Perditësimi i fundit September 11th, 2025 8:31 AM
Oct 09, 2013 Zani i Nalte Retrospektivë 0
Me rasën e shum cermonijave të ndryshme âsht konstatue se Xhamija e Vjetër e Sulejman Pashës âsht tepër e vogël dhe s’mundet me i u përgjojë mâ nevojës së kohës.
Mungesa e nji salloni të gjanë në kryeqytet ka dhânë shkak qi shumica e popullit të mbetet pa marrë pjesë në shumë ceremoni e lutje të kryeme ndër festa fetare e kombëtare.
Populli âsht tepër sensibël shpirtnisht dhe e q quën vehten shum fatkeqe kur s’gjen vend në tempullin e shenjtë ku don me krye të luturat e me e kënaqë ndërgjegjen e tij, sidomos të luturat e rralla qi me mëzi i pret.
Mungesa e nji tempulli të favorshëm, mungesa e nji lokali të madh e të përshtatun me numrin e madh të popullit qi ka sot kryeqyteti, mungesa e nji faltoreje qi t’a përmbledhe e t’a kënaqe të tanë até publik që dëshiron me marrë pjesë ndër të lutuna, mungesa e nji të tillë ndertese sot âsht konstatue e vërtetue dhe nuk mund të kundreshtohet.
Prandaj e shohim qi ka ardhë koha me e parashtrue ketë problem për t’u bisedue e për t’u rafë mendimet.
*
* *
Në vitet e fundit në Tiranë janë ndërtue disa Xhamija të reja, por, si xhamia lagjesh, u bânë shum të vogla. Pra nuk na hyjnë në punë për ceremoní të mëdha e të përbashkëta, të cilat mund të kryhen vetëm nëpër Xhamija të mëdha e qëndrore.
*
* *
Si mund të ndërtohet nji Xhami e Madhe në Kryeqytet?
Nji punë e tillë me të vërtetë âsht e vështirë por jo e pa realizueshme, Nji vepër kaqë kolosale mund të kushtoje má tepër se 200 ose 300 mij frank ar. Nji shpenzimit kaqë të madh sot për sot âsht e pamundur qi t’i bâjë ballë Arka e Përgjitheshme e Vakfeve. Prandaj këjo punë mund të kryhet me ndihmat e popullit bâmirës.
Po të ketë dëshirë e vullnet, vepra mund të realizohet me pak sakrifica të bâme prej disa vetësh.
Nji grup i vogël i bujarëve të Kryeqytetit duhet t’a marrin nisjativën e kësaj vepre qi i shërben nji qëllimit shum të shenjtë e të naltë.[1]
Sep 11, 2025 0
Sep 10, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Sep 04, 2025 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
Feb 12, 2024 0
Oct 19, 2023 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...Sep 04, 2025 0
ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën ai bën pjesë....