Perditësimi i fundit May 26th, 2025 4:35 AM

  • Rreth Nesh
    • Bordi editorial
    • Rreth revistës shkencore “Zani i Naltë”
  • Rregullat e shkrimit
  • Autorët
  • Lidhje
  • Zani i Naltë në PDF
  • Kontaktoni

Zani i Naltë

Te fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
  • Home
  • Aktivitete
  • Shkenca Islame
  • Editoriale
    • Abstraktet
    • English
  • Shkenca
    • Shkenca dhe besimi
    • Shkenca ekzakte
    • Shkenca Komunikimi
    • Mjekësi
    • Gjuhë-letërsi
    • Përkthime
  • Studime
    • Psikologji
  • Sociologji
    • Filozofi
  • Histori
    • Personalitete
    • Retrospektivë
    • Zani i Nalte 1923-1939
  • Jurisprudencë
  • Galeri
  • Video
  • Na ndiqni
    • Facebook
    • Twitter
    • Google+
    • Pinterest
    • RSS Feed
    • Linked
    • Youtube

Roli i ulemasë në rrjedhat shoqërore politike të periudhës së shpalljes së pavarësisë

Nov 29, 2013 Zani i Nalte Histori 0


Ali Basha-Gjyqi i Nalte i Sheriatit

nga Prof. Dr. Assc. Fahrush Rexhepi

Fakulteti i Studimeve Islame-Prishtinë

 

Abstrakt

 

Historia e  kombit shqiptar nuk spikat vetëm lashtësinë e tij, por ajo paraqet edhe jetën dhe zhvillimin e tij, peripecitë e tij nëpërmjet të cilave ai është detyruar të kalojë gjatë shekujve. Janë rreziqet që është dashur t`i kapërcejë populli shqiptar në luftë për të mbrojtur veten dhe për të përparuar në rrugën e zhvillimit, janë veprat e mëdha materiale dhe kulturore, që kanë krijuar bijtë e tij më të mirë dhe ua kanë lënë trashëgim pasardhësve të tyre.

Kontributi i fesë dhe i ulemasë shqiptare në proceset historike, kulturore dhe politike të Shqipërisë dhe kombit shqiptar do të kuptohet më mirë dhe më drejt vetëm pasi të kemi një pasqyrë sa më të qartë të realitetit shoqëror, politik, fetar, arsimor e kulturor në trojet gjithëshqiptare, në periudha të caktuara të pushtimit të truallit të tyre.

Gjatë zhvillimit historik të kombeve të botës e midis tyre edhe të zhvillimit historik të kombit shqiptar, krahas faktorëve të tjerë, një rol të veçantë dhe me rëndësi kanë luajtur edhe personalitetet e shquara historike, qofshin ato shkencore, kulturore, politike e kombëtare, por edhe ato fetare-intelektuale e patriotike. Këto figura të penës, të dijes, të kulturës e të punës që populli shqiptar i nxori nga gjiri i tij në luftërat dhe në rrethanat e vështira shekullore, në përpjekje për çlirim dhe për zhvillim kombëtar, i krijuan emër dhe i sollën lavd e nder emrit të Shqipërisë. Ishin këta atdhetarë të flaktë, si: Dervish Cara e Hoxha Tahsini, Abdyl Frashëri e Sylejman Vokshi, Ali Ibra e Sami Frashëri, Haxhi Ymer Prizreni e Haxhi Zeka, Hafiz Ali Korça e Hoxhë Kadri Prishtina dhe shumë të tjerë, të cilët ia vunë themelet Lëvizjes Kombëtare Shqiptare në fushën e emancipimin politik dhe kulturor të  saj.

Këto figura me veprimtarinë e tyre të vazhdueshme përgatitën terrenin për formimin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, si organizatë e parë politike mbarë shqiptare. Siç dihet Lidhja Shqiptare e Prizrenit është dhe mbetet sinteza dhe programi më epokal i periudhës së Rilindjes Kombëtare Shqiptare.

Një vend të merituar në lëvizjen tonë kombëtare të shek. XX, e sidomos të periudhës ndërmjet Dy Luftërave Botërore dhe pas tyre, zënë edhe shumë personalitete dhe figura të shquara patriotike kombëtare e fetare të cilat dhanë një kontribut të çmuar si në fushën e kulturës islame ashtu edhe në fushën e gjuhës dhe arsimit shqip, si dhe morën pjesë aktive në Lëvizjen Kombëtare për çlirimin dhe bashkimin e trojeve etnike shqiptare.

Këto figura kanë kontribuar edhe në përgatitjen e terrenit dhe rrethanave politike për shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912.

Figurat më të shquara të ulemasë shqiptare, asnjëherë nuk u ndanë nga problemet parësore të kombit e as nga hallet e tij, duke iu përmbajtur fjalës së urtë popullore “nga populli kurrë mos u ndaj as në gëzim as në hidhërim”, duke i parë edhe  problemet e fesë dhe të besimit të lidhura ngushtë me to. Faktori vendimtar, që ka ndikuar për këtë buron nga thelbi i besimit që ata kanë përfaqësuar dhe nga fakti se shqiptarët janë një popull, kanë një kulturë e një traditë historike dhe janë mbrojtur në një hapësirë duke luftuar për një atdhe e për një Shqipëri Etnike të përbashkët.

Shqiptarët, ndonëse u pushtuan nga osmanlinjtë dhe e humbën pavarësinë kombëtare, por edhe pse e përqafuan fenë islame, asnjëherë nuk u pajtuan me pushtuesin dhe as nuk u asimiluan prej tij. Në këtë aspekt, feja islame dhe kombi shqiptar janë dy nocione, që nuk i kundërvihen njëri-tjetrit. Ky koncept i balancuar me interes të zgjidhjes së çështjes kombëtare shqiptare në mënyrë thelbësore ka ndikuar që shqiptarët, si një popull me tradita të lashta dhe me një krenari shekullore, të përqafojnë Islamin edhe pse ajo ishte edhe fe e pushtuesit në rastin konkret.

Arsimimi gjithkund konsiderohet një prej shtyllave bazë të sigurisë morale, fetare e kombëtare dhe të jetës kulturore në çdo shoqëri. Nëpërmjet arsimimit përcaktohet niveli dhe shkalla e zhvillimit të vendit dhe pozita e tij në mesin e shteteve të tjera të botës. Tradita e kultivimit të jetës fetare-arsimore islame ndër shqiptarët është mjaft e hershme dhe fillon që nga shek. XIV, d.m.th. nga vitet e para të shtrirjes dhe depërtimit të shtetit osman në këtë pjesë të Ballkanit.

Në këtë periudhë kohore krahas përqafimit të fesë islame fillon edhe procesi i arsimimit dhe përhapjes së kulturës e civilizimit islam, si komponentë përbërës e të pandashëm të fesë islame dhe qytetërimit të saj. Bazuar në vlerat civilizuese dhe arsimore e edukative, që proklamon feja islame, si komponentë përbërës të pandashëm të saj, në shumë pjesë dhe në shumë qendra të trojeve shqiptare, nisën të themelohen institucione fetare arsimore, si: xhami, biblioteka, medrese e mejtepe. Këto institucione u vunë në shërbim të myslimanëve shqiptarë të këtyre trojeve dhe në shërbim të popullit dhe të atdheut në përgjithësi, që do të thotë se këto institucione shekuj me radhë do të ruajnë traditën kulturore dhe atdhetare të popullit tonë.

Si rrjedhim i kësaj, në Kosovë, ku më shumë e ku më pak, fillojnë të themelohen institucione fetaro-arsimore islame, si xhami, biblioteka, mejtepe, medrese, konvikte etj., të cilat kanë luajtur rol të madh në mirëqenien, në formimin dhe edukimin fetar te masat e gjera të  popullit shqiptar.

Roli i xhamive si institucione fetare, arsimore dhe edukative ishte dhe mbeti i rëndësishëm, sepse në fillim ato ishin vatra të arsimit për shqiptarët. Nëpër xhami, përveç kryerjes së obligimeve fetare, shqiptarët myslimanë kishin mundësi edhe të arsimohen nëpërmjet ligjëratave, sepse këto kuadro në qendra të ndryshme të Kosovës ishin ndër personalitetet  më të shkolluara të kohës.

Edhe në shtetin shqiptar që u pavarësua më 1912, pati një numër të madh medresesh, të cilat si edhe në Kosovë, përveç rolit edukativo-arsimor dhanë kontributin e tyre të çmueshëm edhe në rrafshin fetar e kombëtar. Personeli i tyre bashkë me nxënësit dhe me popullin e lidhën fatin e tyre me fatin e Shqipërisë. Nënshkrimet e Haxhi Vehbi Dibrës dhe Ferit Vokopolës ishin ndër të parat që u hodhën në Kuvendin e Vlorës më 28 nëntor 1912. Prandaj me të drejtë Sali Vuçiterrni, ish senator në qeverinë shqiptare në deklaratën e tij kur flet mbi reformat në arsim thotë: “Çështja e medreseve është pika më me rëndësi për ne”.[1] Haxhi Vehbi Dibra përveç që ishte kryetar i senatit të parë qeveritar ai shpeshherë e zëvendësonte Ismail Qemal Bej Vlorën. Ndërsa Ismail Efendi Ndroçi i njohur si “flamurtar i nacionalizmës” në nëntor të vitit 1912, pas shpalljes së pavarësisë, i pari e kishte ngritur flamurin në Tiranë.[2]

  Pas fitores së pavarësisë, Shqipëria hyri në etapat e zhvillimeve të reja historike, politike, sociale dhe kulturore. Me gjithë prapambetjen e madhe të vendit, pas pavarësisë shenjat e zhvillimeve progresive vëreheshin në shumë sfera të jetës. Ndryshime dhe progres pati edhe për sa i përket zhvillimit të kulturës fetare islame.

Në këtë periudhë u hodhën idetë, e më pastaj edhe themelet për një zhvillim të pavarur të kulturës shqiptare islame dhe të çdo veprimtarie tjetër brenda kuadrit të shtetit kombëtar shqiptar. Kështu që në vitin 1921 Aleanca Kombëtare Myslimane, e përbërë prej hoxhëve titullarë dhe besimtarëve të shquar, shpalli shkëputjen e komunitetit shqiptar islam nga Shejhul-islami në Stamboll.

Në këtë periudhë mendjet e kthjellëta të dijetarëve dhe të hoxhallarëve shqiptarë filluan të zbatojnë reformën në kulturën shqiptare islame. Në këtë kohë mund të themi se zë fill edhe periodiku shqiptar islam, i cili luajti një rol mjaft të rëndësishëm për afirmimin e vlerave kulturore, civilizuese, fetare, morale, sociale, arsimore e shpirtërore për kohën.

Fillimi i shekullit XX për shqiptarët jashtë Shqipërisë solli ndarjen e kombit tonë. Me copëtimin e trojeve shqiptare dhe grabitjen e tyre nga mbretëritë serbe, malazeze, e greke e më pas të Jugosllavisë Versajase dhe të Greqisë, filloi një nga periudhat më të rënda, më të vështira dhe më të rrezikshme të historisë së tyre.

Politika e ndjekur ndaj shqiptarëve të Kosovës, të Çamërisë, e të viseve të tjera, ndërmjet Dy Luftërave Botërore, ishte politikë e dhunës dhe e gjenocidit ndaj popullit të pafajshëm e të pambrojtur, e cila synonte shkombëtarizimin e popullsisë, ndryshimin me çdo kusht të përkatësisë etnike të këtyre viseve.

Në rrethanat e pushtimit serbo-malazez dhe grek, përkatësia fetare e popullsisë së këtyre viseve, ku dominonte popullsia e besimit islam si dhe lufta për ruajtjen e këtij besimi, u bë një faktor i rëndësishëm qëndrese dhe një mjet i fuqishëm shprehës i përkatësisë kombëtare të popullsisë. Për këtë arsye gjenocidi antishqiptar i ndërmarrë gjatë kësaj periudhe, synonte likuidimin fizik të shqiptarëve si komb e si popull. Në këtë kuadër, një vend të veçantë zunë dhe përpjekjet për t’i detyruar ata për të braktisur fenë e besimin islam dhe për të përqafuar fenë e pushtuesit.

Në këtë situatë jashtëzakonisht të vështirë për popullsinë shqiptare nën okupimin e huaj, u zhvillua veprimtaria e elementëve atdhetarë laikë dhe fetarë, e cila luajti një rol të rëndësishëm për ruajtjen e ekzistencës, për ngritjen e vetëdijes politike, për progresin ekonomik, shoqëror, politik, kulturor e fetar të shqiptarëve.

Personalitetet atdhetare, laike e fetare, si në parlamentin shqiptar dhe sidomos në atë jugosllav, pranë forumeve dhe organizmave ndërkombëtare, luajtën një rol të rëndësishëm për informimin e opinionit shqiptar, jugosllav dhe të atij botëror, për shtypjen e popullsisë shqiptare, për përpjekjet për shkombëtarizimin e këtyre viseve.

Nuk ka dyshim se një rol të rëndësishëm për mbrojtjen e të drejtave kombëtare të popullsisë shqiptare, luajtën organizatat dhe partitë politike të kohës dhe sidomos Komiteti,“Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” dhe Organizata për mbrojtjen e të drejtave të myslimanëve “Xhemijeti” (Bashkimi), si dhe organet e tyre “Populli” dhe “Hak”.[3] Këto dy organizata u krijuan afërsisht në të njëjtën kohë dhe udhëhiqeshin nga dy prej figurave më të shquara të Lëvizjes sonë Kombëtare, Hoxhë Kadri Prishtina (personalitet i njohur), dhe Ferat Bej Draga (udhëheqës i organizatës politike të myslimanëve të “Jugut të Jugosllavisë”).

Pas kapitullimit të Jugosllavisë së Vjetër, Kosova mbeti e pushtuar dhe e copëtuar nën pushtuesit gjerman, italian dhe bullgar. Shumica e territoreve të Kosovës  mbeti nën pushtetin italian dhe iu aneksua “Shqipërisë Etnike”. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, myslimanët e Shqipërisë, forcuan lidhjet e tyre me myslimanët shqiptarë të Kosovës, të trojeve të tjera shqiptare, të Malit të Zi, të Maqedonisë si dhe me popullatën çame. Këto lidhje ndikuan fuqishëm në ngritjen e ndërgjegjes kombëtare në këto zona. Bashkësia Islame e Kosovës në rrethana të reja, veprimtarinë e vet e zhvilloi në kuadër të Komunitetit Mysliman me qendër në Tiranë, pra në kuadër të Shqipërisë Etnike, përkatësisht nën okupimin italian.

Në këtë periudhë mund të themi se, përveç ngritjes së ndjenjave fetare në masë, roli i institucioneve fetare islame dhe i dijetarëve islam ishte i madh edhe në pikëpamje të ngritjes së ndjenjave atdhetare. Kjo shihet qartë edhe nga fakti se personalitetet fetare, gjatë periudhës së viteve 1941-1945, e gjetën ideologjinë e tyre të njëjtë me fashizmin. Në këtë kohë kryetari i K.M. Behxhet Shapati dhe myftiu i Prishtinës përkrahnin haptas propagandën fashiste si në Shqipëri ashtu edhe jashtë saj. Në këtë kontest në Kosovë, fashizmi arriti të përfitonte mjaft përkrahje nga patriotë dhe nacionalistë, të cilët nuk besonin në vëllazërim-bashkimin e popujve të proklamuar në mënyrë artificiale, sidomos në Kosovë. Këta nacionalistë i bënin thirrje popullit për luftë kundër Partisë Komuniste dhe Revolucionit Socialist në Jugosllavi dhe në Shqipëri.

Është me rëndësi të përmendim se personalitetet fetare islame shqiptare me kohë dhe drejtë kishin kuptuar faktin se shqiptarët nuk mund të çlirohen pa mbështetjen në forcat ndërkombëtare demokratike, duke mos krijuar iluzione për përkrahje nga komunistët serbosllavë. Këtë e vërejmë edhe nga deklaratat e shpeshta të Mulla Mustafë Barës, Mulla Idriz Gjilanit, Mulla Vesel Gutës dhe të shumë hoxhallarëve të tjerë.

Për ta vërtetuar këtë konstatim kujtojmë periudhën e shtatorit të vitit 1944, kur skenën politike të Kosovës filloi ta trazojë më fuqishëm ideja komuniste për çlirimin antifashist të Kosovës e të Shqipërisë në bashkëpunim me Lëvizjen Antifashiste – Komuniste Jugosllave – Mulla Idriz Velekinca, i vuri në spikamë Fadil Hoxhës se: “Shqiptari nuk mund të çlirohet pa mbështetjen në forcat ndërkombëtare demokratike, por kurrë nuk do të fitojë liri duke u mbështetur në fqinjët armiq tradicional të Shqipërisë Etnike, e aq më pak duke u mbështetur në komunisto-çetnikët serb”.[4]

Ndërsa në disa kërkesa politike të artikuluara në programin e mbrojtjes kombëtare të Shqipërisë Etnike nga vazi i Mulla Vesel Gutës, të mbajtura në xhaminë Bajrakli në Prizren, më 17 prill 1943 në 2 vjetorin e çlirimit nga pushtuesit jugosllav, hasim edhe këtë citat: “Pas 5 shekujsh robnie të vështirë, Kosova nga traktati i turpshëm i Versait hangri grushtën ma të rëndë, u nështrua nën zotimin mizuer të një pakice t`egër. Mbeti pothuaj 30 vjet rresht nën shkelmin serb e shkëputën prej nanës Shqipëri (…) Filloi një kohë fatkeqësie, mjerimi dhe vuajtjesh, qi zgjati masë një të katërt shekulli. Kosova shkoi viktimë e traktatit të pavend, u përul dhe i duroi të gjitha mizorint, por durimin nuk e humbi, shpresën e kishte të gjallë se dikurë për hirë të së drejtës hënore do të binte edhe për Kosovën boria e lirisë”.[5]

Ndër emrat e hoxhallarëve e të dijetarëve islam shqiptarë, që bartën barrën e organizimit të luftës për Mbrojtjen e Shqipërisë Etnike gjatë viteve 1941-1945 janë edhe: Mulla Shaqir Halili, Mulla Jakup Kamberi, Asim efendi Luzha, Mulla Hamit Bytyçi, Mulla Rexhep Krasniqi, Mulla Riza Osmani, Mulla Haki Sermaxhaj, Haxhi Muhamet efendi Gashi, Mulla Adem Ibrahim Maloku, Mulla Maliq Gashi, Hafiz Shefki Kallaba, etj. Mund të themi se një plejadë prej mbi 300 hoxhallarëve të viseve shqiptare jashtë Shqipërisë Londineze la gjurmë të pashlyeshme në historinë e popullit shqiptar në mbrojtje të Shqipërisë në vitet 1941-1945.[6]

Dihet se historia e shek. XX për popullin shqiptar, është përplot kthesa, batica e zbatica, plot ngjarje të dhembshme e plot heronj të heshtur apo të lënë në harresë. Ngjarjet e historisë së këtij shekulli shënojnë dy luftëra botërore, një shpallje të pavarësisë, disa beteja, disa kongrese, disa kushtetuta laike, ateiste e të panjohura ndërkombëtarisht, disa fushata kundër objekteve fetare, kundër personaliteteve fetare-ulemave e hoxhallarëve, personaliteteve fetare të besimeve të tjera të shqiptarëve, disa pushtime e luftëra agresive,  të padrejta etj.

Në historinë e shek. XX, kanë jetuar, kanë vepruar dhe janë përpjekur një mori mendimtarësh, predikuesish, ideologë dhe luftëtarë shqiptarë islam. Prandaj, është një ndjenjë drejtësie, një obligim kombëtar e fetar edhe e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, e Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Bashkësisë Islame të Maqedonisë që t’i nxjerrim në dritë, t’i vlerësojmë këto figura e personalitete që dhanë një kontribut në lartësimin e fesë islame, në lartësimin e kombit tonë, që na lanë një trashëgimi, një thesar të pasur, e që na bëjnë ballëlartë e krenar gjithherë.


[1] Sali Vuçiterni “Mbi nevojën e reformave”, “Zani i Naltë” Tiranë, 1927, nr. 7, f. 205.

[2] “Vdiq flamurtari i nacionalizmës”, Kultura islame, 1944, f. 224.

[3] Dr. Lefter Nasi, Aspekte nga kontributi i ulemasë shqiptare kundër gjenocidit serbomadh në Kosovë, Feja, kultura dhe tradita islame ndër shqiptarët, Prishtinë, 1995, f. 473-474.

[4] M. Pirraku, Mulla Idrizi shëmbëlltyrë e historisë sonë kombëtare (1991-1949), Dituria Islame, nr. 48.

[5] Kremtimi madhështor i përvjetorit të dytë të lirimit të Prizrenit, Tomori, nr. 102, Tiranë, 29.IV.1943, f. 2.

[6] M. Pirraku, Mulla Idriz Gjilani, Dituria Islame, nr. 49, f. 30.


  • tweet
Shfaqet dokumentari premierë “90 vjet Zani i Naltë” Qytetet shqiptare ndër shekuj

Zani i Nalte

Artikuj të ngjashëm
  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E...

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin:...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I...

    May 21, 2025 0

Me shumë në këtë kategori
  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

  • Ndikimi i reformizmit dhe iluminizmit te Hafiz Ali Korça
    Ndikimi i reformizmit dhe iluminizmit...

    Jul 02, 2024 0

  • Xhamia e Qyrjanit – Institucioni i parë islam në trevën e Krajës
    Xhamia e Qyrjanit – Institucioni...

    May 07, 2024 0

  • 100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924 – 2024)
    100 VJET MEDRESEJA E TIRANËS (1924...

    Feb 01, 2024 0


Leave a Reply Cancel reply

You must be logged in to post a comment.

Aktivitete

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu

Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për...

May 21, 2025 0

Në kuadër të marrëdhënieve të mira ndërfetare dhe bashkëpunimit me institucionet fetare ndërkombëtare, Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, mori...
Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100 Vjet Komuniteti Mysliman i Shqipërisë”

Zhvillohet konferenca shkencore me temë: “100...

May 10, 2025 0

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i paqes në këndvështrimin fetar”

Zhvillohet Simpoziumi XI Ndërfetar “Koncepti i...

Apr 01, 2022 0

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë në Universitetin Bedër aktivitet me studentë nga trevat shqiptare

Instituti për Lirinë e Besimit dhe Demokracinë...

Sep 18, 2021 0

Studime

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth  “El-Huruf el-Mukatta’a” Shkronjave të Ndërprera

Qasja e dijetarëve klasikë dhe modernë rreth “El-Huruf...

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky punim trajton një nga temat më komplekse dhe të diskutueshme në studimet e Kur’anit: “El-Huruf el-Mukatta’a” (shkronjat e ndërprera) që shfaqen në fillim të 29...
MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S. – MEVLUDI

MANIFESTIMI I DITËLINDJES SË PEJGAMBERIT A.S....

Sep 13, 2024 0

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Roli i mejtepeve në zhvillimin e arsimit shqip

Jul 02, 2024 0

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar  i periodikut islam në gjuhën shqipe

“Zani i Naltë” paraprijës – themeltar i...

May 07, 2024 0

Gjuhë-letërsi

Konak me Edisonin

Konak me Edisonin

May 21, 2025 0

Nuredin Nazarko Abstrakt “Konak me Edisonin” është një reflektim filozofik-letrar që eksploron përmasat ekzistenciale të jetës njerëzore përmes një udhëtimi meditativ...
Një ngjarje “e rastësishme”

Një ngjarje “e rastësishme”

Nov 03, 2020 0

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje tjetër

Ferit Mustafa Vokopola përmes një qasjeje...

Oct 26, 2020 0

Sociologji

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

May 21, 2025 0

Abstrakt Ky studim përmbledh mësimet shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut lidhur me leximin dhe kuptimin e Kur’anit, duke u përqendruar në thellësinë e përvojës...
Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet shoqërore

Ndikimi i gjuhës së fesë në ndryshimet...

Jul 02, 2024 0

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën  “Drita Islame” (1992-2011) në aspektin edukativ

Trajtimi i çështjeve të familjes në gazetën ...

Jul 02, 2024 0

1923 – 1939

1939 – 1945

Zani i Naltë (39)

Te Fundit

  • KRYEPËRMENDORE  PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
    KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË

    May 26, 2025 0

  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
    Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në...

    May 21, 2025 0

  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
    Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL...

    May 21, 2025 0

  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
    HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK

    May 21, 2025 0

  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut
    Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

    May 21, 2025 0

  • Konak me Edisonin
    Konak me Edisonin

    May 21, 2025 0

  • ARABËT PARA  ISLAMIT
    ARABËT PARA ISLAMIT

    May 21, 2025 0

Më të lexuarat

  • Mirë se vjen “Zani i Naltë”
    Mirë se vjen “Zani i Naltë”

    Nov 10, 2012 0

  • Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e kulturore
    Promovohet “Zani i Naltë”, revistë shkencore e...

    Feb 25, 2013 0

  • 90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar
    90 vjet Komunitet Mysliman Shqiptar

    Feb 25, 2013 0

Të fundit

  • KRYEPËRMENDORE PIRAMIDË E PËRMENDOREVE TË ATDHEUT TONË
  • Ftesë zyrtare nga Dikasteri për Dialogun Ndërfetar në Vatikan për kryetarin e KMSH H. Bujar Spahiu
  • Recension për librin: “KONFERENCA E BUJANIT GURTHEMEL I SHTETËSISË SË KOSOVËS (31 Dhjetor 1943 dhe 1 e 2 Janar 1944)” nga autori Alban Dobruna
  • HASAN EF. NAHI – PËRKTHYES I KURANIT FISNIK
  • Etika shpirtërore dhe parimet morale të Imam Gazaliut

Gallery

zani-i-nalte-1 1557671_490835901024941_1099865082_n 6 5
Copyright 2013 Zaninalte.al