shkencore dhe historike në zhvillimin e jurisprudencës islame. Ai nënvizoi rolin e veçantë që medhhebi hanefi ka pasur dhe vijon të ketë në Ballkan ndër shekuj, si bazë e mendimit fetar, e gjykimit dhe e mësimdhënies.

“Ky përkthim plotëson një boshllëk shkencor që ka ekzistuar për dekada, pasi shumë nga veprat kryesore hanefite ende nuk janë përkthyer saktësisht në gjuhët ballkanike. Disponimi i përkthimit të librit El Ihtijar për lexuesin shqiptar përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e studimeve juridiko-fetare, zhvillimin e kurrikulave të edukimit islam, lehtësimin e qasjes në trashëgiminë e medhhebit dhe konsolidimin e identitetit shkencor të myslimanëve në këtë rajon,” – tha Kryetari Spahiu.

Ceremonia vijoi më tej me fjalën përshëndetëse të Myftiut të Kosovës, H. Naim ef. Tërnava, i cili e vlerësoi botimin në shqip të veprës “El Ihtijar li Ta‘lîli-l-Muhtâr” si një ngjarje me rëndësi të veçantë shkencore dhe fetare për të gjithë besimtarët myslimanë të hapësirës shqipfolëse.

“Është kënaqësi të shohim një moment të tillë në Tiranë, ku tri bashkësitë islame shqiptare bëjnë një botim të përbashkët. Një nismë e çmuar, që meriton vlerësim dhe vazhdimësi në projekte të tjera bashkuese. Le të shërbejë kjo vepër si frymëzim për projekte të tjera shkencore, për përkthime të reja, për studime të thelluara dhe për nisma që pasurojnë korpusin tonë akademik. Le të jetë një kujtesë se dija është një mision, një përkushtim dhe një trashëgimi që meriton t’u transmetohet brezave me dinjitet, me saktësi dhe me respekt,” – u shpreh Myftiu Tërnava.

Ndërsa Kryetari i BFI-së në RMV, Reisul Ulema Shaqir Fetai, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të tre komuniteteve fetare si jetike në misionin tonë të përbashkët të ruajtjes dhe përcjelljes së vlerave dhe normave tona fetare islame tek brezat e rinj, por edhe tek e gjithë ajo kategori që synon të thellohet në literaturën islame.

“Ky përkthim është akt strategjik, akt kulturor, akt fetar dhe, mbi të gjitha, akt kombëtar, sepse ky libër, tashmë i përkthyer, u jep mundësi brezave të rinj që të mos varen nga përkthime të huaja, por të njohin traditën e tyre fetare në gjuhën e tyre amtare. Ihtijari, në këtë mënyrë, bëhet jo vetëm vepër e përkthyer, por platformë e përbashkët metodologjike, bosht unifikues dhe simbol i kohezionit fetar ndërshqiptar. Ai na kujton se kufijtë politikë janë të rastësishëm në raport me thelbin e identitetit tonë fetar dhe se ajo që na bashkon, si feja, tradita, gjuha dhe amaneti i dijes, është shumë më e thellë sesa gjithçka që mund të na ndajë,” – tha ai.

Pas përfundimit të fjalëve përshëndetëse, konferenca vijoi më tej me promovimin e veprës në fjalë nga z. Sabri ef. Bajgora, Bashkësia Fetare Islame e Kosovës, z. Mafiz Rustemi, Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe z. Dorian Demetja, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.

Ata nënvizuan rolin që ky botim dhe përkthimi i tij në gjuhën shqipe luajnë në forcimin e bashkëpunimit ndërinstitucional, në ngritjen e nivelit akademik të studimeve islame dhe në lehtësimin e qasjes së imamëve, studiuesve dhe studentëve në burime autentike juridiko-fetare. Ata theksuan njëkohësisht se ky projekt përbën një hap të rëndësishëm drejt ruajtjes së identitetit fetar dhe shkencor, si dhe drejt zhvillimit të mëtejshëm të mendimit islam bashkëkohor në rajon.

Pas përfundimit të seancës së përshëndetjeve, punimet e konferencës vijuan me seancën e parë shkencore, e cila u moderua nga Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Tauland Bica.

Në këtë seancë, Dr. Elton Karaj trajtoi temën “Maksimat juridike në veprën el-Ihtijar të el-Meusiliut”, Dr. Ejup Haziri, temën “El-Ihtijar li ta‘lîli el-Muhtar: Një gur themeltar i jurisprudencës hanefite”, dhe z. Bledar Myftari, “El-Ihtijar si burim orientues për vendimmarrjen juridike islame”.

Pas përfundimit të seancës së parë shkencore, punimet e konferencës vijuan me seancën e dytë dhe të fundit shkencore, të cilën e moderoi Nënkryetari i Institucionit, z. Lauren Luli.

Në këtë seancë, Dr. Xhemal Seferti trajtoi temën “Vepra El-Ihtijar në jurisprudencën hanefite: një pasqyrë e shpirtit të medhhebit dhe e shumëllojshmërisë së shkollave të tij”, ndërsa Prof. Dr. Abdulxhemil Nesimi, trajtoi temën “Vlera shkencore dhe pedagogjike e veprës El-Ihtijar në mësimdhënien e jurisprudencës islame”.

Më tej, Dr. Ana Gjeci, përmes temës “Një rilexim i El-Ihtijar li ta‘lîl el-Muhtar si urë mes tekstit dhe kontekstit”, solli një lexim analitik që evidentoi aktualitetin dhe fleksibilitetin interpretues të veprës në raport me realitetet shoqërore dhe juridike.

Seanca u përmbyll me kumtesën e z. Eduart Shefkiu, “Metodologjia e arsyetimit juridik në veprën El-Ihtijar li ta‘lîli el-Muhtar”.

Pas përfundimit të dy seancave shkencore, krerët e komuniteteve fetare të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut shpërndanë certifikata vlerësimi për të gjithë referuesit, të cilët përmes kumtesave të tyre sollën qasje të thelluara akademike dhe këndvështrime të ndryshme shkencore, duke ndriçuar më tej rëndësinë dhe vlerën e këtij botimi në mendimin juridik islam.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë shpreh mirënjohje dhe falënderim për të gjithë ata që kontribuuan në forma të ndryshme në realizimin e kësaj vepre madhore, e cila përbën një pasuri të çmuar shkencore dhe kulturore, si për studiuesit, ashtu edhe për institucionet dhe brezat e ardhshëm.


  • Drejtoria e Kultures dhe dialogut nderfetar, Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, Konferenca e Ihtijarit
  • tweet
Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja Për çfarë shërbejnë universitetet?

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
    Recension për librin: “Me Zotin mes...

    Feb 09, 2026 0

  • XHAMIA E NAMAZGJASË DHE RRUGËTIMI PËR NDËRTIMIN E SAJ
    XHAMIA E NAMAZGJASË DHE RRUGËTIMI...

    Dec 21, 2023 0

Me shumë në këtë kategori
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”
    Zhvillohet konferenca shkencore me...

    May 10, 2025 0

  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0

  • Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare
    Instituti për Lirinë e Besimit dhe...

    Sep 18, 2021 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”

Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin...

Jan 15, 2026 0

Kjo konferencë u organizua në ambientet e “Tirana International Hotel”, me rastin e botimit të kolanës “El-Ihtijaru li Ta’lili-l-Muhtari”, botim ky i cili vjen si bashkëpunim...
Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun...

May 21, 2025 0

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (40)

Te Fundit

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
    PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)

    Feb 26, 2026 0

  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
    Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor...

    Feb 09, 2026 0

  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
    Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij...

    Jan 15, 2026 0

  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
    Për çfarë shërbejnë universitetet?

    Oct 09, 2025 0

  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
    Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet...

    Oct 06, 2025 0

  • LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E TË DREJTAVE THEMELORE
    LIRIA E MENDIMIT, NDËRGJEGJES DHE FESË NË KONTEKSTIN E...

    Sep 11, 2025 0

  • KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË PËR MENDIMIN GJEOGRAFIK ISLAM
    KONCEPTET FILOZOFIKE TË EL-FARABIUT (870 – 950) SI BAZË...

    Sep 10, 2025 0

Më të lexuarat

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
    PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)

    Feb 26, 2026 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • PAMJE MAHNITËSE E QELIZËS (QELIZA-SHKENCA DHE KURANI)
  • Recension për librin: “Me Zotin mes njerëzve” me autor z. Dorian Demetja
  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
  • Për çfarë shërbejnë universitetet?
  • Kushtetuta e vitit 1925 dhe ndikimi i saj në zhvillimet politike dhe juridike në Shqipëri
[Not a valid template]
Copyright 2013 Zaninalte.al