Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Korpusi i mbishkrimeve osmane në Tepelenë dhe Delvinë

Oct 26, 2018 Zani i Nalte Histori, Studime 0


nga Dr. Mehmet Tütüncü, Qendra Botërore e Kërkimeve për Gjuhën Turke dhe Arabe, Haarlem, Holandë

Abstrakt

Ky është një studim dhe botim rreth mbishkrimeve osmane në jug të Shqipërisë, të përcaktuara si zona ndërmjet Vlorës dhe kufirit grek. Gjatë viteve të fundit janë zbuluar shumë mbishkrime të reja (kryesisht të varreve), nga studiues të huaj dhe vendës. Mbishkrimeve të njohura nga literatura (Evlia Çelebi dhe të tjerë) u janë shtuar këtu edhe mbishkrimet e reja të zbuluara. 25 mbishkrime nga kjo zonë, të cilat datojnë nga viti 1542 deri më 1897, vijnë këtu si pjesë e Korpusit të mbishkrimeve osmane në Shqipëri. Mbishkrimet janë studiuar në kontekstin e tyre historik dhe kulturor. Ato përmbajnë informacione në lidhje me aktivitetet në fushën e ndërtimit, jetën dhe kulturën të zonës së cilës i përkasin gjatë shekujve të sundimit osman në Shqipëri.* 

Fjalë kyçe: Osmane, mbishkrime, Shqipëria.

1. Hyrje  

Tabela 1. Inventari i mbishkrimeve

Vendi Data

Tepelenë, Xhamia e Kalasë 1819 E.S

Delvinë, Gurvarri 1240 Hixhri – 1824-25 E.S

Delvinë, Gurvarri Xhermëhallë, 1315 Hixhri -1897 E.S

Tepelenë, Gurvarri i komandantit të ushtrisë së Ali Pashait Pa datë

Lufta e Tepelenës, Prevezës dhe Korfuzit Pa datë

Delvinë, Grafit në Xhaminë e Gjin Aleksit Pa datë

Delvinë, Grafit në Xhaminë e Gjin Aleksit Pa datë

Tabela 2. Mbishkrimet publikohen në vijim sipas qyteteve ku janë gjetur

Delvina 5 mbishkrime
Tepelena 3 mbishkrime

2. Tepelenë

Tepelena është një vendbanim i vogël malor. Ajo u themelua nga osmanët në 1482, si një fortesë për të kontrolluar shtigjet dhe rrugët. Tepelena u bë e njohur si vendlindja e Ali Pashë Tepelenës, Vezirit të Janinës, i cili, në fund të shekullit të 18-të dhe në fillim të shekullit të 19-të, e futi të gjithë Shqipërinë e Jugut dhe pjesën më të madhe të Greqisë kontinentale nën sundimin e tij. Kalaja është ndërtuar më 1820 dhe ka mbetur e papërfunduar. Ekzistojnë 2 mbishkrime të cilat mund të gjenden në Tepelenë dhe që i referohen Ali Pashës dhe veprimtarisë së tij. 3 mbishkrimet në vijim u zbuluan dhe fotografuan nga z. Auron Tare, i cili na i ka ofruar bujarisht këto foto për studimin tonë (Fig. 19).

Guri i varrit të Bimbashit të Ali Pashait 

binbashi

Huvel Baki

Bir Murad ede Bahadir

Düunyada ismi nadir

Tepedelenli Ali Paşa

Efendimizin Binabaçisi 

Ai është i vetmi i Gjallë

Dhe jep lumturi për të gjithë

Ai nuk ka të tjerë të krahasueshëm

Koloneli i Ali Pashait të Tepelenës [vdiq]. [Mbishkrim 38 x 24 cm] 

Ky gur varri është i një personi emri i të cilit ka humbur, por nga teksti i ruajtur ne mund të lexojmë se ai ishte oficer i Ali Pashë Tepelenës, i cili kishte krijuar një shtet gjysmë-autonom në Janinë. Ai kishte shërbëtorët dhe oficerët e tij. Ky person e përcakton veten si «kolonel i ushtrisë së Ali Pashës». Kjo është një dëshmi e karakterit autonom dhe autoritar të Ali Pashës.

 

Mbishkrimi i fragmentit (të një ndërtese) i ruajtur pjesërisht

 fig. 20 

Allah ey vezir-i kâmgâr Aferin sad (binlerce) aferin…

devlettir ki der ceng-i ibtidâ Breveze-i korfu […]

hususa bu bahr-i gevherler zuhûr Ahmed-i Muhammed…

hayra

Ky mbishkrim i fragmentuar (38 x 33 cm) (Fig. 20) duket shumë i vjetër. Duke gjykuar nga stili, ndoshta ai mund të jetë i periudhës së Sulejmanit të Madhërishëm dhe Betejës së Prevezës (28 shtator 1538).

Tepelenë: Mbishkrim në greqisht që daton në vitin 1819 

Ky mbishkrim i famshëm është shkruar me shkronja greke dhe arabe. Ai përmban emrin e Ali Pashës dhe vitin 1819. Përveç kësaj, ai paraqet pamjen qendrore të xhamisë. Mbishkrimi është raportuar nga Machiel Kiel dhe ndodhej në hyrje të Kalasë së Tepelenës (cit. Machiel Kiel, 2013 f. 475-479).

fig. 19

Fig. 19. Gurvarri i bimbashit të Tepelenës Fig. 20. Mbishkrimi i Tepelenë Prevezës

fig. 21

Figura 21. Mbishkrimi në greqisht dhe osmanisht në kalanë e Tepelenës

3. Delvina

E themeluar si kryeqendra e një sanxhaku, dikur ajo ishte një qendër administrative dhe ushtarake. Numri i madh i veprave monumentale: kështjella, xhamia, teqeja Halveti, Hamami dhe teqeja Bektashi na kujtojnë të kaluarën e saj të lavdishme. Në Delvinë gjenden disa mbishkrime, kryesisht varresh, por gjithashtu edhe disa mbishkrime në portikun e xhamisë së “Gjin Aleksit.” Mbishkrimet e vogla janë disa lutje dhe vargje të thjeshta të pelegrinëve, të cilët vizitonin këtë vend të rëndësishëm. Delvina ishte edhe qendër e dervishëve Halveti, sekt i cili u përhap në drejtim të Shqipërisë, rreth vitit 937/1530 nga Jakub Efendiu, i cili pat ndërtuar një teqe në Vlorë. Por ndodhet edhe një teqe bektashiane në zonën Xhermahalle të Delvinës. Pjesa më e madhe e Delvinës është djegur menjëherë pas luftërave ballkanike dhe gjatë Luftës së Parë Botërore nga banditë grekë. Për një përshkrim më të hollësishëm të trashëgimisë kulturore dhe arkitektonike të Delvinës shihni dy artikuj të shkëlqyer shkruar nga Gianclaudio Macchiarella (Macchiarella, 2012a, 2012b; Macchiarella, Tütüncü 2012).

Teqeja e Baba Azizit Delvinë (1173/1759-1760) 
Mbishkrimi më i vjetër në Delvinë ndodhet në Teqenë e Babait (Fig 22.):

Teqeja e dytë e Delvinës, e njohur nga vendasit si teqeja e Baba Azizit, duket të jetë e lidhur me valën e parë të misionarëve Halveti në fund të shekullit të 16-të. Teqeja e Bektashinjve ndodhet në drejtim të kthesës, e ndërtuar në anë të shkëmbit të thepisur konik të kalasë. Teqeja e Bektashinjve ishte e lidhur me një mulli uji, që tani ndodhet nën rrënojat pranë mureve rrethuese dhe lumit. Dy tyrbet në kopsht janë ende në këmbë; njëra e mbuluar me çati me tjegulla, dhe ende e ruajtur në gjendje të mirë, e cila mbart cenotafët e pesë dervishëve; ndërsa tjetra relativisht e rrënuar dhe pa çati në pjesën më të madhe të saj. Teqeja e Bektashinjve ka qenë e konceptuar fillimisht si një enklavë e vogël, e mbrojtur nga mure dhe pemë të mëdha me portë kryesore në anën e lumit, përmes një korridori të harkuar në zonën e tyrbes (Macchiarella, Tütüncü 2012, f. 551).

Aty ndodhet një mbishkrim, i cili nuk është publikuar më parë. Për fat të keq, mbishkrimi është me ngjyrë të bardhë dhe për shkak të cilësive kaligrafike, është mjaft i vështirë për t’u deshifruar. Unë e kam lexuar pjesërisht mbishkrimin dhe datën, e cila i takon vitit 1173 Hixhri, pra 1759-1760 E.S. Ky është mbishkrimi i dytë më i vjetër i periudhës osmane që ka mbijetuar (më i vjetri është mbishkrimi i Sulejmanit [nr. 1] në Vlorë, i cili daton që nga viti 1542). Mbishkrimet e tjera (nr. 2-5) janë të dëmtuara.

Delvina Baba Aziz Tekkesi 1173 = 1759/1760 Satir 1 : Nedir bu Resûlullah(?)

Satir 2: Bu kâfidir……………………… uşşâkın………………. ra’nà…

Satir 3:…………………………. olup    ol feth-i ebvâb-i safâ

Satir4: Sanma kim sahib

Satir 5: Bu ali…………………. alâmâti…………….. nâir olup her daim mele’-i a’la

Satir 6:………………………… şehsüvâr-i…….. kahramân-i      âlemin

Satir 7: şâh-sûret sâfî-sîret ol Hazret-i Muhtâr Paşa

Sene 1173

fig. 22

Figura 22. Mbishkrimi në Teqenë e Baba Azizit, Delvinë

 

Mbishkrimi i gurit të varrit në Xhermahalle, Delvinë (1211)

Ky gur varri që daton nga viti 1796/1797 është varri më i vjetër i Korpusit tonë. Ai ndodhet në teqenë Xhermahalle dhe është në emër të Ahmedit, i cili vdiq më 1211. Për fat të keq, mbishkrimi është mjaft i dëmtuar për të pretenduar një lexim të plotë (Fig. 23). 

Sene 1211 = 1796/1797

Dirîgâ kim fenâdan eyledi rihlet efendi Ahmed-i mîr ol Bekâya iftihâr edüp bihiçt azmine tutdu yol ……………… mu’tâdi(?) emr-i bi’1-ma’rûf idi herdem 

fig. 22

Figura 23. Mbishkrimi i gurit të varrit në Xhermahalle, Delvinë (1211/1796)

fig. 24

Figura 24. Mbishkrimi i gurit të varrit në Xhermahalle, Delvinë (1240/1824)

a. Mbishkrimi i Gurvarrit Shejh Emin Efendi Xhermahalle, Delvinë (1240/1824) 

 gurvarri

Tarih vefat merhum

We gafur Cennetmekan

Al-shaykh Amin Afandi

ibn Mustfa abu Bakr

Devlvinevi ruhiyçün Al fatiha

sene 1240 

Ky mbishkrim është thyer???, por është i ruajtur pothuajse plotësisht (Fig. 24). Ai jep datën e vdekjes së një shejhu lokal, që ishte nga Delvina, shejh Emin efendiu, i biri i Mustafa Ebu Bekrit. Ai vdiq në 1240/1824. Ai ishte një shejh nga Delvina dhe me sa duket kishte drejtuar kuvendin e Xhermahalles.

Mbishkrimi është i botuar (cfr. Macchiarella 2012, fq. 15-16).

b. Gurvarri i vitit 1315 

Kiydi Yazik pençe-i mevt

Tarih-i dar-i fena oldu ufül itdi beden

Aglasun mader-ü eb ya da getirdkçe beni

Sene 1315 

Unë jam mbërthyer nga kthetrat e vdekjes, mjerisht!

Trupi im është tretur duke e lënë këtë botë kalimtare

Le të brengosen babai dhe nëna ime për kujtesën time.

Viti 1315 = 1897

Mbishkrimi është vetëm një fragment dhe pjesa e sipërme me vargjet hyrëse dhe emrin e të ndjerit janë fshirë (Fig. 25).

c. Grafite të Xhamisë “Gjin Aleksi” Rusan
Grafite nga xhamia në Rusan

  Kim bir alime ikram ederse Allahda ona ikram eder.

gjin aleks 1

Zoti do t’i ndihmojë njerëzit të cilët ndihmojnë një dijetar [njeri të shkolluar].

grafitefig. 25

Figura 25. Mbishkrimi në gurin e varrit në Xhermahalle, Delvinë 1315/1897

gjin aleksi
Figura 26. Xhamia dhe tyrbja në Rusan, Delvinë

Ky vend u shndërrua në Qaben e të dashuruarve [Sufive], të cilët vinin këtu me të meta dhe bëheshin pastaj njerëz të përkryer (Fig. 26).

Ya Muhammed Ya Ali Ya Ebu bekr Ya Umar Ya Osman ya Huseyin Ya ebubekr Ya Mustafa

Oh Muhammed, Oh Ali, Oh Ebu Bekër, Oh Umer, Oh Osman, Oh Hysejn Oh Mustafa.

Düçse zülfünden arak? zemheri? yar canan üstüne Güya çebnem? Düşen? en berk-i? […] üstüne

Nëse nga flokët tuaja bie nga si […]

Ajo bie në një Handan Berki.

4. Libohova 

Libohova është një vendbanim i vogël, por i rëndësishëm në një kala pranë Gjirokastrës, e ndërtuar në vitin 1809 nga Ali Pashë Tepelena, për arsye se ai ishte martuar me një anëtare të klanit të Libohovës. Motra e tij Sehinşah është varrosur në fshatin Libohovë. Në varrezat e familjeve të Libohovës, bëjnë pjesë varret më të bukura në Shqipëri nga periudha osmane, të cilat janë të ruajtura mjaft mirë. Ne kemi zgjedhur 5 varre, të fotografuara nga z. Auron Tare (Fig. 27).

a. Gurvarri i Ahmed Bej (1278 / 1861-1862) 

Një nga mbishkrimet më të gjata të varrezave të Libohovës, i cili është edhe më i vjetri, është mbishkrimi në Fig. 28. Mbishkrimi është i vitit 1278, por ai është i dëmtuar dhe ndotur aq shumë sa ishte e pamundur të lexohej dhe deshifrohej plotësisht. Vetëm emri i personit të vdekur Ahmed bej dhe data e vdekjes së tij (1278), mund të lexohen.

b. Gurvarri i zonjës Rejhan (1283/1867) 

Mbishkrimi i dytë nga Libohova i është kushtuar një gruaje me emrin Rejhan, e cila thuhet se ka qenë nga Kazaja (qarku) Çam (Çamëria) (Fig. 29). Vdekja e saj gjithashtu thuhet se ka ardhur përmes martirizimit (Sehadet Devlet). Ajo është «Nëna e Husejin Efendiut». Ne nuk qemë në gjendje të identifikonim as atë e as djalin e saj. Ky gur varri është unik dhe i rëndësishëm për shkak se ai përbën të vetmin varr të një gruaje, të cilin ne kemi qenë në gjendje të identifikonim.

Hüvelbaki

nuş edüb çam-i kazadan şerbeti

eyledim fani cihandan uzleti

kalmadi vaktim vasiyyet edeyim

verdi hak bana şehadet-i devleti

garibe idim bu vakt ey şah kim

Hakka gurbetimle buldum rahmeti

Hüseyin efendinin validesi

Reyhan ruhuna fatiha

fi 22 s sene 1283

fig. 28-29

Figura 28. Mbishkrimi i Varrezës së Familjes Libohova nga viti 1278

Figura 29. Guri i varrit i zonjës Rejhan

Unë kam pirë Sherbet (Shurup) në zonën Çame (të Çamërisë)

Kam ikur nga kjo botë e sotme

Nuk kam kohë të lë një testament sepse

Allahu më ka dhuruar gjendjen e shehadetit (Martirizimit)

Unë kam qenë njeri i vetmuar (garibe) më përpara o Shahu im

Unë kam gjetur në këtë vend (në mërgim) mëshirën e Allahut

Rejhan nëna e Husejin Efendiut

Fatiha për shpirtin e saj.

22 Shevaal 1283 (27 shkurt 1867)

c. Gurvarri i «… i biri i Ali efendi Shemsi Hoxha» 

Mbishkrimi i tretë nga Libohova është gjithashtu i dëmtuar dhe ne kemi një foto shumë të dobët për ta lexuar atë plotësisht (Fig. 30). Ne mundëm ta deshifronim mbishkrimin vetëm pjesërisht. Ai është varri i Shemsi Hoxhës, i cili ka vdekur në 1287.

  1. Boyle buldum bu civan alinin bir zilh huda 2….
  1. …
  2. Çün ezelden bôyle takdim eylemiç ol hüda
  3. Merhum cennetmekan Firdevs açiyan eçraf
  4. … Šefendi bin Âli
  5. Šemsi hoca ruhuna fatiha sene 1287

Kështu ka vendosur Perëndia,

I ndjeri fisnik … efendi i biri i Aliut,

destinacioni i të cilit do të jetë parajsa,

të këndojmë një Fatiha për jetën e tij.

Viti 1287 (1871/72)

d. Guri i varrit i Maliq Pashës

Mbishkrimi i katërt nga Libohova është ai i një personaliteti mjaft të rëndësishëm (Fig. 31). Është varri i Maliq Pashës, i cili ishte mjaft i njohur në atë zonë. Ai e kishte prejardhjen nga familja e Arsllan Pashës nga Yanya (Janina) dhe i ati kishte qenë në ushtrinë e Ali Pashës dhe kishte shërbyer si ruajtës i thesarit. Ai vdiq më 1893. Mbishkrimi nuk është shkruar edhe aq lehtë, por gdhendur në një gur të zi bazalt.

Ah minelmevt

Vezir şehid Yanyah arslan

Pasan sülalesinden ve tepe

delenli Ali paşanın

müşir-i ordusu ve hazinedari

(mer)hum begin ogullarindan Rumeli

Beglerbegi payelulerinden Malik

Paçanin ruhuna Fatiha

sene 1309

fig. 30

Figura 30. Mbishkrimi në varrezat e familjes Libohova. Mbishkrim nga viti 1287 (1871/72)
Nga familja e vezirit dhe martirit Asllan Pashës së Janinës dhe Gjeneralit të ushtrisë së Ali Pashë Tepelenës dhe djalit të të ndjerit hazinedar [bartës i thesarit] dhe Bejlerbegut [Komandanti i komandantëve] të Rumelisë Maliq Pasha. Këndoni një Fatiha për shpirtin e tij. Viti 1309/1893.

fig. 31

Figura 31. Mbishkrimi në varrezat e familjes Libohova. Mbishkrim nga viti 1309

Në ‘Sicili Osmani’ një gjë e tillë është konfirmuar nëpërmjet informacionit të mëposhtëm: Maliq Naili Pasha është shqiptar. Ai ka jetuar një jetë të gjatë dhe atij i është dhënë titulli bejlerbeg i Rumelisë. Ai ishte 85 vjet kur vdiq në Janinë me 5 Ramadan 1309 (23 mars 1893). Trupi i tij me sa duket më pas është transferuar në Libohovë dhe është varrosur atje. Në Kujtime të Ali Kemalît kemi informacion të mëtejshëm rreth Malik Pashës dhe Libohovës.

Nga fundi i muajit shtator 1862, Guvernatori i Përgjithshëm pat vendosur të ndërmerrte një udhëtim nëpër Shqipëri. Ai m’u lut ta shoqëroja dhe unë isha shumë i kënaqur që m’u dha një mundësi e tillë për të vizituar përsëri vendin tim të lindjes pas tetë vitesh mungesë. Pra, pasi lamë Janinën, fillimisht shkuam në Voshtinë, një qytet i vogël, që ishte kryeqendër në rrethin e Pogohisë, në vijën kufitare midis zonës shqiptare dhe greke. Ndërsa ne ishim atje, Malik Pasha, nipi i famshëm i Shanishahut, motrës së Ali Pashës së Janinës, erdhi për të vizituar Akif Pashën dhe e ftoi atë në shtëpinë e tij në Libohovë, e cila atëherë ishte një fortesë e ndërtuar që nga koha e gjyshes së tij. Ne përputhje me rrethanat, ne shkuam atje të nesërmen, dhe u larguam dy ditë më vonë drejt Gjirokastrës. (Aksut, Ali Kemalî 1944, f. 237)

e. Gurvarri i Safet beut, bir i Maliq Pashës 

Mbishkrimi i fundit nga Libohova është në emër të Safet beut, bir i Maliq Pashës (Fig. 32). Ai ishte kryetopçiu [Topçubaşı] i ushtrisë perandorake. Data e vdekjes së tij nuk është e dukshme në fotot që kemi marrë. 

Ah Minelmevt

Malik Paşa hazretlerinin

Mahdumu rikab-i humayun topcubaşlarından rifatlu

Abd Muhammed Saffet bek

Efendinin ruhuna fatiha sene…

Oh i vdekur,

Këndoni Fatihanë për shpirtin e tij

Të Muhammad Safet Bej Efendiut,

Të birit të Shkëlqesisë Maliq Pashës,

dhe komandantit perandorak të topçinjve.

Përfundim

Këto 25 mbishkrime nuk duken shumë për rreth 400 vjet të sundimit osman në Shqipëri. Sigurisht, ka pasur shumë më tepër të tilla, por, fatkeqësisht, përgjatë viteve, me sa duket ato kanë humbur ose janë shkatërruar. Megjithatë, ajo që ka mbetur dhe ato që kemi publikuar janë një kontribut i rëndësishëm për kulturën dhe historinë e Shqipërisë së Jugut. Shpresojmë se më shumë mbishkrime do të dalin në dritë në të ardhmen, veçanërisht varre, të cilat janë ende të pazbuluara ose të fshehura në vende të ndryshme. Unë do të desha të falënderoj drejtorin e Agjencisë shqiptare të bregdetit, të nderuarin Auron Tare dhe Prof. Gianclaudio Macchiarella, të cilët kanë dhënë një ndihmesë të madhe dhe na kanë ndihmuar të gjejmë e të studiojmë mbishkrimet osmane në Shqipërinë e Jugut.

fig. 32Figura 32. Mbishkrimi në varrezat e familjes Libohova (Safet bej)

Bibliografia

Dankoff, Robert; Elsie Robert (eds.) (1999). Evliya Çelebi in Albania and adjacent regions (Kosovo, Montenegro, Ohrid). The relevant sections of the Seyahatnama botuar me përkthim dhe hyrje, vëll. 4. Leiden; Boston; Koln: Brill Academic Pub.

Frashëri, Gjergj; Dashi, Sulejman (1987). Zhvillimi i arkitekturës islamike shqiptare të xhamive (Probleme të periudhizimit). Monumentet, 2, fq. 51-76.

Macchiarella, Gianclaudio (2012a). Delvina, Albania: A Sufi Architec­tural Enclave. Në: Cret Ciure, Fiorina; Nosilia, Viviana; Pavan, Adri­ano (bot.), Multa & Varia: Studi offerti a Maria Marcella Ferraccioli e Gianfranco Giraudo. Milano: Biblion, fq. 9-32.

Macchiarella, Gianclaudio (2012b). Delvina: a Mystic Architectural En­clave. Türk Donemi Kazilari ve Sanat Tarihi Araçtirmalari Sempozyumu (Eskiçehir, Turkey, 19-21 October 2011).

Macchiarella, Gianclaudio; Tütüncü, Mehmet (2012). «Delvina Kitabeleri». Gjatë punimeve të konferencës (Eskiçehir, Turkey, 19-21 October 2011), pp. 549-558.

Kiel, Machiel (1990). Ottoman architecture in Albania (1385-1912). Istanbul: Research Centre for Islamic History, Art and Culture.

Kiel, Machiel (2013). «Tepelene, Türkiye Diyanet Vakfi». Islam Ansiklopedisi, vëll. 40, fq. 475-479.

Tütüncü, Mehmet (2006). Turkish Jerusalem (1516-1917), Ottoman Inscrip­tions from Jerusalem and Other Palestinian Cities. Haarlem.

Aksut, Ali Kemalî (1944). Sultan Aziz’in Misir ve Avrupa seyahati. Istanbul: Ahmet Sait Oglu Kitabevi.

Islam Ansiklopedisi (2011), 40. Cilt, Tanzimat-Teveccüh. Ankara.

* Artikull i botuar në revistën shkencore “Zani i Naltë”, korrik, gusht, shtator 2017 nr. 20 (173), fq. 57.


  • Delvinë, Gjin Aleks, mbishkrime osmane, Tepelenë
  • tweet
Studentët e Shkencave Islame, Bedër përfundojnë me sukses trajnimet në Universitetin el-Ezher, Kajro Mblidhet Presidenca e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
Me shumë në këtë kategori
  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

  • Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera
    Qasja e dijetarëve klasikë dhe...

    May 21, 2025 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • Ndikimi i reformizmit dhe iluminizmit te Hafiz Ali Korça
    Ndikimi i reformizmit dhe iluminizmit...

    Jul 02, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al