Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM
Apr 26, 2017 Zani i Nalte Studime 0
nga Prof. dr. Njazi Kazazi, Departamenti i Gjuhësisë, Universiteti “Luigj Gurakuqi”, Shkodër
Hyrje
Para pak kohësh doli nga shtypi albumi “PERASHI- KRENARIA E KUJTESËS” një album i hartuar nga autori z. Brahim Miloti, mësues i gjuhës shqipe dhe i letërsisë në shkolla të ndryshme të rrethit, botimet “Camaj-Pipa” dhe i Bibliotekës “Shkodra”, me rreth 247 faqe në një format të madh me redaktor Arjan Frashërin.
Pak fjalë për autorin
Brahim Miloti, mësues i gjuhës dhe i letërsisë së bukur shqipe dhe i historisë, i lindur në Shkodër më 04. 07. 1928. Mësuesi, që tashti e përshëndesin: “Gjyshi i lagjes Perash” ka mbaruar studimet në Institutin Pedagogjik të Shkodrës, ka ushtuar pa ndërprerje detyrën e bukur të edukatorit dhe mësuesit për 36 vjet. Për 15 vjet ka punuar në fshatrat e Malësisë së Madhe, në fshatrat e afërta me qytetin, si në Dobraç, Golem, Grudë, Shtoj i Ri dhe i Vjetër dhe Vrakë.
Në fshatrat Barbullush, Vrakë dhe Juban ka drejtuar shkollat 7-vjeçare. Më pas është transferuar në qytetin e Shkodrës, ku ka punuar në shkollat e mesme “Jordan Misja”, “28 Nëntori”, “Xheladin Fishta”, nga ku doli në pension. Për punë të mirë është dalluar dhe vlerësuar herë pas here. Me vendim të Kuvendit Popullor është dekoruar me “Urdhrin e Punës së Klasit të Tretë”.
Shembull qytetarie i “Shkodër Loces”, djepit të kulturës, që duhet të respektohet brez pas brezi…
Mësuesit në Album
Në albumin “PERASHI- KRENARIA E KUJTESËS”, secili që e merr në dorë shikon si janë pasqyruar miqtë e tij të punës, sepse edhe unë nuk pak vite në arsim (kam mbaruar më 1966 shkollën e mesme pedagogjike “Shejnaze Juka” dhe vazhdoj sot në Universitetin e Shkodrës “L. Gurakuqi”).
Në faqet e Albumit gjejnë pasqyrim, duke filluar me Daut Boriçin (1825-1896), i cili në fundin e viteve 1860, harton abetaret e para. Studiuesit flasin për tre abetare: 1. Abetare shqip litografuar në Stamboll më 1861 (ribotuar më 1869); 2. Abetare shqip e ndryshme prej së parës, dorëshkrim; 3. Abetare shqip, ndryshe prej tre të parave. Abetarja e parë e Daut efendi Boriçit është një abetare shqip-turqisht, me shkronja arabe turke (osmanisht) dhe krijime origjinale të autorit, prej 32 faqesh, e hartuar sipas metodës sintetetike. Alfabeti i saj ka 37 shkronja, nga të cilat 28 janë të alfabetit arab, 2 janë marrë nga osmanishtja dhe 7 i ka krijuar vetë. Në faqet e saj lexojmë: “Xen me shkru shqip…” (fq. 32 të Abetares).[1] dhe i vlerëson këto punime të dobishme për gjuhën shqipe.
Në të njëjtën faqe është dhe “Mësuesi i Popullit”, Hamdi Bushati me veprat kryesore të tij “Shkodra dhe motet” në dy vëllime, që është një vepër enciklopedike, që tregon më së miri madhështinë e qytetit të Shkodrës, vlerat e tij historike e kulturore, figurat e tij të ndritura[2], botuar më 1998, ndërsa në vitin 2003 botohet vepra tjetër historike “Bushatlinjtë” .
Në vazhdim paraqet dy gjuhëtare të shqipes: Faik Lulin “Doctor Honosis Cauza” dhe “Mësues i Popullit”, autor i dhjetëra librave, veçanërisht “Metodika e gjuhës shqipe” dhe e letërsisë (disa botime) dhe i librave me bashakutorësi të Islam Dizdarit, ne fushën e besimit Islam, etj. dhe Akademik, Prof. dr. Bahri Becin, të Universitetit të Tiranës, autor i shumë librave të gjuhës shqipe.[3]
Gjatë faqeve te Albumit njihemi me arsimtarë dhe punonjës të arsimit, inspektorë dhe drejtues të shkollave, si; Rexhep Dibra, Sadik Miloti, Shuajp Damnori, Rexhep Bërdica, Isuf Çoba (ish-mësuesi i bio-kimisë në shkollën pedagogjike “Sh. Juka”), Prof. Abdullah Miloti (ish-mësus i psikologjisë e pedagogjisë në po atë shkollë), Nexhmi Bushati, Zydi Vasija, Sheuki Rroji, Asim Boriçi, Suzana Vasija, Haki Vasija, Agime Ramadani, Isak Ramadani, Vahid Ramadani, Ferit Hafizi, Enver Zylja, Enver Draçini, (mëses në shkollën pedagjike “Sh. Juka”), Vera Hoti, etj.
Gjatë Albumit jepen shumë fotografi me nxënësit dhe mësues të viteve shkollore, kjo është pasuri me vlerë për ato që do të vazhdojnë…
Një vend të veçantë zënë hoxhallarët e kësaj zone: Haxhi Hafiz Isuf, Haxhi Hafiz Halit Bushati, Haxhi Shefqet Efendi Boriçi, Hafiz Myrteza Zylja, Hafiz Maliq Zaja (Tari), Hafiz Xeudet Zylja, Hafiz Shaban Zaganjori, Hafiz Qazim Kadija, etj., që dhanë njohuritë dhe shpirtin e tyre për edukimin e popullit të zonave ku ushtruan detyrat e tyre. Shumë prej tyre përmenden edhe sot në derset e hoxhallarëve të rinj dhe për shembuj të atdhetarizmit dhe besimit në një Zot.
Në foto të tjera jepen edhe xhamitë e lagjes “Perash”: Xhamia e Kuqe dhe Xhamia e Bardhë.
Në faqet në vazhdim vazhdojnë mjekët: Dr. Ferit Hoti, Eqerem Bërdica, Sabri Bekteshi, Abdullah Bilali, Surri Bushati, Ali Zeneli, Sytki Bushati, Qeramudin Dibra, Fiqiret Bushati, Zyhdi Çoba etj. dhe infermierët, duke caktuar proceset e ngushta të punës së tyre.[4]
Vend të veçantë në Albumin e z. Brahim Milotit zë edhe botimi i poezisë së “Kupe Danja”, në origjinalin e shkruar nga Sadik Miloti, të cilën e ka ruajtur për 50 vite më radhë, z. Lutfi Bërdica, që në poezinë e tij lexojmë: “Katillekin s’e kam dashtë/ Por kismet kështu paska kenë/ Mbasi erzin e kam bashkë/ Si myslimanë ashtu edhe të kshtenë/, në komentin, që bën autori: “Kjo poezi në përmbajtjen e saj nuk ka nevojë për koment. Vëllezër të një gjaku. Nder e komb i kemi bashkë”.[5]
Dy fjalë si mbyllje:
Në mbyllje të shfletimit të këtij album, i uroj autorit jetë të gjatë dhe suksese në punën e tij arkivore. Në 247 faqe, që nuk mund të komentohen më gjatë, ju uroj që ta gjeni dhe ta shfletoni ashtu si është më mirë…
[1] Shefik Osmani-Njazi Kazazi, “Abeteret shqipe dhe trajektorja e tyre historike-pedagogjike”, Botim i MASH, Shtëpisë botuese ”Idromeno”, Tiranë, 2000:120.
[2] Brahim Miloti: “Perashi- Krenaria e kujtesës”, Botimet “Camaj-Pipa” dhe “Shkodra”, fq. 19.
[3] Po aty, fq. 20.
[4] Po aty,fq
[5] Po aty, fq. 158.
May 26, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
May 21, 2025 0
Sep 13, 2024 0
Jul 02, 2024 0
May 07, 2024 0
May 21, 2025 0
Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...May 21, 2025 0
Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...May 21, 2025 0
Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...