Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Abstraktet e nr. 9 (162), tetor, nëntor, dhjetor 2014

Nov 12, 2014 Zani i Nalte Abstraktet 0


zani i nalte Kopertina 9

Shkenca Islame

1. Islami dhe bashkimi kombëtar

Hafiz Ali Kraja

Abstrakt

Para luftës së përgjithshme, bota, me lidhje politike e me marrëveshje të popujve, pak a shumë kishte siguruar një qetësi të dukshme dhe popujt mes tyre bënin konkurrencë ekonomike, duke u munduar t’ia kalojnë njërit-tjetrit. Ky mendim i shëmtuar, dalëngadalë i futi shoqëritë njerëzore në një veprim mekanik dhe jetën e popujve filloi ta sundojë jeta materiale e jo lidhja shpirtërore. U përhap propaganda se besimi fetar ishte një pengesë e fortë, e cila konsiderohej se ishte kundër zhvillimit të përparimit njerëzor dhe në këtë frymë zhvilloheshin diskutime të rrepta.

Gystav lë Bon (Gustave le Bon) duke folur mbi këtë çështje thotë: “Në kohën e tanishme e tërë Evropa i është nënshtruar një çrregullimi të rrezikshëm. Duke kaluar nëpër kriza të rrezikshme qysh prej luftës së përgjithshme, ekuilibri shoqëror, ekonomik dhe politik, tërhoqi vërejtjen e mendimtarëve, udhëheqësve të popujve, të cilët filluan të mendojnë dhe të punojnë në drejtim të tejkalimit të këtij çrregullimi. Ajo që u vërejt ishte rikthimi kah ndjenjat fetare e shpirtërore, pa të cilat u vërtetua se nuk kishte shpëtim”.

 

 

2.      Imam Sha‘râniu dhe qasjet e tij në Jurisprudencën Islame

 Elton Karaj

Shkolla e Lartë Private Hëna e Plotë Bedër

Departamenti i Shkencave Islame

 Abstrakt

Në këtë artikull do të bëjmë fjalë për një person mjaft interesant dhe shumë të veçantë të historisë islame i njohur si Imam Sha‘rani.

Horizonti i gjerë i këtij dijetari është shumë e rëndësishme që të njihet, sepse përmban mesazhe shumë domethënëse dhe jeta e tij është shembullore për të gjithë besimtarët dhe në krye për të gjithë nxënësit e dijes.

 

 

3.      Rëndësia e revelatës hyjnore në mbrojtjen e identitetit kombëtar dhe rreziku nga qasja epistemologjiko-antropocentrike -rasti Hafiz Ali Korça-

 Doc. Dr. Qani Nesimi, Universiteti Shtetëror i Tetovës

Abstrakt

Në këtë punim shkencor do të diskutohet bipolarizimi në vlerësimin e njeriut, në veçanti, dhe vlerave shoqërore, në përgjithësi, gjithnjë duke u bazuar në mendimet e Hafiz Ali Korçës. Pra, në një anë është vlerësimi epistemologjiko-antropocentrik, kurse në anën tjetër është një vlerësim nga prizmi teocentrik, gjegjësisht duke patur në epiqendër revelatën hyjnore/shpalljen e Allahut. Në rastin e parë, njeriu është rob i dëshirave, epsheve, sistemit të të kuptuarit të njeriut tjetër. Ndërkaq, në rastin e dytë, njeriu është rob i Allahut, gjegjësisht i Krijuesit të Gjithmëshirshëm dhe Gjithëfuqishëm. Hafiz Ali Korça flet për skajshmërinë e dimensionit të menjanimit të revelatës hyjnore, gjegjësisht ai flet për konceptin, që buron nga shpallja dhe për rëndësinë e tij në shpëtimin e njeriut në këtë botë dhe botën e ardhshme, kurse në anën tjetër ai flet për rrezikun dhe krizën që do të kaplojë njeriun, në rastin konkret popullin shqiptar, nga ideologjia antifetare komuniste/bolshevike, e cila burim vlerësimi e ka qasjen e bazuar në konceptin epistemologjiko-antropocentrik, të cilës i pengon çdo gjë që ka lidhje me të shenjtën. Prandaj Hafiz Aliu thotë se, “Xhami e kisha s’lan’i rrënuen; me kësi punësh djajt e shenuan; priftrinjt e hoxhët si kec i ngrinë”. (Bolshevisma, f.35). Po ashtu ai flet edhe për kijametet e çpikura nga bolshevizmi/komunizmi, të cilat sipas tij janë “të mëdha ekonomikisht, mjeshtërisht, njerëzisht, shoqërisht, tregëtisht, familisht, moralisht dhe fetarisht”. (Bolshevizma, f. 32).

 

Histori

4. Historia e shekullarizimit në Shqipëri – 1944 e në vazhdim II

Nuredin Nazarko

Abstrakt

Terminologjikisht dhe për nga modaliteti i realizimit të qëllimit të tyre, ateizmi dhe shekullarizmi shfaqen si të ndryshëm, vis-a-vis me njëri-tjetrin. Substancialisht kërkojnë të njëjtën gjë, kanë të njëjtin qëllim: orientimin e njeriut drejt materializmit shkencor për realizimin e parajsës tokësore, natyrisht jo të përjetshme. Prandaj një shekullarizëm i fortë, ekstrem, duke kërkuar heqjen e tërësishme të Fuqisë së Epërme nga skena e jetës njerëzore, nga influenca në jetën publike dhe influencë gjithnjë e më të dobët në jetën individuale deri në çinfluencimin e plotë, nuk do të kishte më dallim nga ateizmi.

 

5. Pavarësia në shkrimet letrare të ulemave shqiptarë

 Prof. Dr. Hysen Matoshi, Instituti Albanologjik i Prishtinës

Abstrakt

Personalitetet që, përveç dashurisë për atdheun, kombin, vlerat e identitetit të tij, shfaqnin haptas dashurinë për Krijuesin tonë, Allahun e Madhërueshëm, anatemoheshin dhe degdiseshin në të gjitha drejtimet. Qasja e këtillë e dëmshme u shtri edhe në vlerësimin e kontributeve të figurave të shquara të historisë e të kulturës sonë, ndonëse ndihmesa e tyre dhënë ngritjes së kombit ishte vendimtare për proceset historike.

Ulematë e kalibrit të këtillë, kombi i vuri në ballë të zhvillimeve më të rëndësishme, por një historiografi e mbrapshtë, skajshëm e ideologjizuar, për dekada i nxori nga faqet e historisë sonë vetëm për faktin se, konceptualisht, nuk i shkonte për shtat që figura të shquara të proveniencës fetare islame të kishin rëndësinë të cilën e kanë pasur historikisht.

 

6. Toleranca në Fermanët e Shtetit Osman ndër Shqiptarët 

Dr. Genti Kruja 

Abstrakt

Historia, megjithëse është komplekse, për të treguar e parë shembujt e tolerancës dhe burimin se nga ka rrjedhur mjafton t’i hedhim një sy edhe disa prej fermanëve të sulltanëve osmanë dhe shohim se toleranca dhe harmonia ka rrjedhur nga nivelet më të larta të pushtetit suprem mbretëror, deri tek shtresat e thjeshta të popullit, në përgjigje të kërkesave qoftë edhe të zakonshme, si ankime për çështje pronash të kishave, apo edhe të individëve të thjeshtë me besim të ndryshëm fetar nga sunduesit e Portës së Lartë.

 

 7. “Fusha e Çelës”, gjurma bamirëse e Çel Zylyftarit…

Imam Muhamed Sytari, Myfti i Zonës Shkodër

Abstrakt

…dhe nga ajo kohë e deri në ditët tona, sa herë që flitet për këtë zonë të qytetit të Shkodrës, ndonëse kanë ndryshuar emërtimet e rrugëve dhe objekteve në hapësirat e saj, të gjithë e kanë parasysh një emërues të përbashkët, origjinën e vjetër shekullore të kësaj toke, që quhej dhe vazhdon të quhet: Fushë Çelë.

Gjuhë-Letërsi

8.      Tradita sufiste:

harmoni e natyrës, tehajjulat (ëndërrime) /përfytyrime 

Dr. Brikena Smajli

Abstrakt

Punimi është një hyrje në studimin e veprës së Naim Frashërit, në një këndvështrim kulturor – krahasues kundrejt një kulture të pasur poetike, asaj perse, si autor europian i kulturës orientale, me synim një vështrim më të qartë kundrejt vetë veprës poetike të Naim Frashërit shkruar në shqip, marrëdhënieve të saj me të përfytyruarit kuranor, kundrejt vetë Naim Frashërit si autor shqiptar, i krahasueshëm me autorët e tjerë bashkëkohës europianë.

Për këtë, parësore mbetet vëmendja që i kushtohet tekstit poetik të Tehajjula-ve në gjuhën perse, prej nga janë nxjerrë edhe përfundimet në lidhje me vetë këtë vepër poetike të autorit.

Theksojmë, që më në vazhdim punimi do të përqëndrohet pikërisht në qasjet orientale të Naim Frashërit krahasuar me një poet modern si W. B. Yeats-i, prej nga ka dalë e domosdoshme vëmendja ndaj tekstit dhe ndertekstit si dhe gjuhëve e kuturave përkatëse të poetëve, në një vështrim sinkronik dhe diakronik.

 

9. Abetaret  shqipe dhe pavarësia komëtare – vështrim rreth  abetareve  dygjuhëshe shqip-italisht 

Ma. Lindita Kazazi  & Prof. Dr.Njazi  Kazazi  

Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi”

Abstrakt

Abetarja, si asnjë libër tjetër në të gjithë rruzullin tokësor, lidhet ngushtë me jetën e çdo fëmije që ulet për herë të parë në bankat e shkollës. Me këtë libër fillon dhënia dhe përvetësimi i një kulture dhe arsimimi të programuar.Me të mësojnë lexim-shkrimin në gjuhën amtare, por veçanërisht për ne shqiptarët ajo ka pasur funksione shumëplanëshe.

 

Shkenca Komunikimi

10. Konfliktet Sociale si Pasojë e Çekuilibrimit të Lirive (Rasti i karikaturave dhe filmit fyes ndaj Profetit Muhamed a.s.)

Redi Shehu

Abstrakt

Në këtë projekt kërkimor do të fokusohemi tek fenomeni kur dy të drejta të garantuara në shtete demokratike dhe liberal-demokratike, përplasen me njëra-tjetrën, duke shkaktuar tension social. Rasti i veçantë tek i cili do të ndalemi, është rasti i karikaturave, si dhe filmit përçmues ndaj Profetit Muhamed (a.s.), i përfshirë në një periudhë kohore nga shtatori i 2005-ës deri në vjeshtë të 2012-ës. Fenomen i cili shkaktoi tensione dhe debate të mëdha në të gjithë globin, duke u shoqëruar edhe me viktima, si dhe vrasjen e Ambasadorit amerikan në Konsullatën e Benghazit në Libi. Specifikisht do të ndalemi tek liria e shprehjes dhe liria e besimit si themeli i debatit dhe konfliktit që shkaktoi ngjarja. Liria e shprehjes dhe liria e besimit janë të pandara nga njëra-tjetra brenda një konteksti të caktuar. Ndarja mekanike e lirisë së shprehjes nga besimi dhe absolutizimi i saj, çon në dogmatizëm të kësaj lirie dhe çdo dogmatizëm ka premisa për t’u kthyer në diktat. Kështu mund të themi se nëse vazhdohet me absolutizim të pakufi të lirisë së shprehjes, duke mos përcaktuar limite njerëzore, rrezikojmë ta kthejmë lirinë e shprehjes nga shtylla e demokracisë në godinën e diktatit, të një diktati “të lirisë së shprehjes”. Ajo që vërehet në këto qasje është arratisja e trajtesës metafizike e të kuptuarit të lirisë në përgjithësi, si dhe lirisë së shprehjes në veçanti, që në të vërtetë është një dimension i pashmangshëm i anëtarit të shoqërisë. Për këtë arsye një hulumtim mbi metafizikën dhe rendin e lirisë do të jetë i pranishëm në këtë punim. Ndarja pragmatike mes publikes dhe privates në modernizëm nuk merr përsipër, le të themi, të kujdeset për një dimension aq sa moral, por edhe etik të lirisë së shprehjes, e cila do të ishte e pamundur pa një analizë metafizike të burimit të saj.

 

11. Media online dhe “gjuha e urrejtjes”

Prof. As. Dr. Gentiana Skura 

Abstrakt

Ende nuk ka një përcaktim të qartë se çdo të thotë “gjuhë e urrejtjes”, por deri më tani ka dominuar ideja se “gjuha e urrejtjes” mbulon të gjitha format e shprehjes që përhapin, nxisin dhe promovojnë urrejtjen racore, fetare, ksenofobinë, antisemitizmin ose forma të tjera të urrejtjes të bazuara në intolerancë e shprehur nga nacionalizmi dhe etnocentrizmi agresiv, diskriminimi dhe armiqësia kundër pakicave dhe emigrantëve.

 

Përkthime

Vlerat e bashkëjetesës dhe parimet e saj në Kartën e Medines
Dr. Muhamed Sherkavi
Fakulteti i Shkencave, Universiteti El-Ez’her
Kajro, Egjipt

Abstrakt

Karta e Medines dhe pakti i nënshkruar me të krishterët e Nexhranit dhe rrethinat e tij, si marrëveshja e Omerit më vonë, u garantonin qytetarëve nga ithtarët e Librit një status të privilegjuar në shtetin Islam. Profeti Muhamed a.s. ua garantoi të drejtat e tyre duke i konsideruar se janë në besën e Zotit dhe të Muhamedit a.s., të Dërguarit të Zotit. Karta e Medines mbyllet me fjalët: “Allahu dhe i Dërguari i Tij (s.a.v.s) do të jenë mbrojtësit e cilitdo, që do ta respektojë me gjithë zemër këtë marrëveshje dhe do t’i bindet asaj.”

Nuk duhet të harrojmë se kjo Kartë kushtetuese është shkruar në një kohë kur as që bëhej fjalë për të drejtat e qytetarëve në dy perandoritë e asaj kohe, ajo e Bizantit dhe e Persisë, e jo më për të drejtat e fiseve arabe në Gadishullin Arabik. Nëse sjellim ndërmend orvatjet e Platonit dhe Aristotelit për të hartuar një teori politike për shoqërinë greke, kuptojmë dallimet madhore mes Kartës së Medines dhe teorive të filozofëve politikë që u hartuan nga Platoni (te libri Republika) dhe Aristoteli në librin e tij mbi politikën.

Personalitete

12. Hoxhë Tomja – personifikim i filozofisë popullore në Dibër (Jeta e një kleriku mysliman shqiptar në kontekstin e historisë kombëtare) 

Prof. dr. Bajram XHAFA

Universiteti i Shkodrës 

Abstrakt

           Jo vetëm sa ishte gjallë, por edhe shumë kohë pas vdekjes, madje edhe sot në biseda të ndryshme kujtohen fjalët e Hoxhës së Madh, replikat e tij, mesazhet që ka lënë, parashikimet për zhvillimet shoqërore etj. Nё bisedat nё oda, por edhe në takimet e rastit në rrugë, në pazar, nё Grykёn e Vogёl dhe më tej në gjithë Dibrën dëgjoje vazhdimisht “referimet” në mendimet e fjalët e hoxhës: “Hoxha i Madh ka thёnё kështu, Hoxha i Madh ka thёnё ashtu”. Thuajse nuk kishte aspekt tё jetës që tё mos i referoheshin fjalës dhe veprimeve tё Hoxhës, shembullit tё tij, reagimit tё tij dhe mёnyrёs së tij tё sjelljes. Replikat e tij ishin fenomenale. Fjala e tij kishte peshë dhe përbënte opinionin në shoqëri. Mesazhet që përçonte, të kundërta me ato të regjimit komunist, njerëzit i përdornin si alibi edhe për të kamufluar qëndrimet e veta ndaj propagandës zyrtare. Madje, gjithë jetën i takoi të bëjë opozitarin. “Dolën fjalët e Hoxhës së Madh” thoshin pas bisedave për dukuri të ndryshme shoqërore. Në biseda e replika kishte reagim të shpejtë dhe inteligjent. Ishte hazërxhevap. Mbi të gjitha dallohej për përgjithësimet, largpamësinë, qartësinë dhe koherencën e mendimeve. Për pyetjet provokuese Hoxha e kishte përgjigjen në majë të gjuhës dhe shumë herë të ashpër, madje cinike. Aty ku ishte Hoxhë Tomja, duhet t’i peshoje mirë fjalët, përndryshe të fshikullonte, ose, siç thonë në Dibër, “ta ndreqte samarin”.

Retrospektivë

13. Veprimtaria e Komunitetit Mysliman Shqiptar në vitet ‘20 të shek. XX, në plan kombëtar e shoqëror

nga Siri Hoxha

Abstrakt

“Një shoqëri e cila nuk mbështetet mbi idenë e religjiozitetit, s’e ka bazën e unitetin shpirtëror. Dhe atje ku mungon uniteti shpirtëror, nuk mund të bëhet fjalë për shoqëri të organizuar, për nacionalizmë”

Për meritë të Komunitetit Mysliman Shqiptar i cili, krahas mëvetësimit, kuptoi drejt rolin dhe pozicionin e vet në një shtet multifetar, duke ndërtuar një fizionomi të vetën, ngritur mbi definicionin “Dashuria për atdheun rrjedh nga besimi”. Po ashtu, për meritë të shtetit shqiptar të asaj kohe, i cili në kushte kur i duhej të vetëkonstruktohej, diti t’i hapte rrugë konstruktimit të komuniteteve fetare, të afta për mbijetesë dhe ndërshtimit me to të marrëdhënieve të drejta e ligjore, në pozitat e një shteti laik, i cili është koshient për vendin dhe rolin e religjionit në ngjizjen e një kombi vital dhe për të cilin të gjitha fetë janë njëlloj të respektueshme.


  • tweet
24 vjet liri besimi, gjendet xhirimi i faljes së xhumasë së parë (16 nëntor 1990) Abstracts no. 9

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E...

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin:...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Abstraktet e nr. 38 (191)
    Abstraktet e nr. 38 (191)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 37 (190)
    Abstraktet e nr. 37 (190)

    Jul 02, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 36 (189)
    Abstraktet e nr. 36 (189)

    Feb 12, 2024 0

  • Abstraktet e nr. 35 (188)
    Abstraktet e nr. 35 (188)

    Oct 19, 2023 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al