Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Recensë mbi librin: “Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në vilajetin e Kosovës (1878-1912)” të historianit, Dr. Nuredin Ahmeti

Jan 30, 2019 Zani i Nalte Histori 0


 Libri i Nuredin Ahmetitnga Dr. Ilirjana Kaceli 

Abstrakt

Krerët fetarë ashtu si edhe figura të tjera të popullit shqiptar, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në Kosovë, kanë dhënë një kontribut të rëndësishëm në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare. Disa prej këtyre personaliteteve, veçanërisht ata myslimanë, kanë qenë prezentë me veprën e tyre gjatë gjithë luftës së popullit shqiptar kundër osmanëve, veçanërisht në periudhën kulminante të kësaj lufte, epokës së Rilindjes Kombëtare. Ajo do të rritet më tej, që nga Lidhja Shqiptare e Prizrenit e deri në shpalljen e pavarësisë kombëtare, në vitin 1912. Në këtë vepër, autori, për herë të parë, e pajis lexuesin me një këndvështrim tjetër nga ç’jemi jemi mësuar të lexojmë deri më tani mbi figura të ndryshme dijetarësh dhe patriotësh fetarë, si edhe na jep të dhëna mjaft të rëndësishme për një nga vilajetet kryesore shqiptare, Vilajetin e Kosovës. Kjo monografi është e rëndësishme, sepse autori e sjell atë në mënyrë të zgjeruar, bazuar mbi dokumente autentike. Jeta dhe vepra e shumë prej krerëve fetarë, që kontribuuan në luftën për pavarësi të popullit shqiptar, kanë shërbyer si burim frymëzimi për brezat e ardhshëm në gjithë arealin mbarë shqiptar.

Historia shqiptare mbart në vetvete një mori ngjarjesh, faktesh për personalitete të ndryshme kombëtare, të cilët kanë lënë gjurmët e tyre në periudha të ndryshme historike. Kombi shqiptar është i pasur me figura të shumta historike, si kombëtare ashtu edhe fetare. Të shkruhet dhe të jepen vlerësime rreth tyre duhet me të vërtetë një punë mjaft e palodhur, kërkimore dhe hulumtuese e historianëve e studiuesve bazuar mbi faktet dhe dokumentet e reja historike të dala veçanërisht pas rënies së sistemit komunist në Shqipëri, por edhe pas krijimit të shtetit shqiptar të Kosovës. Deri në vitin 2011, kur doli monografia “Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në vilajetin e Kosovës (1878-1912)” e autorit Nuredin Ahmeti, në të gjitha trojet shqiptare ishin botuar vetëm dy vepra që trajtonin rolin e ulemave (dijetarëve islamë) në çështje dhe ngjarje të ndryshme të popullit shqiptar. E para ishte monografia me titull “Myslimanët Shqiptarë në Lëvizjen për pavarësi kombëtare (1878-1912)”[1], botuar në vitin 1968, nga albanologu i njohur gjerman Peter Bartl dhe e dyta ishte vepra e studiuesit shqiptar Ali M. Basha “Nëpër gjurmët e Islamit”[2]. Monografia e studiuesit Nuredin Ahmeti është e para e këtij lloji dhe e pajis lexuesin me një këndvështrim të ri mbi punën e kryer nga figura të ndryshme fetare, si dhe trajton qëndrimin e tyre në luftën e popullit shqiptar e shprehur kjo përmes një vëllimi të gjerë materiali të dokumentuar. Autori, që në hyrje të punimit, na tregon arsyet pse e ka zgjedhur këtë temë studimi. Sipas tij: e para, është mangësia e një botimi të veçantë për krerët fetarë myslimanë, e dyta, në kohën e sistemit komunist në Shqipëri është shkruar për figura të ndryshme historike kombëtare, por janë mënjanuar artikujt mbi rolin dhe veprën e kryer nga personalitetet e ndryshme fetare. E fundit, sipas autorit, shtysën më të madhe do t’ia jepte qëndrimi i shtetit shqiptar ndaj fesë në vitin 1967[3]. Në këtë vit shteti ndaloi të flitej apo të propagandohej mbi fenë dhe Shqipëria u shpall vendi i parë ateist në botë, duke  ndaluar të gjitha studimet rreth fesë. Ky fakt ishte vërejtur më së miri në kremtimin e 100 vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kur Kuvendi Popullor i Shqipërisë do të nderonte me titullin “Hero i Popullit”, Abdyl Frashërin, Mic Sokolin dhe Sulejman Vokshin, kurse njërën prej figurave më të respektuara dhe kryesore të Lidhjes Shqiptare, Myderrizin Ymer Prizreni, e kishte mënjanuar[4]. Një fat të tillë do ta kishin edhe figura të tjera të ulemave, që kishin kontribuar dhe që nuk u njihej asgjë nga vepra apo puna e kryer prej tyre. Por, në krahasim me shtetin amë, vazhdon ai, në Kosovë, klima ishte disi më e butë në ndriçimin e figurave fetare islame dhe veprimtarinë e tyre në ndihmë të Lëvizjes Kombëtare shqiptare[5]. Pas viteve 90, gjithçka nis me ndryshimin e sistemit shtetëror. Filozofia e të shkruarit të historisë, shtoi numri i penave që do të shkruanin për figura të ulemave në Lëvizjen Kombëtare shqiptare dhe veprimtarinë e tyre në kuadër të Vilajetit të Kosovës[6].

Monografia e autorit Nuredin Ahmeti, është konceptuar në tre kapituj. Në përmbajtjen e saj përveç kapitujve do të përfshijë hyrjen dhe përfundimet. Një vend të rëndësishëm zënë edhe pasuria e madhe bibliografike. Vlen të theksohet, veçanërisht, citimi dhe paraqitja e disa prej dokumenteve osmane, të cilat janë ndër burimet kryesore për jetën dhe veprën e personaliteteve të ndryshme fetare. Krahas tyre janë ofruar dokumente të pabotuara më parë si dhe i referohet gjerësisht shtypit të kohës të botuar brenda dhe jashtë vendit.

Në kapitullin e parë autori trajton rrethanat politiko-shoqërore në Vilajetin e Kosovës (1878-1912). Aty do të trajtohen tezat e hedhura nga historiografia shqiptare dhe ajo turke mbi datën e themelimit të këtij vilajeti, për të vazhduar më tej me organet e tij, popullsinë, kushtet ekonomiko-shoqërore, arsimimin dhe në fund të kapitullit do të prezantohet Vilajeti i Kosovës sipas veprës së famshme të Sami Frashërit, enciklopedisë “Kamus Al-alam”.

Në kapitullin e dytë përshkruhet kontributi i brezit të ulemave në kohën e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878-1887), apo të Lidhjes Shqiptare të Pejës (1898-1902) deri në kapërcyellin e shekullit, në të cilin, këta dijetarë dhe figura të rëndësishme të fesë islame, luajtën rol vendimtar për mbarëvajtjen e Lëvizjes Kombëtare, duke dhënë ndihmën e tyre materiale dhe shpirtërore, si dhe duke vënë në dispozicion të saj objekte të kultit ku ata shërbenin si: xhami, teqe etj. Një vend i rëndësishëm do t’ i jepet ulemasë së qytetit të Prizrenit, një nga qendrat më të rëndësishme historiko-kulturore të popullit shqiptar. Ulematë e këtij qyteti iu dërgojnë telegrame ambasadorëve të Fuqive të Mëdha pas vendimeve denigruese në kurriz të popullit shqiptar, në kohën e nënshkrimit të Traktatit të Shën Stefanit dhe Kongresit të Berlinit. Është me vlerë të përmendet edhe telegrami i myderrizit Daut Efendia nga Tivari, myftiut Zejnel Abedini nga Prishtina etj. Autori do të trajtojë me detaje, jetën dhe veprën e figurës së Haxhi Ymer Prizrenit, i cili në tetor të vitit 1879 u zgjodh kryetar i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, kurse në janar të vitit 1881 kryetar i qeverisë së Shtetit të parë Autonom Shqiptar, funksion të cilin e mbajti deri në fund të jetës së tij. Pas shpartallimit ushtarak të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, Haxhi Ymeri iku dhe u strehua në Ulqin, ku vdiq më 12 qershor të vitit 1887. Pas internimit të tij në Ulqin edhe familjen ia internuan në Izmir. Në këtë vepër vlerësohet figura dhe vepra e Ahmet efendi Korenicës, Shejh Eminit, Dervish Salihut, të cilët nuk ndalën deri në frymën e fundit të punonin në dobi të çështjes kombëtare shqiptare. Më tej vijnë figurat e Lidhjes Shqiptare të Pejës si Haxhi Zeka, apo figura të panjohura në historiografi si: Hasan Efendi Shllaku, Hafiz Ymer Guta, Mulla Musai i Strelcit. Gjithashtu janë trajtuar dhe figura të krahinave të Plavës e Gucisë si: Mulla Sadi Musaj, apo Mulla Hysen Ali Gjonbalaj.

Në kapitullin e tretë, është trajtuar kontributi i parisë islame në Vilajetin e Kosovës gjatë viteve 1908-1912. Në vitin 1908 shpërthen Revolucioni Xhonturk, për të cilin njihet edhe kontributi i shqiptarëve. Një ndër personalitet që përkrahu dhe ndihmoi në zhvillimin e kësaj lëvizjeje ishte edhe Sheh Ymer Lutfi Paçarizi, intelektual dhe orientalist i njohur me veprën e tij në shumë fusha të kulturës dhe teologjisë. Në Kongresin e Manastirit do të theksohet roli aktiv i Haxhi Vildan Efendiut, i cili ndërmori një mision shëtitës nëpër qendrat e vilajeteve shqiptare për ta bindur popullin mysliman se Kur’ani nuk e ndalonte shkrimin e gjuhës shqipe me shkronja latine. Po në këtë kapitull, një vend të rëndësishëm zënë edhe pjesëtarët e kryengritjes së vitit 1912, Mulla Idrizi, Mulla Halimi, Mulla Sinan Maxhera, si bashkëluftëtarë të Idriz Seferit. Krahas kontributit që patën në ngjarjet historike është trajtuar edhe kontributi i figurave fetare kombëtare në fushën e arsimit dhe kulturës, si dhe përpjekjet e tyre për t’i mësuar gjuhën shqipe popullit të Vilajetit të Kosovës. Vlen të përmendet, puna e ndritur e Mulla Sylës, për hapjen e shkollës së parë shqipe në Pollozhan të Vitisë në vitin 1909. Vend të rëndësishëm, në këtë kapitull, kanë zënë edhe mizoritë e masakrat e kryera nga ushtritë serbo-malazeze në vitet 1912-1913 në Kosovë, mbi të cilat jepen fakte mbi trajtimin që iu bë popullsisë shqiptare, veçanërisht në trevën e Opojës. Autori është përpjekur dhe ka cekur në veprën e tij edhe tolerancën ndërfetare që ka ekzistuar te shqiptarët, në përgjithësi, dhe rajonin e Vilajetit të Kosovës, në veçanti. Botimi i këtij libri vjen në duart e lexuesve, gjerësisht, si një vepër e plotë mbi veprimtarinë e dijetarëve dhe hoxhallarëve kryesorë të fesë islame në Vilajetin e Kosovës, gjatë ngjarjeve më madhore të popullit Shqiptar në tërësi dhe Vilajetit të Kosovës në veçanti. Shumë prej këtyre figurave dhe personaliteteve fetare, duke u përpjekur që ta mbrojnë popullin nga terrori dhe masakrat, apo shtypja e vazhdueshme, u flijuan dhe dhanë jetën e tyre për atdheun. Ky është një punim shkencor i vlefshëm për historiografinë bashkëkohore shqiptare, që do të shërbejë si referencë në të ardhmen me qëllim që historia jonë të pasurohet gjithnjë e më shumë.

[1]. Peter Bartl, “Myslimanët shqiptarë në Lëvizjen për Pavarësi Kombëtare (1878-1912)”, (Përktheu nga Gjermanishtja: Nestor Nepravishta) Shtëpia Botuese, Dituria, Tiranë 2006.

[2]. Ali M. Basha “Nëpër gjurmët e Islamit” (Përmbledhje studimesh, analizash, shënimesh historiko-kritike, refleksionesh etj.), Tiranë 2005.

[3]. Ky lloj shkatërrimi pasqyrohet në revistën “Nëntori” në vitin 1967 ku thuhej se 2169 ndërtesa fetare në vend si xhami, teqe, kisha, manastire, kuvende, etj., do të mbylleshin dhe se Shqipëria u bë vendi i parë ateist në botë.

[4]. Nuredin Ahmeti “Krerët Fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në vilajetin e Kosovës (1878-1912), Prishtinë 2011, f. 14.

[5]. Po aty, vep. e cituar, f. 14.

[6]. Nuredin Ahmeti po aty, f. 15.


  • 1878-1912, Krerët fetarë në Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në vilajetin e Kosovës, Nuredin Ahmeti
  • tweet
Vjenë, Departamenti i Shkencave Islame, pjesë e Konferencës Ndërkombëtare të Teologjisë Islame në Europë Ruajtja e identitetit fetar në një shoqëri moderne

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
Me shumë në këtë kategori
  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

  • Ndikimi i reformizmit dhe iluminizmit te Hafiz Ali Korça
    Ndikimi i reformizmit dhe iluminizmit...

    Jul 02, 2024 0

  • Xhamia e Qyrjanit – Institucioni i parë islam në trevën e Krajës
    Xhamia e Qyrjanit – Institucioni...

    May 07, 2024 0

  • 100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)
    100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924...

    Feb 01, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al