Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Abstraktet e nr. 29 (182), tetor, nëntor, dhjetor 2019

Jan 02, 2020 Zani i Nalte Abstraktet 0


nr. 29

Shkenca Islame

1- Rreth pendesës në shpirtshmërinë islame 

Prof. Asoc. Dr. Atif Khalil, Departamenti i Studimeve Fetare, Universiteti Lethbridge, Kanada

Teubja (pendesa), në traditën shpirtërore të hershme, kuptohej jo vetëm si largim nga mëkatet individuale, por si një proces i tërë kthimi kah Zoti. Në shkallën që përbënte nisjen e rrugëtimit, ajo nënkuptonte vdekje e rilindje, një ‘konvertim të brendshëm’ në të cilin përngjitja nominale ndaj fesë, në të cilën ke lindur, zëvendësohej nga një përkushtim i plotë e i palëkundur ndaj jetës së përshpirtshme, i cili sillte me vete ‘neveri’ e ‘kthim mënjanë’ nga çkado që ta zë rrugën drejt Zotit. Ngase shënjonte stadin e parë të ngjitjes shpirtërore, ishte e natyrshme që shumica e trajtimeve të gjerësishme të këtij koncepti të vatërzoheshin te konsideratat praktike (mua’melat), duke e mbështetur dhe nxitur kërkuesin në mposhtjen e fuqisë joshëse të vesit dhe mëkatit. Për këtë qëllim, mjeshtrit e hershëm siguruan metoda specifike që do ta ndihmonin rrugëtuesin në përpjekjet e tij: nga inkurajimi për t’u ndarë nga shoqëria e keqe dhe ushqimi i dyshimtë, sipas Sheriatit, e deri tek ushtrimi i heshtjes dhe ridrejtimi i ndërgjegjshëm i mendimeve drejt synimeve më fisnike. Ngase pendesa kuptohej si proces gjithëpërfshirës surdisje dhe dëlirje të brendshme, autoritetet i kërkonin pendestarit, që të çrrënjoste jo vetëm ‘mëkatet e gjymtyrëve’ por edhe ‘mëkatet e zemrës’ përmes një ‘kthimi së brendmi’ apo brendësimi të ndërgjegjes. Prapëseprapë, me gjithë vatërzimin theksues të traditës së hershme te praktika, autoritetet shpirtërore nuk iu shmangën tërësisht hulumtimit të çështjeve teorike apo ezoterike të ndërlikuara mbi mëkatin e pendesën, sidomos kur vinte puna tek adresimi i stadeve të larta të udhës, ku vija ndarëse mes praktikës e gnosës, mes mua’mele dhe mukashefe, mjegullohej.

 

2- Njohja e vetes 

Ebu Hamid El-Gazali

Njeriu në një anë i takon botës së krijesave e në anën tjetër botës urdhërore. Rruhu nuk ka hapësirë, masë, kolorit andaj nuk mund të përkufizohet, ndërsa urdhri (kun) është rruga e tij. Disa kanë menduar se Rruhu është pa fillim andaj kanë gabuar. Disa kanë thënë se Rruhu është rastësi, edhe këta kanë gabuar, sepse rastësia nuk ekziston në vete, por pason një tjetër. Rruhu është rrënja e bijve të Ademit (njeriut). Ana formale e njeriut e pason. Disa kanë thënë se Rruhu është organizëm, edhe këta kanë gabuar, sepse organizmi pranon ndarjen. Rruhu të cilin e kemi quajtur zemër është vend i njohjes së Allahut të Madhërishëm, është i tejpashëm nga lloji i melekëve dhe njohja e tij është tejet e vështirë. Dije se secili individ është si një shtet, duart, këmbët dhe organet e tjera janë pasuritë e këtij shteti. Zemra është mbreti, ndërsa truri është ministri. Mbreti vendos dhe mbikëqyr punën për të arritur harmoninë, rendin dhe qetësinë në pushtet. Nëse mbreti, këta i lë pa kontroll, me siguri që do ta rrënojnë shtetin. Për këtë nevojitet që të konsultohet me ministrin (mendjen). Kështu rregullohet shteti dhe ruhet harmonia e qetësia. Domethënë zemra e konsulton mendjen që të nënshtrojë epshin dhe zemërimin, që t’i binden dhe të jenë në shërbim në mënyrë që individi të jetë i liruar dhe pa pengesa për të arritur lumturinë, e kjo është njohja e Prezencës Hyjnore. Nëse ndodh që mendja (ministri) e lëshon kontrollin dhe bie nën ndikimin e epshit dhe zemërimit, individi shkatërrohet, ndërsa rruhu (zemra) do të jetë e palumtur në botën tjetër. Dije se epshi dhe zemërimi janë të obliguar që të jenë shërbëtorë për mbajtjen e fuqisë trupore dhe jetës bashkëshortore dhe aktivitetin e shqisave tona. Këto shqisa i shërbejnë secilit person dhe janë instrumente të mendjes dhe janë nën kontrollin e tij. Mendja (akl) është qendra e të gjitha aktiviteteve, ndërsa zemra është drita me të cilën mendja sheh Prezencën Hyjnore. Mendja është shërbëtor i zemrës ndërsa zemra është krijuar të shikojë bukurinë e Prezencës Hyjnore. Kush e kupton këtë art ai është rob i vërtetë.

 

3- Xhizja në Islam dhe në kontestin aktual 

Mr. Sc. Bahri Curri, Kosovë 

Të drejtat e njeriut janë të patjetërsueshme dhe universale. Kjo do të thotë se brenda shtetit ligjor dhe demokratik të drejtat e njeriut duhet të respektohen për të gjithë njerëzit, pa dallim gjinie, ngjyre, vendi, feje, pasurie; qytetar i arsimuar, akademik apo jo i arsimuar, të gjithë duhet t’i gëzojnë të drejtat njerëzore në mënyrë të barabartë dhe pa asnjë lloj diskriminimi qytetar, të cilët jetojnë brenda juridiksionit të shtetit.

Shteti është shprehje e nevojës që ndien shoqëria për ekzistencën e një pushteti të organizuar, të pajisur me mjetet e duhura të shtrëngimit dhe të aftë për ta drejtuar vetë shoqërinë, duke i imponuar zgjidhjet, që atij i duken të arsyeshme, nëpërmjet normave juridike.

Personaliteti i individit në Shtetin Islam është i theksuar. Individi i gëzon të gjitha të drejtat që i garanton Islami, sepse atë që e garanton Islami e garanton edhe Shteti Islam. Gëzimi i të drejtave të individit konsiderohet garanci më e madhe për mbështetjen e Shtetit Islam, një ndërtesë e shëndoshë dhe e aftë për sendërtimin e qëllimeve të veta. Së këtejmi, Shteti kujdeset që individi t’i gëzojë të drejtat e veta ashtu siç kujdesen ata vetë për këto të drejta. Shteti absolutisht nuk ka interes që t’i uzurpojë këto të drejta, sepse ai është formuar për t’iu mundësuar individëve që të bëjnë jetë dinjitoze.

Gëzimi i të drejtave nuk kufizohet vetëm për myslimanët, por i përfshin edhe jomyslimanët dhimmitë. Në këtë kontekst hyjnë edhe detyrimet e ndryshme. Në kuadër të kësaj është edhe çështja e xhizjes.

Në Sheriat xhizja nënkupton një sasi të caktuar të pasurisë, e cila merret nga jomyslimanët, si taksë sigurie nën qeverisjen islame. Si kundërshpërblim do të jenë të sigurt për jetën e tyre, pasurinë e nderin dhe nuk do të detyrohen që ta pranojnë Islamin, as do të pengohen që t’i zbatojnë ceremonitë dhe liturgjitë e veta.

 

Studime

4- Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër (Në kuadrin e 100-Vjetorit të Kongresit të Lushnjës) 

Prof. Asoc. Dr. Rahim Ombashi, Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane, Universiteti Bedër

Më i riu nga 40 firmëtarët e Aktit të Pavarësisë Kombëtare, vetëm 25-vjeçar. Do të mjaftonte vetëm ky fakt domethënës që Ferit Vokopola të zinte vendin e tij të nderit në historinë dhe letrat tona kombëtare.

Ai ishte njeriu i grishjes për bashkim, për mirëkuptim mes veti, por dhe realizues i ideve të tilla.

Ndonëse i dënuar me heshtim, duke zotëruar disa gjuhë orientale, ai dha një ndihmesë të rëndësishme si bashkëpunëtor i jashtëm i Institutit të Historisë, si përkthyes nga osmanishtja i dokumenteve historike.

Për Ferit Vokopolën është pyetur dhe kërkuar ose hulumtuar fare pak, po të kemi parasysh nevojën dhe pyetjet që lindin prej tyre, që stimulojnë dhe çelin hapësirë për studime të mirëfillta.

 

5- Simboli dhe Gojëdhëna – Historia e Rozafës nën Dritën e Simboleve 

Fatos A. Kopliku, Washington DC, SHBA

Qoftë zanor, pamor, apo letrar, simboli tregon drejt kuptimit, idesë, arketipit. Ashtu siç germat e fjalës “trëndafil” bartin kuptimin e trëndafilit po ashtu bota materiale është e mbarsur me kuptimet që zbresin nga ajo e Ideve ose Arketipave. Veçanërisht kjo është e vërtetë për gjuhën pasi ajo është kryesisht analitike, e si arsyeja njerëzore kërkon të vendosë pjesët në zinxhir logjik. Fjalët ‘arsye,’ ‘arë,’ ‘ndarje’, kanë të bëjnë me “arë-simin,” d.m.th, ndarjen në pjesë (arë) për të formuar një tërësi. Simboli në gjuhë, nga ana tjetër, fton intuitën të krijojë një sintezë të menjëhershme, duke kapërcyer fushat e arsyes. Poezia e mirëfilltë është nga format më të fuqishme të gjuhës pikërisht pasi përdor simbolet si urë, cilësi që e ndan nga gojëdhënat, mitet, e në veçanti me shkrimet e shenjta. Kudo qoftë, simboli ka një qëllim: pajisjen e intelektit me krahë që të fluturojë te kuptimi.

Në këtë shkrim do të marrim legjendën e kalasë së Rozafës në Shkodër si shembull për të ilustruar gjuhën e simboleve të pranishme në të. Në pamje të parë si ngjarje, sidomos për ndjeshmëritë tona të latuara nga vlerat e botës moderne, është kafshatë që nuk kapërdihet. Disa e shohin si tregues të mizorisë ndaj grave (murosja e Rozafës), disa si tregues të pabesisë së kombit tonë (dy nga tre vëllezërit s’e mbajnë besën), disa si ngadhënjim të mediokritetit ndaj vlerës… Mirëpo, ka arsye t’i shohim kësisoj interpretimesh si sipërfaqësore e moralistike pasi tema kryesore e rrëfenjës nuk ka të bëjë me moralin, paçka se ka edhe mesazh moral në të. Legjenda bart çelësa që na hapin portat drejt kuptimeve “të fshehura pas vargjeve të çuditshme,” siç thotë Dante te Komedia Hyjnore. Këto kuptime kanë të bëjnë kryesisht me aventurën shpirtërore të njeriut, me ardhjen nga ose kthimin e tij për në Origjinë.

Nëse i shohim traditat shpirtërore, përfshirë ato të lashtësisë, si lumenj që rrjedhin nga një burim e përfundimisht derdhen në një det, atëherë është e mundur të shohim dallimet në trojet ku lumenjtë rrjedhin pa humbur nga sytë synimin e tyre. Nëse i shohim si gjuhë që na flasin për një kuptim, atëherë është e mundur të “përkthejmë” fjalë e shprehje të cilat shkruhen a tingëllojnë të ndryshme. Meqë trashëgimia shpirtërore shqiptare është abrahamike shembujt që do sjellim janë kryesisht (por jo vetëm) nga traditat shpirtërore të Krishterimit e Islamit.

 

6- Kontributi i el-Birunit (973 – 1048) në shkencën e gjeografisë

 Msc. Artan S. Mehmeti

Kontributi i El-Birunit, në fushën e gjeografisë dhe gjeologjisë, janë studimet rreth shpërthimeve gjeologjike, hulumtimet në fushën e metalurgjisë, matjet e gjatësisë dhe gjerësisë gjeografike, si dhe metodat për përcaktimin e largësisë relative të një vendi nga një vend tjetër. Ai gjithashtu studioi dhe shpjegoi natyrën e burimeve dhe puseve artizane me metodat hidrostatike, si dhe komunikimin e këtyre puseve përmes kanaleve nëntokësore.

Nga ana praktike, El-Biruni ndërmori një nismë që nuk ishte marrë kurrë më parë. Me sistemin që kishte ndërtuar arriti të përllogarisë me një përqindje gabimi gati të papërfillshme koordinatat e hapësirës midis Gazës dhe Bagdadit, qytete të cilat ndaheshin në një distancë dhe hapësirë më shumë se 2.000 km.

El-Biruni gjithashtu kishte mjaft shkathtësi për të përpiluar harta qytetesh dhe llogariste distancat mes tyre. Këtu bëhet fjalë për qytetet që gjendeshin në Lindjen e Mesme, si dhe për nënkontinentet perëndimore indiane.

 

Letërsi

7- Një ngjarje “e rastësishme” 

Nuredin Nazarko 

Ishte pak të thuash se ishte i gëzuar. Nuk ishte i gëzuar thjesht se nuk humbi zahiretë e mbledhura me mund, por që arriti të mposhtë errësimin prej zemërimit kur zbuloi shumën që mungonte. Si do të dilte para atyre që mund të kishte akuzuar, tashmë që e vërteta ishte krejt ndryshe? Sa gjëra do të kishin ndryshuar nga nxitimi i një çasti. Vetëpërmbajtja, durimi dhe sakrifica e zahireve personale për të ruajtur të paprekur drejtësinë i dhanë frytet e tyre. Sa shumë durim na duhet në jetë dhe sa të shumtë janë ata që e kanë humbur. Pasojat janë sheshit dhe vetëm ata që kanë sy e nuk shohin, kanë veshë e nuk dëgjojnë, kanë zemra e nuk kuptojnë, nuk mund t’i shohin, dëgjojnë e kuptojnë.

 

Sociologji

8- Analizim i dinamikës së fenomenit të emigrimit në shoqërinë shqiptare 

Dok. Klodjan Shaqiri & Dr. Matilda Likaj Shaqiri 

Fluksi i të rinjve si një forcë pune jashtë Shqipërisë reflekton me mungesat e dinamizmit të popullsisë dhe anemisë në strukturën socio-kulturore të shoqërisë. Anemitë sociale reflektojnë edhe në kohezionin social edhe në zhvillimin e shoqërisë. Gjithashtu, në strukturën sociale mund të formohen disbalanca, si shkak i emigrimit të disa personave të familjes, në familjen si institucion social formohen kompleksitete të roleve të çdo pjesëtari. Por një tjetër mundësi dinamike, që reflekton në mënyrë pozitive, është rritja ekonomike dhe prosperiteti nga dërgesat e emigrantëve. Kjo bën të mundur zhvillimin e vendit dhe gjithashtu paraqet ndikimet në strukturën sociale, kulturore dhe ekonomike. Këto ndikime rimëkëmbin ekonominë dhe ndikojnë në stabilitetin politik. Për këtë arsye, është e rëndësishme të theksojmë se këta faktorë të emigrimit shqiptar, kanë ndikuar në mënyrë dinamike në vetë strukturën e shoqërisë shqiptare, në transformimet socio-kulturore, në rikonstruksionin e identitetit të emigrantëve shqiptarë, si dhe në strukturën e familjes në shoqërinë tonë.

Qëllimi i këtij studimi është të analizojë dinamikën e emigrimit, transformimet që ky fenomen sjellë në një shoqëri si dhe ndikimet e tij në institucionet kryesore sociale. 

 

Filozofi

9- Konfuci për administratën publike shqiptare. Një përqasje etiko-politike 

MSc. Melsen Kafilaj, Universiteti i Tiranës

Një nga specifikat kryesore të mendimit Konfucianist krahas prakticitetit është edhe dedikimi i tij institucional. Konfuci vetë, por edhe dishepujt e tij, i kanë kushtuar një kujdes të veçantë kultivimit të etikës administrative ose, nëse flasim me terma bashkëkohorë, “etikës publike”. Duke qenë se e keqja pavarësisht mjedisit ku vepron është kudo e njëjtë, mendojmë se pedagogjia e tij universale do të jetë një medikament i mirë edhe për kurimin e gangrenizimit të administratës publike shqiptare. Synimi i këtij punimi është jo vetëm ti evidentojë ato problematika por edhe ti trajtojë përmes këtij botëkuptimi ideor. Konfuci, shqetësohet për ndjenjën e Drejtësisë dhe ai e lidh këtë nocion me Etikën dhe të Mirën Publike. Çështja shtrohet si do të jetë ky raport etikë-drejtësi brenda institucioneve dhe në çfarë shkalle cilësie do të jenë shërbimet e përfituara nga individi apo trupi politik (Populli) prej administratës publike. Ky punim është i konceptuar në dy pjesë. Në pjesën e parë ofrohet një hyrje në kontekstin social-historik në të cilin u ngjiz ky botëkuptim dhe jepen disa konsiderata rreth rolit dhe kontributit të tij social. Ndërsa në pjesën e dytë trajtohet koncepti Konfucian mbi administratën publike në paralelizëm me administratën publike shqiptare për mënyrën e rekrutimit, organizimit, funksionimit, etj., si dhe konkluzionet përkatëse.

  

Personalitet

10- Haxhi Hafiz Sabri Koçi (1921-2004) 

Kryetari i parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë

pas komunizmit (1990-2003), “Qytetar Nderi” në Tiranë, 2005 dhe Shkodër 2012

Në gjuhën fetare ky lloj njeriu, si Hafiz Sabriu, quhet Muxhahid, d.m.th. një njeri që shkrin veten për hir të Zotit. Është me të vërtetë një nder që ndodhet në mesin tonë një misionar i tillë, që nuk kurseu as jetën për ruajtjen e shtrirjen e normave morale islame, të luftuara aq egërsisht nga diktatura e shtetit të parë ateist në botë. Ne e falënderojmë për këtë, por shpërblimi i tij do të jetë te Zoti për shërbimin që i ka bërë fesë islame.

  

Retrospektivë

11- Vëllazërimi dhe barazimi n’islamizëm 

Preferenca n’Islamizmë âsht në divocjon. E si âsht në divocjon? A vetëm me u dhanë mbas punërave të Zotit dhe me heqë dorë nga punërat e kësaj dynjaje?

Jo, jo Zotëni, feja Islame nuk na predikon kështu, feja Islame na predikon, që të punojmë dhe të rregullohemi, por punërat dhe veprat që do të kryejmë duhet të jenë brenda urdhënave Perendiore dhe këshillave Profetike.

Koha e ardhëshme e jona, zotëni, asht si nji kopësht të cilin duhet t’a rritim me duert t’ona, e në qoftë se e humbim kohën kot, atëhere nuk kemi me korrë kurrëgja; vepërat e mira e bujare janë të sigurta si dita që vjen pas natës. Ketë e proklamon çdo bimë e vogël gruri, të cilin mund t’a kupëtojmë po të vëmë veshin me vretjtje.

Muslimanët nuk janë veç se vëllazën – nuk merret vesh se Muslimanët kanë vëllazeri vetëm me njeni tjetërin dhe jo me ata qi ushtrojnë nji fe tjeter, por kuptohet fare qartazi se n’Islamizëm nuk ka veçse vëllazeri; muslimani nuk e veshtron me sy të keq atë që ndjek nji fe tjetër, por përkundrazi edhe atë e konsideron vëlla, e sidomos né Shqipëtarët që përbëhemi prej dy tre fenave të ndryshme duhet të kemi nji vellazerim dhe bashkim që kështu të mund t’a përmirësojmë, t’a zmadhojmë, t’a zbukurojmë këtë copë Shqiperi…

Ky vëllazerim i madhënueshem nuk mbet vetëm si nji theori, por u bë një forcë me gjallni të vertetë prej shëmbellave fisnike të profetit Shênjtë H. Muhamedit (A. S.) të Shokëvet e pasuesve të Tij.


  • Abstraktet e nr. 29
  • tweet
Abstracts no. 29 Es-Sarahsi, Shemsul-eimmeh

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
Me shumë në këtë kategori
  • Abstraktet e nr. 38 (191)
    Abstraktet e nr. 38 (191)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 37 (190)
    Abstraktet e nr. 37 (190)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 36 (189)
    Abstraktet e nr. 36 (189)

    Feb 12, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 35 (188)
    Abstraktet e nr. 35 (188)

    Oct 19, 2023 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al