Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Mesatarja Kur’anore shërim i ekstremizmit

Feb 12, 2024 Zani i Nalte Shkenca Islame 0


Prof. dr. hfz. Hajredin Hoxha

 

Allahu i Madhëruar, në Kur’anin Fisnik, thotë:

“Ruajuni nga e keqja (nga dënimi) që nuk i godet vetëm ata që bënë mizori prej jush, (por edhe të mirët), dhe ta dini se Allahu është ndëshkues i rreptë.”[1]         

“Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e nje­rëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e kë­qija dhe të besoni në Allahun…”[2] 

Bazuar në këto dhe në tekste të tjera kur’anore, ne detyrohemi të urdhërojmë për të mirë dhe të ndalojmë nga e keqja, ta pe­ng­o­j­më tiranin dhe mëkatarin nga dhuna e mëkatet, sepse, për­ndryshe, Allahu, për shkak të disa njerëzve të paktë që luajnë me sigurinë e njerëzve dhe bëjnë shkatërrime në tokë, do të na ndë­shkojë të gjithëve, ngase ndëshkimi i Allahut ashtu siç nuk shtyhet, po ashtu as nuk dallon të mirin nga i keqi, myslimanin nga jomyslimani; ai i përfshin të gjithë.

Sot, umeti islam sa vuan nga armiqtë e jashtëm, të cilët i janë vërsulur për t’ia thithur gjakun, për t’i grabitur pasurinë, për të shkaktuar dyshime në besim e fe, duke u ndihmuar edhe nga glo­balizmi e shekullarizmi, dhe kjo nëpërmjet mjeteve të infor­mi­mit, të shkruara apo elektronike qofshin, me pretekst të përhapjes së të “mirës”, kulturës, civilizimit, globalizmit dhe demokracisë, ai, po aq, në mos më shumë, vuan edhe nga plasaritjet e brendsh­me të strukturës së tij. Divergjencë në të menduar e të besuar, ndarje në lëvizje, grupe, medh’hebe e parti, vrasje dhe dëbim nga shtëpitë të njerëzve të pafajshëm dhe të shtyrë në moshë, pleq, gra apo fëmijë të jenë ata. Të gjitha këto janë pjellë fatzezë e kësaj divergjence, përçarjeje dhe fatkeqësie fetare e njerëzore që ka sulmuar rëndë Botën Islame.

Në disa vende të Botës Arabe dhe Islame, po ashtu edhe në disa vend perëndimore, janë shfaqur disa të rinj myslimanë, të cilët bëjnë thirrje për rikthimin në Islam. “Xhi­had, Xhihad!”, “Vdekje kolaboracionistëve dhe hipokritëve”, “Kujdes, kjo lagje është zonë e Sheriatit Islam”, etj., janë moto të tyre.

Po të analizojmë dhe të shtjellojmë çështjen e tyre, do të sho­him se ata janë bartës të ideve të prapambetura dhe ekstreme që shpien në terrorizëm. Ata prej Islamit kanë marrë vetëm emrin dhe asgjë prej udhëzimeve të tij. Ata shkaktojnë trazira, rrëmujë, kaos dhe skanda­le, por mendojnë se janë duke vepruar drejt. Tronditin dhe trazojnë thellë qetësinë shpirtërore, ideore dhe politike të mysli­ma­nëve. Bëjnë thirrje për të mos respektuar prijësit, kundër­shtojnë dhe ngrenë krye ndaj tyre, dhe jo vetëm kaq, ata edhe nxisin rininë që, krahas kësaj kryengritjeje, të luftojnë edhe të gjithë ata që gjenden përkrah këtyre liderëve, pa marrë parasysh se a janë dijetarë, persona të organit të sigurisë, etj.

Fatkeqësisht, e tërë kjo marrëzi kryhet në emër të urdhërimit për të mirë dhe ndalimit nga e keqja, për përhapjen e së mirës dhe luftimin-pengimin e së keqes. Predikojnë dashurinë për vlera e virtyte, për mirëkuptim mes njerëzve, kurse realiteti i tyre dëshmon të kundërtën.

Ne, duke studiuar tekstet kur’anore dhe ato profetike, me lejen e Allahut, do të arrijmë te rrënjët e këtij problemi shoqëror dhe fetar. Do të njihemi edhe me ligjet e Allahut nën kupolën e këtij kozmosi dhe me mënyrën e pengimit dhe largimit të së keqes. Do të bindemi se rekomandimet kur’anore janë shërimi më adekuat! Fillimisht, kujtojmë disa të vërteta dhe rregulla themelorë fetarë në Jurisprudencën Islame (القواعد الفقهية), të cilat janë të një rëndësie shumë të veçantë, si p.sh.: “Nuk ka dëm reciprok, mos e dëmto veten as tjetrin” (لا ضرر ولا ضرار); “E keqja largohet sipas mundësisë” (الضرر يزال بقدر الإمكان); “E keqja nuk largohet me një të keqe identike apo më të madhe se ajo” (الضرر لا يُزال بضرر مثله أو بضرر أكبر منه); “E keqja e vogël përballohet për të larguar të keqen të madhe” (يُحتمل الضرر الأدنى لدفع الضرر الأعلى), etj.[3]

Bazuar në rregullat që përmendëm, çdo e keqe, lëndore apo kuptimore qoftë, si: terrorizmi dhe radikalizmi bashkëkohor, frikësimi dhe shqetësimi i njerëzve të pafajshëm, nga pikëpamja islame konsiderohen vepra të urryera e të refuzuara, të ndaluara me të gjitha format e llojet e tyre, dhe pikërisht nga këtu, Islami na fton të ndërtojmë qëndrimin tonë karshi kësaj sfide ideore dhe besimore të shtrembëruar, prej së cilës ka vuajtur dhe vazhdon të vuajë njerëzimi dhe bota përreth. Fatkeqësisht, disa kanë devijuar dhe kanë lajthitur nga ky parim, kështu që në fund kanë përjetuar dëshpërim, edhe pse ata vazhdimisht kanë menduar se janë duke bërë mirë dhe duke vepruar drejt. 

Islami është fe e paqes dhe sigurisë, është fe e jetës, e ndërtimit dhe kulturës. Misioni i tij është krijimi i një ambienti të qetë dhe të mirë për njerëzit. Vdekja, vrasja, shkatërrimi dhe shqetësimi nuk janë pjesë të tij. Këtu mbase qëndron dhe sekreti i luftës së pa-kompromis të Islamit kundër këtyre dukurive shkatërruese, pra ekstremizmit dhe radikalizmit në ide, drejtime dhe besim, duke mos marrë parasysh një besim të veçantë. Kësisoj, Islami na fton te mesatarja, ekuilibrimi dhe maturia, sikurse na fton që t’i referohemi bazës apo kriterit të qendrës[4], Kur’anit dhe Sunetit, në mënyrë që prej tyre të marrim udhëzimet e rekomandimet e duhura për trajtimin adekuat e të suksesshëm të kësaj dukurie, si dhe për ndjekjen e rrugës, e cila të shpie drejt kënaqësisë së Allahut në këtë botë dhe në botën tjetër. 

Dijetarët kompetentë të umetit, si në të kaluarën ashtu edhe tani, konstatojnë njëzëri se qëllimet dhe objektivat e fesë sonë të pastër janë vënë për të realizuar gjërat madhore që kanë bëjnë me njerëzimin dhe jetën e tij. Këto të mira (interesa), ruajtjen e të cilave e ka marrë përsipër feja jonë islame, janë të shenjta dhe në asnjë mënyrë nuk lejohet që ato t’i ekspozohen së keqes. Këto interesa konsistojnë në: ruajtjen e fesë, qenies (jetës), mendjes, nderit dhe pasurisë. Këto pesë interesa njihen nga dijetarët si el-kul-lijjat el hams ed darurijjeh (pesë gjërat e mëdha) apo (të domosdoshmet.)

Kështu, dukuria e terrorizmit, vrasjes, shqetësimit, dëmtimit dhe shkatërrimit të pronave dhe shkeljes së nderit bie ndesh me këto mësime hyjnore dhe ideale (objektiva) të larta njerëzore.

 

MESATARJA DHE BARASPESHIMI

Zgjidhja dhe opsioni, të cilin do t’ia propozojmë të rinjve dhe institucioneve tona shkencore dhe fetare, përmblidhet në përvetësimin e parimit të mesatares dhe maturisë në besimin, adhurimin, sjelljet, mendimet dhe të gjitha çështjet që kanë të bëjnë me ne, në njërën anë, dhe largimin nga radikalizmi, ekstremizmi dhe ashpërsia me të gjitha format dhe llojet e tyre, në anën tjetër.

E për vlerën dhe rëndësinë e këtij opsioni apo kësaj alternative, të ofruar për jetën dhe besimin tonë, dhe për atë se feja jonë është në mes të dy ekstremeve, flet më së miri Shejhu-l-Islam Ibn Tejmije, Allahu e mëshiroftë, në El Uesijjetu-l-Kubra, i cili në fakt sjell para nesh ajkën e kësaj të vërtete të madhe, rezymeja e së cilës – si parafrazim – do të shprehej kështu:

“…dhe kjo palë e shpëtuar është Ehlu Suneti, që ndjek mesataren ndërmjet sekteve dhe feve; myslimanët janë mesatarë në çështjen me të dërguarit e Allahut, ngase nuk i tejkalojnë kufijtë në lëvdata siç bënë të krishterët, të cilët Isanë (alejhi’s-selam), priftërinjtë dhe murgjit i morën për zota, ndërsa ishin urdhëruar të adhuronin vetëm një Zot. Po kështu nuk ndoqën as ekstremizmin tjetër të çifutëve, të cilët, nga mosrespektimi ndaj të dërguarve, disa i vranë e të tjerët i përgënjeshtruan. Myslimanët ndoqën mesataren përkitësisht me Isanë (alejhi’s-selam) ngase nuk e quajtën zot, as bir të Zotit dhe as trini, por as nuk e mohuan; ata thanë se Isai (alejhi’s-selam) është rob dhe i dërguar i Allahut, fjalë e Tij e hedhur në Merjemen e virgjër dhe shpirt prej Tij…

Myslimanët po kështu janë mesatarë edhe në ligjet e fesë së Zotit, kështu që ata nuk e kanë mohuar mundësinë që Allahu të anulojë ato ligje të fesë që Ai do dhe të lërë apo vërtetojë ato që do, ashtu siç bënë çifutët. Po kështu, ata nuk ia dhanë të drejtën askujt prej dijetarëve dhe fetarëve të tyre të mëdhenj që të bëjnë ndryshime në ligjet e Allahut, ashtu siç vepruan të krishterët.

Myslimanët shfaqen mesatarë edhe në lidhje me cilësitë dhe atributet e Allahut. Nëse çifutët ia përshkruan Zotit atributet e dobëta të krijesave, e përshkruan me mangësi dhe të meta, se kinse Ai është i varfër ndërsa çifutët janë të pasur, se kinse Zoti është dorështrënguar dhe se Ai është lodhur nga krijimi, kështu që e mori pushim ditën e shtunë, atëherë të krishterët iu dhanë krijesave veçori që janë ekskluzive vetëm për Krijuesin. Ata thanë se krijesa (Jezusi) krijon, furnizon, fal, mëshiron, e pranon pendimin, shpërblen dhe ndëshkon… Ndërsa Myslimanët e besuan Allahun ashtu siç shpalli Ai, se nuk ka adash (emnak), të ngjashëm, të njëjtë, askush nuk është sikurse Ai, Ai është Zoti dhe Krijuesi i qiejve dhe tokës, ndërsa të gjithë të tjerët janë krijesa të Tij dhe rrjedhimisht kanë nevojë për Të…

Ehlu-s-Suneti nuk janë mesatarë vetëm në raport me fetë e tjera, por edhe me fraksionet brendapërbrenda Islamit. Përkitësisht me emrat dhe cilësitë e Allahut ata janë ndërmjet Ehlu Ta’tilit, që e zhveshin Zotin nga cilësitë e Tij dhe përshkrimet që Ai ia bëri Vetes dhe e ngjasojnë me diçka të paqenë apo të vdekur, dhe ndërmjet Ehlu Temthilit që sjellin shembuj dhe e ngjasojnë Allahun me krijesat. Ehlu-s-Suneti besojnë në atë që Allahu e përshkroi Veten apo në atë që i Dërguari i Tij e përshkroi Atë, pa shtrembërime, zhvleftësime, ngjasime a shëmbëllime…

Po kështu, ata janë mesatarë edhe në çështjet e krijimit dhe urdhërimit ndërmjet atyre që e përgënjeshtrojnë fuqinë dhe forcën e Allahut dhe ndërmjet atyre që e zhveshin robin nga vullneti, fuqia dhe vepra, me çka i zhvleftësojnë urdhëresat, ndalesat, shpërblimin dhe ndëshkimin e Allahut, duke marrë trajtën e idhujtarëve, të cilët thanë se po të kishte dashur Allahu ne nuk do të bënim shirk (idhujtari)…

Ehlu-s-Suneti janë mesatarë edhe në vlerësimin e shokëve të Profetit (alejhi’s-selam). Ata nuk shfaqin fanatizëm për Aliun dhe nuk e vlerësojnë atë ndaj Ebu Bekrit dhe Omerit, por nuk pajtohen as me ata që i cilësojnë si heretikë dhe të dalë nga feja, jo vetëm Aliun por edhe Osmanin… Ehlu-s-Suneti janë mesatarë në të gjitha çështjet e fesë, ngase ata i përmbahen rreptë Librit të Allahut, Kur’anit dhe Sunetit të të Dërguarit të Allahut, si dhe nuk i ndahen traditës së të parëve nga muhaxhirët dhe ensarët (mekasit dhe medinasit).”[5]

Pikërisht kjo mesatare do të jetë në fokusin tonë në këtë punim.

Kjo veçori islame ka një ndikim jashtëzakonisht të madh dhe të padiskutueshëm kur bëhet fjalë për ruajtjen e rinisë islame nga devijimi dhe pështjellimi ndërmjet lëvizjeve të humbura dhe të çmendura në këtë kohë[6]. Qasjet materialiste kanë shfaqur përkushtim dhe interesim vetëm për aspektin material të jetës, duke anashkaluar tërësisht aspektin shpirtëror, apo i janë përkushtuar individit duke neglizhuar kolektivin.

Baraspeshimi, mesatarja dhe maturia në qasje dhe ide, baraspeshimi ndërmjet të drejtave dhe detyrimeve, baraspeshimi ndërmjet kërkesave të shpirtit dhe trupit, nuk është diçka e lehtë, ngase njeriu, nga vetë natyra e tij, është i prirë që të veprojë gjithnjë diçka në llogari (dëm) të diçkaje tjetër, gjë kjo që ka si pasojë kaosin dhe shkatërrimin, si për individin ashtu edhe për shoqërinë. Myslimanit nuk i lejohet kurrë që të anojë ndaj ndonjë aspekti në dëm të aspektit tjetër.

Islami, fe e natyrshmërisë, ka ardhur për ta ruajtur këtë balancim në të gjitha poret e jetës, në adhurim dhe në çdo gjë tjetër. Edhe pse jemi urdhëruar të adhurojmë Allahun, prapë feja na porosit të gjejmë vend e kohë edhe për familjen, fëmijët dhe veten tonë. Puna për ahiret dhe përgatitja për të nuk nënkuptojnë se duhet ta braktisim tërësisht botën në të cilën jetojmë. Ne na janë ndaluar ushqimet e dëmshme por jo edhe ato të mirat e të dobishme. Po kështu, e kemi të ndaluar edhe shmangien nga martesa me pretekstin e adhurimit. Dhe të gjitha këto sipas një metodologjie e programi edukativ të përsosur[7]. 

Le të meditojmë dhe t’i analizojmë pak ajetet kur’anore, në të cilat Allahu i Madhëruar i qorton ‘ithtarët e Librit’ dhe i ndalon ata nga ekstremizmi.

“O ithtarët e librit, mos e teproni në fenë tuaj dhe mos thoni tjetër gjë për Allahun, përveç asaj që është e vërtetë. Mesihu, Isa, bir i Merjemes, ishte vetëm i dërguar i Allahut. Ishte fjalë e Tij (bëhu) që ia drejtoi Merjemes dhe ishte frymë (shpirt) nga Ai. Besojeni pra Allahun dhe të dërguarin e Tij e mos thoni: ‘Tre’ (trini). Pushoni (së thëni), se është më mirë për ju. Allahu është vetëm një Allah; larg qoftë asaj që Ai të ketë fëmijë. Ç’ka në qiej dhe ç’ka në tokë është vetëm e Tij. Mjafton që Allahu është planifikues i pavarur.”[8]  

Ndërsa nëse lexojmë shkrimet e ‘shenjta’ të çifutëve, në të pesë librat/pjesët aktualë të Teuratit[9] (Dhiatës së Vjetër), nuk do të mund të gjejmë gjurmë të shpirtërores dhe as vend ku përmendet ahireti, madje edhe premtimi dhe kërcënimi (shpërblimi dhe ndëshkimi) janë të lidhura kryesisht me këtë botë.

Ndryshe nga Teurati, në Ungjill hasim në një ftesë të fuqishme për të braktisur të gjitha vlerat e kësaj bote. Njeriu duhet të arratiset nga kjo botë, pasi shpëtimi është vetëm në botën tjetër. Thuajse njeriut nuk i ka mbetur vend dhe hise në dunja. Të mirat e saj nuk janë për të, trupi nuk ka të drejta, ndërtimi i botës nuk është punë e tij. Në Ungjill, Mesihu citohet t’i ketë thënë një të riu: “Nëse dëshiron të jesh i kompletuar (përsosur), atëherë shko dhe shite tërë atë që zotëron, e pastaj eja dhe më paso mua!” Ndërsa, një ditë, nxënësve të tij iu pat thënë: “Mos kërkoni ushqim dhe pije dhe mos u interesoni fare për to, ngase vetëm ata që nuk janë besimtarë interesohen për to!”[10]

Në këtë kontekst ata që në emër të fesë, ndërmarrin sulme terroriste ndaj myslimanëve apo jomyslimanëve, janë njerëz që vuajnë nga probleme dhe që kanë defekte në besimin dhe mendësinë e tyre. Ata janë njerëz që përjetojnë kriza mendore dhe probleme kulturore. Kjo, për shkak se ata i janë shmangur rrugës së qëlluar, e kanë injoruar rrugën e drejtë, të cilën Kur’ani e përmend në shumë vende. Ajo rrugë në fakt është rruga e mesatares, maturisë e drejtpeshimit.

Në Kur’an e gjejmë shumë qartë aludimin për këtë botëkuptim të cilin po synojmë, pra çështjen e mesatares. Por cili është qëllimi i saj? Cilat janë dimensionet e domethënieve dhe kuptimeve të kësaj shprehje( Seua’-us Sebijl ) (سوآء السبيل) . Le të shohim tani në bazë të tefsirit tematik të shkurtër disa ajete kur’anore dhe komente përkatëse të dijetarëve klasikë dhe bashkëkohorë, për të zbuluar sa madhështor është Kur’ani dhe sa i suksesshëm është ai në aspektin që po diskutojmë. Allahu xh.sh thotë:

﴿أَمْ تُرِيدُونَ أَن تَسْأَلُوا رَسُولَكُمْ كَمَا سُئِلَ مُوسَىٰ مِن قَبْلُ ۗ  وَمَن يَتَبَدَّلِ الْكُفْرَ بِالْإِيمَانِ فَقَدْ ضَلَّ سَوَاءَ السَّبِيلِ﴾ 

 “A doni ta pyetni të Dërguarin tuaj sikurse u pyet më parë Musai. Ai që e ndërron besimin me mosbesim, ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë.”[11]

‎﴿ وَلَقَدْ أَخَذَ اللَّهُ مِيثَاقَ بَنِي إِسْرَائِيلَ وَبَعَثْنَا مِنْهُمُ اثْنَيْ عَشَرَ نَقِيبًا ۖ  وَقَالَ اللَّهُ إِنِّي مَعَكُمْ  لَئِنْ أَقَمْتُمُ الصَّلَاةَ وَآتَيْتُمُ الزَّكَاةَ وَآمَنتُم بِرُسُلِي وَعَزَّرْتُمُوهُمْ وَأَقْرَضْتُمُ اللَّهَ قَرْضًا حَسَنًا لَّأُكَفِّرَنَّ عَنكُمْ سَيِّئَاتِكُمْ وَلَأُدْخِلَنَّكُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ  فَمَن كَفَرَ بَعْدَ ذَٰلِكَ مِنكُمْ فَقَدْ ضَلَّ سَوَاءَ السَّبِيلِ﴾

“Në të vërtetë Allahu pat marrë zotimin e beni israilëve. Dhe prej tyre dërguam (caktuam) dymbëdhjetë prijës. Allahu tha: ‘Unë jam (mbrojtës) me ju!’ Në qoftë se falni namazin, e jepni zeqatin, u besoni të dërguarve të Mi dhe u ndihmoni atyre, huazoni për hir të Allahut hua të mirë, Ai patjetër do t’ua shlyejë mëkatet tuaja dhe do t’ju shtie në xhenete nën të cilët rrjedhin lumenj. E kush kundërshton pas këtij (zotimi) prej jush, ai e ka humbur rrugën e drejtë.”[12]

‎﴿قُلْ هَلْ أُنَبِّئُكُم بِشَرٍّ مِّن ذَٰلِكَ مَثُوبَةً عِندَ اللَّهِ  مَن لَّعَنَهُ اللَّهُ وَغَضِبَ عَلَيْهِ وَجَعَلَ مِنْهُمُ الْقِرَدَةَ وَالْخَنَازِيرَ وَعَبَدَ الطَّاغُوت  أُولَٰئِكَ شَرٌّ مَّكَانًا وَأَضَلُّ عَن سَوَاءِ السَّبِيلِ﴾

 “Thuaj: ‘A t’ju lajmëroj për një të keqe (të zezë) më të dëmshme (nga ajo e metë që na e shihni) si dënim nga Allahu? (Ajo është) Mallkimi i atij që e mallkoi Allahu dhe hidhërimi ndaj tij, që disa prej tyre i shndërroi në majmunë e në derra, e i bëri adhurues të djallit. Të tillët janë në pozitë më të keqe dhe më të humburit prej rrugës së drejtë.”[13]

 

﴿قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ لَا تَغْلُوا فِي دِينِكُمْ غَيْرَ الْحَقِّ وَلَا تَتَّبِعُوا أَهْوَاءَ قَوْمٍ قَدْ ضَلُّوا مِن قَبْلُ وَأَضَلُّوا كَثِيرًا وَضَلُّوا عَن سَوَاءِ السَّبِيلِ ﴾‎

“Thuaju: ‘O ithtarë të librit, mos e teproni në fenë tuaj jashtë të vërtetës dhe mos shkoni pas epsheve të një populli të mëparshëm që ka humbur, që ka shkaktuar humbjen e shumë të tjerëve dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë.”[14]

 

﴿يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا لَا تَتَّخِذُوا عَدُوِّي وَعَدُوَّكُمْ أَوْلِيَاءَ تُلْقُونَ إِلَيْهِم بِالْمَوَدَّةِ وَقَدْ كَفَرُوا بِمَا جَاءَكُم مِّنَ الْحَقِّ يُخْرِجُونَ الرَّسُولَ وَإِيَّاكُمْ ۙ أَن تُؤْمِنُوا بِاللَّهِ رَبِّكُمْ إِن كُنتُمْ خَرَجْتُمْ جِهَادًا فِي سَبِيلِي وَابْتِغَاءَ مَرْضَاتِي ۚ تُسِرُّونَ إِلَيْهِم بِالْمَوَدَّةِ وَأَنَا أَعْلَمُ بِمَا أَخْفَيْتُمْ وَمَا أَعْلَنتُمْ ۚ وَمَن يَفْعَلْهُ مِنكُمْ فَقَدْ ضَلَّ سَوَاءَ السَّبِيلِ ﴾

 “O besimtarë, mos e konsideroni armikun Tim dhe tuajin për dashamir; ju po shprehni dashuri ndaj tyre, kurse ata, me të vërtetë, kanë mohuar të drejtën që u ka ardhur juve, e dëbuan Profetin dhe juve, vetëm se besonit në Perëndinë, Zotin tuaj (mos i bëni ata dashamirë), në qoftë se jeni (keni dalë) luftëtarë në rrugën Time dhe për kënaqësinë Time. Ju fshehurazi i shfaqni atyre dashuri, por Unë di edhe atë që fshini dhe atë që punoni haptazi. Ai prej jush, i cili armikun e bën dashamir, ai ka devijuar rrugën e drejtë.”[15]

 

Imam Ibn Kethiri, në komentin e pjesës së ajetit “ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë” (Bekare, 2:108), ka thënë: “…ai e ka humbur rrugën më të mirë, më të drejtë, më të qëlluar.” Ndërsa në komentin e pjesës së ajetit “…dhe që u largua në tërësi prej rrugës së drejtë” (Maide, 5:77) ka thënë: “…kanë devijuar nga rruga e drejtë dhe maturia për në rrugën e lajthitjes dhe humbjes”.[16]

Në Tefsiru-l-Xhelalejni, pjesa e ajetit “ai tanimë e ka humbur rrugën e drejtë” (Bekare, 2:108) është komentuar: “…e ka gabuar rrugën e së vërtetës’. Në fakt, “e drejtë” (ar. Es-seua) nënkupton mesin (el-uesat)…[17]

Imam Kurtubiu, në tefsirin e tij, ajetin në fjalë e komenton me ‘gabim dhe shmangie nga rruga e Muhamedit (alejhi’s-selam)’.[18]

Ngjashëm e komenton edhe Imam Taberiu, i cili thotë: ‘e ka gabuar rrugën e qartë dhe ka devijuar nga metoda e rrugës së drejtë… rruga e drejtë është poenta, caku, destinacioni i së vërtetës…’[19].

Nga ajo që pamë mund të konstatojmë se Kur’ani dhe ajetet e tij lënë të kuptohet për shërimin më efektiv të mundshëm, shërim të cilin në fakt e kemi harruar. Kjo është mesatarja, maturia dhe ekuilibri, ilaçe këto për shërimin e dukurisë së ekstremizmit dhe radikalizmit fetar. Por, a thua vallë kemi përfituar nga Kur’ani dhe i jemi kthyer atij për t’i zgjidhur problemet tona?!

Kur’ani na fton që t’i përmbahemi parimit të mesatares, ngase Allahu na ka bërë umetin më të mirë të dalë ndonjëherë në sipërfaqen e dheut; urdhërojmë për të mirë, ndalojmë nga e keqja dhe besojmë tek Allahu, gjëra këto që na bëjnë të aftë për të dëshmuar për të gjitha umetet në Ditën e Kiametit. Kjo gradë dhe ky privilegj janë të fshehura pikërisht te mesatarja, ekuilibrimi, maturia dhe drejtpeshimi fetar i umetit. Umeti islam është umet i drejtësisë, mirësisë dhe paqes. Këto janë gjërat me të cilat edhe u dërgua (shpall) kjo fe:

 “Dhe ashtu (siç ju udhëzuam në fenë islame) Ne u bëmë juve një popull të drejtë (një mes të zgjedhur) për të qenë ju dëshmitarë (në ditën e gjykimit) ndaj njerëzve, dhe për të qenë i dërguari dëshmitar ndaj jush…”[20]

Kur’ani na fton të jemi mesatarë dhe të matur madje edhe në shpenzime, dhe këtë për t’iu shmangur luksit dhe ekstravagancës. Le te meditojmë pak për këto fjalë të bukura hyjnore:

“Edhe ata që kur shpenzojnë nuk e teprojnë e as nuk janë dorështrënguar, por mbajnë mesataren e janë të matur.”[21]

“Dhe mos e bëj dorën tënde të lidhur për qafe (mos u bë koprrac), e as mos e shtrij në tërësi, e të mbetesh i qortuar dhe duarthatë (nga shpenzimi i tepërt).”[22]

Mendoj se për çështjen në fjalë është shumë me interes të përmendim disa komente të dhëna nga dëshmori dhe mufesiri Sejjid Kutubi, i cili, duke komentuar ajetin e sipërcituar, thotë:

“Ekuilibri është një ndër rregullat e mëdha të metodës islame, ndërsa ekstremizmi, në kuptimin e ekstravagancës, shkakton çekuilibrim. Stili kur’anor e sjell këtu çështjen në formë figurative: koprracinë e përshkruan si dorë të lidhur pas qafe, ndërsa shpenzimin (e pakontrolluar) si dorë të shtrirë që nuk mban gjë, ndërsa fundin e këtyre dy ekstremeve e përshkruan si bllokim, sikurse të atij që ngel i qortuar për humbje. Gjuhësisht fjala ‘hasiir’ (humbje) nënkupton kafshën e lodhur që nuk mund të ecë. Kësisoj, edhe koprracin e humb dhe e bllokon koprracia e tij, sikurse e bllokon edhe atë që shpenzon pa vetëdije, derisa kjo e fundit t’i kthehet në humbje dhe të ngelë si i falimentuar. Pra, ngelet i qortuar në të dyja rastet, për koprraci dhe shpenzim, sepse ‘gjërat më të mira janë mesataret.’ Pastaj, vazhdon me atë se Allahu është Furnizues dhe se Ai i jep kujt të dojë aq sa të dojë dhe se Ai që furnizon është pikërisht Ai që urdhëron për të qenë mesatarë në shpenzime: “S’ka dyshim se Zoti yt është Ai që furnizon me bollëk atë që do dhe ia kufizon atij që do. Ai hollësisht e di për robërit e vet dhe i vështron.”[23] I jep shumë kujt të dojë, me përvojë dhe vizion, dhe ia ngushton furnizimin kujt të dojë, me përvojë dhe vizion (dije). Urdhëron për të qenë të matur dhe mesatarë, ndërsa ndalon nga koprracia dhe shpenzimi i tepërt. Allahu e njeh në detaje atë që është më e mira për të gjitha rastet dhe rrethanat, ndërsa këtë Kur’an e shpalli si udhëzues për atë që është më e mira, absolutisht.”[24]

Kjo metodologji ishte prezent edhe tek të gjithë Profetët e tjerë të Allahut, madje edhe në adhurim e raport me Allahun. Ata jetonin ndërmjet frikës dhe shpresës, frikës nga ndëshkimi e hidhërimi i Allahut dhe shpresës për të mirat, kënaqësinë dhe mëshirën e Tij. Asnjëri prej tyre nuk mashtrohej kurrë. Ja se si i përshkruan Allahu të dërguarit e Tij:

 “…Ata përpiqeshin për punë të mira, Na luteshin duke shpresuar dhe duke u frikësuar, ishin respektues ndaj Nesh.”[25]

Në rast se shpalosim citatet Profetike, që kanë të bëjnë me jetën dhe metodologjinë e të dërguarit të fundit, Muhamedit (alejhi’s-selam), do të gjejmë se ai ishte promotori më i sinqertë i kësaj metodologjie hyjnore dhe i këtij detyrimi të harruar e të braktisur, gjëra këto që i kanë sjellë umetit vërtet shumë pasoja. Muhamedi (alejhi’s-selam) agjëronte dhe hante, ishte i martuar dhe e adhuronte Allahun shumë, por edhe pushonte, i vizitonte të afërmit dhe kujdesej për fqinjët, qofshin këta edhe çifutë a të krishterë. Edhe hipokritët i trajtonte mirë, edhe pse e dinte se ata fshihnin urrejtjen në zemrat e tyre. Ai nuk ishte i izoluar nga shoqëria dhe rrethi ku jetonte. Kështu, bazuar në sjelljet e tij, për myslimanin mbetet detyrim që: “të ndjekë vijën mesatare ndërmjet atyre që anashkalojnë citatet rrënjësore fetare, me pretekstin e ruajtjes së objektivave fetare, dhe ndërmjet atyre që neglizhojnë objektivat e përgjithshme fetare, me pretekstin e ruajtjes së teksteve. Po kështu, duhet të jetë mesatar edhe ndërmjet atyre që janë zhytur në jetën politike në llogari të edukatës së mirëfilltë islame dhe ndërmjet atyre që e kanë anashkaluar tërësisht politikën, me arsyetimin e marrjes me edukatë islame, aq sa nuk janë të vetëdijshëm për gjërat që ndodhin rreth tyre dhe për komplotet që i bëhen Islamit në çdo vend. Këta, në fakt, e neglizhojnë misionin mbarë botëror të Islamit…,-myslimani i sinqertë duhet të jetë – mesatar duhet të jetë edhe ndërmjet atyre që e përvetësojnë kulturën perëndimore në përgjithësi, pa ndarë të mirën nga e keqja, dhe ndërmjet atyre që e refuzojnë paraprakisht atë, pa ndarë po kështu të dobishmen nga e dëmshmja. Mesatar duhet të tregohet edhe ndërmjet thirrësve konservatorë, që refuzojnë madje edhe mjetet bashkëkohore të thirrjes, si kompjuterin dhe internetin, dhe atyre që ndjekin një ekstremitet tjetër, atë të reformave dhe ndryshimeve rrënjësore…”.[26]

 

MESATARJA, EKUILIBRI DHE MATURIA SI HAPAT E DUHUR TË TRAJTIMIT TË TERRORIZMIT

Për të luftuar dukurinë e shëmtuar të terrorizmit, të rinjve tanë dhe të gjitha instituteve akademike e shkencore, u ofrojmë “mesataren, ekuilibrin dhe maturinë” si ilaç dhe bar konkret. Në fakt, ne i ftojmë ata që të përvetësojnë parimin e mesatares në besim, adhurim, sjellje, raporte, mendime dhe në të gjitha gjërat që kanë të bëjnë dhe lidhen me to, ashtu siç iu propozojmë t’i shmangen tërësisht radikalizmit, ekstremizmit dhe vrazhdësisë, me të gjitha format dhe ngjyrat që kanë.

E se ç’rëndësi ka ky ilaç shërues dhe se ç’pozitë ka në jetën dhe besimin tonë e mësuam pak më parë nga fjalët e Shejhul Islam Ibn Tejmijes, ashtu siç mësuam nga libri i Tij el-Uesijjetu-l-Kubra rreth asaj se si Islami shquhet për ruajtjen e mesatares në të gjitha ligjet dhe normat e tij. Ndërsa në vijim do të vazhdojmë me metodologjinë Profetike përkitësisht me mesataren dhe prezencën e saj në të gjitha poret e jetës, në mënyrë që të jemi të vetëdijshëm për veprimet tona.

 

PROFETI (A.S.) NA FTON NË METODOLOGJI MESATARE DHE TË MODERUAR

Shprehjet dhe frazat, që Profeti (a.s.) dhe dijetarët e gjeneratave të para i kanë përdorur për të shprehur nevojën e mbajtjes së parimit të mesatares janë të ndryshme dhe të shumta.

Në Sunet ne gjejmë raste dhe forma të ndryshme. Për shembull:

“…të butë, të lehtë[27]”,

“…por mëtojeni të qëlluarën dhe afrohuni (mos shfaqni ekstravagancë në adhurim) [28]”,…[29]

“…Rrugën e mesme (maturinë)”,[30]

“…Përmbajuni një udhëzimi (qëndrimi fetar) të matur!”,[31]

“…ngase atij që i thyhet udha, – duke e munduar/dhunuar mjetin/kafshën përgjatë udhëtimit, – as rrugën s’e mbaron dhe as kafsha (udhëtuese) nuk i mbetet gjallë (ngordh nga lodhja)”,[32]

“Janë shkatërruar ekstremistët (e tha tri herë)!”,[33]

“…faluni sa ta ndieni veten se keni vullnet dhe jeni aktivë”,[34]

“…Nuk do ta sfidojë askush fenë e të mos sfidohet[35]”,

“…por unë agjëroj dhe ha…”[36], e hadithe të tjera të shumta që janë thënë në kontekst të zbatimit të mesatares  dhe maturisë në fjalë dhe vepra.

Ndërsa nga ato rregulla dhe përkufizime që kanë përmendur të parët tanë në fushën e jurisprudencës islame (القواعد الفقهية) e që kanë të bëjnë me ruajtjen e mesatares, veçojmë:

“Nuk ka tejkalim kufijsh të asnjërës anë (as në veprim dhe as në neglizhencë)”,

“Ideja e ekzagjeruar”,

“Zemërmirë dhe i butë (sjellshëm)”,

“Maturi në adhurim”,

“Largimi i vështirësisë nga ky umet”,

“ Baraspeshimi dhe maturia”, …e fraza të tjera të ndryshme që frymëzojnë për nevojën e zbatimit të parimit të mesatares dhe maturisë në adhurim e në marrëdhëniet (raportet) me njerëzit.

Imam Buhariu transmeton nga Ebu Hurejre se Profeti (alejhi’s-selam) ka thënë:

“Pastaj, feja është e lehtë dhe askush nuk do ta sfidojë atë (të mundohet të bëjë shumë adhurim) e të mos sfidohet, por ju mbajuni të vërtetës, (pa tejkalim kufijsh[37]), (e nëse nuk mundeni ta bëni atë më të mirën,) atëherë – të paktën – mundohuni të jeni afër saj. Dhe përgëzohuni!”[38]

Bejhekiu, në Sunenin e tij, përmend një hadith tjetër nga Xhabir Ibn Abdullahu, ku thuhet se Profeti (alejhi’s-selam) ka thënë se:

“…Pastaj, kjo fe është e fortë, andaj hyj në të me butësi, dhe mos ia bëj të urryer vetes adhurimin për Zotin, ngase atij që i thyhet udha, as udhën s’e përfundon dhe as kafsha s’i shpëton.”[39]

Domethënia e: “ولن يشادَّ الدينَ أحدٌ askush nuk do ta sfidojë këtë fe” ka kuptimin: nuk ndodh që dikush të krijojë marrëdhënie me fenë me të fortë e të mos e mundë atë feja (ai të mos mundet t’ia dalë adhurimit në fund). Përfundimisht, domethënia e hadithit është: Askush të mos i tejkalojë kufijtë e normales dhe të mos dalë nga suazat e maturisë! [40]

 

Sahabët e Resulullahit (alejhi’s-selam) tërhoqën vërejtjen për ekstremizmin

Imam Hejthemiu, në Mexhmeu’z-Zeuaid, përmend se Abdullah Ibn Mes’udi ka thënë: “Për Atë, përveç të Cilit nuk ka Zot tjetër, nuk kam parë dikë më të ashpër ndaj ekstremistëve sesa Profeti (alejhi’s-selam). Pas tij, nuk kam parë dikë më të ashpër ndaj tyre sesa Ebu Bekri dhe unë mendoj se Omeri ka qenë njeriu që ka pasur më së shumti frikë për ta në sipërfaqen e dheut.”[41]

Profeti (alejhi’s-selam) na tërheq vërejtjen që të ruhemi nga ekstremizmi dhe vrazhdësia si dhe na ofron modelin mesatar: “Fundi i ekstremistit është shkatërrimi”

Imam Muslimi, në Sahihun e tij, transmeton se Profeti (alejhi’s-selam) ka thënë: “Janë shkatërruar mutenettiunët (ekstremistët, ata që kalojnë kufijtë) – duke e përsëritur tri herë këtë gjë.”[42]

Edhe Ebu Davudi shënon ngjashëm në Sunenin e tij: “Vini re! Janë shkatërruar mutenettiunët (ekstremistët, ata që kalojnë kufijtë) –  tri herë (e përsëriti këtë gjë).”[43]

Imam Neueuiu, në komentin e këtij hadithi, ka thënë: Shprehja “Vini re!” është për vigjilencë, për të tërhequr vëmendjen, ndërsa “mutenettiune” nënkupton ekstremistët, ata që i kalojnë suazat e normales në fjalët dhe veprat e tyre.

 

Mesatarja në çështjet e adhurimit

Imam Buhariu, në Sahihun e tij, sjell rrëfimin e Zejnebes (Allahu i Madhëruar qoftë i kënaqur me të), të transmetuar nga Enes Ibn Malik, i cili thotë:

“…Pastaj Profeti (alejhi’s-selam) hyri në xhami, kur ja një litar i shtrirë ndërmjet dy shtyllave. Si është puna e këtij litari?!, – pyeti me habi. Është litari i Zejnebes, e cila kur përgjumet lidhet (mbahet) pas tij. Jo, zgjidheni!, – urdhëroi Profeti (alejhi’s-selam). (kjo nuk kërkohet, por) Le të falet ndonjëri prej jush për aq kohë sa ndien gjallëri, është aktiv, e kur të përgjumet, le të ulet (të mos falet.)”.[44]

Imam Buhariu, po kështu, transmeton edhe hadithin e Hisham Ibn Urue-s, i cili e ka dëgjuar atë nga babai i tij, e ky i fundit e ka dëgjuar Aishen të thotë:

“…Ishte tek unë një grua nga fisi Beni Esed. Kur erdhi Profeti (alejhi’s-selam) dhe e pa, pyeti për të. I thashë: Filania, nuk fle gjatë natës dhe namazi i saj përmendet. Profeti (alejhi’s-selam) tha: Le të heqë dorë nga kjo formë adhurimi! Kryeni ato punë që mundeni, ngase Allahu nuk lodhet (ndien monotoni[45]) derisa ju të lodheni (ndieni monotoni) nga adhurimi….”[46]

 

Mesatarja në çështjet civile

Imam Buhariu, në Sahihun e tij, shënon nga Enes Ibn Malik:

“Pastaj erdhën tri vetë te shtëpitë e grave të Profetit (alejhi’s-selam) të pyesnin për adhurimin e tij (alejhis-s-salatu ue-s-selam). Kur u njoftuan ndien disi se ata sikur e kishin anashkaluar adhurimin dhe nuk kishin bërë shumë. ‘E ku jemi ne në raport me Profetin (alejhi’s-selam) të cilit Allahu ia ka falur të gjitha mëkatet, të hershmet dhe të vonshmet’, – thanë ata. Njëri prej tyre tha: Sa më përket mua, do të falem gjatë tërë natës. Tjetri tha: Unë do të agjëroj gjithmonë dhe nuk do të ha! Ndërsa i treti tha: Unë do të izolohem nga gratë dhe nuk do të fle me to kurrë! Kur erdhi Profeti (alejhi’s-selam) tha: A ju jeni ata që keni vendosur kështu e kështu? Për Allahun, unë më së shumti prej jush ia kam frikën dhe drojën Allahut, por megjithëkëtë agjëroj dhe ha, falem dhe pushoj, dhe fle me gratë (e mia). Kjo është tradita ime, e kush heq dorë nga tradita ime ai nuk është prej meje.”[47]

Në disa transmetime, që Ibni Haxheri i ka përmendur në Fet’hu’l Bari, thuhet se tre të përmendurit në këtë hadith janë: Ali Ibn Ebi Talibi, Abdullah Ibn Amr el-‘Asi dhe Uthman Ibn Medh’uni. Këta u pajtuan që të agjëronin ditën, të faleshin natën, të mos flinin në shtrat, të mos hanin mish, të mos iu afroheshin grave dhe të tridheshin[48].

 

Mesatarja në marrëdhëniet bashkëshortore

Në Sahihun e Ibni Hibbanit është regjistruar rrëfimi i Ebu Derdasë me Selman Farisiun (Allahu qoftë i kënaqur me ta), rezymeja e të cilit është: Profeti (alejhi’s-selam) kishte vëllazëruar Selmanin dhe Ebu Derdanë. Një ditë Selmani e kishte vizituar Ebu Derdanë, me ç’rast e kishte parë Ummu Derdanë (gruan e tij) disi si të larguar nga jeta martesore. – Çfarë ke?, – e kishte pyetur. – Vëllai yt nuk ndien më nevojë për dynjanë (i është larguar jetës bashkëshortore), – iu përgjigj gruaja. Ebu Derdaja u kthye në shtëpi. Selmani i uroi mirëseardhjen dhe i ofroi ushqim. Ha!, – i tha Selmani. Unë jam agjërueshëm, – iu përgjigj Ebu Derdaja. Të betohem që të hash, ngase unë nuk do të ha derisa të hash edhe ti. Ai u pajtua dhe e hëngrën ushqimin bashkë. Atë natë Selmani bujti. Kur Ebu Derdaja u ngrit natën të falej, Selmani e pengoi dhe më pas i tha: O Ebu Derda! Vërtet, ti ke detyrim ndaj Zotit, detyrim ndaj familjes, detyrim ndaj trupit tënd, andaj jepja çdokujt të drejtën e vet. Ha dhe agjëro, falu dhe fli, dhe fli me bashkëshorten tënde. Kur erdhi mëngjesi, Selmani i tha: Ngrihu tash! U ngritën dhe u falën që të dy (namaz nate). Pastaj shkuan në xhami ta falnin sabahun. Ebu Derdaja e lajmëroi Profetin (alejhi’s-selam), për rastin e tij me Selmanin dhe mori të njëjtat fjalë edhe prej tij (alejhi’s-selam)[49].

 

Mesatarja në marrëdhëniet shoqërore

Imam Bejhekiu, në Shuabu’l Iman,  transmeton nga Zejd Ibn Eslem, e ky nga babai i tij, se Omeri (Allahu qoftë i kënaqur me të) ka thënë: “O Eslem! Le të mos jetë dashuria jote ngarkesë dhe as urrejtja jote dëmtim!” E si kështu?, – e pyeti. “Kur të duash, mos e ngarko veten shumë me të (mos u lidh shumë me të), mu ashtu siç lidhet fëmija me një send kur e do, por edhe kur të urresh, mos krijo urrejtje të atillë që të bën të dëshirosh dëmtimin e shokut tënd apo shkatërrimin e tij.”[50]

Imam Bejhekiu përmend, po kështu, edhe Muammerin që citon disa ta kenë dëgjuar Hasanin duke thënë: “Duani lehtë dhe urreni lehtë, ngase disa njerëz e kanë tejkaluar normalen në dashurinë ndaj disa të tjerëve dhe janë shkatërruar, sikurse që janë shkatërruar disa të tjerë që i kanë kaluar kufijtë në urrejtje. Andaj ju as mos doni tepër, por as mos urreni tepër”.[51]

Rast tjetër që Imam Bejhekiu përmend është ai i Hammad-it nga Thabiti, nga Mutrifi, i cili ka thënë: “Gjërat më të mira janë ato mesataret”.[52]

Merueziu, në librin Es-Sunneh, përmend Ebu Kilaben të ketë cituar Ibni Mes’udin duke thënë: “…Mbahuni pas diturisë e kini kujdes risitë, tenettuin (ekstremizmin) dhe thellimin!”[53]

Imam Ibn Maxheh, në Sunenin e tij, në kapitullin e El-iktisadu fi’l ekl, sqaron se el-iktisad rrjedh nga el-kasd, që nënkupton: vendosmërinë në rrugë (qëndrimin drejt në rrugë – ar. el-istikametu fi’t tarik), ashtu siç ka ardhur në ajetin kur’anor:

“Udhëzimi për në rrugë të drejtë i takon Allahut e ka edhe rrugë që është e shtrembër…”[54]

Më pas, kjo fjalë është huazuar për t’u përdorur me kuptimin e mesatares në gjëra e çështje të ndryshme, siç ka ardhur p.sh. në hadithin që e transmeton Buhariu:

“Ndiqni rrugën e mesme (mundohuni në mënyrë të arsyeshme në rrugën tuaj) se do të arrini (cakun)!” [55]

Pra, mbani një rrugë mesatare, një qëndrim të peshuar në thëniet dhe veprat tuaja. Le të mos ketë ekstremitet të asnjërit pol. Me këtë kuptim kanë ardhur edhe hadithet:

“Përmbajuni udhëzimit (qëndrimit fetar) mesatar!”, dhe

“Nuk do të varfërohet ai që shpenzon me maturi!”

Pra, ndiqni një rrugë mesatare (në kuptimin e hadithit të parë) dhe mos shpenzoni tepër, por as mos u bëni koprracë (në kuptimin e hadithit të dytë).[56]

E lusim Allahun që, përkatësisht me çështjen e parimit të mesatares dhe maturisë, të na ketë dhënë sukses për mësimin dhe kuptimin e Librit të Tij dhe Sunetit të Profetit të Tij, Muhamedit (alejhi’s-selam)!

Rinia dhe personat me kompetenca dhe përgjegjësi le ta kuptojnë mirë këtë realitet, ngase vërtet nevoja për të është shumë e madhe!

Dhe Allahu xh.sh, di më së miri!

 

Disa rrugë dhe metoda të suksesshme për shërimin e dukurisë së radikalizmit dhe të ekstremizmit

Analistët kanë arritur në përfundimin se dukuritë shoqërore që nuk shërohen apo nuk trajtohen në rrënjët e tyre dhe as nuk luftohen shkaqet e shfaqjes së tyre, rishfaqen përsëri. Radikalizmi, ekstremizmi nuk mu­nd të zhduket derisa të mos zhduken shkaqet e tij të vërteta dhe rrënjët e tij ideore. Ne nuk do të mund ta zhdukim dukurinë e dhunës dhe terrorizmit përderisa të mos zhytemi në beteja ideo­logjike dhe kulturore me këta njerëz, ngase kultura është ajo që nën vellon e fesë u lejon dhe sikur arsyeton vrasjet që bëjnë. Në vijim, do të përmendim rrugët më të rëndësishme që ndihmojnë në çrrënjosjen e kësaj dukurie të egër shoqërore:

  • Patjetër duhet bërë riformulimi-rihartimi i botëkuptimeve fe­ta­re në shoqëritë arabe dhe islame. Parimet fetare duhet të zhvishen nga çdo element i dhunës, ekstremizmit dhe urrej­tjes.
  • Përforcimi i parimeve të dialogut, tolerancës dhe pranimit të tjetrit, qoftë me të menduar, qoftë edhe me qenien e tij.
  • Siguria shoqërore nuk mund të garantohet përderisa të mos garantohet edhe siguria dhe ruajtja e së drejtës së të mendu­a­rit, të dijes, lirisë dhe barazisë.
  • Radikalizmi, ekstremizmi është pjellë e lëshimeve të mëdha në çështjet eko­nomike dhe shoqërore, si dhe e dhunës, prandaj duhet arritur një drejtësi për të gjitha shtresat e shoqërive tona.
  • Dallimet në mendime, nuk shkaktojnë edhe ndarjen nga kolektivi dhe jetesa e përbashkët.
  • Islami na urdhëron që individët dhe shoqërinë t’i pastrojmë nga urrejtja që buron nga zilia dhe shpirt-vrazhdësia dhe të gjithë, të bashkuar, të qëndrojmë stoikë përballë çdo shtrëngate që fryn nga kulturat që ushqejnë dhe rrisin urrejtjen, zi­linë, mërinë dhe përçarjen ideore apo fetare.
  • Mjetet e informacionit (mediat) duhet të tregojnë dhe të shfa­qin një transparencë të ekspeditave perëndimore karshi plan-­programeve fetare në shoqëritë tona islame, në mënyrë që kjo të mos bëhet shkak që këta të rinj, si kundër-reagim, të kryej­në gjëra-vepra të tilla.
  • Një trajtim mjekësor dhe psikologjik i madh u duhet bërë aty­re luftëtarëve që janë kthyer nga vatra të luftës. Ata atje ja­në ushqyer me idetë se xhihadi është bazë e jetës, kurse paqja është përjashtim nga rregulli, dhe se jeta pa xhihad humb do­methënien e saj.
  • Nuk duhet të nënvlerësojmë rolin negativ që luajnë disa teatro, kinema dhe klube të natës në vendet dhe shoqëritë islame. Disa hotele janë të njohura për imoralitetin që ushtrohet në to dhe, në mënyrë a në një tjetër, mund të bëhen shkak që të jenë pre e sulmeve të të rinjve myslimanë, të cilët nuk mund ta për­mba­jnë veten para dukurive të tilla. Që të mos i fryjmë zjarrit më shumë, duhen penguar zhvillimi dhe ushtrimi i lirë i vepri­me­ve të tilla famëkeqe në hotelet tona.
  • Dukuritë negative që janë shfaqur në shoqëritë tona, si: papu­nësia, kamata, ngritja e çmimeve, kushtet e rënda të jetesës, ndihmat e ulëta sociale, varfëria e skajshme, etj., shpeshherë bëhen shkaqe që viktimat e tyre të ngrihen kundër dhe të shkaktojnë trazira e rrëmuja në vend. Andaj, për të mos ndo­dhur më e keqja, duhet të krijohen kushte më të mira për je­tesë, të ofrohen mundësi punësimi, shkollimi, shërimi, etj.
  • Duhet luftuar racizmi në të gjitha format dhe ngjyrat e tij. Njerëzit duhen pajtuar duke flakur mosmarrëveshjet në ma­rrë­dhëniet prind-fëmijë, burrë-grua, vëlla-vëlla, etj.
  • Rregull bazë për këtë mbetet koncepti se zjarri nuk shuhet me zjarr, dhu­na nuk ndalet me dhunë, kështu që mbetet shërimi i me­ndimit me mendim, i idesë me ide, çfarëdo që të jetë ajo; e devijuar apo e pabazë.

***

“Në të gjitha këto, për atë që ka mendje të shëndoshë dhe që i ka vënë veshin me vëmendje, ka argumente”.[57] Falënderimi i ta­kon Allahut, Zotit të botëve!

 

LITERATURA NE GJUHËN ARABE

 

  • أبو العباس،أحمد بن عبد الحليم بن تيمية الحراني:مجموع الفتاوى- باب الوصية الكبرى، المملكة العربية السعودية – الرياض، 1400 هـ
  • أبو الفداء، إسماعيل بن عمر بن كثير الدشقي: تفسير القرآن العظيم ، دار الفكر، بيروت، 1401.
  • أبو جعفر، محمد بن جرير بن يزيد بن خالد الطبري: جامع البيان في تأويل آي القرآن، دار الفكر، يروت، 1405.
  • أبو سليمان، عبد الحميد: أزمة العقل المسلم، من مطبوعات المعهد العالمي للفكر الإسلامي، 1996، كوالا لمبور – ماليزيا.
  • أبو عبد الله، محمد بن أحمد بن أبي بكر بن فرح القرطبي: الجامع لأحكام القرآن، دار الشعب-القاهرة، ط2، 1372، تحقيق: أحمد عبد العليم البردوني.
  • أبو فرحة، جمال الحسيني: الخروج على الحاكم في الفكر السياسي الإسلامي،ط1-القاهرة -2004 ، مركز الحضارة العربية
  • أسامة إبراهيم حافظ؛ عاصم عبد الماجد محمد: حرمة الغلو في الدين و تكفير المسلمين. مكتبة العبيكان، ط1-2004، الرياض – المملكة العربية السعودية.
  • أسامة إبراهيم حافظ؛ عاصم عبد الماجد محمد: مبادرة وقف العنف – رؤية واقعية ونظرة شرعية، أقره و راجعه: كرم محمد زهدي-علي محمد علي الشريف – ناجح إبراهيم عبد الله – محمد عصام الدين دربالة – فؤاد محمود الدواليبي – حمدي عبد الرحمن عبد العظيم، مكتبة العبيكان، ط1-2004، الرياض – المملكة العربية السعودية.
  • أسامة إبراهيم حافظ؛ عاصم عبد الماجد محمد:تسليط الأضواء على ما وقع في الجهاد من من أخطاء، أقره وراجعه: كرم محمد زهدي-علي محمد علي الشريف – ناجح إبراهيم عبد الله – محمد عصام الدين دربالة – فؤاد محمود الدواليبي –حمدي عبد الرحمن عبد العظيم، مكتبة العبيكان، ط1-2004، الرياض –المملكة العربية السعودية.
  • الأشقر، عمر سليمان عبد الله: نحو ثقافة إسلامية أصيلة، دار النفائس للنشر و التوزيع، عمان، ط12، 2002،
  • أمل يازجي & محمد عزيز شكري: الإرهاب الدولي و النظام العالمي الراهن، دار الفكر، دمشق- سوريا، ط1، 2002.
  • إيضاح القواعد للإمام علاء الدين محمد بن أحمد السمرقندي (ت540هـ).
  • البستي، محمد بن حبان بن أحمد أو حاتم التميمي: صحيح ابن حبان، مؤسسة الرسالة- بيروت، 1414، ط2، تحقيق الشيخ: شعيب الأرناؤوط.
  • بكار،عبد الكريم:عصرنا والعيش في زمانه الصعب، دار القلم، دمشق، ط2، 2004.
  • البوطي، محمد سعيد رمضان نحو منهج تربوي فريد، دار الفكر، ط2، دمشق- سوريا، 1988.
  • بول آر. بيلار، سبل مكافحة الإرهاب، ضابط الاستخبارات القومية للشرق الأدنى و جنوب آسيا في المجلس القومي للاستخبارات – و كالة الاستخبارات المركزية.
  • البيهقي، أبو بكر أحمد بن الحسين: شعب الإيمان، دار الكتب العلمية-بيروت،1410، ط1، تحقيق: محمد السعيد بسيوني زغلول.
  • الجعفي: محمد بن اسماعيل أبو عبد الله البخاري: صحيح البخاري، دار ابن كثير، اليمامة، بيروت، ط3، 1407، تحقيق: د. مصطفى ديب البغا.
  • الحسيني، إبراهيم بن محمد: البيان والتعريف، دار الكتاب العربي، بيروت، 1401 هـ، تحقيق: سيف الدين الكاتب.
  • الحقيل، سليمان بن عبد الرحمن: حقوق الإنسان في الإسلام وتطبيقاتها في المملكة العربية السعودية، ط1، 2000.
  • خليل، إبراهيم: تشريح الإسرائلي- رؤية توراتية لجسدِ إسرائيلي، مكتبة التراث الإسلامي، القاهرة-1997
  • الدريويش، أحمد بن يوسف بن أحمد: طاعة ولي الأمر وأثرها في تحقيق أمن الوطن – درا سة شرعية، ط1، 2005، دار كنوز إشبيليا للنشر و التوزيع، الرياض
  • الدوسري، فهد بن مبارك محمد الدوسري: الغلو في الدين ووسطية الإسلام، مدار الوطن للنشر و التوزيع، ط1، 2005، الرياض، ص:22-61
  • ديوك، ديفيد: ترجمة: سعد رستم: أمريكا – إسرائيل و 11 أيلول 2001، الأوائل للنشر و التوزيع 2002، ط1، دمشق-سوريا
  • الربيعة، عبد العزيز عبد الرحمن:صور من سماحة الإسلام،ط4، 2001، الرياض.
  • سانو، قطب مصطفى، الإرهاب بين الشريعة الإسلامية و أف بي آي FBI ، محاضرة علمية ألقاها في الندوة الأسبوعية في الجامعة الإسلامية العالمية في كوالا لمبور بماليزيا، بتاريخ 09.2003
  • السجستاني، سليمان بن الأشعث أبو داود: سنن أبي داود، دار الفكر، تحقيق: محمد محي الدين عبد الحميد.
  • السحمراني، أسعد: لا للإرهاب نعم للجهاد، دار النفائس، ط1، 2003، بيروت-لبنان، خليل، إبراهيم: تشريح الإسرائلي- رؤية توراتية لجسدِ إسرائيلي، مكتبة التراث الإسلامي، القاهرة-1997.
  • السحمراني، أسعد:لا للإرهاب نعم للجهاد، دار النفائس،ط1،2003، بيروت
  • سلطان، جمال: جهادنا الثقافي- مواقف و إشارات، مركز الدراسات الإسلامية، برمنجهام – بريطانيا، ط1، 1993.
  • ضميرية، عثمان جمعة: مدخل لدراسة العقيدة الإسلامية، مكتبة السوادي للتوزيع، جدة، ط4، 2003،
  • الطلاع، رضوان بن طاهر: نحو أمن فكري إسلامي، ط2، 1420، الرياض.
  • ظاهرة العنف الديني..لماذا ؟!، المركز العالمي للاستشارات الاستراتيجية، ط2، 2004، مكتبة العبيكان، الرياض، المملكة العربية السعودية.
  • عبد الحميد، محسن: أزمة المثقفين تجاه الإسلام في العصر الحديث،، دار الصحوة للنشر و التوزيع، ط1، 1984
  • عبد الله، ناجح إبراهيم: تفجيرات الرياض – الأحكام و الآثار، الناشر: مكتبة التراث الإسلامي، 15/7/1425 هـ،
  • العسال، أحمد محمد: الإسلام و بناء المجتمع، ط5، ، دار القلم، الكويت،1982.
  • علوان، عبد الله ناصح: الشباب المسلم في مواجهة التحديات، دار القلم، دمشق، ط4، 2002
  • العودة، سلمان بن فهد: مقولات في فقه الموقف، ، ط2،2002، مؤسسة الجريسي للتوزيع، الرياض.
  • الغفيلي، فهد بن عبد العزيز: حوار مع الإرهاب، ط1، 1425، الرياض
  • الغنوشي، راشد: ضرورة المراجعة الذاتية في ضوء القرآن و الحرية الدينية، في إحدى محاضراته العلمية، حينما زار الجامعة الإسلامية العالمية في ماليزيا عام 2002م.
  • فتاح، عرفان عبد الحميد: اليهودية – عرض تاريخي – والحركات الحديثة في اليهودية، دار عمار، ط1، 2002، عمان – الاردن
  • فتاح، عرفان عبد الحميد: محاضرات عن قضايا أساسية في أديان العالم– Lectures on Major Themes in World Religions ،  من مطبوعات الجامعة الإسلامية العالمية بكوالا لامبور- ماليزيا، 2000.
  • القرضاوي، يوسف: الخصائص العامة للإسلام، مؤسسة الرسالة، ط10،1997، بيروت، لبنان.
  • القرضاوي، يوسف: الصحوة الإسلامية بين الجحود و التطرف، مكتبة وهبة، 1412، بيروت،لبنان.
  • القرضاوي، يوسف: المسلمون و العنف السياسي- نظرات تأصيلية، 6.06.2004، http://www.alqaradawi.net
  • قطب سيد: في ظلال القرآن، دار الشروق، ط5، 1994، القاهرة
  • قطب، سيد:  لماذا أعدموني، من مطبوعات الشرق الأوسط للإعلام، ط1، 1990، القاهرة.
  • قواعد الأحكام في مصالح الأنام؛ للإمام عبدالعزيز بن عبدالسلام السلمي)ت660هـ(
  • الكواكبي، عبد الرحمن: طبائع الاستبداد و مصارع الاستعباد – تقديم و دراسة: د. أسعد السحمراني، دار النفائس، بيروت- لبنان، ط2، 2003.
  • المحلي، محمد بن عبد الرحمن بن أبي بكر، والسيوطي: عبد الرحمن: تفسير الجلالين دار الحديث-القاهرة ط1.
  • المروزي، محمد بن نصر بن الحجاج أبو عبد الله: كتاب السنة، مؤسسة الكتب الثقافية، بيروت، 1408، ط1، ت سالم أحمد السلفي.
  • مهلاً هنتنغتون..مهلاً فوكوياما – نظرية الشبكة التصفوية في صراع الثقافات و المادة، اعداد: المركز العالمي للاستشارات الاستراتيجية، ط2، 2004، مكتبة العبيكان، الرياض- المملكة العربية السعودية.
  • الموافقات في الشريعة الإسلامية، للإمام الشاطبي
  • الموجان، أحمد بن حسين بن عبد الله: الإرهاب..روافده..أسبابه الفكرية…علاجه..أقوال العلماء فيه، ط1، 2004، سنا الفاروق للنشر، جدة، المملكة العربية السعودية
  • النووي، أبو زكريا يحيى بن شرف: آداب الفتوى، دار الفكر- دمشق، ط1، 1408، تحقيق: بسام عبد الوهاب الجنابي.
  • النيسابوري: مسلم بن الحجاج أبو الحسين القشيري: صحيح مسلم دار إحياء التراث العربي-بيروت، تحقيق: محمد فؤاد عبد الباقي
  • النيسابوري، محمد بن عبد الله أبو عبد الله الحاكم: المستدرك على الصحيحين، دار الكتب العلمية، بيروت، 1990، ط1، تحقيق: مصطفى عبد القادر عطا، ج3، ص: 476، الرقم: 5778،
  • الهيثمي، علي بن أبي بكر: مجمع الزوائد ومنبع الفوائد، دار الكتاب العربي- بيروت.
  • الوجيز في إسلامية المعرفة، المعهد العالمي للفكر الإسلامي، 1987 هيرندن، فيرجينيا، الولايات المتحدة الأمريكية.
  • الياسين، لواء عبد الرحمن أبكر: الإرهاب سرطان المجتمعات المعاصرة، ط1، 2003، دار طويق للنشر والتوزيع، الرياض، المملكة العربية السعودية.
  • ياغي، إسماعيل أحمد: الإرهاب والعنف في الفكر الصهيوني، مكتبة العبيكان، ط1، 2003، الرياض- المملكة العربية السعودية.
  • يالجن، مقداد: الطريق إلى العبقرية، دار الهدى للتوزيع و النشر، الرياض، ط1، 1987.
  • يالجن، مقداد: طريق السعادة، ط1، 1987 ، مطابع البكيرية، الرياض.

يالجن، مقداد، الرحلات العلمية من الشرق إلى الغرب، رحلة د. مقداد يالجن- الحاصل على جائزة الملك الفيصل العالمية. دار عالم الكتب-الرياض، ط1-1992.

 

[1]. Enfal, 8:25.

[2]. Al ‘Imran, 3:110.

[3]. Hafidh, Usame Ibrahim & Muhamed, Asim Abdu-l-Mexhid, Mubaderetu uakfi-l-unfi – ru’jetun uaki’ijjetun ue nadhretun sher’ijjetun, recensuar nga një grup ekspertësh, 2004. Rijad: Mektebetu-l-Ubejkan, f. 29-31.

[4]. Fettah, Irfan Abdu-l-Hamid, Muhadarat an kadaja esasijjeh fi edjani-l-alem, (Lectures on Major Themes in World Religions), botuar nga Universiteti Islam Ndërkombëtar në Malajzi, Kuala Lumpur, 2000.

[5]. Ibn Tejmije, Mexhmuu-l-fetaua, kap: El-Uesijjetu-l-kubra, pj.32, f. 363. Shih edhe: Hurmetu-l-gulu’ui fi-d-din ue tekfiri-l-muslimine, f. 73-83.

[6]. Për më shumë rreth rrezikut të qasjeve dhe ideve të devijuara për rininë shih: Gufejli, Fehd b. Abdu-l-Aziz, Hiuarun meal irhab, f. 115-123.

[7]. Shih edhe punimin e Dr. Muhammed Seid Ramadan el-Buti, Nahve menhexhin terbevijjin ferid,1988. Damask: Daru-l-fikr.

[8]. Nisa’, 4:171.

[9]. Për më shumë shih: Fetah, Irfan Abdu-l-Hamid, El jehudijjetu – ardun tarihijjun – ue-l-harekat el haditheh fi-l-jehudijjeh, 2002, Amman: Daru Ammar. F. 135-168. 

[10]. Po aty. Shih edhe: Bazat e Biblës për myslimanët, Surrey-England, 2004.

[11]. Bekare, 2:108.

[12]. Maide, 5:12.

[13]. Maide, 5:60.

[14]. Maide, 5:77.

[15]. Mumtehine, 60:12.

[16]. Po aty, f. 213.

[17]. Mahal-liu dhe Sujuti, Tefsiru-l-Xhelalejni, Kajro: Daru-l-hadith. Pj. 1, f. 23, 510. 

[18]. Kurtubiu, El xhamiu li ahkami-l-Kur’an, 1372. Kajro: Daru-sh-Sha’b. Pj. 6, f. 114, 252.

[19]. Taberiu, Xhamiu-l-bejan fi te’uili ajji-l-Kur’an, 1405. Bejrut: Daru-l-fikr. Pj. 6, f. 316 & pj. 14, f. 84.

[20]. Bekare, 2:143.

[21]. Furkan, 25:67.

[22]. Isra’, 17:29.

[23]. Isra’, 17:30.

[24]. Kutub, Sejjid, Fi dhilali’l Kur’an, pj. 4, f. 2223.

[25]. Enbija, 21:90.

[26]. Hurmetu’l gulu’ui fi’d dini ue tekfiri’l muslimine, f.78-79.

[27]. Buhariu, pj. 5, f. 2373.

[28]. Për më shumë shih kuptimin e këtij hadithi në fusnotën 43 në këtë punim.

[29]. Buhariu, pj. 1, f. 23.

[30]. Buhariu, pj. 5, f. 2373.

[31]. Sunen Ibni Maxheh, pj. 1, f. 240, nr. i hadithit: 3348.

[32]. Buhariu, pj. 3, f. 377.

[33]. Muslimi, pj. 4, f. 2055, nr. i hadithit: 2670.

[34]. Buhariu, pj. 1, f. 386, nr. i hadithit: 1099.

[35]. Buhariu, pj. 1, f. 23.

[36]. Buhariu, pj. 5, f. 1949, nr. i hadithit: 4776.

[37]. Këtë domethënie lënë të kuptohet edhe ajetet kur’anore: Ahzab, 33:70 dhe Nisa, 4:9.

[38]. Buhariu, pj. 1, f. 23.

[39]. Buhariu, pj. 3, f. 377.

[40]. Fet’hu-l-Bari sherhu Sahihi-l-Buhari, pj. 8, f. 122.

[41]. Hethemiu, Mexhmeu-z-zevaid ve menbeu-l-fevaid. Bajrut: Daru-l-kitabi-l-arabijj. Pj. 10, f. 251.

[42]. Muslimi, pj. 4, f. 2055, nr. i hadithit: 2670.

[43]. Sunen Ebu Davud, pj. 4, f. 201, nr. i hadithit: 4608.

[44]. Buhariu, pj. 1, f. 386, nr. i hadithit: 1099.

[45]. Në koment të këtij hadithi dijetarët kanë tërhequr vërejtjen se ai është tekst që vërteton këtë cilësi të Allahut, por asnjëherë dhe me asnjë kuptim a domethënie të krijesave. Ajo nuk është cilësi që shpreh mangësi, të metë; ajo është ashtu siç i ka hije Madhërisë së Allahut Fuqiplotë.

[46]. Buhariu, nr. i hadithit: 1100.

[47]. Buhariu, pj. 5, f. 1949, nr. i hadithit: 4776.

[48]. Po aty.

[49]. Sahihu Ibni Hibban, 1414. Bejrut: Muessesetu-rr-Rrisaleh. Pj. 2, f. 20.

[50]. Bejhekiu, Shuabu-l-Iman, 1410. Bejrut: Daru-l-kutubi-l-ilmijjeh. Pj. 5, f. 261, nr. i hadithit: 6598.

[51]. Po aty, nr. i hadithit: 6599.

[52]. Po aty, nr. i hadithit: 6601.

[53]. Merueziu, Es-Sunneh, 1408. Bejrut: Muessesetu-l-kutubi-eth-thekafijjeti, pj. 1, f. 30, nr. i hadithit: 85.

[54]. Nahl, 16:9.

[55]. Ky hadith e krahason besimtarin, në raport me adhurimin, me një udhëtar, i cili vetëm nëse udhëton pandërprerë ka gjasa që ta humbë fuqinë dhe kurrsesi të mos arrijë te caku. E nëse udhëton me pushime, pra ndjekur një masë të caktuar gjatë ecjes, herë ecën e herë pushon, atëherë ka mundësi ta përshkojë rrugën pa probleme.

[56]. Sunen Ibni Maxheh, pj. 1, f. 240, nr. Hadithit: 3348.

[57]. Kaf, 50:37.


  • EKUILIBRI DHE MATURIA SI HAPAT E DUHUR TË TRAJTIMIT TË TERRORIZMIT, MESATARJA, MESATARJA DHE BARASPESHIMI, Mesatarja në çështjet e adhurimit, Mesatarja në marrëdhëniet bashkëshortore, Mesatarja në marrëdhëniet shoqërore, PROFETI (A.S.) NA FTON NË METODOLOGJI MESATARE DHE TË MODERUAR
  • tweet
El-Kurtubiu – Mufessir i njohur andaluzian Komuniteti Mysliman i Shqipërisë, 100 vjet në dritën e dëshmive historike

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
Me shumë në këtë kategori
  • Krijimi i Ademit dhe Havasë sipas Imam Maturidiut
    Krijimi i Ademit dhe Havasë sipas Imam...

    May 21, 2025 0

  • Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera
    Qasja e dijetarëve klasikë dhe...

    May 21, 2025 0

  • Burimet themelore të fesë dhe qytetërimit islam
    Burimet themelore të fesë dhe...

    May 07, 2024 0

  • Ndikimi i Kur’anit Fisnik në Gjuhën Arabe
    Ndikimi i Kur’anit Fisnik në Gjuhën...

    Oct 19, 2023 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al