Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Rëndësia e analogjisë në jurisprudencën islame

Dec 31, 2015 Zani i Nalte Jurisprudencë, Shkenca Islame 0


zimeringa Jusuf Zimeri

 

Abstrakt

Nga burimet themelore të Sheriatit Islam, përmes së cilës përfitohet njohja e dispozitës juridike islame, është edhe analogjia, e cila, në terminologjinë islame njihet me nocionin Kijas. Nëse u bëjmë një vështrim të gjitha sistemeve që kanë funksionuar, apo, që funksionojnë në shoqërinë njerëzore, me lehtësi vërtetohet fakti se, asnjë sistem nuk i ka përfshirë të gjitha normat juridike për të gjitha çështjet jetësore në mënyrë tekstuale, qofshin ato veprime aksidentale apo novacione që ndodhin me kohën. Por, s’do mend se në sistemin juridik përcaktohen parimet e përgjithshme bazë, rregullat dhe kushtet që diktojnë për të shpalosur apo përcaktuar një dispozitë juridike për një rast konkret. Kjo është edhe arsyeja që juristët vazhdimisht të merren me shqyrtimin dhe plotësimin e ligjeve, përmes amendamenteve dhe anekseve që i bëhen ligjit, por, më e rëndësishmja në këto ndryshime është se juristët asnjëherë nuk guxojnë të largohen nga parimet e përgjithshme bazë të sistemit juridik.

Nga burimet themelore të Sheriatit Islam, përmes së cilës përfitohet njohja e dispozitës juridike islame, është edhe analogjia, e cila, në terminologjinë islame njihet me nocionin Kijas. Nëse u bëjmë një vështrim të gjitha sistemeve që kanë funksionuar, apo, që funksionojnë në shoqërinë njerëzore, me lehtësi vërtetohet fakti se, asnjë sistem nuk i ka përfshirë të gjitha normat juridike për të gjitha çështjet jetësore në mënyrë tekstuale, qofshin ato veprime aksidentale apo novacione që ndodhin me kohën. Por, s’do mend se në sistemin juridik përcaktohen parimet e përgjithshme bazë, rregullat dhe kushtet që diktojnë për të shpalosur apo përcaktuar një dispozitë juridike për një rast konkret. Kjo është edhe arsyeja që juristët vazhdimisht të merren me shqyrtimin dhe plotësimin e ligjeve, përmes amendamenteve dhe anekseve që i bëhen ligjit, por, më e rëndësishmja në këto ndryshime është se juristët asnjëherë nuk guxojnë të largohen nga parimet e përgjithshme bazë të sistemit juridik.

Nëse nisemi nga kjo logjikë dhe nga ky realitet, me lehtësi vërejmë se në sistemin juridik islam përdorimi i analogjisë për juristët islamë bart me vete këtë mesazh, të cilët në bazë të përpjekjeve të tyre maksimale (ixhtihadit) kanë për obligim islam dhe moral që të bëjnë kodifikimin e normave islame për kohën, vendin, rrethanat dhe ngjarjet që ndodhin në të. Përmes burimit të analogjisë si produkt i ixhtihadit, e veçanërisht i ixhtihadit kolektiv, dijetarët myslimanë arrijnë të gjejnë zgjidhje për besimtarët myslimanë, të formojnë atmosferë jetike dhe disponim të përhershëm për ta dhe njëkohësisht vërtetojnë faktin se e Drejta Islame (Sheriati) është e vlefshme në të gjitha kohët dhe në të gjitha vendet. Dijetarët eminentë islamë nëpër shekuj e vende të botës e kishin kuptuar mirë këtë qëllim të këtij burimi legjislativ, andaj jo vetëm që i përkushtuan rëndësi të veçantë kësaj sfere, por ata ishin të vetëdijshëm se aplikimi i analogjisë është edhe i domosdoshëm.

 Muxhtehidët përmes këtij fundamenti arritën që të përfitojnë zgjidhje dhe të përcaktojnë norma islame për ngjarjet dhe ndodhitë të cilat paraqiten me rrjedhat e kohës, e për të cilat nuk ekziston tekst autentik për zgjidhjen e tyre. Andaj, mund të themi se analogjia është një promotor nxitës, përmes të cilit dijetarët – muxhtehidët arrijnë që të ruajnë fleksibilitetin, freskinë dhe vlefshmërinë e jurisprudencës islame në çdo kohë dhe në çdo vend.

Sigurisht që ky është edhe motivi kryesor që dijetarët islamë, respektivisht dijetarët e shkencave juridike islame nga Ehli Sunneti, thuajse janë unikë në domosdoshmërinë e përdorimit të analogjisë, me përjashtim të Dhahirive, në krye me Ebu Hazm Dhahiriun dhe disa nga shiat imamije, të cilët jo vetëm që nuk e preferojnë përdorimin e analogjisë, por edhe e ndalojnë një gjë të tillë. Jam i mendimit se nuk ka nevojë të elaborohen qëndrimet e tyre, sepse vërtet nuk çojnë peshë në mesin e sunitëve.

Përkufizimi i analogjisë (Kijasit)

Nocioni analogji, në terminologjinë e Sheriati Islam njihet me nocionin Kijas, që në aspektin linguistik nënkupton barazimin, krahasimin, matjen etj., kurse në aspektin terminologjik të Jurisprudencës Islame nënkuptohet: Krahasimi i një çështjeje, për dispozitën juridike të së cilës nuk ekziston tekst, me një çështje tjetër, për dispozitën e së cilës ka tekst, e që kanë motivin e përbashkët. Ose përkufizimi tjetër që është dhënë nga Sadru Esh-sheria Ibni Mes’udi, i cili analogjinë e definon: bartja e dispozitës nga baza në degë për shkak të motivit të përbashkët, por që nuk njihet thjesht vetëm përmes gjuhës.

Nga përkufizimi i analogjisë vërejmë se bëhet fjalë për bartjen dhe përfshirjen e dispozitës së një çështjeje për të cilën ka tekst autentik për lejimin apo ndalimin e saj, te çështja për të cilën nuk ka tekst autentik për të, por, elementi që i bashkon këto dy çështje në mënyrë që të kenë edhe dispozitën e njëjtë është motivi i tyre. Në anën tjetër, për të ekzistuar dispozita, duhet patjetër të ekzistojë edhe motivi, pavarësisht se ne e njohim apo jo motivin e dispozitës, andaj veprohet në bazë të rregullës që thotë: “Dispozita qarkullon me motivin në ekzistim dhe në mosekzistim”, pra nëse ekziston motivi, atëherë ekziston edhe dispozita, e nëse nuk ekziston motivi, nuk ekziston as dispozita. Që lexuesi i këtij artikulli ta ketë më të qartë se për çka bëhet fjalë, ne po e ilustrojmë këtë me një shembull konkret.

Nëse dëshirojmë të dimë se cila është dispozita e verës, në të Drejtën Islame, atëherë fillimisht hulumtojmë në tekstet autentike dhe gjejmë ajetin kuranor ku Allahu (xh.sh.) thotë: “O ju që besuat, s’ka dyshim se vera, bixhozi, idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra të ndyta nga shejtani. Pra, largohuni prej tyre që të jeni të shpëtuar.”[1]

Nga ky tekst kuranor nënkuptohet qartë se pija alkoolike e quajtur verë, për të cilën po hulumtojmë për dispozitën e saj, është pije me dispozitë: pija e saj është e ndaluar-haram. Forma e argumentimit përmes këtij teksti, për të arritur dispozitën e ndalimit – haramit, është imperativi “largohuni”, që nënkupton qartë ndalesën që të mos i afrohemi. Pra, nëse afrimi te vera është dispozitë e ndaluar, atëherë pija dhe përdorimi i saj për çështje të tjera është edhe më prioritar për ndalim-haram.

Motivi i dispozitës së ndalimit të pirjes së verës është dehja “el iskar”, që do të thotë, mbyllje, mbulesë etj., e cila s’ka dilemë se rezulton shumë pasoja si tek individi, ashtu edhe te shoqëria.

Në anën tjetër, përderisa kuptuam qartë dispozitën e verës, si dhe motivin e saj, njohja e të cilit normalisht që kërkon angazhim dhe qasje studiuese, muxhtehidët duke u bazuar në këtë dispozitë të ndalimit, nëpërmjet analogjisë e përcaktuan për të gjitha llojet e pijeve alkoolike që nuk janë të theksuara në tekst, por që kanë të njëjtin motiv, si p.sh. rakinë, birrën etj., pavarësisht nga emri i tyre.

Historiku i analogjisë

Dijetarët që u morën me historinë e së Drejtës së Sheriatit, si dhe juristët që u morën me përfitimin e dispozitave islame, vërtetojnë qartë se analogjia (Kijasi), si burim i Jurisprudencës Islame ishte i pranishëm dhe i aplikuar që në kohën e shpalljes. Fundament, i cili jo vetëm që nxit dhe mbështet aplikimin e analogjisë, por edhe në mënyrë imperative i detyron dijetarët islamë që të shkoqisin çështjet ligjore përmes analogjisë, është ajeti 2 i sures El Hashr, në të cilin thuhet: “Fa’tebiru ja ulil elbab – merrni përvojë, o ju të zotët e mendjes”[2].

Ajeti në fjalë fillimisht rrëfen për ngjarjen, çka i kishte ndodhur fisit Beni Nadir, të cilët përmes tradhtive të tyre kishin bërë përpjekje të kryenin atentat mbi të dërguarin e Allahut (a.s.), e për veprat e tyre Allahu (xh.sh.) i dënoi ata. Në fund ajeti u drejtohet myslimanëve dhe atë duke përdorur formën urdhërore, që të marrin përvojë prej tyre dhe të mos i praktikojnë punët e tyre, sepse edhe ata do ta pësojnë ngjashëm.

Në anën tjetër, vërejmë se në suren Jasin, Allahu (xh.sh.) sjell një përgjigje për idhujtarët të cilët mohonin ringjalljen, duke thënë: “Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur?”[3] Në këtë dilemë të parashtruar në formën e pyetjes mohuese, Krijuesi Suprem, Allahu (xh.sh.), u përgjigjet pabesimtarëve duke përdorur një analogji shumë bindëse dhe të këndshme, duke u thënë: “Thuaj (o Muhamed), i ngjall ai që i krijoi për herë të parë.”[4] Pra, vërejmë se në këtë ajet ringjallja është bërë një analogji me krijimin e njeriut për herë të parë, pra Ai i cili ju krijoi juve për herë të parë, Ai sërish edhe ju ringjall. Pastaj, gjithashtu vërejmë se Allahu (xh.sh.) përmes analogjisë iu përgjigj atyre pabesimtarëve të cilët nuk pranonin krijimin e Isait (a.s.) pa babë, duke u thënë: “Shembulli i Isasë tek Allahu (xh.sh.) është i ngjashëm si shembulli i Ademit.”[5] Pra, përderisa Ai krijoi Ademin (a.s.) pa baba dhe pa nënë, atëherë krijimi i Isait (a.s.) vetëm, pa baba, nuk vihet fare në diskutim. Shembuj të tillë kemi mjaft në   Kur’anin Famëlaratë.

Duke u mbështetur në këto argumente nga Kur’ani Famëlartë, Pejgamberi (a.s.) ishte i motivuar që të përdorte analogjinë për çështjet që kërkonin zgjidhje dhe për to nuk kishte tekst. Ekzistojnë shumë hadithe që e vërtetojnë këtë çështje, por ne do të përmendim vetëm disa prej tyre.

Në koleksionin e Imam Ebu Davudit gjejmë hadithin e transmetuar nga Abdulla b. Zubejri, i cili tregon se një ditë duke qëndruar te Pejgamberi (a.s.) erdhi një burrë nga fisi Hath’am dhe iu drejtua Pejgamberit (a.s.) me këto fjalë: Babai im e pranoi Islamin, por ai është plak i lodhur dhe nuk mund të qëndrojë mbi mjetet e udhëtimit, kurse haxhi i është bërë obligim. A ta kryej haxhin për të? Pejgamberi (a.s.) e pyeti: “A ti je fëmija i tij i madh?” Po, iu përgjigj ai. “Çka mendon nëse babai yt ka borxh dhe ti në vend të tij ia shpaguan atë, a do të ishte larja e borxhit i pranuar?” – i tha Pejgamberi (a.s.). Po, i tha ai. “Atëherë bëje haxhin për të” – i tha Pejgamberi (a.s.).[6]

Pra, nga ky hadith vërehet qartë se i dërguari i Allahut (a.s.) për t’i dhënë përgjigje, respektivisht për të përcaktuar dispozitën e veprimit të tij për shkuarjen në haxh për babain e tij, kishte bërë analogji me shpagimin e borxhit për prindin. Pra, ky hadith është argument për ligjësimin dhe domosdoshmërinë e të vepruarit me analogji.

Kurse në hadithin e transmetuar nga Muadh b. Xhebeli, i cili ishte i autorizuar nga Pejgamberi (a.s.) të ushtrojë postin e gjykatësit në Jemen, i pyetur nga Pejgamberi (a. s.): “Nëse nuk gjen dispozitën në Kuran dhe në Sunnet, me çka do të gjykosh?” Muadhi tha: Do të bëj ixhtihad dhe nuk do lë mangut.[7] Në këtë rast Pejgmberi (a.s.) jo vetëm që pranoi ixhtihadin e Muadhit, por në shenjë gëzimi edhe falënderoi Allahun (xh.sh.) për këtë bindje të Muadhit. Pra, pranoi ixhtihadin e Muadhit, e ixhtihadi është përpjekja e dijetarit për të shpalosur dispozitën e sheriatit, që në vete ngërthen edhe analogjinë, si pjesë e tij.

Ngjashëm vepruan edhe sahatet e pas tyre tabiinët e kështu me radhë, edhe pse atëherë fushëveprimi i analogjisë ishte më i ngushtë. Tërë këtë në mënyrë shumë të qartë e vërteton shkresa e Omer b. Hatabit (r.a.) dërguar Ebu Musa Eshariut, mëkëmbësit të tij në Basra të Irakut, ku përveç tjerash i kishte thënë: Mësoni gjërat e ngjashme, e pastaj bëni analogji midis atyre çështjeve. Ata kur dëshironin të njihnin dispozitën e ndonjë veprimi, fillimisht kërkonin në argumentet autentike nga Kur’ani dhe Sunneti, e nëse dispozitën e kërkuar nuk e gjenin në tekste autentike, atëherë kërkonin për ndonjë fetva të dhënë rreth çështjes për të cilën kërkonin dispozitën juridike islame. Nëse gjenin ndonjë fetva, nga dijetarët e mëparshëm, atëherë vepronin sipas saj, e nëse nuk gjenin edhe fetva të caktuar që përcaktonte normën e kërkuar, atëherë angazhoheshin që deri te norma të vijnë përmes analogjisë duke iu përmbajtur disiplinës që e lejon këtë veprim. Duke u bazuar në këto fakte të shumta, Imam Gazaliu në veprën e tij “El Mustesfa” sjell mendimin se shumica e dijetarëve islamë janë të mendimit se analogjia është fundament i Jurisprudencës Islame, nga e cila shpalosen dhe mësohen dispozitat e Sheriatit.

Shtyllat (ruknet) e analogjisë

Me nocionin shtyllë (rukn) në shkencën e Usuli Fikhut (Bazat e Jurisprudencës) nënkuptojmë: çështjen nga e cila varet ekzistimi i dispozitës dhe është pjesë thelbësore dhe përbërëse e saj. Si p.sh. rukuja apo sexhdeja në namaz janë shtylla (rukne) nga të cilat varet dispozita e namazit, dhe në të njëjtën kohë ato janë pjesë përbërëse të namazit. Nga kjo nënkuptohet se nëse mungon shtylla, apo ka mangësi në shtyllën e sendit, dispozita e këtij veprimi është jolegjitime dhe nuk mund të radhiten pasojat nga ajo dispozitë.

Në bazë të kësaj, nënkuptojmë se shtyllat (ruknet) e analogjisë janë pjesët përbërëse të saj, pa të cilat nuk mund të legjitimohet validiteti i dispozitës. Andaj, dijetarët e Usuliikhut, për të konfirmuar validitetin e dispozitës së shpalosur nga analogjia, kushtëzuan përmbushjen e katër shtyllave (rukneve) të kijasit, që janë:

  1. Çështja bazë (el aslu), ose siç e quajnë disa juristë, “el mekisu alejhi”. Çështja bazë, e cila sipas juristëve islamë është çështja për të cilën ka dispozita të vërtetuar me tekst apo me konsensus, kurse sipas akiodologëve (akaidologëve) çështja bazë është teksti i cili shpien drejt dispozitës. Nga kjo vihet në pah se nëse e marrim shembullin e lartpërmendur, çështja bazë është vera, për të cilën ekziston teksti, ajeti kuranor për ndalimin e saj. Që analogjia të jetë e vlefshme, kushtëzohet që çështja bazë të mos ketë dispozitë specifike të vërtetuar me tekst tjetër të veçantë, që nënkupton se ajo dispozitë vlen vetëm për rastin konkret. Si shembull i kësaj është dëshmia e sahabiut Huzejme b. Thabit, dëshmia e të cilit është e barabartë me dëshminë e dy burrave të tjerë. Kjo dispozitë, se dëshmia e tij është e barabartë me dëshminë e dy burrave të tjerë, vërtetohet përmes hadithit të Pejgamberit (a.s.), ku ka thënë: “Atij që i dëshmon Huzejmeja, i mjafton dëshmia e tij.”[8] Andaj, në këtë rast, nuk lejohet që të bëhet analogji ndonjë person tjetër me Huzejmen, për shkak se kjo dispozitë është specifike për të në këtë çështje.
  1. Çështja dytësore (el fer’u), ose “el mekisu”. Çështja dytësore (el fer’u) është çështja për dispozitën e së cilës nuk ka tekst e as konsensus të dijetarëve islamë, që sipas shembullit është alkooli. Çështja dytësore e cila bëhet analogji me çështjen bazë duhet që motivi i tyre të jetë identik. Gjithashtu, për vlefshmërinë e analogjisë kushtëzohet që analogjia të mos bjerë ndesh me argumentet autentike apo me konsensusin, sepse nëse bie ndesh me to, atëherë analogjia është e pavlefshme.
  1. Dispozita e çështjes bazë (el hukmu) është dispozita juridike për të cilën ka tekst për të ose konsensus të dijetarëve islamë, e cila bartet edhe te çështja dytësore, që në rastin konkret është ndalimi – harami. Dispozita për të cilën bëhet analogji me të, duhet të jetë nga sfera praktike e Sheriatit Islam dhe e argumentuar me tekst apo konsensus (ixhma), ngase dispozitat praktike janë tematika e jurisprudencës. Dispozita duhet të jetë e asaj natyre që mendja e njeriut mund ta kuptojë motivin e saj, sepse nëse mendja e njeriut nuk ka mundësi ta kuptojë motivin e dispozitës, siç janë numri i rekateve në namaz, mënyra e adhurimit etj., atëherë nuk mund të bëhet analogji me të.
  1. Motivi (el ‘Il-letu). Motivi është cilësia mbi të cilën është ngritur dispozita e çështjes bazë, e cila në këtë rast është dehja (el iskar). Kur kjo cilësi ekziston e përbashkët te çështja bazë dhe ajo është dytësore, atëherë edhe dispozita e dy çështjeve është e njëjtë.

Nga kjo që u tha deri më tani nënkuptojmë se kemi verën, si çështje bazë, tekstin kuranor që sqaron dispozitën mbi çështjen bazë, alkoolin si çështje dytësore e cila kërkon dispozitë, por meqë kanë të njëjtën cilësi me verën, që është dehja, atëherë ky është motivi që edhe alkooli apo të gjitha pijet dehëse të kenë dispozitën e çështjes bazë. Me këtë shembull mund të krahasohen edhe shumë shembuj të tjerë nga sfera e Jurisprudencës Islame.*

* Botuar në revistën ‘Zani i Naltë”, nr. 12 (165), korrik, gusht, shtator 2015: 44-50.

Literatura e konsultuar:

– Dr. Vehbe Zuhejli, Usulul Fikh el islamij, Damask.

– Dr. Muhamed Abdulatif Hasanejn, El hukmu esh-sherij inde elusulijin, Kajro, 1991.

– Dr. Othman Ahmed Othman, Usulul Fikh, Kajro, 1982.

– Sheh Abdullah b. Mes’ud el mahb ubij, Etevdih sherhu etenkih, Bejrut, 1998.

– Mr. Taxhedin Bislimi, Hyrje në shkencën e Usuli Fikhut, Shkup, 2003.

[1]. Maide 5/90.

[2]. Hashr 59/2.

[3]. Jasin 36/78.

[4]. Jasin 36/79.

[5]. Al ‘Imran 3/59.

[6]. Transmeton Imam Ebu Davudi.

[7]. Transmeton Imam Ebu Davudi.

[8]. Taberaniu, “Elmu’xhem Elkebijr” shkronja kh.


  • tweet
Edeb, jahu! Kur’ani, shpirti i umetit mysliman

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E...

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin:...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • Krijimi i Ademit dhe Havasë sipas Imam Maturidiut
    Krijimi i Ademit dhe Havasë sipas Imam...

    May 21, 2025 0

  • Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera
    Qasja e dijetarëve klasikë dhe...

    May 21, 2025 0

  • Legjislacioni Shqiptar në lidhje me Komunitetin Mysliman, në vitet 1944-1967
    Legjislacioni Shqiptar në lidhje me...

    Jul 02, 2024 0

  • Liria e ndërgjegjes dhe besimit sipas parimeve juridiko-civile  dhe konventave ndërkombëtare
    Liria e ndërgjegjes dhe besimit sipas...

    May 07, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al