Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM
Apr 18, 2014 Zani i Nalte Aktivitete 0
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në bashkëpunim me Universitetin Bedër, Qendra e Studimeve Islame, ka organizuar paraditen e së martës, dt. 15 prill 2014 një seminar me studentët e departamentit të Shkencave Islame në lidhje me harmoninë dhe dialogun ndërfetar në Islam dhe tek shqiptarët.
Fjalën e hapjes e ka mbajtur drejtori i Qendrës së Studimeve Islame z. Atakan Derelioglu, i cili ka bërë një hyrje në lidhje me temën në fjalë, duke i uruar mirëseardhjen edhe përfaqësuesve të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nënkryetarit dhe drejtorit të Kulturës dhe Dialogut Ndërfetar z. Genti Kruja.
Më pas fjalën e ka marrë nënkryetari z. Shehi, i cili ka folur për bashkëjetesën dhe mirëkuptimin ndërfetar në Islam, duke e konkretizuar me shembuj nga Kur’ani dhe Tradita Profetike e Hz. Muhamedit (a.s.).
Pastaj fjalën e ka marrë drejtori i Kulturës z. Kruja, i cili është ndalur në shembujt historik të tolerancës dhe mirëkuptimit ndërfetar mes myslimanëve dhe jomyslimanëve, e më pas ka kaluar në traditën e shkëlqyer të popullit shqiptar porsa i përket harmonisë ndërfetare.
Pas kumtesave të mbajtur, studentët kanë bërë pyetje të ndryshme ndaj referuesve, duke marrë dhe përgjigjet e tyre.
May 26, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
May 10, 2025 0
Apr 01, 2022 0
Sep 18, 2021 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...