Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Abstraktet e nr. 10 (163), janar, shkurt, mars 2015

Jun 15, 2015 Zani i Nalte Abstraktet 0


zani i nalte Kopertina 10

Shkenca Islame

1. Konkluzioni fetar mbi lëndët hipnotike dhe stupefiante

Prof. Dr. Ajhan Tekinesh

Universiteti Bedër 

Abstrakt

Trashëgimi më i madh që na la Profeti ynë, është rruga që ndoqi ai gjatë gjithë jetës, e thënë ndryshe, Suneti i tij. Suneti është një model i mënyrës së jetesës.

Suneti na ofron ne modele sjelljeje lidhur me çdo specifikë që i intereson njeriut, si adhurimi, morali dhe etika, marrëdhëniet shoqërore dhe jeta familjare. Suneti i Profetit a.s. mbi temat e adhurimit, shitblerjes, martesës dhe marrëdhënieve të tjera ndërnjerëzore, është evidentuar në librat e fikhut.

2. Metoda e Imam Sha’raniut në zgjidhjen e kontradiktave juridiko-fetare në veprën El-Mizan I

Elton Karaj

Universiteti Bedër 

Abstrakt

Metoda e Imam Sha‘raniut në zgjidhjen e kontradiktave meriton me të vërtetë një vëmendje të veçantë. Njerëzit në përgjithësi janë të mendimit që nëse në lidhje me një çështje ka disa fetva të ndryshme, vetëm njëra prej tyre është e saktë dhe gjithsecili është i prirur të mbrojë fetvanë e imamit që ndjek. Ky gjykim të shpie rrjedhimisht në përfundimin se të tjerët kanë gabuar. Kurse Sha‘raniu është i mendimit se çdo imam medhhebi ka të drejtë në fetvanë që ka dhënë. Sipas tij, ideja që vetëm një fetva është e saktë dhe të tjerat janë të gabuara është logjika e atyre që mbrojnë mendimin se sheriati ka ardhur vetëm në një nivel. Kurse sipas tij, sheriati është përcaktuar në dy nivele, njëri teshdid dhe tjetri tahfif.

Studime

3. Laicizmi, feja dhe globalizimi i marrëdhënieve mes Lindjes dhe Perëndimit

Dr. Genti Kruja

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë 

Abstrakt

Në një botë gjithnjë e më të globalizuar, në të cilën të gjitha fetë janë duke u bërë gjithnjë e më tepër fe ‘të diasporës’, lidhjet ndërkombëtare mes feve kanë dobi pozitive për të ofruar kanale të pasqyrimit në kontekste të ndryshme kulturore. Por, tragjikisht, ato mund të bëhen edhe përçuese përmes të cilave konfliktet janë transportuar nga një pjesë e botës në një tjetër.

Stereotipet me portretizime negative rreth myslimanëve nëpër media, vetëm sa e kanë rritur më tej dyshimin ndaj tyre. Ekziston gjithashtu një mungesë e qartë e informacioneve rreth Islamit në shoqëritë perëndimore, me përjashtim të disa universiteteve dhe specialistëve të veçantë. Por ekziston gjithashtu edhe një mungesë e theksuar e informacionit rreth Perëndimit në shumë shoqëri myslimane.

4. Nga Imam Aliu te Salahedin Ejjubiu,

nga Emir Abdul-Kaderi te Hasan Riza Pasha…

Fatos Kopliku

(Pjesa e I-rë)

“Vërtet, te i Dërguari i Zotit keni shembull të shkëlqyer” (33:21)

Abstrakt

Ndër përvojat e jetës njerëzore, lufta është me shumë gjasë sprova më e vështirë e vetëpërmbajtjes, e kryerjes së detyrës pa shkelur cakun, e aq më tepër një arenë ku dikush mund edhe të jetë i mëshirshëm; sprovë e vështirë vërtet, por jo e pamundur. Urdhrat kalorësiakë të Mesjetës Klasike të Evropës ishin praktikisht vëllazëri murgjish me shpatë. Jeta e tyre ishte e gdhendur nga një sërë rregullash të rrënjosura në shpirtmërinë kristiane, ndërsa ia kishin dedikuar jetën shërbimit ushtarak. Në thelb, ata përpiqeshin të brendësonin natyrën askete të Krishtit në sferën marciale të jetës, e të vepronin si Krishti nëse ai do të kishte përdorur shpatën. Në mënyrë shumë të ngjashme, karakteri i mjeshtrave samuraj ka qenë tërësisht i mbrujtur nga Budizmi, dhe në thelb synimi ishte brendësimi i natyrës askete të Budës (i cili, sikurse Krishti, nuk përdori shpatë në jetën e vet) në jetën e luftëtarit. Po ashtu, në Islam vëllazëritë e përshpirtshme marciale (futuwwa) kanë qenë të pranishme që në kohët më të hershme, me rregulla qartësisht të kodifikuara sipas normave islame. Por, ndryshe nga Krishti apo Buda, Profeti Muhamed ka dhënë direkt shembullin e vet edhe në këtë përvojë të jetës njerëzore, dhe në këtë shkrim do të shohim disa mishërime historike të kësaj norme profetike.

 

Gjuhë-Letërsi

5. Rexhep Abdullah Dizdari (1895-1976)

mësues, autor tekstesh shkollore dhe veprimtar i shquar

Prof. Dr. Njazi Kazazi

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” 

Abstrakt

Autori i librit nisej nga drejtimi praktik i zgjidhjes së problemeve të shoqërisë shqiptare. Kjo kuptohet edhe nga përmbajtja e tekstit. Në të përfshihen, përveç mësimeve të lexim-shkrimit, edhe pjesë me përmbajtje nga historia, gjeografia, leximi, aritmetika e mësimet praktike për letërkëmbimin vetjak dhe tregtar (që luajnë rolin përsëritës a përforcues), të gjitha njohuri të nevojshme për formimin kulturor dhe të domosdoshme për jetën e përditshme të artizanëve, dyqanxhinjve etj. Në këtë këndvështrim, libri bëhej shumë i dobishëm, për të mos thënë i domosdoshëm për një pjesë të madhe të popullsisë shqiptare.

Histori

6. Kontributi i institucioneve fetare në ngritjen e vetëdijes kombëtare

Doc. Dr. Faredin  Ebibi

Dekan i Fakultetit të Shkencave Islame – Shkup 

Abstrakt

Nisur nga fakti se gjuha është element përbërës i identitetit kombëtar, ky element kishte gjetur mbështetje pa rezervë në xhami gjatë periudhës së egër moniste. Pushteti monist insistonte me çdo kusht që popullit shqiptar t’ia bastardojë gjuhën përmes toponimeve sllave, si në libra, në literaturë, në mediume të shkruara dhe të dëgjuara. Institucioni i vetëm që i rezistoi me vendosmëri kësaj fushate të egër ishte xhamia, përkatësisht ligjëruesit që ishin larg çdo ndikimi të asaj fushate. Përmes hutbeve, derseve dhe fjalimeve të ndryshme e mbrojtën gjuhën e pastër nga ndikime të tilla tendencioze.

Një segment i këtillë mund të mos ishte shumë i rëndësishëm në viset e tjera shqiptare, por për territorin e Kumanovës ka qenë shumë i rëndësishëm dhe i vlerës së veçantë kombëtare.

7. Kontributi i Hoxhë Kadri Prishtinës në mbrojtjen e tërësisë së tokave shqiptare

Mr. Qemajl Morina

Fakulteti i Studimeve Islame-Prishtinë 

Abstrakt

Prijësit fetarë shqiptarë dhe përfaqësuesit intelektualë të tre besimeve më të mëdha të Shqipërisë u përfshinë në luftën për pavarësinë e Shqipërisë, e cila u arrit formalisht më 28 nëntor 1912. Kontribut të veçantë në këtë aspekt dhanë edhe prijësit fetarë të besimit islam, të cilët nuk e patën të lehtë të kyçen në këtë proces, sepse ata duhet tu kundërviheshin shtetit, i cili deri pak kohë më parë kishte përfaqësuar interesat e tyre, sepse shqiptarët me pozitën e tyre në shtetin osman kishin qenë pjesëmarrës në strukturat më të larta të tij: mbi 36 sadri azemë (kryeministra), ministra, valinj, komandantë ushtarakë, shejhul islam etj.

Në mesin  e këtyre personaliteteve bën pjesë edhe Hoxhë Kadri Prishtina, i cili më mirë se çdo kush tjetër mishëron lidhjen në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Ai u lind në Kosovë, ku edhe kaloi një pjesë të rinisë, kurse në Shqipëri kaloi pjesën tjetër të jetës deri në vdekje.

Shkenca Komunikimi

8. Liria e shprehjes

Redi Shehu 

Abstrakt

Është pak e vështirë të  argumentosh faktin, se liria si koncept duhet të qëndrojë e shkëputur, apo thënë ndryshe, e emancipuar nga rendi dhe renditja, nga norma dhe rregulli, për sa kohë ajo si kategori merr formë brenda këtij realiteti. Ne, jetojmë në një botë ku rendi në kuptimin kozmologjik është tipari themelor i ekzistencës. Ai, (rendi) projektohet që nga makrosfera në një kozmos ku rregulli perfekt dhe ligji fizik janë formë e jashtme e mirëmbajtjes, formë vizive e një realiteti të cilin brezat tanë kanë luksin ta perceptojnë atë. Ky rend zbret në formë teleologjike edhe në ekzistencën e planetit tonë duke strukturuar jetën e gjallesave e sendeve.

9. Hibridizimi i gjinive mediatike në Shqipëri

Gazmend Leçini

Abstrakt

Hibriditeti është kthyer në modë në shumë fusha. Shumë degë të shkencës po i përafrojnë kurrikulat e tyre duke ndërthurur ato lëndë që deri dje konsideroheshin si “fushë tjetër” studimi.

Ndërthurja midis mediave të vjetra dhe atyre të reja po na jep një panoramë tjetër të skenës mediatike pjesë e së cilës është dhe Shqipëria. Duke parë dhe ndjekur këtë prirje, si dhe duke marrë shkas nga studime mbi këtë tematikë mendoj se ka ardhur momenti që të tilla zhvillime të evidentohen dhe të trajtohen me kujdes duke mbajtur qëndrimin e duhur.

Në këtë studim unë përmend disa raste hibriditeti në sistemin mediatik shqiptar duke theksuar edhe qëndrimin që sugjerojnë studiuesit e shkencave të komunikimit për t’u ardhur në ndihmë konsumatorëve të medias që ata t’i kuptojnë mediat ashtu siç duhet dhe jo të jenë “viktimë” e tyre, por as edhe armiq me to.

Metodologjia e përdorur është vëzhgimi i disa prej këtyre mediave dhe ndërthurja e teorive mbi median me realitetin. Intervistat me personazhet e këtyre mediave a gjinive mediatike do të përbëjnë dhe boshtin e këtij studimi.

Pyetjet të cilave do u jap përgjigje janë:

Cilat janë disa nga mediat dhe gjinitë mediatike hibride sot në Shqipëri?

A janë këto media dhe gjini hibride “Made in Albania” apo thjesht imitim i atyre të huaja?

A kanë luajtur rol këto në ndryshimin e formës dhe të përmbajtjes së mesazhit i cili tashmë duhet t’i përshtatet një media hibride?

A do të ndikojë kjo prirje për t’u marrë në konsideratë nga departamentet e Gazetarisë dhe Komunikimit, por jo vetëm, për të bërë ndërhyrjet e duhura në materialet e lëndëve mbi gazetarinë e shkruar, të radios, televizionit dhe on-line?

 

Në përvjetorin e themelimit të Medresesë së Tiranës

10. Medreseja e Naltë e Tiranës, ëndrra e besimtarëve islamë

Hiqmet Patozi 

Abstrakt

Suksesi i medreseve shfaqet qartë në përvetësimin prej nxënësve të lëndëve të shkencave natyrore në gjuhën angleze, në kalueshmërinë e lartë e cilësore në të gjitha lëndët e veçanërisht në provimet e lirimit dhe të Maturës Shtetërore, ku ndonjëra prej tyre (Tirana) konkurron denjësisht shkollat më të mira shqiptare publike a private.

Përkthime

11. Modeli islam në emancipimin e gruas

Dr. Muhamed Amare

Egjipt 

Abstrakt

Nëse erërat e injorancës paraislame, kanë arritur që t’i rikthejnë disa zakone dhe tradita që dominonin botën para Islamit, ato nuk kanë arritur të prevalojnë mbi arritjet e emancipimit islam të gruas. Shpirti i këtij emancipimi dhe frytet e tij vërehen edhe në kohën e regresit të civilizimit islam, regres i cili ka pllakosur botën islame. Edhe në këto kushte të rënda, jeta jonë sociale ofron modele grash të cilat depërtojnë në fusha të ndryshme të jetës, si ajo e shkencës së hadithit, fikhut, letërsisë etj.

Personalitete

12. Hafiz Ismet Dibra

(1886-1955) 

Abstrakt

Në tërë veprimtarinë e tij Hafiz Ismet Dibra u udhëhoq nga mësimet e Kur’anit dhe duke pasur parasysh edhe përbërjen e popullit shqiptar, punët dhe mësimet e tij i mbizotëronte toleranca në mes besimeve dhe besimtarëve. Medreseja e Tiranës, e drejtuar nga H. Ismet Dibra, ruajti dhe vazhdoi traditën e edukimit të nxënësve, krahas asaj të fesë edhe atë të frymës patriotike dhe kalitjes së ndërgjegjes kombëtare.

Retrospektivë

13. Medreseja e përgjithshme (Universite) e Komunitetit Mysliman 

Abstrakt

Medreseja asht hapun në lagje të Sulejman Pashës, në shtëpie të Haqim Maçit, e cilla asht ndertue si mbas rregullavet shkencës e mbas nevojavet të shëndetsis…

Mënyra e mësimit asht fare modern si mbas rregullave të petagogjis ma të reja.


  • tweet
Abstracts no. 10 Modeli islam në emancipimin e gruas

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E...

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin:...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Abstraktet e nr. 38 (191)
    Abstraktet e nr. 38 (191)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 37 (190)
    Abstraktet e nr. 37 (190)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 36 (189)
    Abstraktet e nr. 36 (189)

    Feb 12, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 35 (188)
    Abstraktet e nr. 35 (188)

    Oct 19, 2023 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al