Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

H. Skender Bruçaj mban fjalën në Këshill të Përgjithshëm

Mar 02, 2019 Zani i Nalte Editoriale 0


brucaj-780x439

Bismil-lahi Rrahmani Rrahim!

 

Të nderuar anëtarë të Këshillit të Përgjithshëm!

Shumë të dashur vëllezër dhe motra besimtarë myslimanë anekënd!

 

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë 96 vite më parë, në këto ditë marsi hodhi themelet e një institucioni të pavaruar nga shteti dhe nga jashtë, bazuar në një traditë shekullore të Islamit në trojet tona, ku faktori i shumicës myslimane kishte luajtur dhe luan rolin kryesor në stabilitetin dhe bashkëjetesën sociale dhe fetare.

Dallgët e këtyre dekadave e përplasën me sfida nga më të ndryshmet, ku më e madhja dhe më e ashpërta rezultoi ajo e regjimit komunist, ku në vitin famkeq 1967 feja u ndalua me ligj.

Liria e besimit më 1990 “do të hapte portat dhe zemrat”, ashtu siç thonte edhe Hoxha im, Hoxha jonë H. Sabri Koçi, pasi kishte bërë 20 vite burg, ditën e bekuar të 16 nëntorit 1990.

Në këto tre dekada liri besimi, pata fatin, por edhe përgjegjësinë e madhe, që të zë vendin e shërbimit në krye të KMSH-së, pas H. Sabri Koçit, i cili më përcolli për studime më 1992, pa e menduar se një ditë pas tij dhe H. Selim Muçës (Zoti i mëshiroftë të dy), do të merrja stafetën e këtij shërbimi ndaj Islamit në Shqipëri.

Ky 5 vjeçar që lëmë pas nuk qenë një sipërmarrje e lehtë për lidershipin e Komunitetit Mysliman. Menjëherë pas marrjes së kësaj detyre, u përballëm me krizën e Sirisë, ku disa myslimanë shqiptarë, me pa të drejtë u perfshinë në një luftë dhe konflikt, që nuk ishte i tyre.

Megjithatë KMSH ishte një nga institucionet e para myslimane në rajon dhe më gjerë, që vuri në dijeni besimtarët myslimanë në lidhje me rrezikshmërinë e ISIS-it dhe pjesëmarrjes në këtë konflikt, imazhet e të cilit njollosen me pa të drejtë fytyrën e dëlirë të Islamit.

Në lidhje me ndërgjegjësimin e besimtarëve ndaj rrymave të tilla radikale u organizuan një seri konferancash dhe trajnimesh me imamët të shtrira në disa vite. Dy nga këto projekte në lidhje me luftën kundër radikalizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, u mbeshtetën gjithashtu edhe nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë dhe ç’është më e rëndësishme u mbështetën dhe u mirëpritën nga ju të nderuar myftinj dhe nga vëllezërit e mi imamë, të cilët me shumë sakrifica ushtrojnë detyrën e tyre në shërbim të Islamit.

 

Të nderuar të pranishëm 

Kultura institucionale është një nga asetet më të rëndësishme për mirëfunksionimin e mirëfilltë të institucionit dhe në këtë drejtim u morën disa hapa, siç ishte inventarimizimi i të gjithë  pronave të KMSH-së, finalizimi i statusit të tyre juridik në favor të KMSH-së dhe dixhitalizimi i mbi 500.000 dokumenteve autentike të KMSH-së, që nga 1911 deri më 1967, ku në këtë drejtim një rol të rëndësishëm ka luajtur Drejtoria e Vakfeve në KMSH.

Projekti i dixhitalizimit të Fondit të KMSH-së në Arkivin Qendror të Shtetit (AQSH) është i barabartë me 20 % të të gjithë vetë arkiviti të shtetit, fond i cili, tashmë është i gjithi i dixhitalizuar. Dokumentet që kanë të bëjnë me pronat janë indeksuar gjithashtu falë një programi kompjuterik të hartuar nga vetë KMSH, punë nga e cila janë përditësuar shumë dosje të AKKP-së dhe janë plotësuar me dhjetëra dosje në lidhje me vakfe të ndyshme, që nuk kemi qenë në dijeni më parë për ekzistencën e tyre.

Krahas kësaj, vlen të permendim edhe marrëveshjen e firmosur me Bankën Islamike për qendrën e biznesit në Namazgjanë e Elbasanit, projekti final i së cilës është në përfundim dhe besoj se shumë shpejt nuk do të ketë asnjë pengesë për fillimin e punimeve. I lutem Zotit që ta mundësojë përfundimin e saj me sukses.

Një tjetë punë e realizuar në këto vite ka qenë edhe listimi i xhamive, përditësimi i gjendjes së tyre juridike dhe nisja e projektit të legalizimit të rreth 600 xhamive, që ishin të palegalizuara, me anë të një projekti me një vlerë rreth 200.000 euro, i sponsorizuar nga donatorë të ndryshëm, i cili do t’i jepte fund informalitetit të objekteve të kultit të ndërtuara pas viteve ‘90.

Krahas këtyre në këto 5 vite pune e të gjithë faktorëve, janë ndërtuar 150 xhami të reja, të standartizuara me kontrata specifike midis KMSH-së dhe shoqatave ndërtuese.

Jam i lumtur gjithashtu, që isha pjesë e duasë së fillimit të ndërtimit të ëndrrës së kryeqytetasve që më 1938, Xhamisë së Namazgjasë, pas shumë peripecive e pengesave dhe tashmë falenderojmë Zotin, që puna ka ardhur drejt fundit. Kështu kryetari i ri do të ketë nderin ta hapë dhe të falë namazin e Kurban Bajramit të këtij viti. Ajo do të shërbejë si një qendër multifunksionale, ku do të ketë krahas xhamisë qendrën kulturore, biblotekën, muzeun dhe arkivën islame, si dhe sallat e konferencave dhe ambjente të tjera shtesë. Mirënjohje dhe respekt për miliona besimtarë në Turqi, që u bënë pjesë e fondit të mbledhur, që startoi më 1993 e vazhdoi dhe vitet e fundit falë një protokolli bashkëpunimi midis dy komuniteteve myslimane, atij të Shqipërisë dhe Turqisë.

Një tjetër projekt, që nuk mund të rri pa e përmendur është edhe restaurimi i xhamisë 400 vjeçare të Gjin Aleksit, i ndjekur totalisht nga KMSH, si sipërmarrja e parë dhe e drejtperdrejt nga institucioni ynë në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe mbështetur nga donatorë bamirës, si dhe nga Bashkësia Islame e Kosovës dhe mijëra besimtarë nga Kosova, në xhamitë e së cilës u mblodh dhe një pjesë e fondeve. Ky projekt do të shërbejë dhe si një model në të ardhmen, lidhur me restaurimin e xhamive shekullore.

 

Të nderuar vëllezër!

KMSH, pas një mundi dhe pune të gjatë në vitet e demokracisë së brishtë shqiptare, ka arritur të marrë në pronësinë e vet me çertifikatë pronësie mbi 3.000.000 m2 kullota dhe toka bujqësore, që i dhanë mundësi KMSH-së me partnerë lokalë dhe të huaj të krijojë partneritet në një investim kaq strategjik për të ardhmen.

Si rrjedhojë e një bashkëpunimi të ngushtë me myftinitë nëpër rrethe, gjatë këtyre viteve janë zgjidhur me sukses shumë probleme disa vjeçare të trashëguara ndër vite, siç është marrja në pronësi e dhjetëra dyqaneve, duke filluar nga dyqanet e pazarit të Krujës, dyqanet në  pazarin e Gjirokastrës, investimi në një hotel të një prone vakëf në Durrës, investimi i një restoranti vakëf pranë KMSH-së, etj.

Të gjithë këto tematika, që përmenda më sipër dhe shumë investitme dhe arritje të tjera, janë arritur falë punës, angazhimit dhe mbështetjes tuaj. Në qoftë se nuk do kishim mbështetur njëri-tjetrin nuk do të kishim formuar nje klimë stabiliteti dhe gjithë keto investime nuk do të ishin arritur dot.

 

Arsimi

Një prej fushave më të rëndësishme, që KMSH i ka dhënë gjithmonë rëndësi që nga themelimi më 1923, është dhe arsimi. KMSH tashmë për herë të parë ka në vartësi të vet një fondacion arsimor të themeluar para një viti dhe ai është Fondacioni “Hafiz Ali Korca”, i cili tashmë menaxhon drejtpersedrejti Universitetin Bedër, themeluar me shumë sakrifica nga KMSH në 2011, një sipërmarrje e madhe dhe investim serioz e largpamës, që tregon dhe rëndësinë që KMSH i jep arsimit, krahas dhe medreseve të shtrira në gjashtë qytete të ndryshme.

Aktualisht ne kemi 2.000 nxënës në medrese dhe rreth 800 studentë në Universitetin Bedër, i akredituar nga Ministria e Arsimit me ekspertë britanikë, ku në këto vite vlen për t’u përmendur diplomimi i 125 studentëve nga 15 shtete të ndryshme në Departamentin e Shkencave Islame, ku një pjesë e tyre vazhdojnë studimet pasuniversitare në mbi 10 shtete të ndryshme, si SHBA, Austri, Gjermani, Itali, Zvicër, Islandë, Belgjikë, etj., ndërsa një pjesë e tyre janë punësuar si pedagogë në universitet, mësues në medrese dhe imam në disa rrethe.

 

Një investim tjetër i rëndësishëm i KMSH-së, ka qenë edhe themelimi i Radio Spektrum, që shërben për të përçuar mesazhin e Islamit në një zonë të gjerë gjeografike të Shqipërisë, botimi i plotë i Kolanës Zani i Naltë dhe i një Ilmihali të unifikuar në bashkëpunim me bashkësitë islame të Kosovës dhe Maqedonisë, si dhe i shumë librave të tjerë të dijetarëve dhe prijësve tanë të shquar, si H. Vehbi Dibra, H. Ali Kraja, Sheh Qazim Hoxha, etj.

 

Të nderuar vëllezër!

Mund të them me bindje të plotë, bazuar dhe në statistikat zyrtare ndër vite, që ndodhen në KMSH, se shuma e donacioneve dhe vlera monetare e projekteve të realizuara nga KMSH në këto 5 vitet e fundit, është pothuajse e barabartë me shumën dhe vlerën e donacioneve dhe projekteve të ndryshme që KMSH ka realizuar gjatë viteve 1991-2014.

 

Të nderuar vëllezër, e sidomos ju vëllezër myftinj dhe anëtarë të Kryesisë në këto 5 vite, më lejoni që t’ju shpreh falenderimet e mia të përzemërta për besimin dhe respektin që më dhatë 5 vite më parë për t’i shërbyer Komunitetit Mysliman të Shqipërisë në pozicionin e kreut të këtij institucioni, si dhe për të gjithë bashkëpunimin e frytshëm në këto vite.

Zgjedhja juaj, për mua ka qenë më shumë se sa një privilegj dhe krenari e veçantë, një përgjegjësi e jashtëzakonshme para Allahut (xh.sh.), por edhe para jush dhe mbarë besimtarëve myslimanë të Shqipërisë.

Unë ju jam shumë mirënjohës për të gjithë këto vite bashkëpunim dhe për mbështetjen, që keni treguar ndaj meje dhe institucionit të KMSH-së, që është amaneti i të parëve tanë.

Më lejoni të them gjithashtu, që gjatë këtyre viteve kam njohur dhe kam punuar me shumë kolegë dhe njerëz të shkëlqyer, që qëllim kryesor kanë pasë shërbimin ndaj kësaj feje të ndritur, nuk kanë luajtur në vitrinë dhe nuk janë marrë me populizma, por janë munduar të japin kontributin për këtë institution dhe kjo më bën me shpresë, që e ardhmja e këtij institucioni do të jetë e ndritur, si dhe kontributi i tij në të mirën e të gjithë myslimanëve dhe jo vetëm, do të jetë vazhdimisht në rritje.

 

Në përfundim të këtij mandati 5 vjeçar edhe pse mundësia dhe tradita e mëparshme legjitime, si dhe mbështetja e Kryesisë dhe e shumicës suaj mund të bënin, që të vazhdoja edhe të paktën një mandat, jam i mendimit që mes jush, siç janë dhe kandidatët sot ka edhe më të mirë se unë për ta kryer këtë detyrë të rëndë dhe me përgjegjësi. Prandaj vendosa mbrëmë tërheqjen nga një rikandidim për të hapur dhe një rrugë të re, jo vetëm dhe një rotacioni, por tashmë edhe teologëve të nderuar, që kanë mbaruar universitet më të mira islame në botë.

Unë ju falenderoj shumë për interesimin tuaj, mesazhet dhe telefonatat e pafund që më erdhën mbrëmë, duke e vlerësuar këtë gjest. Unë jam vetëm se njëri prej jush dhe dëshiroj të vazhdoj i tillë edhe në vazhdim.

 

Duke ju uruar kandidatëve suksese në garë, u drejtohem juve anëtarëve të Këshillit të Përgjithshëm, që votimi për kryetarin është i fshehtë, pra mes ndërgjegjës tuaj dhe Zotit. Votoni për kë mendoni se mund të bëhet më e hajrit për institucionin në raport dhe me pergjegjësinë që do të marrë dhe mos harroni, që nesër do t’ju pyesë Zoti edhe për këtë zgjedhje që do të bëni.

Zoti ju begatoftë të gjithëve.

 

Es selamu alejkum ue rahmetullahi ue berakatuhu!

 

H. Skender Bruçaj


  • Këshilli i Përgjithshëm, Skender Bruçaj
  • tweet
H. Bujar Spahiu, zgjidhet kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Mevlana Xhelaluddin Rumi Simbol i dashurisë (II)

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
Me shumë në këtë kategori
  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT –...

    Sep 11, 2024 0

  • Në fillim ishte vetëdija
    Në fillim ishte vetëdija

    Jul 02, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al