Perditësimi i fundit August 31st, 2026 7:31 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • “El-Ihtijar” në fikhun hanefi: Pasqyrë e shpirtit të medhhebit dhe larmisë së shkollave të tij
  • Abstracts no. 42
  • Abstraktet e nr. 42 (195)
  • Koncepti i Zotit në fetë Abrahamike
  • Liria Dhe Demokracia Nuk Mund Të Realizohen Pa Një Ripërtëritje Morale Dhe Intelektuale
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Përshëndetja e kryetarit H. Selim Muça në promovim

Jul 06, 2013 Zani i Nalte Aktivitete 0


kryetari-promovimTë nderuar të ftuar,
Motra dhe vëllezër,
Të dashur studentë dhe pedagogë!
Të nderuar panelistë!
Në emër të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë ju uroj mirëseardhjen në këtë promovim të revistës shkencore dhe kulturore Zani i Naltë, organ i KMSH-së.

Revista “Zani i Naltë” ishte revista e parë zyrtare e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, themeluar në vitin 1923 menjëherë pas ngritjes së institucionit të Komunitetit Mysliman, pas Kongresit të parë Mysliman Shqiptar. Botimi i saj ka zgjatur nga viti 1923, deri më 1939, kur Shqipëria hyri në një fazë tjetër historike, atë të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë revistë, gjatë gjithë periodikut të saj vërehen tonet patriotike dhe atdhetare të shkruesve, të cilët lanë gjurmë të pashlyera me anë të shkrimeve të tyre.

Gjate 16 viteve të jetës se saj, ajo botoi një sërë artikujsh, që dëshmojnë një pasuri të tërë kulturore, nëpërmjet së cilës pasqyrohet dhe niveli i mendimit teologjik shqiptar, gjatë periudhës së paspavarësisë.

Kjo revistë pati një rëndësi shumë të madhe jo vetëm për edukimin fetar islam të popullatës shqiptare, por ajo zgjoi edhe ndjenjat e patriotizmit dhe të ngritjes kulturore e arsimore të popullit shqiptar.

Në revistën “Zani i Naltë” bashkëpunuan personalitete të shquara si H. Vehbi Dibra, Hafiz Ismet Dibra, Hafiz Ali Korça, Jonuz Bulej, Haki Sharofi, Ferit Vokopola, e të tjerë, duke përfshirë këtu edhe emra të njohur të letërsisë shqiptare si p.sh. Mit’hat Frashëri. Më pas kanë dalë në shtyp revista “Kultura Islame” dhe “Njeriu”, organe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Këto botime me standarde shumë të larta, kanë qenë një pasqyrë e vërtetë e vlerave të inteligjencës myslimane të asaj kohe krizash mendimesh e ideologjish.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë me rikrijimin e vet në 1990, pas disa kohësh nxori gazetën “Drita Islame”, ku për 20 vitet, ajo u bë e pandarë nga dashamirët dhe lexuesit e vet të shumtë. Viti 2012, ashtu si edhe për të gjithë shqiptarët, edhe për institucionin tonë, ishte një vit plot aktivitete, konferenca dhe botime të rëndësishme. Kështu në janar 2012 gazeta Drita Islame u kthye në një revistë kulturore-mujore, si dhe në Tetor 2012 pas 73 vitesh ndërprerje u rikthye edhe revista shkencore dhe kulturore Zani i Naltë, si një periodik 3 mujor. Këto botime të rëndësishme u pasuan edhe me botimin e enciklopedisë së parë të KMSH-së “100 personalitete shqiptare të kulturës islame”, si dhe botime të tjera.

Unë i uroj suksese Zanit të Naltë dhe i ftoj të gjithë studiuesit dhe akademikët që t’i bashkëngjiten kësaj tribune të dijes.

Ju faleminderit!


  • tweet
nga Prof. Dr. Ferit Duka 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • “El-Ihtijar” në fikhun hanefi: Pasqyrë e shpirtit të medhhebit dhe larmisë së shkollave të tij
    “El-Ihtijar” në fikhun hanefi:...

    Aug 31, 2026 0

  • Abstracts no. 42
    Abstracts no. 42

    Aug 24, 2026 0

  • Abstraktet e nr. 42 (195)
    Abstraktet e nr. 42 (195)

    Aug 24, 2026 0

  • Koncepti i Zotit në fetë Abrahamike
    Koncepti i Zotit në fetë Abrahamike

    Aug 20, 2026 0

Me shumë në këtë kategori
  • Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”
    Zhvillohet konferenca shekncore...

    Jan 15, 2026 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”
    Zhvillohet konferenca shkencore me...

    May 10, 2025 0

  • Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”
    Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar...

    Apr 01, 2022 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin juridik islam”

Zhvillohet konferenca shekncore “Ihtijari dhe roli i tij në mendimin...

Jan 15, 2026 0

Kjo konferencë u organizua në ambientet e “Tirana International Hotel”, me rastin e botimit të kolanës “El-Ihtijaru li Ta’lili-l-Muhtari”, botim ky i cili vjen si bashkëpunim...
Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun...

May 21, 2025 0

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Studime

“El-Ihtijar” në fikhun hanefi: Pasqyrë e shpirtit të medhhebit dhe larmisë së shkollave të tij

“El-Ihtijar” në fikhun hanefi: Pasqyrë e shpirtit të medhhebit dhe...

Aug 31, 2026 0

Studim analitik krahasues ndërmjet autenticitetit dhe bashkëkohësis Dr. Xhemal Alsafarti Hyrje Fikhu hanefi përbën një nga shtyllat themelore të jurisprudencës islame, i dalluar...
Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth ...

May 21, 2025 0

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare në kohën moderne

Arsyet sociologjike të paraqitjes dhe përhapjes së fraksioneve fetare...

Sep 04, 2025 0

Dr. Feim Hoxha ABSTRAKTI Sociologjia, si një nga shkencat më të rëndësishme humane, ka në fokus të studimeve të saj njeriun si një qenie sociale, si dhe shoqërinë në të cilën...
ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES HUXHURAT – I

ETIKA SHOQËRORE ISLAME NË DRITËN E SURES...

Sep 04, 2025 0

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam...

May 21, 2025 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (40)

Te Fundit

  • “El-Ihtijar” në fikhun hanefi: Pasqyrë e shpirtit të medhhebit dhe larmisë së shkollave të tij
    “El-Ihtijar” në fikhun hanefi: Pasqyrë e shpirtit të...

    Aug 31, 2026 0

  • Abstracts no. 42
    Abstracts no. 42

    Aug 24, 2026 0

  • Abstraktet e nr. 42 (195)
    Abstraktet e nr. 42 (195)

    Aug 24, 2026 0

  • Koncepti i Zotit në fetë Abrahamike
    Koncepti i Zotit në fetë Abrahamike

    Aug 20, 2026 0

  • Liria Dhe Demokracia Nuk Mund Të Realizohen Pa Një Ripërtëritje Morale Dhe Intelektuale
    Liria Dhe Demokracia Nuk Mund Të Realizohen Pa Një...

    Apr 07, 2026 0

  • Muhamedi (a.s.) prijësi mё me ndikim në udhëzimin e njerëzimit
    Muhamedi (a.s.) prijësi mё me ndikim në udhëzimin e...

    Mar 18, 2026 0

  • Abstracts no. 41
    Abstracts no. 41

    Mar 03, 2026 0

Më të lexuarat

  • “El-Ihtijar” në fikhun hanefi: Pasqyrë e shpirtit të medhhebit dhe larmisë së shkollave të tij
    “El-Ihtijar” në fikhun hanefi: Pasqyrë e shpirtit të...

    Aug 31, 2026 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • “El-Ihtijar” në fikhun hanefi: Pasqyrë e shpirtit të medhhebit dhe larmisë së shkollave të tij
  • Abstracts no. 42
  • Abstraktet e nr. 42 (195)
  • Koncepti i Zotit në fetë Abrahamike
  • Liria Dhe Demokracia Nuk Mund Të Realizohen Pa Një Ripërtëritje Morale Dhe Intelektuale

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al