Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM
May 12, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Në kuadër të bashkëpunimit për dialogun ndërfetar myslimano-katolik, pas organizimit të një seminari në Shkollën e Lartë Teologjike Katolike në Shkodër (Seminari Ndërdioqezian), realizuar me ftesë të Drejtorit të kësaj Shkolle, At Mario Imperatori, me pjesëmarrjen e Drejtorit të Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH z. Genti Kruja dhe pedagogut në Universitetin Bedër z. Elton Karaj, kësaj radhe është realizuar një seminar në Universitetin Bedër me studentët e Departamentit të Shkencave Islame. Ky seminar është zhvilluar ditën e mërkurë me datë 7 maj 2014.
Seminari është zhvilluar në sallën e Dekanatit të këtij universiteti, ku kanë referuar në dy orë leksioni, Drejtori i Seminarit Ndërdioqezian At Mario Imperatori dhe Don Robert Kola, pedagog i ekumenizmit. Pas këtij seminari dhe takimi të ngrohtë midis të ftuarve dhe studentëve, më pas profesorët i janë përgjigjur edhe pyetjeve të ndryshme të studentëve.
Miqtë e ftuar, gjatë vizitës në Universitetin Bedër, krahas takimit me Dekanin e Fakultetit të Shkencave Humane Prof. Dr. Ayhan Tekines, Drejtorit të Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar në KMSH z. Genti Kruja, Drejtorit të Qendrës Kërkimore Islame Dr. Atakan Derelioglu dhe përgjegjësit të departamentit të Shkencave Islame z. Adil Kutlu, ata janë pritur gjithashtu edhe nga rektori i Universitetit Bedër Dr. Ferdinand Gjana. Gjatë këtyre takimeve ata janë njohur edhe me Universitetin dhe funksionimin e tij, si dhe kanë vizituar ambjentet e universitetit, si auditoriume, bibliotekën, etj.
Të dyja palët gjatë këtyre takimeve kanë shprehur gatishmërinë për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën e dialogut të ndërsjellët, sidomos mes studentëve të teologjisë, në mënyrë që ata që nesër do të jenë përfaqësuesit e fesë në Shqipëri dhe përtej saj, ta njohin sa më mirë njëri-tjetrin, për të vazhduar traditën e të parëve tanë, që na e trashëguan deri në ditët tona këtë harmoni dhe bashkëjetesë ndërfetare, por edhe duke zbatuar një obligim fetar, që na vjen në rastin tonë vjen nga burimet tona Islame.
May 26, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...