Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Ç’thonë të tjerët për Profetin Muhamed (a.s.)

Nov 02, 2013 Zani i Nalte Përkthime 0


shutterstock_55904371

Lamartine

“Nëse madhështia e qëllimit, mjetet e pakta dhe rezultatet mahnitëse janë tri kriteret e gjenisë njerëzore, atëherë, kush do të guxonte ta krahasonte ndonjë njeri të madh të historisë së sotme me Muhamendin? Njerëzit më të dëgjuar krijuan vetëm armë, ligje dhe perandori. Ata krijuan, nëse krijuan diçka, jo më shumë se fuqi materiale, të cilat shpesh u bënë pluhur e hi përpara syve të tyre. Ky njeri lëvizi jo vetëm armata, legjislacione, perandori, popuj dhe dinasti, por edhe miliona njerëz në një të tretën e popullsisë së atëhershme të botës dhe më shumë se kaq, ai lëvizi altarët, perënditë, fetë, idetë, besimet dhe shpirtrat. Vetёpërmbajtja e tij në fitore, ambicia e tij, e cila iu kushtua tërësisht një ideje e kurrësesi përpjekjes për krijimin e një perandorie, lutjet e tij të pambarim, bisedat e tij mistike me Zotin, vdekja e tij dhe fitorja e tij pas vdekjes –  të gjitha këto dëshmojnë për një bindje të patundur, qё i dha fuqi për të ringjallur një besim. Ky besim qe i dyfishtë: njëjësia e Zotit dhe jolëndorësia e Zotit; e para, për të treguar çfarë është Zoti; e dyta, për të treguar çfarë nuk është Zoti; njëra, që flak tej zotat e rremë me shpatë; tjetra që shpall një ide me fjalë.

Filozof, orator, apostull, ligjvënës, luftëtar, ngadhënjimtar i ideve, ai që rigjallëroi besime racionale e një kult pa imazhe, themelues i njëzet perandorive tokësore dhe i një perandorie shpirtërore – ky është MUHAMEDI. Tani, po të kemi parasysh të gjitha standardet, me të cilat mund të matet madhështia njerëzore, mundet fare mirë të pyesim: A ka ndonjë njeri më të madh se ai?”[2]

Edward Gibbon and Simon Ocklay

“Nuk është propagandimi i fesë së tij, por qendrueshmëria e saj, që meriton habinë tonë: e njëjta përshtypje, e pastër dhe e përkryer, të cilën ai e gdhendi në Mekë dhe në Medine ruhet nga prozelitët[3] indianë, afrikanë dhe turq të Kur’anit pas revolucioneve të dymbëdhjetë shekujve… Muhamedanët[4] i kanë qendruar njëlloj tundimit për ta çuar objektin e besimit dhe të besnikërisë së tyre në një shkallë me ndjenjat dhe imagjinatën e njeriut. ‘ Unë besoj në një Zot dhe në Muhamedin si të Dërguar të Zotit’ është dëshmia e thjeshtë dhe e pandryshuar e fesë islame. Imazhi mendor i Zotit nuk është poshtëruar kurrë nga ndonjë idhull; nderimi për Profetin asnjëherë nuk e ka tejkaluar masën e virtytit njerëzor, kurse porositë e tij morale për jetёn e kanë kufizuar mirënjohjen e dishepujve të tij brenda caqeve të arsyes dhe të fesë.”[5]

Bosworth Smith

“Ai qe Cezari dhe Papa, mishëruar në një, por Papë pa mëtimet (pretendimet) e Papës e Cezar pa legjionet e Cezarit: pa ushtri të rregullt, pa rojë personale, pa pallat, pa të ardhura të paluajtshme; nëse ndonjëherë, ndonjë njeri pati të drejtën të thoshte se ka sunduar me të vёrtetёn e Zotit, ai qe Muhamedi sepse ai pati tërë pushtetin, por pa aparatet e tij e pa mbështetjet e tij.”[6]

Sarojini Naidu

“Qe feja e parë që shpalli dhe zbatoi demokracinë. Ajo mishërohet pesë herë në ditë, kur thirret ezani për t’u falur e mblidhen faltarët në xhami, kur fshatari dhe mbreti ulen në gjunjë pranë njëri-tjetrit dhe thonë: “ Vetëm Allahu është më i Madhi.” Mua më ka lënë mbresë gjithnjё e mё shumё uniteti i pathyeshëm i Islamit, që i bëri njerëzit vetvetiu vëllezër.”[7]

Mahatma Gandi

“Doja të njihja më të mirin e atyre, të cilët kanë sot pushtet të padiskutueshëm mbi zemrat e miliona njerëzve… Unë u binda më shumë se kurrë se nuk qe shpata, që në ato ditë i hapi truall fesë islame në skenën e jetës; qe thjeshtësia e paepur e Profetit, mosvlerësimi i vetes në mënyrë absolute, përkujdesja skrupuloze për zotimet e veta, përkushtimi i tij i zjarrtë  ndaj shokëve dhe ithtarëve, trimëria e tij, guximi i tij, besimi i tij absolut në Zotin dhe në misionin e vet. Këto dhe jo shpata bënin që të kalohej çdo vështirësi. Kur e mbarova vëllimin e dytë ( të jetëshkrimit të Profetit), më erdhi keq që nuk kisha më për të lexuar për jetën e madhe.”[8]

Annie Besant

“Është e pamundur për këdo, që studion jetën dhe karakterin e Profetit të madh të Arabisë, që di sesi  ai i mësoi të tjerët dhe si jetoi vetë, të mos ndiejë veçse nderim të thellë për atë Profet të fuqishëm, për një nga të Dërguarit më të mëdhenj të të Plotëfuqishmit. Dhe, megjithëse në atë që po ju paraqit, do të them shumë gjëra, të cilat janë të njohura për shumë njerëz, prapësëprapë, unë vetë, sa herë që i rilexoj ato, provoj një mënyrë të re admirimi e një ndjenjë të re përnderimi për mësuesin e gjithëfuqishëm arab.”[9]

Diwan Chand Sharma

“Muhamedi ishte shpirti i mirësisë. Ai la gjurmë tek ata që kishte pranë dhe kurrë nuk u harrua nga ata .”[10]

Bernard Shaw

“Ai duhet të quhet shpëtimtari i njerëzimit. Unë besoj që, në qoftë se një njeri si ai do të ushtronte pushtetin e botës së sotme, do t’ia arrinte t’i zgjidhte problemet e saj e do t’i sillte paqen dhe lumturinë, aq të nevojshme.”[11]

W. Montgomery

“Gatishmëria e tij për të vuajtur përndjekjet për shkak të besimit të tij, karakteri i lartë moral i njerëzve, të cilët i besonin atij dhe e shikonin atë si udhëheqёs dhe madhështia e arritjes sё tij  më të lartë – të gjitha argumentojnë integritetin e tij themelor.”[12]

James A. Michener

“Pothuajse, si çdo profet i madh para tij, Muhamedi ndruhej të shërbente si përcjellës i fjalës së Zotit, sepse i dukej vetja i paaftë. Por, meleku e urdhëroi: “Lexo!”.  Muhamedi nuk mund të lexonte dhe të shkruante; prandaj filloi t’i diktonte fjalët qё i shpalleshin, të cilat shpejt do të revolucionarizonin një pjesë të madhe të botës: “Ka një Zot.” Muhamedi qe shumë praktik për gjithçka. Kur ndërroi jetë biri i tij i dashur, Ibrahimi, ndodhi eklipsi i diellit dhe shpejt u përhapën fjalë se Zoti vetë po ngushëllohej. Thuhet se atëherë, Muhamedi ka deklaruar: “ Eklipsi është dukuri e natyrës. Është marrëzi t’ia atribuosh të tilla gjëra vdekjes ose lindjes së një njeriu.” Kur ndërroi jetë vetë Muhamedi, pati një përpjekje për ta hyjnizuar atë, por njeriu që do të zinte vendin e tij drejtues, e fshiu këtë histeri me një nga ligjëratat më fisnike të historisë fetare: “ Nëse ka midis jush ndonjë, që e ka adhuruar Muhamedin, ai nuk jeton më. Por, nëse është Allahu, ai që ju e keni adhuruar, ai jeton përgjithmonё.”[13]

Michael H. Hart

“Alternativa ime e vënies së Muhamedit në krye të listës së njerëzve më me influencë në botë mund ta habisë ndonjë lexues e mund të diskutohet nga të tjerë, por ai qe i vetmi njeri në histori, i cili pati suksesin më të madh, si në aspektin fetar, ashtu edhe në aspektin shekullar.”[14]

Encyclopedia Britannica

“….Shumë të dhëna tё hollёsishme nga burimet e hershme tregojnë se ai qe një njeri i ndershëm dhe i çiltër dhe kishte fituar nderimin dhe besnikërinë e të tjerëve, që ishin, gjithashtu njerëz të ndershëm dhe të çiltër.”[15]

Thomas Carlyle

“Si mundi një njeri, i vetëm t’i bashkonte fiset armiqësore dhe beduinët endacakë në kombin më të fuqishëm dhe më të qytetëruar, në më pak se dy dhjetëvjeçarë!”[16]

Prof. Hurgronje

“Lidhja e kombeve, e krijuar nga Profeti i Islamit e vuri parimin e unitetit ndёrkombёtar dhe tё vёllazёrisё njerëzore mbi të tilla themele universale, sa u tregoi dritën kombeve të tjera.  Është fakt që asnjë komb i botës nuk mund të krahasohet me atë që ka bërë Islami për të vënë në jetë idenë e Lidhjes se Kombeve.”[17]

Pёrktheu

Prof. Dr. Hajri Shehu


[1] Marrё  nga Islam in Concept, Riyadh, 1992.

[2] Lamartine, Histoire  de la Turquie, Paris, 1854, vëll. 2, f. 276-277.

[3] Prozelit ai qё ka ndёrruar fenё e vet, ai qё ёshtё kthyer nё njё fe tjetёr. (shёnim i pёrkthyesit)

[4]  Myslimanёt. (shёnim i pёrkthyesit)

[5] Edward Gibbon and Simon Ocklay, History of the Saracen Empire, London, 1870, f. 54.

[6] Bosworth Smith, Mohammad and Mohamadanism, London, 1874, f. 92.

[7] Sarojini Naidu, Ideals of Islam, Speeches and Writings, Madras, 1918, f. 169.

[8] Mahatma Gandi, në “ Young India”, 1924.

[9] Annie Besant, The life and teachings of Muhammad, Madras, 1932, f. 4.

[10] Diwan Chand Sharma,  The Prophets of the East, Calcutta, 1935, f. 12.

[11] Bernard Shaw, The Genuine Islam, vol.1, nr.8, Singapore, 1936.

[12] W. Montgomery, Mohammad at Mecca, Oxford, 1953, f. 52.

[13] James A. Michener, Islam: The Misunderstood Religion, në The Reader’s Digest  for May, 1955, f. 68-70.

[14] Michael H. Hart, The 100: A Ranking of the Most Influential Persons in History, New York, 1978, f. 33.

[15] Encyclopedia Britannica, vol. 12.

[16] Thomas Carlyle,  Heroes and Heroworship.

[17] Prof. Hurgronje.

 


  • tweet
Një vështrim në lidhje me hadithin e dobët Frutat e përmendura në Kur’anin famëlartë

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E...

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin:...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Qëndrimet e autoriteteve të hershme hanefite për imametin
    Qëndrimet e autoriteteve të hershme...

    May 07, 2024 0

  • Jeta e Ebu Mansur El-Maturidiut  dhe konteksti socio-politik dhe teologjik në Azinë Qendrore në shekullin X – II –
    Jeta e Ebu Mansur El-Maturidiut dhe...

    Feb 12, 2024 0

  • Jeta e Ebu Mensur El-Maturidiut  dhe konteksti socio-politik dhe teologjik në Azinë Qendrore në shekullin X
    Jeta e Ebu Mensur El-Maturidiut dhe...

    Oct 19, 2023 0

  • Kur’ani dhe sufizmi
    Kur’ani dhe sufizmi

    Nov 01, 2022 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al