Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Përsiatje mbi studimin “Kurora mbi krye të përunjur”

Nov 08, 2021 Zani i Nalte Editoriale 0


Përsiatje mbi tekstin studimor “Kurora mbi krye të përunjur: përsiatje mbi fenë, folklorin dhe shkencën” me autor z. Fatos Kopliku

nga Prof. Asoc. Rahim Ombashi

Dekan i Fakultetit të Shkencave Humane dhe Drejtësisë, Universiteti Bedër, Tiranë

Përsiatje mbi tekstin studimor “Kurora mbi krye të përunjur: përsiatje mbi fenë, folklorin dhe shkencën”, që këshillon gjithkënd ta dojë të vërtetën si më të madhen përparësi

Me studiuesin Fatos A. Kopliku jemi mësuar të bashkëbisedojmë qysh prej shumë vjetësh, përmes artikujve cilësorë të botuar, sepse tashmë nuk është më koha e autorit, madje as e tekstit, jemi në epokën kur lexuesi del në krye të komunikimit, duke u bërë bashkautor me hartuesin e tekstit. Ndonëse zotëria punon e jeton larg atdheut amë, në Washington DC, SHBA, ka marrë me vete djepin kulturor të vendlindjes, që vijon ta përkundë, bashkë me kujtimet, të cilat në shtetin që shtrihet mes dy oqeaneve i analizon gjerësisht, i përmbush me frymë argumentuese dhe pasi i shkoqit me qëndrim kritik, guxon t’ua përcjellë njerëzve të fisit të vet (në gjuhën shqipe), veçmas atij individi të etur, që kërkon të vërtetën dhe vetëm të vërtetën (“Për tim atë, që më mësoi se me e dashtë të vërtetën asht privilegji ma i madh”), siç shprehet te kushtimi i librit.                                    

Libri doli në dritën e botimit duke përmbledhur 12 ese, të dhëna si ‘një ditar i hapur dhe rrugëtim personal’, por që kanë formuar një tekst të njësuar, sepse i është kushtuar kujdes i  posaçëm, jo vetëm anës logjike, lidhjes së natyrshme midis fragmenteve dhe koherencës së mendimeve, por edhe anës gjuhësore të shkrimit.

Ndonëse leximi i punimit të befason me gjetjet e njëherazi të josh me elegancën e maturinë e paraqitjes së tyre, aty theksohet se është marrë tradita intelektuale islame në veçanti dhe ajo e besimeve fetare monoteiste në përgjithësi, megjithatë nuk mëtohet se flitet në emër të Islamit e as të myslimanëve, madje autori nuk harron të shtojë se libri është një “ditar i hapur”, ndërsa esetë qëndrojnë si njësi më vete dhe mund të lexohen asisoj, sepse temat e trajtuara janë të ndërlidhura brenda tematikës themelore.

Si e përfundon librin e titulluar “Kurora mbi krye të përunjur: përsiatje mbi fenë, folklorin dhe shkencën ”, emërtim i cili të mbetet në mendje si një fjali bosht, padashur joshesh dhe grishesh për të gjetur përgjigjen e dilemës kryesore, që lëviz në këtë periudhë të ripërtëritjes pandemike. Fjala kyç “të përunjur” na përkujton neologjizmin e Mithat Frashërit “shërbestar”, që do të thotë të tërtheresh (përkushtohesh) për kombin, atdheun dhe bashkatdhetarin. Bashkarisht autori dhe lexuesi i veprës së tij dalin te prologu i librit që realizohet me poezinë “Epifania” e Shpëtim Kelmendit dhe “Kënga e shpengimit” e Bob Marley. Mendimi i thukët zotërues i tekstit na lejon t’i citojmë vargjet e tyre:   

 “Katet e dijes naltohen n’pafundësi / E yjet janë kokrra ra’ne duerve tua / Që lahen n’ujët e praruem të Heshtjes. / Në ç’ishim ka të ardhme, në ç’jemi / Ka amshim që na pulson në zemër. / Diku në gjoks na fshihet Universi, / Jetojmë nën qiej e qiejtë janë në ne / Dhe retë, kodrat, pylli ku këndojnë zogj. (“Epifania”)

“Vargonjtë e skllavërisë mendore tutje hidhni / Veç vetes kush mendjet s’mund t’na i çlirojë / Prej energjisë atomike frikë mos kini / Se kohën asnjeri s’mund ta ndalojë. / Deri kur profetët kanë me na i vra? / Ndërsa rrimë sehir palë-palë / Kështu po duhet thojnë disa / Me përmbushë të Librit fjalë.

Autori e saktëson në hyrje të librit se koha nuk mund të ndalet duke argumentuar me detaje se e kundërta e përulësisë fisnikëruese është skepticizmi vrastar, që pak nga pak po relativizohet gjithkund dhe po kështu pak nga pak ai po horizontalizon aspiratën vertikale për parajsën, duke lënë synime vetëm tokësore, pra nuk mbërrin të marrë kurorë. Kërkon pa u ndalur më thellë dhe shkakun e gjen te arsimi dhe edukimi, të cilët janë të nevojshëm, në mos të domosdoshëm, për banorin që jeton në botën moderne. Shqetësimi i z. Kopliku ngrihet prej asaj që ndodh, kur me njohuritë e domosdoshme “merret edhe një dozë jo e vogël propagande, veçanërisht atë të progresit pambarim dhe një sërë shprehish mendore, ku ndër të tjera spikat skepticizmi”. Bëhet më konkret kur saktëson se dukuria po ndodh në arsimin modern, veçmas në botën anglo-saksone, që e realizon komunikimin kryesisht në anglisht dhe ku fenomeni synon të ngrihet në shkallën e ligjit natyror. Ndërkohë që e cilëson si paradoks, autori nuk ndalet pa shkuar te burimi, i cili qëndron i pa studiuar dhe për më tepër zihet në gojë rrallë, shumë rrallë. Ka mundur të gjejë një shpjegim për të, kur i përgjigjet me pyetje qëndrimit paradoksal:

“Nëse duhet të jemi a priori skeptikë, a nuk duhet të jemi po ashtu skeptikë ndaj vetë kësaj qasjeje, pra të të qenit skeptikë? Nëse çdo gjë është relative, siç pohojnë disa, a nuk duhet të jetë logjikisht i tillë edhe ky pohim? Por kjo gjë lihet në heshtje.”

Studiuesi i njeh vlerat e shumta të tempullit të demokracisë, sepse jo pak ka marrë prej saj, por e tremb konsumimi zullumqar i alkoolit, të cilit i bëhet reklamë pafund dhe përdorimi masiv i llojeve të ndryshme të drogave, hedonizmi si moto e model i të jetuarit pa parime, kur natyra trajtohet si plaçkë dhe jo si Nënë. Dhe po vetë e gjen përgjigjen kur sqaron se realtivizmi po shkon deri atje sa vendin e Zotit ta zënë zota të panumërta, ku ndoshta më i lakuari del progresi.

Sipas leksikut abrahamik, njeriu e ka parë veten si shëmbëlltyrë hyjnore, por dhe ka menduar e vepruar brenda kësaj kornize, të cilën banori i tanishëm e ka lënë mënjanë, sepse i është dorëzuar materializmit si botëkuptim dhe filozofi, ku feja shihet pak a shumë si ritual. Pranohet gjerësisht që tradita fetare në Ballkan dhe kombin tonë vjen prej familjes monoteiste abrahamike, prandaj autori ka zgjedhur që shembujt t’i sjellë nga dy besimet, që praktikohen në Shqipëri: Krishterimi dhe Islami.

Studimi i imët dhe me skrupuj të qartë etikë, i bazuar në punime të shumta në të gjitha krahët e horizontit kulturor, e ka shpënë autorin të zbulojë se veç besimit, fetë sipas vendeve dhe popujve janë ndërthurur me parime shpirtërore, të cilat dokumentohen edhe në folklorin tonë të pasur. Z. Kopliku e ka bindje se me aq sa ka mbijetuar (u dëmtua veçmas shumë gjatë periudhës së sistemit totalitar në Shqipëri), ai mbetet dëshmi e gjallë e ndërthurjes së jetës me parimet shpirtërore të një tradite dhe si i tillë zotëron një gjuhë të pasur simbolike.

Megjithë kënaqësinë që merr nga botimi i veprës (ISBN: 978-9928-4656-1-0), autori nuk stepet të pohojë se libri nuk do të mbërrinte në dorën e lexuesit dhe as do të kishte cilësinë që zotëron pa ndihmën e drejtpërdrejtë a të tërthortë të shumë njerëz­ve. Në krye ai shpreh mirënjohje për prindërit e vet, duke theksuar se ‘pa përkujdesjen, sakrificat e udhëzimin e të cilëve jo vetëm ky libër, por shumëçka do të ishte e pamundur’. Më tej me modesti e respekt autori thekson se  ‘ideja, në mos ngulmimi’, i cili ndihmoi që materialet të njësohen në një tekst, kishte ardhur nga Dr. Genti Kruja, kryeredaktor i revistës së lashtë dhe që fare shpejt bëhet shekullore “Zani i Naltë”.

Studiuesi shkon më herët kur shpreh mirënjohjen për mbështetjen dhe hapësirën intelektuale, që çeli për shkrimet e tij, por dhe të shumë autorëve të tjerë, duke e parë si tipar dallues që flet për horizontin e tij intelektual e profesional, plot dituri dhe virtyt.


  • Fatos Kopliku
  • tweet
Kriza e familjes shqiptare në vitet e regjimit komunist: Divorcet në vitet 60-të Psikologjia dhe feja dy qasje ndaj shëndetit pozitiv mendor

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • Promovohet libri “Kurora mbi krye të përunjur” me autor Fatos Kopliku
    Promovohet libri “Kurora mbi krye të...

    Mar 17, 2021 0

  • Botohet libri “Kurora mbi krye të përunjur”
    Botohet libri “Kurora mbi krye...

    Feb 18, 2021 0

Me shumë në këtë kategori
  • Periodiku Islam në Shqipëri gjatë luftës së dytë botërore – Revista “Kultura Islame”
    Periodiku Islam në Shqipëri gjatë...

    Nov 19, 2024 0

  • MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI
    MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË...

    Sep 13, 2024 0

  • KRENARISË SË NJERËZIMIT – PROFETIT MUHAMED (A.S.) (Nga Hafiz Ali Korça dhe Hafiz Ibrahim Dalliu – Zoti i mëshiroftë)
    KRENARISË SË NJERËZIMIT –...

    Sep 11, 2024 0

  • Në fillim ishte vetëdija
    Në fillim ishte vetëdija

    Jul 02, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al